|
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore. |
08-01-07, 20:27
|
#1
|
I thjeshtė
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
|
Tregtia tėrheq me ulje ēmimesh
Shoku i parė i ēmimit nuk ndodhi: tregtia me pakicė nė Gjermani ka reaguar ndaj rritjes sė taksės mbi vlerėn e shtuar me ulje cmimesh pjesėrisht tė fuqishme. Firmat kanė bėrė garė me njėra tjetrėn me skonto dhe klientėt e pranuan me kėnaqėsi ofertėn. Bukė apo gjalpė nė dyqane tė lira apo orė luksoze tek argjendari, nė asnjė rast klientit nuk i ėshtė dashur tė paguajė mė shumė. Por e sigurtė ėshtė gjithashtu kaq tė lira sa tani mallrat nuk do tė mbeten pėr kohė tė gjatė.
Disa nxitojnė nė zonėn e kėmbėsorėve, tė tjerėt e kanė me enge. Dita e parė e punės e vitit, e para me njė taksė mbi vlerėn e shtuar prej 19%. Njerėzit vazhdojnė megjithatė tė hyjnė nė dyqane dhe tė blejnė, por shumė janė tė thartuar: Unė mendoj se ėshtė thjesht e padrejtė pasi dėshmon pėr mungesėn e ideve tė qeverisė. E vetmja zgjidhje pėr politikanėt duket se ėshtė tė gėrmojnė gjithnjė e mė thellė nė xhepat e qytetarėve. thotė njė kalimtar.
Kurse njė tjetėr mendon: Veēanėrisht tė padrejtė konsideroj aplikimin e TVSH-sė sė rritur edhe mbi mallrat pėr fėmijė. Nga njėra anė flasin pėr lehtėsim tė familjeve me fėmijė e nga ana tjetėr mallrat pėr fėmijė janė gjithashtu tė shtrenjta.
Ndėrkaq duhet thėnė se thuajse nė asnjė dyqan ēmimet nuk janė rritur brenda natės. Shumė produkte janė bėrė madje mė tė lira. Tregtarėt pėrpiqen tė tėrheqin klientėt me skonto dhe okazione siē ndodh zakonisht pas Krishtlindjeve. Por ka edhe njė arsye tjetėr pse gjithēka nuk ėshtė ende mė e shtrenjtė. Disa gastronomė apo tregtarė i kanė ngritur ēmimet qysh vitin e kaluar duke llogaritur mė parė TVSH-nė e shtuar. Pėr kėtė arsye ekonomistėt nuk presin qė cikli i biznesit tė vuajė hapur nga rritja e tatimit. Presidenti i Shoqatės Federale tė Bankave Popullore dhe Raiffeisen, Chrisopher Pleister: Jemi tė mendimit se do tė ketė vetėm njė ulje tė pėrkohshme. Mė pas konsumatorėt do tė rikthehen nė rritmet normale dhe konsumi privat do tė rritet nė mėnyrė tė moderuar me 0,3% edhe gjatė vitit 2007. Rritje qė ėshtė megjithatė mė e lartė se mesatarja e pesė viteve tė fundit.
Por disa specialistė tė ekonomisė i druhen efektevet afatgjata tė rritjes sė TVSH-sė. Njė prej tyre ėshtė Johann Eekhoff nga Universiteti i Kölnit: Pas njė rritjeje ekonomike do tė pėrjetojmė sėrish hapa prapa. Majde nuk mund tė flitet pėr rritje tė mirėfilltė ekonomike, flasim vetėm pėr norma rritjeje qė ende janė shumė shumė tė ulėta. Por sapo kėto norma rritjeje tė ulen pak do tė ndiejmė gjithė peshėn e kėsaj barre tė re fiskale.
Njė prognozė e tillė ėshtė megjithatė e kontestuar. Ekonomistė tė tjerė janė tė mendimit se TVSH-ja nė Gjermani nė krahasim me vendet e tjera europiane ėshtė nė nivel mesatar. Eksportet dhe pėrmirėsimi i konjukturės nė vend janė shumė mė vendimtare pėr ekonominė se sa rritja e vlerės sė shtuar ėshtė shprehur presidenti i Institutit Ifo, Hans-Werner Sinn:
Rritja e TVSH-sė nga pikpamja konjukturale nuk ėshtė aspak aq problematike sa vlerėsohet shpesh. Ėshtė e vėrtetė se atėherė fuqia blerėse e familjeve bie por paratė i shkojnė shtetit i cili i shpenzon ato. Kjo do tė thotė se nuk ka mungesė tė fuqisė blerėse vetėm sepse paratė i shkojnė shtetit, kemi tė bėjmė vetėm me njė transferim tė fuqisė blerėse nga qytetarėt tek shteti.
Se cili do tė jetė nė fund efekti i rritjes sė TVSH duket se nuk mund tė parashikohet nga askush nė mėnyrė definitive. Por njė gjė ėshtė e sigurtė: udhėtimi me makinė ėshtė bėrė brenda natės mė i shtrenjtė, po kėshtu transporti me tren e tramvaj dhe edhe benzina kushton mė shumė. Tė paktėn nė kėto raste indinjimi ėshtė me vend. Christian Baars 
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
|
|
|
08-01-07, 20:32
|
#2
|
I thjeshtė
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
|
Bilanc vjetor pozitiv pėr energjinė e rigjenerueshme
Dielli, uji dhe era si dhe lėndėt e para tė rigjenerueshme vazhdojnė tė jenė nė pararojė nė Gjermani si gjenerues energjie. Ky vlerėsim rezulton nga shifrat qė Shoqata Federale pėr Energjitė e Rigjenerueshme prezantoi tė enjten (04.01) nė Berlin.
Rritje nė tė gjithė linjėn! Kėshtu mund tė pėrmblidhet shkurt bilanci i paraqitur nga Shoqata Federale pėr Energjinė e Rigjenerueshme mbi ujin, erėn, diellin, bioenergjinė dhe gjeoterminė. Pjesa nė totalin e energjisė sė konsumuar pra rrymė, ngrohje dhe karburante sipas kėtyre tė dhėnave ėshtė rritur nga 6,8 nė 7,7%. Pėr kėtė arsye drejtuesi i shoqatės, Milan Nitzschke, nuk e sheh Gjermaninė tė kėrcėnuar nga ngushtica energjitike pasi pjesa e burimeve tradicionale energjitike nė konsumin e pėrgjithshėm ėshtė nė rėnie: "Zgjerimi i energjive tė rigjenenerueshme sa i takon rrymės eletrike po ecėn aq shpejt pėrpara sa nuk do tė ketė asnjė problem pėr tė zėvendėsuar jo vetėm sasitė e energjisė bėrthamore qė do tė mungojnė sipas ligjit pėr energjinė atomare por edhe njė pjesė tė energjisė nga fosilet."
Efekt dytėsor pozitiv i pėrdorimit tė burimeve alternative tė energjisė ėshtė reduktimi i emetimit tė gazrave tė dėmshme pėr klimėn si dioksidi i karbonit. Gjatė vitit tė kaluar pėrmes pėrdorimit tė energjive tė rigjenerueshme janė emetuar 99 milionė tonė mė pak nga gazrat pėrgjegjės pėr efektin serrė. Veē kėsaj Gjermania bėhet kėshtu mė pak e varur nga importet e energjisė, tha drejtuesi i shoqatės Nitzschke: "Kur pėrdoret energjia e rigjenerueshme pėrdoret mė pak naftė dhe gaz veēanėrisht sa i takon lėndėve pėr ngrohje dhe karburanteve. Nėse marrim parasysh edhe kostot e kėtyre lėndėve atėherė kemi rreth 4,2 miliardė euro importe tė kursyera energjie."
Presidenti i shoqatės Johannes Lackmann kritikoi politikėn energjitike tė qeverisė gjermane. Sipas tij ajo vazhdon tė mbėshtetet tek burimet fosile ndėrkohė qė energjitė e rigjenerueshme shėnojnė suksese tė mėdha nė eksporte. Por Gjermania duhet tė ketė kujdes tė mos e humbasė kėtė kapital: "Edhe nė vendet ku diskutohet mbi energjinė bėrthamore si Indi dhe Kinė energjitė e rigjenerueshme zhvillohet mė shpejt se ajo bėrthamore. Kina pėr shembull ėshtė prodhuesi mė i madh nė botė i pajisjeve pėr ngrohjen diellore, solarėve. Dhe natyrisht teknika pėr to ėshtė atje nė rritje. Kėtė teknikė ata e kanė bėrė tashmė tė vetėn prej kohėsh.
Nė Gjermani prej vitesh bėhet njė gabim kardinal kur ėshtė fjala pėr vlerėsimin e energjive tė rigjenerueshme: "Bėhet gjithnjė krahasimi mes natyrės sė paprekur tė njė lumi apo tė njė lėndine tė gjelbėr me njė hidrocentral nė kėtė lumė apo me njė mulli ere mbi lėndinė. Por nuk ėshtė kjo alternativa. Alternativa ėshtė miniera dhe fabrika e linjitit tė cilat shkaktojnė ndotje tė pamasa tė ujėrave nėntokėsore. Pasi alternativa ndaj mullirit tė erės dhe hidrocentralit nuk ėshtė heqja dorė nga konsumi i energjisė por prodhimi i saj nė vend tjetėr."
Megjithė disa probleme pėr tė cilat ankohet, Shoqata pėr Energjitė e Rigjenerueshme nuk dyshon pėr arritjen e objektivave tė fiksuara pėr t'u arritur deri nė vitin 2010 nė rang europian. Ato synojnė zėvendėsimin me burime alternative tė 12,5% tė rrymės eletrike dhe tė 6% tė karburanteve. Vlera tė cilat Gjermania thuajse i ka arritur.
Marcel Fürstenau
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
|
|
|
09-01-07, 12:44
|
#3
|
...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
Ari te falenderoj shuuume,per ndihmen,besoj se kemi interesa te perbashketa....
respekt per ty legenda
|
|
|
28-01-07, 16:07
|
#4
|
I thjeshtė
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
|
legenda eshte kenaqesi dhe privilegj per mua te kem aleate me interesa te perbashkta nje mike si ju,,
Me respekt per ju....
Arianiti
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
|
|
|
28-01-07, 20:07
|
#5
|
...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
Te falenderoj shuuume per respekt te veqante,nuk di sa jam e denje  ,gjithashtu edhe une te njejten gje mendoj per ty ARIANIT.
me respekt legendaaa...
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARI_03
legenda eshte kenaqesi dhe privilegj per mua te kem aleate me interesa te perbashkta nje mike si ju,,
Me respekt per ju....
Arianiti
|
|
|
|
03-02-07, 14:57
|
#6
|
I thjeshtė
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
|
Prespektiva te mira.......
Pėr mjaft vite Gjermania ishte e fundit nė Bashkimin Evropian pėr zhvillimin koniunkturor. Madje nė rrafshin ndėrkombėtar, nga disa me shqetėsim nga tė tjerė me ligėsi, flitej pėr sėmundje gjermane. Kjo ka pėrfunduar. Aktualisht Gjermania po pėrjeton jo vetėm rritjen mė tė madhe ekonomike qė prej fillimit tė viteve nėntėdhjetė, por mė shumė: Gjermania ėshtė lokomotiva koniunkturore e Evropės. Nė asnjė vend tė Bashkimit Evropian nuk po rritet ekonomia mė shpejt sesa nė Gjermani, vendin me ekonominė mė tė madhe nė Evropė dhe me dallim tė dukshėm nga vendi i dytė. Rritja ekonomike ėshtė 2,5 pėr qind; askush nuk do tė habitej sikur vlerėsimi i saktė i zyrės federale tė statistikave ta nxirrte atė edhe mė tė lartė. Perspektivat pėr vazhdimin e hovit ekonomik nė vitin 2007 dha pėrtej tij janė tepėr tė mira. Veēanėrisht e rėndėsishme dhe e gėzueshme gjithashtu ėshtė rritja e nivelit tė punėsimit. Nė muajin nėntor statistika zyrtare pėr papunėsinė mbeti nėn kufirin e katėr milion tė papunėve. Pėr kėtė ka dy arsye tė rėndėsishme: nga njėra anė po jep efekte reforma e sigurimit kundėr papunėsisė; tė papunėt mbėshteten mė fuqimisht nė pėrpjekjet e tyre pėr tė gjetur punė, por prej tyre edhe kėrkohet mė shumė. Nga ana tjetėr nė fazėn e rėnies ekonomike sipėrmarrjet e kanė ulur aq shumė numrin e punonjėsve saqė ka rėnė nė pėrgjithėsi niveli i punėsimit. Me rritjen e numrit tė porosive atyre u duhet ta rrisin mė shumė sesa vitet e kaluara numrin e punėtorėve. Zvogėlimi i numrit tė tė papunėve do ti japė vrull tė ri koniunkturės. Kjo prek si forcimin e konsumit privat dhe lehtėsimin e gjendjes sė arkave publike ashtu edhe atmosferėn nė vend, kėtė tė fundit veēanėrisht. Ekonomia gjermane ėshtė sot mė e fuqishme se kurrė. Sipėrmarrjet janė bėrė mė efecientė. Ato janė pėrqendruar nė kompetencat e tyre bazė dhe kanė optimuar proceset e biznesit, kanė modernizuar produktet e tyre dhe procedurat e prodhimit duke u bėrė mė ndėrkombėtare. Sot ka edhe sipėrmarrje tė mesme qė janė tė pranishme nė tregun botėror, jo vetėm me filiale shitjeje, por edhe me prodhim. Nė prodhimet gjermane tė eksportit ėshtė rritur pėrqindja e pjesėve tė para tė livruara nga jashtė vendit, ku prodhohet me kosto mė tė ulėt. Aftėsia qėndron nė organizimin e prodhimit pa humbje nė cilėsi. Nė pėrmirėsim natyrisht qė ka kontribuar edhe politika e matur e sindikatave pėr pagat. Duke qenė se nė gjashtė vitet e fundit kostoja e punės nė Gjermani nuk ėshtė rritur as me gjysmėn e normės sė vendeve tė tjera anėtare tė Bashkimit Evropian, ka rėnė kostoja e prodhimit pėr copė, gjė qė e ka rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme aftėsinė konkurruese tė prodhimeve gjermane nė tregjet ndėrkombėtare. Gjermania do ta mbyllė pėrsėri vitin 2006 si kampion bote nė eksport. Ftohja koniunkturore nė Amerikė ėshtė e pėrballueshme sepse eksportet gjermane nė pjesė tė tjera tė botės po zhvillohen nė mėnyrė mjaft dinamike. Kėtu bėjnė pjesė Evropa Lindore dhe Rusia, por edhe Kina, India dhe Lindja e Afėrme. Edhe monedha e fortė euro nuk do tė lėrė gjurmė tė gjata frenimi, sepse nga njėra anė dega financiare bėn oferta tė mjaftueshme pėr tu siguruar ndaj luhatjes sė monedhės dhe nga ana tjetėr euroja e fortė zhvlerėson importet dhe ndihmon nė garantimin e stabilitetit tė ēmimeve. Pa dyshim ekonomia gjermane ėshtė nė gjendje tė mirė. Sipėrmarrjet jo vetėm qė shėnojnė xhiro rekord, por edhe fitime tė papara. Hovi ekonomik ėshtė aq i fuqishėm saqė koniunktura ėshtė e aftė tė pėrballojė frenimin e pritur si pasojė e rritjes sė tatimit mbi vlerėn e shtuar. Pėr vitin 2007 perspektiva ekonomike ėshtė shumė e mirė.
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
|
|
|
01-03-07, 19:38
|
#7
|
I thjeshtė
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
|
Auto tregu gjerman....
Shitblerje, oferta, njoftime, shpallje, blerje, shitje gjithēka nė autoscout24.de dhe mobile.de,ju ofron sherbimin e ofertave (njoftimeve) private per automjete pėr persona privat dhe tregtar.
Vetėm nė Autoscout24.de dhe mobile.de mund te gjeni mbi 1.500.000 vetura.....
http://www.autoscout24.de/
http://www.mobile.de/,
Mund tė gjeni:
Veturė tė pėrdorura
Veturė tė re
Automjete/Makineri
Motoēikleta
Pjesė pėr ēfarėdo lloj veture,
GebrauchtwagenNeuwagenTeile&ZubehörMotorradNutzfahrzeugeFinanzierenVersichernMagazin  //
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:38.
|
|