Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-03-07, 01:55   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lidhja e radhėve nė namaz
Revista el-Huda



Ibn Umer [radiallahu anhu] transmeton se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Rregulloni radhėt e juaja [drejt], se vėrtet engjėjt falen nė radhė. Radhitni krahėt e juaj, mbyllni zbrazėtirat, mbėshtetni duart pėr vėllanė e juaj dhe mos lini zbrazėti pėr shejtanin. Kushdo qė e lidh njė radhė [saf], Allahu e mban atė; kushdo qė e ndėrpret njė radhė, Allahu e nderpret atė." [Ahmed, Ebu Daud, en-Nesa'i dhe tė tjerėt. Shiko Sahi ul-Xhami nr.1187]


Kushdo qė ėshtė falur me grupe tė ndryshme njerėzish mbas gjase ka pėrjetuar situatėn nė vijim: Kur radhiteni pėr namaz, personi afėr jush s'lejon qė shputat e juaja t'i prekin tė tyret; nėse orvateni t'u afroheni atyre, ata largohen, nėse ngulmoni nė kėtė ka mundėsi qė tė shpėrthejė belaja.



Dėshmia pėr tė qėndruar katėr gishtėrinj larg?


Shumica e njerėzve, tė cilėt qėndrojnė larg fqiut tė tij gjatė namazit me xhemat, e bėjnė kėtė vetėm nga shprehija. Nuk do tė ishte me vend qė tė pohohet se kjo ėshtė e bazuar nė ndonjė medhheb tė caktuar, ngase kjo s'do tė gjindej nė mėsimet e librave burimore tė medhhebit. Pėr shembull, nė librin e famshėm tė fikhut Hanefi "Hashije" nga Ibn Abidejn, pėrmendja e vetme e mosprekjes sė shputave tė fqiut gjatė namazit, ėshtė nė rastin e burrit kur falet me bashkėshorten e tij! Ngjashėm, kjo s'ėshtė pėrmendur nė "el-Um" tė esh-Shafi'i. Mirėpo, opinioni se ėshtė e lejueshme qė tė qėndrohet katėr gishtėrinj larg nga personi i afėrt, ėshtė pėrmbledhur nė disa libra krahasues tė fikhut.1 Ky opinion, qė ne shpresojmė ta paraqesim, ėshtė supozim i pabazė, dhe zbatimi i mėtejshėm i kėsaj shkel tekste tė shumta tė pėrgjithshme e tė veēanta, tė cilat mėsojnė se si tė qėndrohet nė radhė pėr namazin e pėrbashkėt. Veē kėsaj, mėnyra nė tė cilėn faleshin shoqėruesit [sahabėt] nė praninė e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] ėshtė dėshmi pėr t'u ndjekur nga muslimanėt, posaēėrisht kur ai [salallahu alejhi ue selam] tha, "… se vėrtet unė mund t'ju shoh prapa shpinės sime…" [el-Buhari] Dhe ai e tha kėtė pasi urdhėroi shoqėruesit t'i ndreqin radhėt e tyre. Po tė mos e zbatonin urdhėrin e tij si duhet, apo po ta tepronin nė kėtė, atėherė ai, duke pasur mundėsi qė ta shohė kėtė, me siguri do t'i ndreqte edhe mė tej. Dhe kjo ėshtė dėshmi kundėr atyre qė pohojnė se interesi nė kėtė ēėshtje paraqet teprim.


Pėr mė shumė, ky opinion kėrkon nga personi qė falet tė bėjė njė akt shtesė, dmth tė largohet, ndėrsa po tė mos lėvizte kur personi afėr tij e vendos shputėn e tij afėr tė tijės, ai do tė vepronte mė pak, dhe veprimi mė i pakėt ėshtė rregulli nė namaz po nuk u dėshmua ndryshe! Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė nė dritėn e tekstit, siē do tė dėshmojmė nėse lejon Allahu.



Urdhėri pėr tė drejtuar radhėt dhe mbyllur zbrazėtirat, dhe se kjo ėshtė uaxhib [detyrim]


Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Bėjeni tė mirė qėndrimin tuaj nė namaz." [Ahmed dhe Ibn Hiban. Saktėsuar nga el-Albani nė Sahi ul-Xhami nr.195] Dhe:"Vendosni radhėt [drejt], dhe bashkohuni…" [el-Buhari, Muslim, dhe tė tjerėt].


Imam el-Begaui komentoi fjalėn 'terasuw' [kėtu ėshtė pėrkthyer si bashkim] duke thėnė, "Thėnia e tij 'terasuw' do tė thotė tė ngjiturit bashkė derisa tė mos ketė zbrazėti nė mes. Siē ka thėnė Allahu:"Vėrtet, Allahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij nė radhė sikur tė ishin njė mur i ngurtė [mersusen]." [es-Saf:4] Do tė thotė se ata bashkohen me njėri-tjetrin. Nė kėtė ka dėshmi se imami duhet tė kthehet nga njerėzit pėr t'i urdhėruar ata qė t'i drejtojnė radhėt e tyre."2


Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] po ashtu ka thėnė:"Drejtoni radhėt, se vėrtet drejtimi i radhėve ėshtė pjesė e plotėsimit tė namazit." [el-Buhari dhe Muslim], pėr tė cilėn imam esh-Sheukani konstatoi, "Nga kjo kuptohet qė drejtimi i radhėve ėshtė uaxhib." [Nejl ul-Autar]


Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] urdhėroi:"Mbyllni zbrazėtirat… [Ahmed, Ebu Daud, en-Nesa'i dhe tė tjerėt. Shiko Sahi ul-Xhami nr.1187]



Urdhėrimi i veprės me anė tė foljes, e cila shoqėrohet me 'Lamin' e urdhėrimit


Midis shenjave tė mirėnjohura tė njė detyrimi apo uaxhibi, nė usul ul-fikh, ėshtė kur folja urdhėruese tė jetė paraprirė nga shkronja Arabe lam. Ky lloj lami ėshtė i njohur si lam el-amr, apo lam urdhėrues. Kurdo qoftė qė kjo tė pėrdoret, atėherė nė kuptojmė se adresimi paraqet njė detyrim, pėrveē nėse kjo shoqėrohet me njė akt apo thėnie, e cila tregon se kjo ėshtė vetėm rekomandim. Nė tekstin vijues, lami i tillė i paraprin foljes, duke na lėnė tė kuptojmė se thėnia ėshtė njė detyrim:"Vendosni radhėt [drejt], [nė njė transmetim kėtė e vijon:Pasha Allahun, ose do t'i vendosni radhėt [drejt], ose Allahu do tė hedhė pėrēarje nė zemrat e juaja." [Ebu Daud, Ibn Hiban. Sahi, shiko Sahih et-Tergib uet-Terhib nr.512 dhe shtesa gjindet nė Ebu Daud, shiko Sahi ul-Xhami nr.1191]


Dhe:"Ose drejtoni radhėt, ose Allahu do tė bėjė qė pėrēarja tė shfaqet nė fytyrat e juaja." [el-Buhari, Muslim dhe tė tjerėt]


Imam en-Neueui shpjegon siē vijon:"Do tė thotė se hidhėrimi, armiqėsia dhe mospajtimi do tė shfaqen nė zemrat. Sikur thuhet, 'Fytyra e filanit ndryshojė ndaj meje.' Kjo do tė thotė, 'fytyra e tij tregon mospėlqim ndaj meje.' Pra, dallimi i tyre nė radhėt ėshtė njė lloj i dukshėm i pėrēarjes, dhe dallimet e dukshme sė jashtmi janė shkak pėr pėrēarjen e brendshme."3



Vazhdon


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-03-07, 01:56   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrmednja e 'la' sė ndalimit


La-ja e ndalimit quhet kėshtu nga qė do tė thotė, "Mos e bėj kėtė e kėtė." Nė tė gjitha rastet e tilla tė ndalimit [nehi], kjo nėnkupton qė akti ėshtė haram, pėrveē nėse ėshtė i shoqėruar nga njė akt apo thėnie qė tregon se kjo ėshtė vetėm e papėlqyeshme.


Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:


• Mos lini zbrazėtira pėr shejtanin [Ahmed, Ebu Daud, en-Nesa'i dhe tė tjerėt. Shiko Sahi ul-Xhami nr.1189]

• Mos u dalloni, se zemrat e juaja do tė pėrēahen. [Muslim, Ahmed, en-Nesa'i dhe tė tjerėt.]

• Mos i bėni gjoksat tė ēregullt, se zemrat e juaja do tė pėrēahen. [Ibn Khuzejme. Shiko Sahih et-Tergib uet-Terhib nr.513]

• Mos i lini radhėt e juaja tė ērregullta, se zemrat e juaja do tė pėrēahen. [Ebu Daud, en-Nesa'i dhe tė tjerėt. Shiko et-Tergib uet-Terhib nr.513]



PARALAJMĖRIM


Paralajmėrime kundėr zbrazėtirave


Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Ruajuni nga zbrazėtirat." Do tė thotė nė namaz. [et-Taberani nė el-Kebir dhe tė tjerė, shiko es-Sahiha nr.1757]



Zbrazėtirat e ftojnė shejtanin


Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Drejtoni radhėt dhe radhitni krahėt, dhe bashkoni duart me vėllezėrit e juaj, dhe mbyllni zbrazėtirat, se vėrtet shejtani hyn mes jush nėpėrmjet tyre mu siē hyn qengji i vogėl." [Ahmed, et-Taberani dhe tė tjerėt dhe kjo ėshtė sahi.]4



Paralajmėrim i ashpėr pėr shkėputjen nga Allahu


"Kushdo qė lidh radhėn, ai mbahet nga Allahu; kushdo qė ndėrpret radhėn, Allahu e ndėrpret atė." [Shiko shėnimin pėr hadithin e parė.] Dhe njė paralajėmrim i tillė s'do tė bėhej pėr njė vepėr, e cila thjesht ėshtė e rekomanduar.



Sjellja e shoqėruesve [sahabėve]


Goditja nė shputat


Umer dhe Bilal [radiallahu anhu] - nga tė dytė ėshtė transmetuar tė kenė goditur shputat e njerėzve me qėllim pėr tė drejtuar radhėt.5 Dhe siē konstatoi Ibn Hazm, ata s'do ta goditnin dikė po qė se ai [salallahu alejhi ue selam] s'do ta mendonte nje detyrim.



Shpjegimi i "Drejtoni radhėt"


Enes [radiallahu anhu] transmetoi se nė el-Medine ai qe pyetur nėse po shihte ndonjė gjė tė ketė ndryshuar nga koha e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], me ē'rast u pėrgjigj:"S'po shoh ndonjė ndryshim, pėrveē qė nuk po i drejtoni radhėt si duhet." [el-Buhari]


Do tė na mjaftonte tė kuptojmė thėnien e tij 'tekimune es-sufuf' se thjesht kjo do tė thotė, radhėt e juaja janė zigzag dhe nuk po i drejtoni ato. Por, transmetimi nė vijim nga Enesi [radiallahu anhu] na e ndriēon kuptimin e vėrtetė tė drejtimit tė radhėve:"[Pas ngritjes pėr namaz, para tekbirit, i dėrguari i Allahu [salallahu alejhi ue selam] tha:] Drejtoni radhėt e juaja dhe bashkohuni, se vėrtet ju shoh prapa shpinės sime." [Dy transmetime tė ndara nga el-Buhari dhe Muslim.] Nė njė transmetim Enesi shtoi:"Pashė qė njėri nga ne do tė ngjitte krahun e tij pėr krahun e shokut tė tij, dhe thembėrėn me thembėrėn e tij, dhe po ta bėnte kėtė sot ndokush, ndonjėri nga ju do tė ikte sikur gomar i pashtrueshėm."6


En-Nu'man bin Beshir [radiallahu anhu] ka thėnė:"… kėshtu qė pashė njė njeri duke ngjitur krahun pėr krahun e shokut tė tij, dhe shputėn pėr shputėn e tij, si dhe nyjen e kėmbės pėr nyjen e kėmbės sė tij." [el-Buhari]



Argumenti se ngushtimi i radhėve pengon nga koncentrimi


Pas tėrė kėtij vlerėsimi, disa njerėz ngulmojnė qė qėndrimi afėr njeri-tjetrit gjatė namazit ua humbė mendjet atyre. Pėr shkak tė kėtij problemi, ata besojnė se ėshtė mė me vend qė namazi i tyre tė pranohet nėse qėndrojnė mė larg personit afėr tyre. Sidoqoftė, ky ėshtė njė arsyetim i varfėr, nga qė paaftėsia e ndokujt pėr t'u koncentruar gjatė namazit s'ėshtė arsye pėr tė qė ta nxisė shejtanin tė hyjė nė radhėt. Dhe qartė urdhėrimi e po ashtu edhe mirėsia ėshtė me njerėzit qė falen afėr e jo veēas, siē ka thėnė pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]:"Mė i miri nga ju ėshtė ai qė ka krahėrorin mė tė favorshėm nė namaz." [Ebu Daud dhe tė tjerėt. Ky ėshtė hasen sipas el-Albanit, Sahih ul-Xhami nr.3264]



Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me kėtė


Kur dy veta janė duke u falur…


Ibn Haxher transmeton nėpėrmjet Ibn Xhurejxh, i cili tha:"I thashė Attasė, 'Njeriu qė falet me njė njeri tjetėr, ku duhet tė qėndrojė ai?' Ai tha, 'Nė anėn e djathtė tė tij.' Thashė, 'Ai duhet tė vijė paralelisht me tė derisa tė radhitet me tė, dhe asnjėri tė mos jetė mė mbrapa se tjetri?' Tha:'Po.' Thashė:'A pėlqen qė ai tė barazohet me tė derisa tė mos mbetet mė zbrazėtirė mes tyre?' Tha:'Po." [Fet'h ul-Bari – Kitab el-Ethan nr.57]



Ndalimi i faljes mes shtyllave apo kolonave


Ėshtė e detyrueshme pėr njerėzit qė tė radhiten ose pėrpara, ose pėrmbas pragut tė ēfarėdo strukture arkitektonike nė xhami. Kjo ėshtė pėrftuar nga transmetimet ne vijim.


Mu'auije bin Kurreh transmeton se babai i tij ka thėnė:"Ne qemė ndaluar qė tė radhitemi mes 'es-seuari' [gardhe, mure, shtylla, etj] gjatė kohės sė tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam], ai na largoi nga kėto." [Ibn Maxheh, Ibn Khuzejme, Ibn Hiban dhe tė tjerėt.]7


Dhe, Abdul-Hamid bin Mahmud ka thėnė:"U fala me Enes bin Malik njė tė Premte. U falėm nė anėn e kundėrt tė seuari, dhe u zhvendosėm pėrpara apo sė prapthi, ngase Enesi tha qė ndaloheshim nga kjo gjatė kohės sė tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam]." [Ebu Daud, en-Nesa'i, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt me zinxhir tė vėrtetė transmetuesish.]


Ėshtė transmetuar nga Ibn Mes'ud [radiallahu anhu] tė ketė thėnė:"Mos u radhitni mes seuari."8


el-Bejheki komentoi:"Kjo ngase shtyllat [i parandalonin tė lidhnin] radhėn." Imam Malik ka thėnė:"Nuk ka dėm nė radhėt mes shtyllave nėse nuk ka vend nė xhami." Dhe, Ibn Kudame ka thėnė:"S'ėshtė e papėlqyeshme pėr imamin tė qėndrojė mes seuari, por vetėm pėr ndjekėsit, nga qė ajo i ndėrpret radhėt e tyre…"9


Ebu Hanife ka thėnė:"Ėshtė e papėlqyeshme tė qėndrohet mes dy shtyllave, apo nė kėnde, apo mes enklavave…"10



Tė falurit i vetėm pėrmbas radhės


Janė disa transmetime qė ndalojnė faljen e personit pėrmbas radhės. Kjo qė vijon ėshtė njė shembull. Ali bin Shejban ka thėnė:"U falėm pas tij – dmth pejgamberit - dhe pejgamberi i Allahut [salallahu alejhi ue selam] e pėrfundoi namazin. Ai e pa njė njeri duke u falur i vetėm pėrmbas radhės. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] priti derisa ai e pėrfundoi namazin e pastaj i tha: Kthehu dhe falu, ngase s'ka namaz pėr atė qė falet i vetėm pėrmbas radhės." [Ibn Khuzejme 1569. Shiko Irua ul-Galil nr.541]



Tėrheqja e ndokujt sė prapthi nga radha


Nuk ka ndonjė dėshmi tė vėrtetė pėr tėrheqjen e personit nga radha pėrpara pėr tė formuar njė radhė tė re kur namazi tashmė ka filluar dhe jeni tė vonuar. Madje, teksti qė e mbėshtet kėtė ėshtė shumė i dobėt apo i shpikur.11



Ēfarė duhet tė veprohet nė kėtė rast?


Meqenėse ėshtė vėrtetuar se transmetimet mbi urdhėrimin pėr tė tėrhequr dikė sė prapthi s'janė tė vėrteta, atėherė s'ėshtė e lejueshme qė kjo tė veprohet, madje ėshtė e detyrueshme tė mbyllen zbrazėtirat nė radhėt, e nėse jo, atėherė ai duhet tė falet i vetėm dhe namazi i tij do tė jetė korrekt, ngase ai ka bėrė gjithė atė qė mund tė bėnte dhe ka ndjekur atė qė ėshtė ligjėruar, dhe Allahu ka thėnė [domethėnia]:"Allahu nuk e ngarkon asnjė shpirt pėrtej mundėsive tė tij." [el-Bekare:286]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 01:57   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rregullat e adbesit
nga shejh Allame Salih Ibn Feuzan Ibn Abdillah Ibn Feuzan
Burimi: el-Mulekhes el-Fikhi, vėllimi 1, f.31-35




Dije, o musliman, se abdesi ka kushte, detyrime dhe akte tė rekomanduara. Kushtet dhe shtyllat duhet tė pėrmbushen nėse njeriu ėshtė i aftė pėr kėtė, qė abdesi tė jetė korrekt. Pėrsa u pėrket akteve tė rekomanduara, ato e pėrsosin abdesin dhe nė to ka shpėrblim shtesė, e nėse kėto lihen, atėherė rregullsia e abdesit s'do tė ndikohej nga kjo.


Kushtet janė Islami, intelekti, vitet e pjekurisė dhe qėllimi [nijeti]. Pra, abdesi i mosbesimtarit dhe i tė ēmendurit s'ėshtė i vlefshėm, as i tė riut qė s'mund tė gjykojė si duhet, as i atij qė s'ka pėr qėllim tė marrė abdes por vetėm dėshiron tė freskohet apo tė lajė ndonjė pjesė tė trupit pėr tė larguar papastėrtinė.


Kusht i abdesit ėshtė qė uji tė jetė i pastėr dhe pastrues, sepse nėse ėshtė i papastėr, kjo s'do tė ishte pranueshme. Nga kushtet e abdesit ėshtė se uji duhet tė jetė i lejueshėm. Nėse uji pėrfitohet nė mėnyrė tė paligjshme apo merret nė mėnyrė joislamike, atėherė abdesi s'ėshtė korrekt.


Nga kushtet e abdesit ėshtė qė ai [abdesi] tė paraprihet nga pastrimi i organeve gjenitale duke pėrdorė ose ujė, ose gurė.


Po ashtu kusht ėshtė edhe largimi i gjėrave qė do ta pengonin ujin ta prek lėkurėn. Pra, ėshtė detyrim pėr atė qė merr abdes qė ta heqė atė qė e mbulon pjesėn trupore tė abdesit, qoftė baltė, brumė, qiri, pisllėk i mbledhur apo bojė e trashė; qė uji tė rrjedhė drejpėrdrejt nė lėkurėn e pjesės sė trupit pa pengesė.


Pėrsa u pėrket detyrimeve [uaxhib] tė abdesit, ato janė gjashtė:


1. Larja e tėrė fytyrės, dhe larja e gojės dhe e hundės ėshtė pjesė e kėsaj. Pra, ai qė lan fytyrėn e tij dhe e lė larjen e gojės dhe hundės apo njėrėn nga kėto, atėherė abdesi i tij s'do tė ishte korrekt, sepse fytyra dhe hunda janė pjesė tė fytyrės.


Allahu ka thėnė:"Lani fytyrat e juaja." [el-Maide: 7]


Ai urdhėron qė e tėrė fytyra tė lahet, kėshtu qė kushdo qė lė diēka nga kjo, ai nuk i bindet urdhėrit tė Allahut. Po ashtu pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e lante gojėn dhe hundėn e tij.



2. Larja e dy duarve pėrfshirė edhe bėrrylat, pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit:"Dhe duart e juaja deri nė bėrryla." [el-Maide: 7]


Domethėnė: pėrfshirė bėrrylat. Dhe pėr shkak se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i lante me ujė bėrrylat e tij, ndėrsa nė njė tjetėr hadith "Ai i lante duart e tij deri nė krah," qė tregon se bėrrylat pėrfshihen nė larje.



3. Fshirja e tėrė kokės, kurse veshėt janė pjesė e kokės nga thėnia mė tė Lartit:"Fshini kokat e juaja." [el-Maide: 7]


dhe thėnia e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:"Veshėt janė pjesė e kokės."1 Pra, larja e vetėm njė pjese tė kokės s'ėshtė e pranueshme.

1. Transmetuar nga Ibn Maxhe, ed-Darakutni dhe tė tjerė pos tyre.

4. Larja e dy shputave sė bashku me nyjen [e kėmbės]. Pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit:"Dhe shputat e juaja deri nė nyje." [el-Maide: 7]

Kjo vėrtetohet nga hadithet qė pėrshkruajnė abdesin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe vėrtet nė to qėndron se nyjet pėrfshihen nė larje.



5. Marrja e abdesit sipas renditjes [siē pėrmendet nė ajetin], qė sė pari tė lahet fytyra, pastaj dy duart, pastaj tė fshihet koka, pastaj tė lahen shputat pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit:"O ju qė besoni! Kur tė pėrgatiteni pėr namaz lani fytyrat e juaja, duart e juaja deri nė bėrryla, fshijeni kokėn, dhe lani shputat e juaja deri nė nyje." [el-Maide: 7]


Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] merrte abdes sipas kėsaj renditjeje. Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Allahu s'do ta pranojė abdesin pėrveē nė kėtė mėnyrė."2

2. Transmetuar nga Ebu Daud dhe tė tjerėt veē tij.
6. el-Muwalat, dhe domethėnia e kėsaj ėshtė se secila pjesė e trupit qė ėshtė pėrmendur tė lahet nė seri nė mėnyrėn qė s'do tė kishte zbrazėti mes larjes sė njėrės pjesė dhe pjesės tjetėr qė ėshtė larė pėrpara, por qė larja e tyre tė jetė e njėpasnjėshme, duke e larė njėrėn pas tjetrės, nėse pėr kėtė ka mundėsi.


Kėto janė detyrimet e abdesit, tė cilave duhet pėrmbajtur ndėrsa merret abdesi nė pajtim me atė qė Allahu pėrmend nė Librin e Tij. Dijetarėt ndahen nė mendime pėrsa i pėrket rregulles sė tė thėnit 'bismilah' nė fillim nė abdesit, se a ėshtė kjo detyrim [uaxhib] apo Sunet, por tė gjithė mbajnė qėndrimin se kjo ėshtė ligjėruar, kėshtu s'ėshtė e pėrshtatshme qė kjo tė lihet.


Pėrsa i pėrket ndonjė gjėje, e cila ėshtė plotėsuese e asaj qė u pėrmend nė pėrshkrimin e abdesit tė pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], atėherė kjo ėshtė e rekomanduar [mustehab]; ai qė e bėn kėtė do tė ketė shpėrblim shtesė, ndėrsa ai qė e lė atė asgjė se parandalon nga kjo.


Pėr kėtė shkak disa nga Fukahatė [Juristėt] e quajnė kėtė veprim suneni i abdesit, duke menduar nė aktet e rekomanduara. Sunenet e abdesit janė:


1. Siuak – momenti pėr tė ėshtė kur tė lahet goja, qė goja tė pastrohet me kėtė dhe t'i mundėsohet individit gjendja e duhur e adhurimit pėr tė lexuar Kur'an dhe pėr t'iu lutur Allahut, mė tė lartit dhe tė fuqishmit.


2. Tė lahen duart tre herė para larjes sė fytyrės nė fillim tė abdesit, pėr shkak tė hadithit qė pėrmend kėtė, nga qė duart janė mjeti qė mbart ujin nėpėr tjerat pjesė tė trupit, kėshtu qė larja e tyre ėshtė njė masė parandaluese pėr abdesin.


3. Tė fillohet me larjen e gojės dhe hundės para larjes sė fytyrės, pėr shkak se me to ėshtė filluar nė hadith. Dhe, nė kėtė duhet bėrė pėrpjekje nėse nuk jemi agjėrueshėm, dhe domethėnia e pėrpjekjes nė larjen e gojės ėshtė lėvizja e ujit nėpėr tėrė gojėn, ndėrsa nė larjen e hundės mendohet nė futjen e ujit deri nė pjesėn e epėrme tė saj [hundės].


4. Ndėr aktet e rekomanduara tė abdesit ėshtė hollimi me ujė i mjekrrės sė dendur, nė mėnyrėn qė do ta mbėrrinte pjesėn e brendshme, dhe larja e gishtėrinjėve tė dorės, si dhe gishtave tė shputave.


5. et-Tejemum – qė tė fillohet me dorėn dhe shputėn e djathtė para tė majtės.


6. Pėrsėritja e larjes deri nė tre herė, kur tė lahet fytyra, duart dhe shputat.



Kėto janė kushtet, shtyllat dhe aktet e rekomanduara tė abdesit. Ėshtė me rėndėsi qė t'i mėsoni kėto dhe tė pėrpiqeni t'i zbatoni nė ēdo abdes, qė abdesi i juaj tė jetė i plotė dhe nė pajtim me pėrshkrimin e ligjėruar, dhe qė ju tė arrini shpėrblimin.


Lusim Allahun qė ta na e shtojė diturinė e dobishme dhe veprat e mira, neve dhe juve.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 17:05   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NAMAZI I PAKUJDESSHĖM

E kujton gjyshėn dhe vėrejtjet e saja qė namazin e tij ta kryen me kohė: »Djali im, nuk duhet lėnė namzin deri nė momentin e fundit!« Gjyshja e tij ishte shtatėdhjet vjeēare, por, sa herė qė e dėgjonte ezanin, menjėherė ngrihej dhe i pėrgjigjej thirrjes sė myezinit.
Ai, pėrkundrazi, kurrė nuk mundi ta mposhtė egon e tij, tė ngritet menjėherė e tė falet. Ēfarėdo pune tė bėnte, namazi ishte nė rend tė fundit dhe ēdo herė e kryente me shpejtėsi tė madhe qė tė arrijė me kohė. Duke menduar pėr kėtė, u ngrit dhe e kuptoi se i kishin mbetur vetėm pesėmbėdhjetė minuta deri nė ezanin e jacisė. Shpejtė morri abdest dhe filloi tė falė namazin e akshamit.
Derisa bėnte tesbih, sėrish e kujtoi gjyshėn e tij dhe filloi t’i vie turp nga lutjet e veta. Ajo u falte me aq pėrulėsi dhe qetėsi. Filloi me duanė e tij, pastaj e lėshoi kokėn nė sexhde dhe pėr njė kohė qėndroi nė atė pozitė. Kishte qenė tėrė ditėn nė shkollė dhe ishte shumė i lodhur…
Papritmas, e zgjoi njė zė i ēuditshėm, zhurmė dhe bėrtimė. Filluan ta kaplojnė djersėt e ftohta. Shikoi rreth vetes, nė secilėn anė qė shikonte – shihte shumė njerėz. Turmė e madhe. Disa qėndronin tė ngrirė, duke shikuar rreth vetit, disa vraponin herė djathtas e herė majtas, krejtėsisht tė humbur, pėrderisa disa prej tyre ishin gjunjėzuar me duar tė mbledhura, vetėm duke pritur… E kaploi njė frikė e madhe dhe panikė kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e Gjykimit!!!
Derisa ishte gjallė kishte ndėgjuar pėr dhėnjen e llogarisė nė Ditėn e Gjykimit, por kjo i dukej shumė largė! A thua kjo mund tė jetė fryt i imagjinatės sė tij, diēka ēka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja dhe frika ishin aq tė mėdha – ėshtė e pamundshme qė kjo tė jetė e pavėrtetė. Hulumtimet ende vazhdonin. I dėshpruar filloi tė vrapojė herė tek njeri e herė tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur emrin e tij. Askush nuk kishte mundėsi t’i pėrgjigjet.
Papritmas, ndėgjoi njė zė duke thirrur emrin e tij, turma e njerėzve filloi tė ndahej duke i bėrė rrugė pėr tė kaluar. Dy veta e kapėn pėr dore dhe e tėrhiqnin pėrpara. Kaloi nė mes tė turmės duke mos shikuar fare. Melekėt e sollėn deri nė qendėr dhe aty e lanė. Derisa koka e tij ishte e pėrulur, e gjithė jeta e tij i kalonte para syve, si tė jetė ndonjė film.
E shikontė babain e tij duke vrapuar nga ligjerata nė ligjeratė, duke hargjaur shėndetin e tij nė rrugėn e islamit. E shikonte nėnėn e tij duke ftuar mysafir nė shtėpinė e tyre, duke shtruar sofrėn e mbushur me tė gjitha tė mirat. Filloi tė mbrohet: »Edhe unė gjithnjė isha nė atė rrugė. I kam ndihmuar tė tjerėt, e kam pėrhapur fjalėn e Zotit, namazin e kam kryer, kam agjėruar Ramazanin. Tė gjitha obligimet e All-llaht i kam kryer, ndėrsa ato qė i ka ndaluar, nuk i kam bėrė« Filloi tė ēajė dhe tė mendojė pėr atė sa e ka dashur All-llahun. E dinte se tė gjitha qė i bėri nė jetė nuk ishin aq sa e meriton All-llahu. E dinte se All-llahu ėshtė Mbrojtėsi i vetėm i tij…
Djersitej dhe dridhej sa asnjėherė nė jetėn e tij. Sytė e tij ishin tė ngulitur nė peshojėn e veprave, duke pritur vendimin. Mė nė fund, vendimi ėshtė marrė. Dy melekė, duke mbajtur fletėt nė duart e tyre, u kthyen nė drejtim tė turmės. Kėmbėt i kishte para kolapsit. I mbylli sytė posa filluan tė lexojnė emrat e atyre tė cilėt shkojnė pėr nė Xhehennem. Emri i tij ishte i pari. U gjunjėzua dhe filloi tė bėrtasė me zė tė lartė »Si mund tė jamė unė pėr nė Xhehennem? Tėrė jetėn time i kam shėrbyer tė tjerėt, e kam pėrhapur fjalėn e All-llahut nė mesin e njerėzve tė tjerė…«
I humbi shikimi, filloi tė dridhej nė tėrė trupin. Ata dy melekė e kapėn pėr duar. Pėrderisa kėmbėt i zvarriteshin, ata e tėrhiqnin nėpėr turmė nė drejtim tė humnerės sė Xhehennemit. Bėrtiste, dhe i dėshpruar mendonte se a ka ndokush prej njerėzve qė mund t’i ndihmojė… I thėrriste tė gjitha veprat e mira tė cilat i kishte bėrė: ndihmėn tė cilėn ia kishte bėrė babait tė tij, agjėrimin e tij, namazet e tij, Kur’anin tė cilin e kishte lexuar, pyeste se amund t’i ndihmojė ndonjėra vepėr tė cilėn e kishte kryer!? Por, melekėt edhe mė tej e tėrhiqnin nė drejtim tė Xhehennemit.
Iu afruan zjarrit. Shikimi i tij i fundit pas vete… A nuk kishte thėnė Resulullahi s.a.v.s., i pastėr ėshtė ai person i cili pastrohet nė lumė pesė herė nė ditė, ashtu edhe namazi i kryer pesė herė nė ditė pastron nga gjynahet?! Filloi tė bėrtasė: »Namazi im? Namazi im? «
Melekėt nuk u ndalėn dhe arritėn buzė grėminės sė Xhehennemit. Filloi ta ndien nxehtėsinė e zjarrit nė fytyrėn e tij. Shpresat e fundit ishin humbur, ėshtė dėnuar nė zjarr tė pėrhershėm…Njėri nga melekėt e shtyri nė zjarr dhe ai filloi tė bie, duke shikuar fundin i cili afrohej sa mė shumė … Papritmas, njė dorė e fortė e kapi dhe e tėrhoqi prapa. E fshiu pluhurin nga fytyra dhe para veti pa njė plak me mjekėrr tė gjatė dhe tė bardhė. E pyeti: » Kush je ti?« Plaku u pėrgjigj: »Unė jam namazi yt«
»Po ku ishe deri tani? Mė shpėtove nė momentin e fundit! edhe pak dhe do tė pėrfondoja nė fund tė Xhehennemit!«
Plaku buzėqeshi dhe tha: » Po, edhe ti mua mė ke kryer gjithmonė nė momentin e fundit, a ke harruar?!«
Nė atė moment i hapi sytė dhe e ngriti kokėn nga sexhdeja. Ishte tėrėsisht i djersitur. Ndėgjonte zėrat tė cilat vinin nga jashtė dhe ndėgjoi ezanin e jacisė. Menjėhėrė u ngrit dhe shkoi tė marrė abdest.
“Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, Tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm”. (El Ma’un, 4,5)

E pėrkthyer nga boshjnakishtja

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-07, 13:45   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Falja e namazit tė sabahut mbronė nga sėmundjet e zemrės
Studimi mė u fundit mjeksor - Oman, 7 Mars 2007


Agjėnsia e lajmėve Islame shpallė studimet mė tė fundit mjeksore pėr shėrimin e sėmundjeve tė zemrės dhe arteriosklerozės. Ėshtė zbuluar se falja ditore e namazit tė sabahut nė kohėn e vet ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'u shėruar nga sėmundjet e zemrės dhe arterioskleroza.

Sėmundjet mė tė shpeshta tė zemrės janė ē'rregullimet e rrahjeve, qė ndodhin nga lėndėt mpikėse tė zemrės dhe arterioskleroza, shkak i sė cilės ėshtė pushimi i gjatė i trurit.

Njė grup mjekėsh nga Jordania kanė vėrtetuar se ē'rregullimet e rrahjeve tė zemrės ėshtė sėmundja mė e rrezikshme, e cila i kanosėt zemrės. Gjithashtu dhe arterioskleroza dhe tromboza (dobėsia dhe bllokimi i gjarkullimit tė gjakut), qė shkak kryesor i kėtyre sėmundjeve ėshtė gjumi i gjatė, qoftė ai ditėn apo natėn.

Studimet mjeksore kanė konstatuar se njeriu kur bėn gjumė tė gjatė pakėsohen tepėr tė rrehurat e zemrės, nuk i kalon 50 tė rrehura nė njė minutė. E kur pakėsohen tė rrehurat e zemrės gjaku kalon nepėr kanalet e veta shumė ngadal dhe kjo dukuri sjellė rėnien e kriprave dhe yndyrės. Shkak i kėsaj njeriu kanoset me arteriosklerozė apo trombozė (dobėsimin e arterive apo bllokimin e tyre) e kjo shkakton nė zemėr ē'rregullimin dhe dobėsimin e rrahjeve gjithashtu shkakton dobėsimin e arterieve, tė cilat do tė transferojnė gjakun nga zemra e nė tru e qė nga kjo shkaktohet apopleksia (pushimi i trurit), e cila e vėn jetėn nė rrezik.

Ky studim mjeksor bėn tė ditur se ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrpritet gjumi i gjatė, gjegjėsisht tė mos kalojė mė tepėr se katėr orė. Pas kėsaj periudhe tė gjumit, pėr ta vėnė zemrėn nė sistemin e duhur, duhet qė tė bėhėn levizje trupore sė paku 15 min. E kėto levizje duhet tė jenė ditore dhe tė bėhėn nė oret e para tė mėngjesit.

Me fjalė tė tjera, falja e namazit tė sabahut nė kohėn e vet dhe duke shkruar nė xhami ėshtė ushtrimi i duhur pas gjumit pėr tė shėruar sėmundjet e zemrės.

Nė kėtė studim gjithashtu pėrmendet se njė musliman, i cili e ndėrpret gjumin e tij dhe falė namazin e sabahut duke dalur nė xhami bėn riparimin dhe sistemimin e rrehjeve tė zemrės dhe ruan arteriet e saja. Sidomos tek ata qė bėjnė mė tepėr se tetė orė gjumė ditor.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-04-07, 16:27   #6
BaNu Ne JeT I sInQeRt
 
Avatari i BaNu Ne JeT I sInQeRt
 
Anėtarėsuar: 08-04-07
Vendndodhja: Ne BoTeN eKrYJeSiT TaN
Postime: 3,400
BaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėmBaNu Ne JeT I sInQeRt i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Un po e baj shkurt....FALENI DHE LUTENI sa ma shum,...se veq kur ben NAMAZ e ndjen veten te knaqur dhe te lir....

Ju pershendes
BaNu Ne JeT I sInQeRt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-04-07, 21:46   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VllĖZĖR DHE MOTRA MENDOHUNI
MIR PER KĖTĖ…
Nese ALLAHU tė jepė ty 70 vite jetė ..

Ti do tė shpenzosh :
24 vite nė gjume

14vite nė punė


8vite nė argetim



6vite nė tavolionen e bukes




5vite nė veturė






4vite nė bisedė







3vite nė edukim







3vite nė lexim
3vite nė shikim tė TV-sė








Nese ti falesh 5 herė nė qdo ditė, ti do ti japish Allahut5 muaj nga jeta jote.
A mundemi ti ndajm 5 muaj nga 70 vite tė jetes tone pėr Allahun?
Ejani pra ti ndajmė se paku 5 muaj nga jeta jonė pėr Allahun
Allahu na mėshiroft tė gjithve
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-04-07, 21:04   #8
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Si te falet namazi?

Namazi ėshtė shtylla kryesore e fesė Islame. ثshtė ibadet (adhurim) i cili bėhet pėr Zotin me zemėr, me gojė dhe me trup, pesė herė nė ditė. Ky adhurim e mban njeriun nė kontakt tė vazhdueshėm me Krijuesin e tij dhe me tė Adhuruarin e tij, si dhe i ndihmon tė jetė gjithmonė nė pėrputhshmėri me fenė e All-llahut tė Lartėsuar dhe e largon nga tė kėqiat. All-llahu i Lartėsuar nė Kur'an thotė: “Ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun sinqerisht qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, ta japin zekatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.” (El-Bejjine: 5). Pastaj thotė: “Faleni namazin, ngase namazi largon nga punėt e irrituara dhe tė kėqia, e pėrmendja e All-llahut (qė namazi e pėrmban ėshtė) mė e madhe!” Kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė pėr rėndėsinė e namazit thotė: “اka mendoni nėse dikush nga ju e ka para shtėpisė njė lum dhe pastrohet nė tė pesė herė nė ditė, a mbetet nė trupin e tij ndonjė papastėrti?! Tė pranishmit thanė: “Jo, nuk mbetet”. Pastaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ashtu edhe me pesė namazet All-llahu i fshinė mėkatet (e vogla)”. Me fjalė tė shkurtėra dhe nė mėnyrė tė lehtė, nė vazhdim do ta tregojmė formėn se si falet namazi, duke u bazuar nė hadithet e vėrteta tė cilat pėr shkak tė shkurtimit tė lėndės nuk do t'i pėrmendim. I Dėrguari, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur!” Nė vijim le tė pėrcjellen kėto hapa:

1.Tė merret abdest, ngase kjo ėshtė kusht i namazit. Abdesti merret nė kėtė mėnyrė, thuhet:

bismil-lahirrahmanirrahim (me emrin e All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit tė Posaēėm);

-lahen duart tri herė; -shpėrlahet goja dhe hunda tri herė;

-lahet fytyra tri herė;

-lahen duart deri nė bėrryla tri herė duke filluar me dorėn e djathtė;

-preket koka me duar tė lagura (mes-h) dhe gjithashtu edhe veshėt;

-lahen kėmbėt deri nė nyje tri herė duke fillluar me kėmbėn e djathtė.

Nė rast tė mungesės sė ujit, gjymtyrėt lahen nga njė herė.

Abdestin e prishin kėto gjėra: kryerja e nevojės sė madhe, urinimi, dalja e gazrave, vjellja me qėllim, gjumi dhe humbja e vetėdijes.

2. Tė kthehet kah Kibleja (Qabeja nė Mekkė), qė ėshtė nė juglindje, duke pasur pėr qėllim me zemėr faljen e namazit pėrkatės, por nuk ka nevojė tė shqiptohet nijjeti me gojė, ngase njė gjė tė tillė nuk e ka bėrė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as as'habėt (shokėt) e tij [radijall-llahu anhuma]. Para vetes vendoset njė trup kah i cili falet, (quhet sutre) dhe nuk duhet lejuar asnjė njeri a kafshė tė kalojė ndėrmjet namazxhiut dhe sutres.

3. Tė thuhet ezani:

All-llahu ekber, All-llahu ekber

All-llahu ekber, All-llahu ekber

Eshhedu en la ilahe il-lallah Eshhedu en la ilahe il-lallah

Eshhedu enne muhammeden resulullah Eshhedu enne muhammeden resulullah

Hajjales-salah Hajjales-salah

Hajjalel-felah Hajjalel-felah

(As-salatu hajrun minen-neum As-salatu hajrun minen-neum) vetėm nė namazin e sabahut

All-llahu ekber All-llahu ekber

La ilahe il-lallah
All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, Dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut, Dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut, Eja nė namaz, Eja nė namaz, Eja nė shpėtim, Eja nė shpėtim, (Namazi ėshtė mė i dobishėm se gjumi, Namazi ėshtė mė i dobishėm se gjumi) All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, Nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut.
vazhdon...
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.