|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
31-03-07, 01:15
|
#1
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Ejani nė shpėtim!
Falenderojm All-llahun Fuqiplotė pėr tė gjitha tė mirat qė na ka dhėnė. E falenderojmė qė na ka bėrė pasues sė fesė sė vetme tė pranuar tek Ai dhe tė pejgamberit tė tij tė fundit Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Prej dhuntive mė tė mėdhaja tė All-llahut, subhanehu ve teala, ėshtė se ai na ka obliguar me namaz, me anė tė sė cilit na i fal mėkatet, na largon nga veprat e liga, na i shton shpėrblimet dhe na ngritė gradat nė xhennet.
Ebu Bekr Ibėn Abdullah el Muzani ka thėnė: "Kush ėshtė si ti, o bir i Ademit? Kurdo qė dėshiron, e pėrdor ujin pėr tė marė abdes, shkon te vendi pėr adhurim, fillon namazin pa pėrkthyes nė mes teje dhe Zotit tėnd!" (El Bidaje ven-Nihaje 9/256).
Vlera jashtėzakonisht e madhe e namazit
Padyshim se namazi ka vlerė shumė tė madhe, ai ėshtė shenjė e besimtarėve, rrugė e pejgamberėve dhe besimtarėt nė ditėn e gjykimit do tė dallohen nga ajo se pjesėt ku kanė marrė abdes do tu ndriēojnė. All-llahu, subhanehu ve teala, nė shumė ajete na urdhėron nė mėnyrė tė prerė qė ta falim namazin.
Ai, subhanehu ve teala, thotė:
"Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata qė falen." [Bekare: 43].
"Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin)." [Bekare: 45].
"Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e ēfarėdo tė mirė qė e pėrgatitni pėr veten tuaj, atė e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu pėrcjell ēdo veprim tuajin." [Bekare: 110].
"Vazhdoni rregullisht namazet, e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues." [Bekare: 238]
"Robėrve tė Mi, tė cilėt besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atė qė i furnizuam ata, tė japin fshehtas e haptas, para se tė vijė njė ditė qė nė te nuk ka as kompensim as miqėsi". [Ibrahim: 31].
"Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet." [Nur: 37]
"Ti lexo atė qė po tė shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e All-llahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ē'punoni ju." [Ankebut: 45].
Nuk ka arsyetim pėr lėnien e namazit pėrveēse nėse ēmendesh ose nėse tė ka zėnė gjumi (themi nėse tė ka zėnė gjumi, e jo nėse ke ra me flet) dhe tė ka kaluar njė namaz, nė kėtė rast posa tė ngritesh prej gjumi duhet ta falish namazin qė tė ka kaluar.
Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) tė sėmurit duhet thėnė: "Pastrohu si dhe sa tė mundesh. Ulu qysh tė mundesh, por mos e lėsho namazin. Pastrohu me ujė, e nėse nuk ke ujė merr tejemmum, me dhč tė pastėr. Falu nė kėmbė, nėse kėshtu nuk mundesh, falu ulur, nėse nuk mundesh as kėshtu, falu i mbėshtetur nė anėn e djathtė apo i shtrirė nė shpinė, e nėse as kėshtu nuk mundesh, atėherė lėvize kokėn ose vetėm sytė, nė kuptim tė fjalėve tė All-llahut: "Andaj, sa te keni mundėsi ruajuni prej dėnimit tė All-llahut!" [Tegabun 16].
Poashtu edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė shumė hadithe tė tija na ka treguar vlerėn e madhe qė e ka namazi dhe dobitė e shumta qė i fiton ai qė e fal namazin.
Nga Ibėn Umeri, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Islami ėshtė ngritur mbi pesė (shtylla): dėshminė se nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhėnien e zekatit, vizitėn Ka'bes dhe agjėrimin e Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes'ud, radijAll-llahu anhu, se ka thėnė: "E kam pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Cila punė ėshtė mė e dashur tek All-llahu i Madhėruar?" Tha: "Namazi nė kohėn e vet". I thashė: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirėsia ndaj prindėrve". I thashė: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta) nė rrugė tė All-llahut". (Buhariu dhe Muslimi)
Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Ēka mendoni, sikur tė ishte njė lumė para derės sė njėrit prej jush, nė tė cilin do tė lahej pėr ēdo ditė nga pesė herė, a do tė mbetej nė tė ndytėsi?" Tė pranishmit thanė: "Nuk do tė mbetej kurrfarė ndytėsie". Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atėherė tha: "Ky ėshtė shembulli i pesė kohėve tė namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mėkatet". (Buhariu)
Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mėsuar qė ti urdhėrojmė fėmijėt tanė qė ta falin namazin.
Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet, radijAll-llahu anhu, se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Urdhėroni fėmijėt tuaj pėr (tė falė) namaz kur t'i kenė shtatė vjet, kurse detyroni me forcė kur t'i bėjnė dhjetė vjet
". (Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi).
Andaj ēdo prind duhet sė pari ta fal namazin vet rregullisht, e pastaj ti mėson edhe fėmijėt e vet qė ta falin namazin dhe ta ndėgjojnė Krijuesin e tyre, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt
" [Tahrim: 6].
Muadh Ibėn Xhebeli e kėshilloi djalin e tij: "Djali im! Fale namazin sikur tė jetė i fundit dhe paramendo se nuk do tė mund tė falesh edhe njėherė. Dije se besimtari vdes nė mes dy veprave tė mira, njėrėn tė cilėn e ka bėrė dhe atė qė ka pasur pėr qėllim ta bėnė mė vonė." (Sifetus-Safveh 1/496).
Kėrcėnimi ndaj atij qė e lenė namazin
Vėlla i dashur musliman, pasi qė e kuptove vlerėn dhe rėndėsinė e madhe qė ka namazi pėr ne si musliman, atėherė dije se All-llahu, subhanehu ve teala, poashtu ėshtė kėrcėnuar me dėnim tė ashpėr pėr atė qė e lenė namazin.
Ibėn Umeri, radijAll-llahu anhuma, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Mua mė ėshtė urdhėruar qė t'i luftoj njerėzit, derisa tė dėshmojnė se nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij, dhe derisa tė falin namazin dhe tė japin zekatin. E kur e bėjnė kėtė, atėherė e kanė tė mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinė e tyre, pos nėse i kanė hyrė nė hak Islamit, e llogaria e tyre ėshtė te All-llahu". (Buhariu, Muslimi)
All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se synimi i shejtanit ėshtė qė ta largon njeriun nga namazi. Ai thotė: "Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi
" [Maide: 91].
All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se hipokritėt (munafikėt) e falin namazin me pritesė, veni re: "e falin namazin", pra, cilėsi e munafikėve ėshtė se e falin namazin me pėrtaci, e a thua ēka mund tė themi pėr atė qė e lenė namazin tėrėsisht, e as nuk i kujtohet tė falet?
All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se nė ditėn e gjykimit banorėt e xhennetit do ti pyesin banorėt e xhehnemit se pse kanė hyrė nė xhehnem, e ata do tė pėrgjigjėn: "Ne nuk e falnim namazin..".
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Kush rregullisht e kryen namazin do ti jetė dritė, shpėtim dhe dėshmi nė ditėn e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atė, nuk do tė ketė dritė, shpėtim e as dėshmi dhe nė ditėn e Gjykimit do tė jetė me shoqėrinė e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit." [Imam Ahmedi].
Ibėn Kajjimi, rahimehull-llah, duke e komentuar kėtė hadith thotė: "Atė qė nga falja e largon dėshira pėr pushtet, do tė jetė i ringjallur pranė Faraonit; ai qė e ka lėnė namazin nga dėshira pėr pasuri do tė ringjallet pranė Karunit; atė qė kryelartėsia dhe pozita e kanė penguar nga falja do tė ringjallet nė shoqėri tė Hamanit, ndėrsa nėse ėshtė nė pyetje tregtia, atėherė do tė ringjallet pranė Ubej b. Halefit."
Poashtu All-llahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tėrhjekin vėrejtjen se lėnia e namazit ėshtė vepėr e kufrit.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "(pėrqėndrohuni nė atė fé) Tė kthyer sinqerish tek Ai, kini frikė prej Atij dhe faleni namazin e mos u bėni nga idhujtarėt." [Rum: 31].
Xhabiri, radijAll-llahu anhu, thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Nė mes njeriut, shirkut dhe kufrit ėshtė lėnia e namazit". (Muslimi)
Burejde, radijAll-llahu anhu, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Zotimi i cili na ndan neve dhe ata ėshtė namazi, andaj ai qė e lė atė ka bėrė kufr". (Tirmidhiu thotė: hadith hasen).
Shekik Ibn Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinėve dhe ishte i njohur pėr devotshmėri, thotė: "Shokėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e konsideronin lėnien e asnjė pune pėr kufr, pėrveē lėnies sė namazit." [sahih, transmeton Tirmidhiu].
Njėri nga selefėt ka thėnė: "O bir i Ademit! Ti ke nevojė pėr pjesėn tėnde nė kėtė botė, mirpo ti ke nevojė edhe mė shumė pėr pjesėn tėnde nė ahiret. Nėse kujdesesh pėr pjesėn tėnde nė kėtė jetė, atėherė ti do ta humbėsh pjesėn tėnde nė botėn tjetėr dhe sė shpejti do ta humbėsh pjesėn tėnde nė kėtė jetė gjithashtu. Nėse kujdesesh pėr pjesėn tėnde nė ahiret, ti gjithashtu do ta fitosh pjesėn tėnde nė kėtė jetė me lehtėsi." (Fedailudh-Dhikr f.19).
Vėlla i dashur! A nuk janė tė mjaftueshme kėto fakte qė i paraqitėm qė tė vendosėsh njė herė e pėrgjithmonė se nuk do tė lėsh asnjė namaz pa falur, a nuk ėshtė kjo e mjaftueshme qė tė pendohesh te All-llahu pėr gabimet qė i ke bėrė dhe tė kthehesh me tė gjitha forcat kah Ai? Nxito dhe pendohu para se tė jetė vonė, kthehu te Zoti yt me pendim tė sinqertė... </SPAN>
Omer Islami,
9.6.2006
|
|
|
31-03-07, 01:21
|
#2
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Namazi, rėndėsia dhe frytet e tij
Agjėrues i nderuar!
Ramazani ėshtė muaj i bekuar, ėshtė muaj i namazit, muaj i drejtimit kah All-llahu, kurse prej veprave mė tė mėdha qė e afrojnė njeriun kah All-llahu dhe adhurimi mė i ndershėm ėshtė namazi. Muslimanėt edhe ma tepėr jepen pas namazit gjatė muajit tė Ramazanit, ditėn e kanė agjėrim e natėn e kan namaz.
Agjėrues tė nderuar!
Rėndėsia e namazit
Namazi nė fenė Islame ka rėndėsi shumė tė madhe, ėshtė shtylla e fesė dhe elementi mė i madh pėrbėrės i fesė, vepra e parė pėr tė cilėn do tė jep llogari besimtari nė ditėn e Kijametit, nėse namazi i pranohet, i pranohen tėrė veprat e tija, nėse ai i refuzohet, tėrė veprat e tija i refuzohen.
Namazi ėshtė shenjė e besimit, shpėtim nga dyftyrėsia, ai qė e ruan namazin e ka ruajtur fenė e tij dhe ai qė e ka humbur namazin veprat tjera edhe mė lehtė i humbė.
Njeriu e madhėron islamin aq sa e madhėron namazin, edhe ka hisė nė islam aq sa ka hise nė namaz.
Prej gjėrave qė e tregojnė rėndėsinė e namazit ėshtė edhe ky fakt:
- All-llahu e ka shoqėruar namazin me besimin dhe tevhidin nė shumė vende tė Kur'anit:
(الم (1) ذَلِكَ الْكِتَابُ لا رَيْبَ فِيهِ هُدىً لِلْمُتَّقِينَ (2) الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ) . (البقرة:3)
Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzues pėr ata qė frikėsohen (nga All-llahu). Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen dhe prej asaj qė Ne i kemi furnizuar, japin. (El-Bekare: 1-3).
Dhe:
(وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ) (البينة:5).
E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė. (El-Bejjine: 5).
- All-llahu ka urdhėruar qė tė falet nė udhėtim dhe kur nė vendin tėnd, nė luftė dhe nė paqė, kur tė jesh i shėndosh dhe kur tė jesh i sėmurė.
- Pastaj lėria e namazit ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha, ėshtė mėkat mė i madh se imoraliteti, se vjedhja, se konsumimi i alkoolit. Ai qė e le namazin ėshtė i ekspnuar kėrėcėnimit tė madh tė All-llahut, madje lėrja e namazit ėshtė mosbesim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. Dijeratė musliman janė unanim se ai qė e mohon namazin nuk ėshtė musliman, ai ka bėrė kufėr dhe mosbesim i cili e nxjer nga feja tėrėsisht. Kurse ai qė e le nga pėrtacia dhe dembelia, dijetarėt nuk janė tė njė mendimit rreth kėtij personi. Disa kanė thėnė se ėshtė njeri qė ka bėrė mosbesim tė madh, i cili e nxjer nga milleti islam, e tė tjerėt kanė thėnė se ka bėrė mosbesimi i cili nuk e nxjer tėrėsisht nga milleti islam.
Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė:
(( وأما تارك الصلاة فهذا إن لم يكن معتقداً لوجوبها ؛ فهو كافر بالنص والإجماع)).
Sa i pėrket lėrėsit tė namazit, nėse nuk beson se ėshtė obligim, ai ėshtė mosbesimtar, me teksteve nga burimet islame dhe sipas konsenzusit.
(( ومن يمتنع عن الصلاة المفروضة ؛ فإنه يستحق العقوبة الغليظة باتفاق المسلمين ، بل يجب عند جمهور الأمة كمالك والشافعي وأحمد وغيرهم أن يستتاب فإن تاب و إلا قتل ؛ بل تارك الصلاة شر من السارق ، والزاني ، وشارب الخمر ، وآكل الحشيشة )) .
Ai qė nuk i fal namazet e obliguara, ai meriton denim tė vrazhdė sipas pajtimit tė tė gjith muslimanėve, majde sipas shumicės sė dijetarėve tė ummetit, siē ėshtė Imam Maliku, Shafiiu, Ahmedi dhe tė tjerėt, duhet kėrkuar nga ai tė pendohet, nėse nuk pendohet tė vritet. Ai qė e lė namazin ėshtė mė i keq se ai qė vjedh, bėn imoralitet, konsumon alkoolin, hashashin, etj.
E kanė pyėtur pėr njė njeri, tė cilin njerėzit e urdhėrojnė tė falet, kurse ai nuk falet, ēka duhet bėrė kundrejt tij?
Ėshtė pėrgjigjur:
(( إذا لم يصَّل فإنه يُستتاب ، فإن تاب و إلا قتل والله أعلم )).
Nėse nuk falet duhet kėrkuar prej tij tė pendohet, pėrndryshe vritet. All-llahu e di mė sė miri.
Ai poashtu thotė:
(( ومتى امتنع الرجل من الصلاة حتى يُقتل لم يكن في الباطن مقراً بوجوبها ، ولا ملتـزماً بفعلها ، وهذا كافر باتفاق المسلمين كما استفاضت الآثار عن الصحابة بكفر هذا ، ودلت عليه النصوص الصحيحة كقوله -صلى الله عليه وسلم - : (( ليس بين العبد وبين الكفر إلا ترك الصلاة )) . رواه مسلم , وقوله : (( العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر )) , وقول عبد الله بن شقيق : "كان أصحاب محمد لا يرون شيئاً من الأعمال تركه كفر إلا الصلاة" ؛ فمن كان مصراً على تركها حتى يموت لا يسجد لله سجدة ، فهذا لا يكون قط مسلماً مقراً بوجوبها . انتهى كلامه رحمه الله .
Nėse njė njeri nuk falet gjersa edhe dakordohet me vrasje, ai nė brendėsi nuk e pranon se ėshtė obligim, e as qė e zbaton nė jetėn e tij. Ky njeri sipas pajtimit tė tė gjithė muslimanėve ėshtė mosbesimtar siē flasin argumentet e shumta nga sahabet, dhe nė tė cilėn gjė aludojnė tekstet e vėrteta, siē ėshtė hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Mes robit dhe mosbesimit ka mbetur vetėm lėrja e namazit. (Muslimi) dhe fjala e Muhammediit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Marėveshja mes Nesh dhe atyreve ėshtė namazi, ai qė e le namazin ka rėnė nė mosbesim. Kurse Abdull-llah ibn Shekiki ka thėnė: Shokėt e Muhammedit [alejhis-selam] asnjė vepėr nuk e konsideronin mosbesim pėrveē lėrjes sė namazit. Ai qė insiston nė lėrje tė namazit derisa tė vdes, nuk bėn asnjė sexhde pėr All-llahun, ky njeri nuk mundet tė jetė musliman, i cili konfirmon se ėshtė obligim namazi.
Agjėrues tė nderuar!
Kjo tregon rėndėsinė e namazit, kurse frytet dhe vlerat e saja nuk munden tė numėrohen dhe rrumbullaksohen.
Prej fryteve janė:
- shpėton nga cilėsimi me cilėsi tė dyftyrėshave,
- shpėton nga ringjallja me Faraonin, Karunin, Hamanin dhe Ubej ibn Halefin, sepse ai qė e le namazin ringjallet me prijėsit e kufrit siē ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
- Ėshtė kėnaqėsi e syrit,
- Gėzim i shpirtit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
(( حبِّب إلى من دنياكم النساء والطيب ، وجعلت قرة عيني في الصلاة ))
Mė janė bėrė tė dashura nga dunjaja e juaj: gratė dhe parfymi, kurse kėnaqėsia e syrit mė ėshtė bėrė nė namaz. (Ahmedi dhe tė tjerėt, sahih).
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmėruar se prej kėsaj bote i janė bėrė tė dashura dy gjėra: gratė dhe parfymi. Pastaj tregon se kėnaqėsia e syrit i ėshtė bėrė nė namaz. Kėnaqėsia e syrit ėshtė pėrmbi dashurinė, sepse jo ēdo i dashur tė kėnaqet syri me te, por syri kėnaqet me gjėrat me tė dashura qė duhen vetvetiu, e ky ėshtė vetėm All-llahut, pėrveē tė Cilit nuk ka hyj tjetėr. Pastaj vazhdon dhe thotė: Namazi ėshtė kėnaqėsia e syrit tė njerėzve tė dashuruar (nė All-llahun) nė kėtė botė, pasiqė nė te ka lutje me pėrkushtim drejt Atij, pa tė cilin nuk kėnaqen sytė, nuk qetėsohen zemrat dhe nuk rehatohen shpirtėrat. Me pėrmendjen e Tij begatohen, Atij i nėnshtrohen dhe mposhten, Atij i afrohen, e sidomos nė sexhde, e cila ėshtė gjendja kur robi ėshtė mė afėr Zotit tė vet. Nė kėtė kontekst ėshtė edhe fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( يا بلال! أرحنا بالصلاة )).
Bilal! Na qetėso me namaz. Kjo na tregon se reahtia e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė nė namaz, ashtu sikurse edhe kėnaqėsia e syrit tė tij ėshtė nė namaz. Sa dallim tė madh ka mes kėsaj thėnie dhe thėnies: tė falemi e tė rehatohemi nga namazi?!
I dashuruari nė All-llahun, rehatia dhe kėnaqėsia e syrit tė tij ėshtė nė namaz, kurse shpėrfillėsi nuk ka hise nė kėtė gjė, por namazi ėshtė i rėndė dhe i vėshtirė pėr te. Kur tė ngritet qė tė fal namazin, qėndron sikur tė ketė shkelur nė gaca, ashtu qė namazi mė i dashur pėr te ėshtė namazi mė i nxituar dhe mė i shpejtė, sepse ai nuk kėnaqet nė te e as qė i rehatohet zemra nė te. Robit, nėse i kėnaqet syri me diēka, i rehatohet zemra me te, andaj i bėhet e vėshtirė largimi dhe ndarja prej tij. Ai qė e ka zemrėn e zbrazur nga All-llahu dhe ahireti, i cili ėshtė i sprovuar me dashuri ndaj dunjasė, ma sė rėndi e ka namazin, kurse mė sė shumti e urren gjatėsinė, edhe pse ėshtė i lirė, me shėndet dhe nuk ka punė.
Agjėrues tė nderuar!
Prej fryteve tė namazit janė edhe:
- ėshtė dritė nė fytyrė, forcė nė zemėr dhe gjallėruese e gjymtyrėve. Namazi i tėri ngritet te All-llahu, dhe me vehte ka dritė dhe forcė argumentuese, sikurse drita e diellit, gjersa tė paraqitet para All-llahut, e tė dakorodhet me te dhe ta pranon, dhe thotė: tė ruajtė All-llahu, sikurse me ke ruajtur mua.
- Namazi sjell rizkun, e shkatėrron zullumin, largon imoralitetin dhe tė kėqijat, e mposht epshin, e zbret mėshirėn, i mbron dhuntitė, i largon denimet, i zbulon brengat dhe mėrzitė.
- Namazi e afron njeriun kah Zoti, njeriu ėshtė aq afėr Zotit sa ėshtė afėr pozitės sė mirėsisė (ihsanit), e sipas tij dallon edhe namazi, saqė i njejti namaz dallon mes dy njerėzve sikurse qielli me tokėn, edhe pse kijami, rukuja dhe sexhdeja janė tė njejta.
- Gjatė namazit mėsohet injoranti, pėrkujtohet i ndershmi, trimėrohet pėrtaci.
- Nėpėrmjet namazit arrihet bamirėsia nė tė mirė dhe devotshmėri, pėrhapet dashuria mes muslimanėve, sepse afėrisa e trupit shkakton afėrsi tė zemrave.
- Namazi ndikon nė mėnyrė shumė interesante pėr tė larguar tė kėqijat e kėsaj dhe asaj bote, sidomos nėse ia jep hakun nė pėrsosjen e jashtme dhe tė brendshme. Asnjė e keqe e kėsaj dhe asaj bote nuk refuzohen sikurse me namaz.
- Namazi i sjell shumė tė mira nė mėnyrė tė papėrshkruar, sepse ėshtė kontakti mes All-llahut dhe robit. Nėpėrmjet namazit happen dyert e tė mirave dhe ndėrpriten dhe pakėsohen tė kėqijat dhe tė metat. Nėse dy njerėz goditen me ndonjė fatkeqėsi, tė metė ose sėmundje, ai qė fal namaz e ka nė nivel mė tė vogėl, pėrfundimin e ka mė tė mirė, kurse durimi dhe dakordimi me tė ėshtė mė i plotė dhe mė i pėrsosur.
- Namazi ėshtė shkak qė i lehtėson vėshtirėsitė, i duron ngarkesat. Atėherė kur gjendja bėhet kritike, situate ngushtohet dhe arrinė zemrat deri nė fyt,atėherė burrat e vėrtetė e vėrejnė vlerėn e namazit me pėrulsi, e vėrjenė ndikimin e mirė qė ka dhe bereqetin e fryteve tė tij.
- Namazi ėshtė shkaku mė i madh pėr tė shlyer mėkatet, pėr tė ngritur shkallėt, pėr ti shtuar tė mirat, ėshtė shkak pėr moral tė mirė, pėr fytyr tė buzėqeshur, pėr shpirtmirėsi dhe lartėsi tė shpirtit.
- Namazi ėshtė ndihmė shpirtėrore qė nuk ndėrpritet, nozull moral i pashterun, ėshtė ushqimi dhe vaditja mė e mirė e pemės sė besimit, ajo e kultivon dhe e pėrforcon.
- Kujdesi pėr namazin e forcon vullnetin e njeriut pėr tė bėrė tė mira, ia lehtėson adhurimet, i dobėson ose i largon shtytėsit e tė keqes nga vetveteja. Kjo ėshtė gjė e dėshmuar. Nuk mundesh tė gjesh njeri qė pėrkujdeset pėr namazin, qofshin farz ose nafile, e most ė shohish gjurmėt e tij nė veprat tjera.
- I dhėnuri pas namazit ėshtė njeriu mė i qendrueshėm gjat sprovave dhe mė xhelozi pėr kufinjtė e All-llahut.
- Namazi ėshtė shėrim pėr sėmundjet e shumta tė shpirtit, siē ėshtė kopracia, zilia, lakmia, trishtimi, etj.
- Namazi i ka edhe dobitė e tija shėndetsore duke bėrė lėvizjet e caktuara tė namazit, tė cilat i forcojnė gjymtyrėt dhe e gjallėrojnė trupin.
- Ėshtė i dobishėm pėr shumė sėmundje tė barkut, pasiqė, njėkohėsisht, ėshtė stėrvitje edhe e trupit edhe e shpirtit.
- Nėse ia shtojmė kėsaj edhe pastėrtinė e pėrsėritur dhe dobitė qė i ka ky pastrim. E tėrė kjo ėshtė e dėshmuar.
- Namazi e forcon zemrėn, e zgjėron gjoksin, e gėzon shpirtin. Tė gjithė mjekėt e dinė se puna pėr tė rehatuar zemrėn, pėr tė qetėsuar shpirtin, pėr tė larguar brengat dhe mėrzitė, pritja e mirė e ndodhive tė jetės, konsiderohet prej shkaqeve qė sjellin shėndet dhe i zvoglojnė dhimbjet. Kjo ėshtė e dėshmuar nė namaz, sidomos nė namazin e natės, nė kohėn e sehurit.
- Sipas medicinės moderne ėshtė vėrtetuar se namazi sjell dobi tė mėdha nė mendje, pasiqė namazi me pėrulėsi i ndihmon me tė madhe mendjes. Kėtė e thonė mjekėt qė nuk janė musliman. Ndoshta kjo ėshtė edhe sekreti i forcės sė mendjes sė sahabeve edhe atyreve qė i pasojnė nė mėnyrėn mė tė mirė.
Agjėrues tė nderuar!
Kėto janė vetėm disa dobi dhe fryte tė namazit. Aq sa ma shumė interesohet muslimani pėr namazin, aq sa ma shumė kujdeset pėr te, aq ma shumė i shtohen dobitė, i zmadhohet bereqeti, edhe e kundėrta.
All-llahu yn, na bėjė nga ata qė e falin namazin dhe nga ata qė kėnaqet syri i tyre nė namaz.
Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Shkroi: Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed
Pėrshtati: Bekir Halimi
</SPAN>
Bekir Halimi,
13.11.2002
|
|
|
31-03-07, 01:22
|
#3
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Namazi, thesar i fshehtė
Klithja e fundit e modės nė Amerikė ėshtė e ashtuquajtura teknika e mendimit transcendental, pėrkthimi tekstual i sė cilės bėzan: tė medituarit e thellė abstrakt. Kjo modė ka ardhė nga India dhe paraqet njė lloj tė jogės. Sikurse edhe tė gjitha risitė tjera, edhe ajo ka gjetur pranim tė gjėrė nė shoqėrinė amerikane. Mbi tė janė shkruar libra dhe punime tė shumta, janė organizuar edhe tubime e kongrese tė numėrta. Ithtarėt e kėsaj teknike numėrohen nė miliona. Ajo, madje i ka edhe lajmėtarėt e vet, emisarėt dhe misionarėt nėpėr tė gjitha kontinentet, tė cilėt me vete bartin literaturėn dhe e pėrhapin mėsimin pėrkatės. Edhe unė pata rastin tė takohem me njėrin prej atyre misionarėve nė klubin Xhezira nė Kajro, i cili, natyrisht, u mundua t`i favorizojė mėsimet e tij.
Shkurtimisht, ato mėsime kėrkojnė prej ithtarėve tė vet qė disa minuta nė ditė tė xhveshen nga tė gjitha preokupimet, tė lirohen nga tė gjitha brengat. Dhe duke qenė tė ulur ose tė shtrirė nė shpinė, duke i mbyllur sytė dhe duke i harruar tė gjitha, madje edhe vetėveten, tė dalin nga lėkura e tyre dhe tė kalojnė nė gjendje tė lirimit (xhveshje) tė plotė... nė qetėsinė e pavlerė tė kotėsisė (kurrgjėsė)... Ēdonjėrit prej ithtarėve tė tij, misionari ia zgjedhė formulėn e caktuar, tė cilėn ky e pėrsėritė. Ajo formulė, zakonisht pėrbėhet prej disa fjalėve nė sanskritishte, tė cilat pėr ithtarin nuk kanė domethėnie. Nė tė vėrtetė, kanė kuptim aq sa i ėshtė e nevojshme t`i ndihmojnė qė mė lehtė ta xhveshė veten, tė lirohet nga kjo botė dhe t`i japė fund brengave, telasheve dhe tensioneve, duke kaluar kėshtu nė tjetrėn, botėn transcedentale, botėn e qetėsisė dhe shpėtimit.
Ajo teknikė, nė tė vėrtetė ėshtė njė lloj ftese, qė mendjes t`i jipet pak pushim (ēlodhje) nėpėrmes sė cilės shpirti do tė gjente qetėsi dhe pushim nga tė gjitha vuajtjet... Ai misionar m`i tregoi librat, revistat, punimet profesionale dhe tė dhėnat statistikore tė cilat vėrtetojnė se shumė njerėz janė shėruar nga shtypja e gjakut, sėmundja e zemrės, ērregullimeve hormonale dhe kokėdhembjes kronike, disa muaj pas pėrdorimit tė kėsaj teknike.
Nė njėrėn prej kėtyre punimeve qėndronte se si mjeku pėrcjellte shtypjen e gjakut tė njė sėmuri nė kohėn e seancės, kurse aparatet regjistruan zvogėlim tė dukshėm tė shtypjes sė gjakut, ngadalėsim tė pulsit dhe rivendosje tė baraspeshės midis pėrbėrjes kimike tė gjakut. Nė bisedėn e gjatė qė e bėmė, ky misionar mė tha se ka mbajtur disa ligjėrata pranė sqarimeve praktike tė mėsimit tė tij, nė tė njejtin klub, por mu ankua se nuk ka gjetur mirėkuptim tė duhur tė atyre qė prezentonin, e as nė jehonė e efekt tė pritur, e as nė pėrgjigje tė thirrjes.
Iu pėrgjigja se ajo ėshtė gjė normale dhe e pritur, sepse, atė ēka e flet dhe e propagon, pėr neve nuk ėshtė e re. Pėr mė tepėr, ne si muslimanė, i ushtrojmė dhe i praktikojmė kėto teknika pesė herė nė ditė... Ato janė pjesė pėrbėrėse tė lutjes sonė islame tė cilėn na e urdhėroi dhe sqaroi Pejgamberi ynė, salavati dhe selami qoftė mbi tė. Namazi ynė ėshtė i kushtėzuar me kėtė pėrgatitje shpirtėrore, qė falėsi plotėsisht tė lirohet nga brengat dhe preokupimet e tij, t`i hudh tė gjitha pas tij, ta braktisė vetėveten, dėshirat e tij, qejfet, mendimet dhe parafytyrimet duke thėnė: Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i Madhi).... Do me thėnė: mė i Madh se krejt kėto. Tė qėndrojė nė sexhde plotėsisht i qetė dhe i dorėzuar, sikur ta lėshonte kėtė botė...
Namazi ynė, megjithatė, dallon mbi teknikėn tė cilėn ky misionar e pėrhapė dhe e rekomandon. Sepse, namazi nuk ėshtė braktisje e botės sė brengave dhe shqetėsimeve dhe dalje nė botėn e zhvleftėsisė absolute dhe qetėsisė boshe... Ne nuk ndihmohemi me formulat dhe talismane sanskrite tė cilat nuk kanė kurrfarė kuptimi. Ne e lartėsojmė Allahun duke i lexuar Emrat e Tij: I Mėshirshmi, I Lartėsuari, Zot i ditės sė gjykimit. Kėshtu qė, nė kėtė mėnyrė, nė zemrat tona ta ballafaqojmė atė prezencė tė bukur hyjnore qė nuk ka si ajo tė ngjashme.
Gjithashtu i thashė se namazi, besimtarit i ofron qetėsi tė plotė dhe pushim, tė cilėn ai e rekomandon, madje edhe mė shumė se kjo... Pastaj, namazi nuk ėshtė kurrfarė pushimi pėr mendje, veēse ripėrtėritje e zemrės dhe hapje shpirtėrore, gjatė sė cilės, besimtari pranon sasi tė re tė dritės, tė ekspozuar tė vazhdueshėm para mirėsisė sė Tij, goditje tė re tė mėshirės dhe lėshim tė ri mbėshtetjes sė Zotit. Namazi ėshtė shumė frytėdhėnės dhe moment i pasur, nė tė cilėn besimtari pėrtėrinė lidhjen me burimin e fshehur nga e cila e nxjerr ekzistimn e tij. Ndarja me botėn e njollave, tė kėqijave dhe brengave, pėrcjellė takimin me botėn e bukurisė. Qėkėndej edhe dobia e dyfishtė e namazit pėr atė qė e kryen.
Nėse muslimani e falė namazin me plotė koncentrim, prezencė, pėrkushtim dhe pastrim, ajo i bėhet ilaq pėr tė gjitha sėmundjet tė cilat i pėrmendėt, bile edhe mė shumė se ajo, i thashė bashkėbiseduesit. Sikur tė bėhej analiza e gjakut, sikur tė matej tensioni i gjakut dhe pulsi, pastaj tė bėhej inēizimi i trurit gjatė kohės sė namazit, do tė vinim deri te rezultate mė tė mėdha dhe mė tė shkėlqyeshme se sa ato rezultate tė cilat ju i pėrmendėt nė teknikat tuaja, i thashė atij... Mirėpo, fatkeqėsisht, askush nė Amerikė nuk shikon nė Islam ashtu siē nė tė vėrtetė ėshtė ai, e as qė dikush tenton qė si tė tillė ta studiojė.
Lutja islame do tė mbetet thesar i fshehur, pėrmbajtjen e sė cilės nuk e di askush, pėrveē atij i cili e kryen me prezencė tė plotė tė shpirtit... All-llahu na thotė: kryene lutjen, e nuk thotė lutuni... Sepse, namazi i vėrtetė ėshtė ai, i cili kryhet dhe nė tė cilin marrin pjesė tė gjitha organet pranė zemrės, mendjes dhe shpirtit...
Evropiani gabon nė atė qė ai mendon, se lutja islame pėrbėhet prej lėvizjeve tė zakonshme dhe se ajo, mė sė shumti ēka mund tė jetė, ėshtė pastrimi dhe fiskultura. Ai shikon vetėm anėn formale, e nuk shikon mė tutje...
Tė qėndruarit nė namaz (kijami) ėshtė lartėsimi i Allahut, pranė tė theksuarit Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i Madhi). Pastaj, vijon ruku`ja, e pastaj me pėrulje dhe respekt tė rėnėt nė sexhde. Ajo ėshtė gjendje e dorėzimit dhe lirisė sė plotė, gjendje e pushimit tė plotė shpirtėror, nė tė cilėn ėshtė tė shprehurit dhe tė dėshmuarit e Lartėsisė sė Zotit me fjalėt: Falem para Pėrsosmėrisė Tėnde, O Zoti im i Lartė (Subhane rabbijel-e`ala)... Shprehja Subhane do tė thotė se Atij askush nuk i ėshtė i barabartė... Kjo, nė tė vėrtetė ėshtė, tė pranuarit e pafuqisė sė plotė qė tė prezentohet dhe tė paraqitet Madhėria e Tij. Pafuqia e gjuhės, pafuqia e fjalėve, pafuqia e mendjes qė tė pėrshkruhet I Dashuri. Ky ėshtė kulminacioni shpirtėror i bisedave tė fshehta. Kėshtu pra, namazi nuk ėshtė lėvizje e zakonshme dhe e pakuptimtė. Namazi mbetet thesar i fshehur, mbi tė fshehtat e sė cilės dimė shumė pak, kurse tė folurit mbi namazin nuk ka fund.
Dr. Mustafa Mahmud
Nga gjuha arabe: Mesud Hafizoviē (rahmetullahi alejhi)
Pėrktheu dhe pershtati nga boshnjakishtja: Rijad Misini
Redaktoi/Ramadan Ramadani </SPAN>
dr.Mustafa Mahmud,
29.3.2002
|
|
|
31-03-07, 01:23
|
#4
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Disa dobi tė namazit
1.Allahu i Madheruar i fal gjynahet me ane te pese namazeve.
2.Pese vaktet e namazit jane shlyese te gjynaheve nese gjynahet e medha jane shmangur.
3.Gjynahet e shkatarrojne robin prandaj duhet te ruhet nga ato me namaz
4.Muslimani arrin graden e te sinqerteve dhe shehideve ne baze te namazit, agjerimit, zekatit dhe sadakase se tij
5.Namazi eshte drite qe ndricon rrugen e robit ne dun`ja dhe ahiret.
6.Shumimi i sexhdeve dhe namazit eshte nje rruge per te shoqeruar Resulullahin ne xhennet
7.Dy rekate namaz jane me te dashura per te vdekurin sesa kjo bote dhe c`ka ne te.
8.Nje person qe hyn ne xhehenem, engjejt do ta nxjerrin nga ai duke e njohur nga shenjat e sexhdes.
9.Namazi behet shkak qe te zgjidhen nyjet qe shejtani lidh mbi koken e robit.
10.Ata qe falen naten perfitojne nje shperblim qe shume nga njerezit nuk e fitojne dot.
11.Falenderimet i shprehen Allahut me farzin dhe namazin e nates
12.Namazi me i dashur per Allahut eshte ai i Daudit ai falej nje te treten e nates dhe flente dy te tretat e tjera.
13.Allahu ka bere miresi mbi robin gjate nates ne te cilen eshte nje kohe kur duaja pranohet, dhe eshte mire qe muslimani ta kerkoje ate keshtu qe te fitoje miresi ne dun`ja dhe ahiret
14.dhe se namazi i nates eshte nje shenje e devotshmerise dhe takuas dhe falen gjynahet dhe e parandalon robin te bie ne to.
Pėrpiloi: Emin
Publikimi i parė: [email protected]
Redaktura: AlbIslam.Com </SPAN>
Emin,
12.10.2001
|
|
|
31-03-07, 01:27
|
#5
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Gradat e njerėzve nė namaz
Njerėzit nė namaz janė pesė grada:
a) Grada e atij qė i bėnė zullum vetvetes, ai i cili i lė tė mangėta abdestin, kohėn, rregullat dhe kufinjtė e tij.
b) Ai qė kujdeset pėr kohėn dhe kufinjtė, pėr rregullat e dukshme dhe pėr abdestin e tij, mirėpo nuk e posedon luftėn e vetvetes kundėr vesveseve. Kėshtu qė nga e dėrgojnė mendimet dhe cytjet andej edhe shkon.
c) I cili kujdeset pėr abdestin, rregullat dhe kufinjtė, lufton vetveten kundėr vesveseve dhe mendimeve. Pra ky njeri ėshtė i angazhuar duke luftuar armikun e tij qė mos tia vjedh namazin. Ėshtė edhe nė namaz edhe nė xhihad.
d) Ky ėshtė njeriu i cili kur ngritet tė falė namaz, i plotėson rregullat dhe kufinjtė e namazit. E tėrė zemra e tij angazhohet duke u kujdesur pėr rregullat dhe tė drejtat e namazit, qė mos ti kalojė asgjė prej tij. I tėrė vullneti i tij ėshtė pėrqendruar nė faljen e tij ashtu siē duhet. Domthėnė e tėrė zemra e tij ėshtė preokupuar me ēeshtjen e namazit dhe adhurimin e Zotit tė vet, [tebareke ve teala].
e) Ky njeri kur ngritet nė namaz, ngritet, kurse zemra e tij mbetet e vjerur para All-llahut [subhanehu ve teala], duke e shikuar dhe duke qenė i mbushur nga dashuria dhe madhėrimi i Tij
sikurse ta sheh ose ta vėrenė
Vesveset dhe mendimet janė asgjėsuar
Nė namaz shtė i angazhuar me Zotin e vet. Kėnaqet nė namaz. Dallimi mes namazit tė kėtij dhe tė tjerėve ėshtė sikurse dallimi mes qiellit dhe tokės.
I pari do tė denohet, i dyti do tė llogaritet, tė tretit i shlyhen mėkatet me kėtė namaz, i katėrti shpėrblehet, kurse i pesti i afrohet All-llahut,
sepse kėnaqėsia e tij ėshtė bėrė namazi. </SPAN>
Shiko librin: El-Vabilus-Sajjib, fq. 49.,
2.3.2001
|
|
|
31-03-07, 01:27
|
#6
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Namazi-nga Ibn Kajjim [rahimehull-llah)
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
( ęĒÓŹŚķäęĒ ČĒįÕČŃ ęĒįÕįĒÉ ęÅäåĒ įßČķŃÉ ÅįĒ Śįģ ĒįĪĒŌŚķä ) ĒįČŽŃÉ : 45 .
Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin). (El-Bekare: 45).
( ķĒ ĆķåĒ ĒįŠķä ĀćäęĒ ĒÓŹŚķäęĒ ČĒįÕČŃ ęĒįÕįĒÉ Åä Ēįįå ćŚ ĒįÕĒČŃķä ) ĒįČŽŃÉ : 153 .
O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtetė All-llahu ėshtė me durimtarėt. (El-Bekare: 153).
( ęĆćŃ Ćåįß ČĒįÕįĒÉ ęĒÕŲČŃ ŚįķåĒ įĒ äÓĆįß ŃŅŽĒ äĶä äŃŅŽß ęĒįŚĒŽČÉ įįŹŽęģ ) Ųå : 132.
Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase zne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė frnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet. (Taha: 132).
Kurse tregojnė librat e hadithit se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur e mundonte ndonjė punė, nxitonte nė namaz. (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi ėshtė sahih).
Namazi tė sjell rizkun, ta mbron shėndetin, i largon tė kėqijat dhe sėmundjet, e forcon zemrėn, ta zbardhė fytyrėn, ta gėzon shpirtin, ta largon dembelinė, i aktivizon gjymtyrėt, ta shtonė forcėn, ta zgjėron gjoksin, ta ushqen shpirtin, ta ndriēon zemrėn, ti mbron dhuntitė, ti largon fatėkeqėsitė, tė sjell bereqet, e largon shejtanin dhe tė afron nga Rahmani.
Thėnė shkurtė: ka ndikim tė ēuditshėm nė mbrojtjen e shėndetit tė trupit dhe zemrės dhe forcimin e tyre, i largon lėndėt dėmtuese nga to. Namazliu mė pak sprovohet me tė metė, sėmundje ose bela, sesa ai qė nuk falė namaz. Namazi ka efekt tė ēuditshėm nė largimin e tė kėqijave tė kėsaj bote, sidomos nėse e plotėson nė aspektin e brendshėm dhe tė jashtėm, kėshtuqė mėnyra mė e mirė pėr tė larguar tė kėqijat e dunjasė dhe ahiretit dhe pėr ti fituar tė mirat e tyre ėshtė namazi. Kurse sekreti i kėsaj ėshtė se namazi ėshtė lidhja me Zotin, andaj, aq sa ma tė fortė e ka lidhjen me Zotin aq ma shumė i hapen dyertė e tė mirave dhe largohen shkaqet e tė kėqijave dhe lėshohen pėrmbi te lėndėt e suksesit nga Zoti, shėndeti dhe forca, fitimi dhe pasuria, rehatia dhe kėnaqėsia, gėzimi dhe lumturia, tė gjitha kėto janė para tij dhe nxitojnė kah ai.
Marur nga: Tibun-Nebevij, Vėllimi i katėrt i Zadul-Meadit, tė Ibn Kajjimit [rahimehull-llah].
</SPAN>
Ibn Kajjimi el Xhevzijju,
12.12.2000
|
|
|
31-03-07, 01:28
|
#7
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Kthehu e falu, se ti nuk u fale
Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėrave. Paqa dhe mėshira qofshin mbi Pejgamberin mėtė nderuar, Muhammedin, familjen e tij dhe mbi tė gjithė shokėt e tij.
Vėlla i dashur; kemi njė kėshillė tė sinqertė vetėm pėr hir tė All-llahut subhanehu ve teala. Ti je prej atyre qė i duam pėr hir tė All-llahut subhanehu ve teala. Kujdesi yt qė tė falėsh namazin me xhemat ėshtė shenjė e mirė dhe rrugė e pėrqėndrimit. Ajo ėshtė pėrgjigje e thirrjes sė Krijuesit dhe Zotit tėnd, prejtė cilit shpreson shpėrblimin dhe ke dro dėnimin.
Falėnderoje All-llahun qė nuk je prej atyre tė cilėt e lanė namazin dhe nuk kujdesen pėr tė, ashtu qė uekspozohen shkatėrrimeve. Resulull-llahu sal-lall-llahualejhi ve sel-lem ka thėnė: "Marrėveshja mes neve dhe atyre (pabesimtarėve) ėshtė namazi; kush e len atė bėhet pabesimtar." (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi).
Ja edhe njė sihariq, me hadithin i cili ta gėzon zemrėn dhe ta shton punėn, ku i Dėrguari sal-lall-llahu alejhi we sel-lem thotė: "Shtatė grupe njerėzish do tė jenė nėn hijen e All-llahut atė ditė kur s'do tė ketė hije tjetėr pos hijes sė Tij", e nė mesin e tyre e pėrmendi" dhe njeriu zemra e tė cilit ėshtė e lidhur me xhaminė." (Muttefekun alejhi).
Myzhde, o vėlla qė falesh, pėr atė ti shkon nė xhami para se tė zbardhet dita, ėshtė drita e plotė ditėn e Kijametit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: "Pėrgėzoi kėmbėsorėt qė shkojnė nė xhami duke qenė errėt, me dritė tė plotė nė Ditėn e Kijametit." (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Ne gėzohemi kur i shohim ato fytyra tė bukura duke garuar pėr nė xhami. Prej tyre ka njerėz qė i ka mundur pleqėria, tė rinj tė cilėt ia kthyen shpinėn tė kotave dhe harameve dhe bashkė me ta ėshtė edhe shpresa e kėtij populli: fėmija i cili ende pa i mbushur tė dhjetat, ua kalon tė gjithėve dhe shkon e falet nė safin e parė. Falėnderimi i takon vetėm All-lahut pėr kėtė begati tė madhe. Vėlla musliman, sot janė zvogėluar ata qė shkojnė nė xhami. Ne kemi vetėm disa vėshtrime lidhur me ta, e ato nuk janė tjetėr pos kėshillė e sinqertė dhe pėshpėritje e vogėl pėr tė dashurit tanė. Ne e kemi obligim ta analizojmė gjendjen e atyre qė falen, ngase po shohim gjėra qė po e keqtrajtojnė namazin, p.sh. joqetėsimi nė namaz dhe falja e tij me shpejtėsi; luajtja me qilimin apo zallin si dhe ikimi nė gravura dhe zbukurime tjera ; lėvizja nė namaz dhe ngritja e shikimit pėrpjetė; harresa dhe jokoncentrimi nė namaz, kėshtuqė njeriu nuk e din se sa rekate i ka falur; mendimet e shumta dhe pėrkujtimi i gjėrave tė kėsaj bote nė namaz; luajtja me orėn e dorės, shikimi nė tė apo rregullimi i rrobave; rėnia nė ruku e sexhde para imamit, e tė tjera.
Ka edhe njė varg paraqitjesh tjera qė tregojnė jokoncentrimin dhe joqetėsimin nė namaz. Kėtė e ka nėnēmuar All-llahu subhanehu ve teala nė Librin e Tij tė ndershėm dhe nė sunetin e tė Dėrguarit tė Tij. O vėlla qė e falė namazin, nuk ke ardhur nė xhami pėr tjetėr pos qė ta fitosh shpėrblimin e All-llahut subhanehu ve teala dhe t'i pėrgjigjesh thirrjes sė Tij. Pse po e humb kėtė tė mirė me lėvizjet e tua tė shumta nė namaz dhe me moskujdesin tėnd pėr tė? A nuk e din se koncentrimi ėshtė shpirti i namazit dhe gjėja qė e bėn namazin tė gjallė. Ai ėshtė fryt i besimit tė fortė. Ose, ndoshta e falė namazin por nuk fiton gjė prej tij, pos pak? Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė:"Pasi ta falė njeriu namazin mund tė fitojė prej shpėrblimit tė tij njė tė dhjetėn, njė tė nėntėn, njė tė tetėn, njė tė shtatėn, njė tė gjashtėn apo gjysmėn e tij." (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Nesaiu).
Po ashtu ėshtė vėrtetuar se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė : "Njeriu mė i keq ėshtė ai qė vjedh prej namazit. (Njerėzit) thanė : Si o Resulull-llah? (Ai) tha: Nuk i plotėson rukutė dhe sexhdet e tij." (Transmeton Ahmedi).
Po ashtu ai ka thėnė: "All-llahu nuk e shikon atė njeri i cili nuk e drejton kurrizin mes rukusė dhe sexhdes." (Transmeton Ahmedi), si dhe se: "Namazi i munafikut ėshtė kur njeriu e pret Diellin derisa tė arrijė mes dy brinjėve tė shejtanit, e pastaj ēohet dhe i falė katėr rekate (iqindinė) me shpejtėsi, e nuk e pėrmend All-llahun nė to pos pak", (Transmeton Muslimi).
Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu i cili thotė: "Hyri njė njeri nė xhami, e Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte ulur aty. Ky njeri u fal dhe erdhi e pėrshėndeti Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai ia ktheu selamin dhe i tha: Kthehu e falu, se ti nuk u fale. Shkoi u falė dhe u kthye pėrsėri, e Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem prapė i tha: Kthehu e falu, se ti nuk u fale. E kur erdhi pėr tė tretėn here, pasiqė Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e urdhėroi qė prapė ta pėrsėrisė namazin, njeriu tha: Pasha Atė i Cili tė dėrgoi me tė vėrtetėn, nuk di mė mirė se kjo, mė mėso!. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: Kur tė fillosh namazin, thuaj 'All-llahu ekber', pastaj lexo ē'tė duash prej Kur'anit, e kur tė biesh nė ruku, qetėsohu mirė, pastaj ngritu derisa tė tė drejtohet kurrizi! Kur tė biesh nė sexhde, qetėsohu mirė nė atė pozitė, pastaj ulu mes dy sexhdeve dhe qetėsohu mirė e kur tė biesh prap nė sexhde qetėsohu mirė edhe nė atė pozitė! Kėshtu le tė jetė i tėrė namazi yt!.
Transmeton Buhariu nga Hudhejfe ibnul Jemani radijall-llahu anhu se ky i fundit e ka parė njė njeri duke u falur, por nuk i ka plotėsuar rukutė dhe sexhdet si duhet. Atėherė i tha : Ti nuk u fale dhe ta dish se po tė vdesish duke falur kėso namazi, nuk do tė vdesish si pjesėtar i fesė sė Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Transmeton Imam Ahmedi rahimehull-llah nga Ebu Mes'udi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "All-llahu nuk e pranon namazin a atij i cili nuk e qetėson kurrizin duke qenė nė ruku apo sexhde". Nė njė transmetim tjetėr thotė: "Pėrderisa nuk e drejton shpinėn nė ruku dhe sexhde". Kėto janė argumente nga Sunneti se ai i cili nuk e drejton shpinėn pas rukusė dhe sexhdes (d.m.th. t'i kthehet ēdo pjesė e trupit nė vendin e vet) nė namaz, namazi i tij ėshtė i kotė. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem po ashtu ka thėnė: "Pesė namaze All-llahu i ka bėrė obligim pėr robėrit e Tij. Kush i falė ato, All-llahu do t'i japė tė drejtė tė hyjė nė xhenet, e kush nuk i falė ato, ai s'do tė ketė kurrfarė tė drejte tek All-llahu. All-llahu nėse dėshiron e dėnon e nėse dėshiron ia falė"
All-llahu thotė: "Kanė shpėtuar besimtarėt. Ata tė cilėt namazin e tyre e falin me frikėrespekt" (Mu'minun 1-2) d.m.th. tė pėrulur e tė qetėsuar, Frikėrespekt ėshtė qetėsimi, dinjiteti dhe modestia. Gjithė kjo ėshtė rezultat i frikės ndaj All-llahut dhe mbikqyrjes sė Tij. Hushuja (frikėrespekti) ėshtė edhe kur zemra tė dalė para All-llahut s. v. t. nė namaz tė dalė me pėrulje dhe e gjorė.
Transmetohet nga Muxhahidi r. a. se ai e ka lexuar ajetin :
". . . e ndaj All-llahut, tė jeni respektues (nė namaze)" (Bekare 238), e pastaj ka thėnė: "Prej kėtij respekti ėshtė rukuja e gjatė, leximi i shumtė duke qenė nė kijam, frikėrespekti, ulja e shikimit dhe modestia apo thjeshtėsia pėr hir tė All-llahut subhanehu ve teala. Frikėrespektin e arrin ai i cili ia ka falur zemrėn namazit dhe ėshtė i zėnė vetėm me tė. All-llahu subhanehu ve teala i ka pėrmendur kėta njerėz me cilėsitė e robėrve tė mirė, e pėr ta ka pregatitur falje dhe shpėrblime tė mėdha.
Gjendja e disa tė devotshmėve:
Omer ibėn Hattabi radijall-llahu anhu ka thėnė: Vėrtetė njeriut mund t'i zbardhet mjekrra, e tė mos e plotėsojė asnjė namaz si duhet. (Njerėzit) thanė: Si ashtu?.
(Ai) tha : Nuk ėshtė i koncentruar, nuk ėshtė modest dhe nuk i drejtohet All-llahut si duhet. Kjo fjalė e Omerit r. a. ka tė bėjė me kohėn e atėhershme. Ē'do tė thonte vallė pėr ditėn e sotit?!! Shumicėn e njerėzve nė namaz i marrin nėpėr kėmbė hallet e dunjasė. Ėshtė duke u falur, por me mendjen e tij shėtit nė tė gjitha tregjet, blen e shet, shton e pakėson. E gjithė kjo vjen vetėm prej pakujdesit tė tij. Hasan el-Basriu ka thėnė: "Amėr ibėn Abdulkajsi ka dėgjuar njė grup njerėzish se si flasin pėr tė habiturit nė namaz dhe i pyeti: A mund tė ndodhė kjo? (Ata) thanė: Po. (Ai) tha: Vall-llahi, tė mė pėrzihen dhėmbėt nė zgavrėn e gojės ėshtė mė e dashur pėr mua, se sa kjo".
Vėlla i dashur, ku jemi ne ndaj tyre?!! Abdull-llah ibėn Zubejri kur binte nė ruku, mund tė pushonte shpendi mbi shpinėn e tij, ndėrsa nė sexhde dukej si i vdekur. Ne ēuditemi prej kėtij lloj namazi, sepse diēka tė tillė sot nuk po shohim. Ejani, ejani t'i vizitojmė pak njerėzit e devotshėm! Ebu Bekėr ibėn Ajashi thotė : "E kam parė njė here Habab ibėn Ebi Thabitin duke qenė nė sexhde. Sikur mos ta kisha ditur se falet, do tė thoja se ėshtė i vdekur (sepse ka qėndruar shumė nė sexhde). Ibnu Vehbi ka thėnė : "E kam parė Sufjan eth-Thevriun njėherė nė xhami pas akshamit. U fal, pastaj ra nė sexhde dhe nuk u ngrit derisa thirri ezani e Jacisė.
Atyre nuk u ka interesuar tjetėr nė namaz pėrveē All-llahu, ashtu qė mes tyre dhe All-llahut nuk ka pasur kurrfarė pengese. I tėrė mendimi i tyre ka qenė nė namaz dhe si tė koncentrohen sa mė tepėr. Ebu Abdull-llah en-Nebaxhi njėherė ishte duke u falur, kur papritmas njė grup njerėzish e thirrnin atė, e ai nuk e ndali namazin. Pasi e kreu namazin, ata i thanė: Ti je i keq. (Ai) tha: Pse? (Ata) thanė: Kur tė thėrritėm pse nuk e ndale namazin?! (Ai) tha: Unė nuk mendoj se njė njeri duke u falur mund tė dėgjojė diēka tjetėr pėrveē asaj qė lexon ai vetė.
Njė natė imam Buhariu rahimehull-llah ishte duke u falur, e njė grerėz e kafshoi 17 herė. Kur e kreu namazin tha: "Shikoni, mė paska kafshuar diēka" Ibnu Hajjani ka thėnė: "Nuk e kam parė asnjėherė Muslim ibėn Jesarin nė namaz tė kthyer nė anė tjetėr pos Kibles. Njėherė u rrėzua njė pjesė e xhamisė, e njerėzit u frikuan se do tė mbytet, por ai mbeti nė xhami duke u falur pa u kthyer aspak dhe nuk e goditi asgjė". Hafs ibėn Ejjubi njėherė u pyet: "Pse nuk e largon mizėn kur tė pengon gjatė namazit? (Ai) tha: Nuk dua t'ia prish bukurinė namazit. (Njerėzit) i thanė: Po si duron atėherė? (Ai) tha: Kam dėgjuar se njerėzit e kėqinj kur dėnohen me rrahje, bėjnė durim, e pastaj lavdėrohen dhe thonė se ata janė trima, ndėrsa unė jam nė namaz para All-llahut subhanehu ve teala. Andaj a mė ka hije tė lėvizė pėr njė mizė?!!
Vazhdon
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:56.
|
|