Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-01-07, 20:17   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Reali kapitullon pa kushte!

8 Janar Kapelo nuk ka se cfare te beje me. Pas humbjes poshteruese 3 0 ne “Bernabeu” perballe Rekreativos, me te cilen madrilenet mbyllen vitin, 2007 a nis me nje tjeter disfate, ate ne fushen e Deportivos, ku pas fitores 2 0 te galicianeve mbreme, Reali numeron tashme 16 vjet pa fituar ne “Riazor”. As Gago, as Marselo nuk ndryshojne asgje ne rrjedhen e lojes, ashtu si Ronaldo, gjithmone e me larg golit. Vendasit kalojne ne avantazh pas dhjete minutash loje, me nje goditje denimi te Arizmendit, qe shenoi pas nje “grope” te hapur ne murin e skuadres “merenge”, nga nje goditje denimi. Ishte prologu i ne spektakli bardheblu, me Arizmendin si nje protagonist te madh. Ishte pikerisht ai qe ne fundin e 45 minuteshit te pare beri qesharake pese mbrojtesa “hyjnore”, te cilet i dribloi, perpara se shtylla t’i thonte jo, me Kasijasin te mundur nderkohe. Edhe pjesa e dyte vazhdon me te njejtin skenar dhe Kristan dyfishon rezultatin ne te 56', i sherbyer nga Arizmendi, qe jep nje asist me topin mbi vijen fundore. Kapelo reagon duke hedhur Ronaldon ne fushe, por braziliani eshte shnderruar tashme ne nje “fenomen” negativ per skuadren. Roni shperdoron edhe rastin e vetem te vertete te Realit gjate 90 minutave dhe Kapelo duhet te kete filluar te pyese veten se cili mund te nxjerre nga deshperimi skuadren e tij.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-01-07, 20:18   #2
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Ronaldo, “parkim” ne Milano?!

8 Janar Reali nuk ka c’te beje me me Ronin dhe Kasanon, por edhe per italianin pergjigja e kuqezinjve ishte negative

Reali i Madridit kerkon te “heqe qafe” Ronaldon duke kerkuar t’ia shese Milanit te Silvio Berluskonit. Sulmuesi brazilian i eshte ofruar skuadres italiane qe ta marre qe ne merkaton e janarit, edhe pse duket si dicka e pabesueshme. Braziliani nuk kerkon te largohet, por as nuk deshiron te vazhdoje ne kete situate te skuadra madrilene. “Martesa” midis Ronaldos dhe Realit te Madridit, duket se eshte drejt fundit. Kete e tregon qarte edhe veprimi i Fabio Kapelos, i cili e ka ulur ne stol sulmuesin brazilian. Sipas te perditshmes “AS”, perpara 15 te ditesh, drejtuesit madrilen, kane kontaktuar me drejtuesit e Milanit dhe konkretisht me zevendespresidentin dhe administartorin e deleguar te klubit italian, Adriano Galianin, per te realizuar nje kalim te Ronaldos ne skuadren kuqezi. Ne kete bisede telefonike, klubi madrilen i ofroi klubit italian mundesine qe te bleje sulmuesin brazilian dhe ne kete marreveshje mund te hyje edhe Antonio Kasano, qe ne periudhen e fundit eshte kthyer ne problemin me te madh te trajnerit italian dhe te Realit te Madridit.

Lajmi i dyte i kesaj ceshtje, eshte se klubi madrilen kerkon te largoje brazilianin, jo ne fund te sezonit, por ne merkaton e dimrit, e cila perfundon ne 31 janar. Reali i Madridit e sheh qarte qe skuadra e Milanit ka probleme te shumta ne fazen sulmuese, qe kur Andrij Shevcenko u largua ne Angli per te skuadra e Celsit. As Xhilardino (6 gola), as Inzagi (1 gol) dhe as Olivera apo Borielo nuk kane arritur ta shpetojne Milanin nga fundi i tabeles se klasifikimit dhe “fantazma e golit” vazhdon te mbijetoje ne skuadren e Karlo Ancelotit. Padyshim qe pergjigja e Milanit ishte e menjehershme: “Milani nuk deshiron te kete sherbimet e Ronaldos dhe as te Kasanos”. Te dy sulmuesit nuk mund te luajne me skuadren e Milanit ne Champions League, sepse jane aktivizuar me pare me Realin e Madridit dhe per arsye se marredheniet midis dy klubeve nuk jane shume te mira, sidomos pas ceshtjes per blerjen e Kakase.

Gjithashtu Reali i Madridit, ne gushtin e kaluar, i ka refuzuar nje oferte skuadres se Milanit, prej 22 milion eurosh per te blere Ronaldon. Tani Reali i Madridit gjendet ne veshtiresi dhe kerkon nje zgjidhje per te larguar nga skuadra te dy sulmuesit.

Ne takimet e fundit qe kane pasur Franko Baldini, Predrag Mijatovic dhe Fabio Kapelo, trajneri italian e ka bere te qarte se nuk beson aspak tek Ronaldo, edhe pse sulmuesi brazilian ka permbushur te gjitha kerkesat e tij ne fillim te sezonit: ka rene nga pesha, ka punuar ne menyre konstante dhe ka qene plotesisht i perqebdruar ne seancat stervitore. Van Nistelroi duket se eshte i besuari i Fabio Kapelos ne vijen e pare te sulmit dhe ne qofte se sulmuesi holandez nuk demtohet, atehere ai do te luaj ne cdo ndeshje deri sa italiani te vazhdoj te jete trajneri i Realit te Madridit.

Blerja e Higuain e ka gezuar pa mase teknikun italian, i cili shprehet se tani nuk ka me nevoje as per Ronaldon dhe as per Kasanon. E perditshmja spanjolle “AS”, ka edhe shume mbledhjee te tjera qe jane zhvilluar midis Bladinit, Mijatovicit dhe Ronaldos.

Predrag Mijatovic, i ka bere te qarte brazilianit qe ne qofte se nuk ndihet i lumtur, atehere dyert i ka te hapura. Por pergjigja e Ronaldos ishte se deshironte te qendronte tek Reali i Madridit per te fituar tituj te tjere me kete skuader dhe se i pelqente sshume projekti i Kapelos. Ronaldo kerkon te qendroj tek Reali i Madridit, por e di fare mire qe klubi i tij kerkon ta shese. Milani eshte e para ne radhe, te tjerat vijne pas. Ndoshta fjala e fundit i mbetet tifozerise se “Santiago Bernabeut”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-07, 09:09   #3
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Real, gati 8 milione per Meksesin

Nje nga shume problemet e Real Madridit ne versionin "Kapelo II" eshte mbrojtja. Skuadra e Don Fabios nuk ka pesuar shume gola (19 ne 22 ndeshje) por per shkak disa pasigurive te ketij reparti ka lene shume pike rruges dhe tani eshte pas ne renditje. Per kete arsye, Franko Baldini dhe mbi te gjithe, Predrag Mijatovic, prej muajsh jane vene ne keriim te lojtareve qe mund te perforcojne skuadren kur te vije qershori. Nuk eshte sekret qe Filip Mekses, qendermbrojtesi i Romes, eshte zgjedhja e pare e Kapelos, por kohet e fundit ka fituar "terren" edhe Aleksis i Getafes, i cili pelqehet shume nga drejtuesit madrilene. Sipas te perditeshmes spanjolle "AS", presidenti Kalderon i ka bere gati tete milione euro per te blere nje prej dy mbrojtesve, por kjo nuk do te dhote aspak largim i Fabio Kanavaros. Gjithmone sipas "AS", kampioni i botes do te vazhdoje aventuren e tij te Reali edhe per nje tjeter vit, vetem nese kapiteni i Italise nuk do te beje pjese ne bisedimet per Kakane.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-07, 09:10   #4
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Kanavaro, spiuni i Kapelos!?

Duket sikur eshte bere zakon tashme qe ata te cilet largohen nga futbolli italian te marrin nje nofke aspak te kendshme. Dy muaj me pare, ne Londer nje gje e tille i ndodhi Andrij Shevcenkos, i cili u akuzua nga disa shoke se shkonte dhe i tregonte cdo gje qe ndodhte ne dhomen e zhveshjes presidentit te Celsit, mikut Abramovic; tani dyshime te medha erresojne buzeqeshjen e Fabio Kanavaros. Disa lojtare dhe kolege te tij te Real Madridi duket se e quajne ne fakt "spiuni", sepse sipas tyre syte dhe veshet e tij jane "radare" per Fabio Kapelo. Gjithcka ndodh mes nje grupi lojtaresh qe duket se tashme e ka humbur besimin dhe vleresimin ndaj atij qe komandon, Don Fabios. Dhe te jesh mik i tiranit nuk ndihmon ne keto raste.E sigurt eshte se "Topi i Arte" nuk po kalon castet me te mira qe kur ka mberritur ne Madrid dhe shpeshhere eshte akuzuar nga shtypi spanjoll se nuk eshte me lojtari qe shkelqente me fanellen e Juves dhe te Italise. Para disa ditesh, vete Kanavaro pranoi: "Keto gjashte muaj ishin te veshtire dhe pastaj, pas Boterorit kam udhetuar shume, kam marre shume cmime: dhe nje futbollist duhet te jete mire jo vetem fizikisht, por edhe psikologjikisht. Kam hasur veshtires, eshte e vertete, po jo sepse futbolli spanjoll eshte ndryshe, besoj qe edhe po te kisha qendruar ne Itali do te kishte qene e njejta gje". Por per nje rikthim, as qe behet fjale: "Per momentin jam mire ketu, pastaj eshte klubi qe vendos, ne fund te sezonit do te shohim". Kanavaro ka mbrojtur edhe adashin e tij, teknikun Kapelo: "Me presionin qe eshte mbi te, nje njeri normal do te ndihej keq, por ai eshte i ndryshem, i pelqen te qendroje ne nje ambient te nxehte. Nje 60-vjecar e di qe ne futboll, sidoqofte, gjithcka varet nga rezultatet, po fitoi eshte me i mire, po humbi, jo".

Nje histori te ngjashme me te po e kalon edhe Emersoni, nje tjeter prej te besuarve te Kapelos. Por ndryshimi eshte thelbesor. Edhe pse nga "Bernabeu" eshte kritikuar shume here, braziliani ka besimin e shokeve, sidomos te bashkekombasve dhe, nje detaj aspak dytesor, nuk cilesohet si spiun. Emersoni u ka bere te ditur te gjitheve qe marredhenia me Kapelon mbaron sapo mbyllet dera e dhomes se zhveshjes.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-02-07, 09:29   #5
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Real-Bajern, ndeshja e fundit e Fabio Kapelos

Fabio Kapelo ka dhėnė dorėheqjen si trajner i Realit tė Madridit. Lajmi bombė ėshtė dhėnė dje nga siti cope.es, sipas tė cilit tekniku do tė luajė sot nė mbrėmje kundėr Bajernit tė Mynihut pėr tė tetat e finales sė Champions, ndeshjen e tij tė fundit si teknik i Realit. Vendimi duket i prerė, aq sa siti zbulon edhe emrin e zėvendėsuesit, qė do tė jetė ish madrileni Mishel. Lajmi ka dalė nė qarkullim vetėm nė orėn 17.20 tė ditės sė djeshme, duke zėnė menjėherė faqet e para tė tė gjitha mediave spanjolle. Vendimi i Fabio Kapelos gjithsesi duket i pakthyeshėm dhe kundėr skuadrės mė tė madhe gjermane, ai do tė luajė ndeshjen e tij tė fundit si trajner i Realit tė Madridit. Njė lėvizje qė nė fakt duket se ka shpėtuar edhe vetė krerėt e klubit merenges, pasi ai kishte njė klauzolė prej 16 milionė eurosh nė rast se pushohej nga puna.
Real-Bajern
Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut do tė jetė kryesfida e ndeshjes sė sotme nė tė tetat e finales sė Champions League. Dy skuadrat ndeshen pėr herė tė 16-tė midis tyre nė stadiumin "Santiago Bernabeu", duke u bėrė shpesh pėrballjet qė shėrbenin si reklamė pėr futbollin. E paharrueshme mbetet ndeshja e sezonit 1999-2000 nė kėtė impiant, kur gjermanėt me njė sulm tė tmerrshėm arritėn tė fitonin nė shifrat 4-2 ndaj Realit qė atėherė drejtohej nga Visente Del Boske. Por, madrilenėt e morėn hakun shpejt. Tifozėt e tyre ishin tė lėnduar nga humbja nė ndeshjet nė grupe dhe donin hakmarrje, ashtu si lojtarėt nė fushėn e lojės. Nė gjysmė finale, spanjollėt fitojnė 2-0 nė "Bernabeu", ndėrsa humbja 2-1 nė "Olimpiastadion" ēon ata nė finale kundėr Valencias. Nikolas Anelka dhe njė autogol i Jeremis, mbyllėn njė natė tė zezė pėr bavarezėt e Otmar Hitcfeld. Bajerni shkoi nė finale dhe arriti tė fitonte trofeun e tetė nė histori, falė njė triumfi 3-0 kundėr Valencias. Nisi ajo qė njihet nė historinė e futbollit me emrin "Era e Los Galaktikos". Nė sezonin 2000-2001, dy skuadrat pėrballen sėrish nė gjysmėfinale, por Hitcfeld dhe djemtė e tij, e kanė mėsuar leksionin. Ata fitojnė 1-0 nė "Bernabeu", falė njė goli tė Xhovani Elber dhe shohin drejt finales. Nė ndeshjen e kthimit, braziliani shėnon sėrish dhe Figo barazon. Ndėrsa ėshtė Jeremis ai qė shėnon golin e kualifikimit pėr nė finalen e "San Siros", aty ku Bajern gjen sėrish Valencian, tė cilėn e mposht falė penalltive. Njė vit mė vonė, dy prej skuadrave mė tė mėdha tė Evropės do tė pėrballen sėrish, kėsaj radhe nė ēerekfinale. Nė Gjermani, Bajern fiton 2-1, ndėrsa nė Madrid Helgera e Guti i japin kualifikimin Realit. Madrilenėt kualifikohen edhe nė sezonin 2003-2004, falė njė fitore 2-1 nė total tė dy ndeshjeve.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.