Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AXHA
Shum selam pej meje shum i neruemi maj madhi i kosovs.
E di qi shtir me ju ra nvesh ky selam i AXHS veq dashta me ju drejtue me kit selam e me jau kallxue qefin qi e ka AXHA nvjeten qi po na vjen.
Ishalla bani ma mier me shnet ooooooooooo maj madhi i kosovs,ishalla e keni familen mier me shnet,ishalla jau jep i lumi allah takatin e gajretin nkto dit tshtira per ta e ma shum per ne.
Thash ma shum per ne se jan afrue dit qi naj ke than e je tu punue qe 16 vjet e qefin e kemi me prit kit dit bashk,me pas gzim nkit dit bashk e mej prit edhe dit tjera me gzim e sevda bashk me ju ooooooooo maj madhi i kosovs.
Shum selam pej AXHE me famile tek njefsh e tek mos njefsh oooooooooooooooooooooooo maj madhi i kosovs.
|
Axhe i nerum, edhe une i bashkangjitem mesazhit tuaj per ma te madhin e Kosoves dhe krejte shypetaris, i deshiroj sherim te shpejete dhe nji vit te sukeseseshem per ma te madhin,Kosoven dhe popullin e ti shqipetare.
Ne shenj rrespeketi po e afishoj kete shkrim , me duket se zotenia ia ka qellu cdo fjale qe e ka thene.
--------------------------------------------------
Ibrahim Rugova figura me karizmatike ..
Ibrahim Rugova figura me karizmatike e shumicės se popullit Kosovare ne aspiratėn pėr pavarėsinė e Kosovės.
Nga z.Engjell Shehu
Ky burrė shteti qe gjithė jetėn e tij ja ka kushtuar ēėshtjes kombėtare shqipatere asaj kosovare, ka qene dhe ngelet figura me karizmatike e shumicės se popullit Kosovare ne gjithė historinė e ekzistencės se vet, mbasi Ibrahim Rugova me menēurinė dhe intelektin e tij prej njė burri shteti ka ditur te mbroje me vendosmėri dhe atdhedashuri te pashoq
dinjitetin dhe nderin e te qenurit Shqiptar ne Kosovėn tone te lavdishme.
Biri Cerrces i diplomuar ne fushen e letėrsisė ju pėrkushtua politikes me qėllimin e vetėm dhe kryesor qe te mbronte aspiratat e shenjta te popullit kosovar te shtypur e te persekutuar duke krijuar me 23 dhjetor te vitit 1989 partine e pare atė Lidhja Demokratike e Kosoves. Ideatori dhe udhėheqėsi i kėsaj partie gjate gjithė veprimtarisė se vet ka zhvilluar njė aktivitet te pastėr patriotik e liridashės nene hundėn e serbve pėrbindėsh dhe ka shfaqur hapur dhe pa frike platformen dhe dėshirėn e gjithė popullit te Kosovės duke kėrkuar pavarėsi te Kosoves ne kohen qe Serbia ishte ne kulmin e saj te shtypjes dhe urrejtjes kundėr Kosovarėve .
Ibrahim Rugova jo vetėm qe nuk ju tremb makinerisė shtypse e shfarose serbe por krijoj ne hundėn e tyre parlamentin dhe qeverinė Kosovare atėherė qe kulmi i zemėrimit te popullit kosovare kishte arritur ne piken me te larte te saj. Fillimi i masakrave ēnjerėzore qe Serbia filloje ta vere ne zbatim kundėr kosovarėve ne vitin 1998 e gjeti Ibrahim Rugovėn ne Prishtine dhe si burrė shteti qe ishte , trim e i papėrkulur dhe intelektual qėndroj ne shtėpinė e tij ku nga dita ne dite i kėrcėnohej jeta e tij dhe e familjes me zhdukje dhe ekzekutim nga ushtria e Millosheviēit. Por edhe pse ne rrezik pėr jetėn e tij dhe te familjes ky burrė shteti nuk pranoj te behej vegėl e Miloshevicit per te realizuar qėllimet e mbrapshta te Serbisė para opinionit ndėrkombėtare per te justifikuar gjenocidin kundėr kosovarve qe kishte filluar, por Ibrahim Rugova deklaroj se qėndresa e shqiptareve te Kosovės ėshtė e ligjshme dhe e drejta e tyre pėr pavarėsi.
Ibrahim Rugova ka treguar gjithmonė tolerancė ne politik si udhėheqės moderator qe njihet nga vet populli kosovare por edhe nga ndėrkombėtaret ai ėshtė simboli i bashkimit dhe i pavarėsisė pa te cilin nuk munde te identifikohet Kosova. Gjate viteve pas lufte Ibrahim Rugova si i zgjedhur ne postin me te larte te vendit atė te Presidentit ai ka mbajtur njė qėndrim te qarte dhe te prere ne lidhje me statusin final te Kosovės duke deklaruar kudo ne te gjitha kancelaritė e botes se e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e plote e Kosovės te cilėn kosovaret e kane merituar prej kohesh por qe ne mėnyrė te padrejte ajo i ėshtė mohuar. Lidhja demokratike e Kosovės nen udhėheqjen e drejtpėrdrejtė te liderit te saj Rugovės ka fituar katėr here zgjedhjet ne Kosove duke dale fituese nga vota e shumicės kosovare, gjė e cila tregon se vete lideri i kėsaj force ėshtė ne njė linje me dėshirat dhe aspiratat e popullit kosovare dhe si i tillė e ka merituar votėn plebishitare te tyre.
Sėmundja qe po kalon ky burrė shteti qe ne te njėjtėn kohe simbolizon menēurinė dhe tolerancėn ne Kosove, ėshtė dhimbje jo vetėm pėr atė dhe familjen e tij, por ėshtė ne te njėjtėn kohe dhimbje pėr gjithė kosovaret dhe mbare popullin shqiptare. Veprimtaria e tij politike ne interes te ēėshtjes madhore te Kosovės ėshtė sa produktive aq dhe definuese pėr pavarėsinė e Kosovės ku ėshtė momenti qe vete Kosova dhe kosovaret kane me shume nevoje pėr te se ēdo here tjetėr. Ibrahim Rugova ngelet njė nga udhėheqėsit me popullor dhe i dashur pėr popullin e vet ku menēuria, urtėsia dhe dashuria pėr popullin e vet ka qene gurė themeli ne te gjithė jetėn e tij te mbushur me vuajtje mundime dhe sakrifica por qe e bėjnė atė simbolin e lirisė se Kosovare.
MONITOR