Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Loja me simbole
Prishtinė, 13 mars- Ka qenė Presidenti historik i Kosovės, dr Ibrahim Rugova, ai i cili nė vitin 2004, kishte propozuar simbolet shtetėrore pėr Kosovėn, pėrkatėsisht flamurin dhe himnin shtetėror tė Kosovės.
Megjithatė, ėshtė dashur qė tė kalojnė edhe tri vite tė tjera qė tė vetėdijesohet klasa politike nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė kuptohet nevoja e domosdoshme e krijimit tė simboleve shtetėrore, si kusht i domosdoshėm pėr shtetin e Kosovės.
Shpallja e konkursit nga Kryesia e Kuvendit tė Kosovės pėr simbolet e reja tė shtetit tė Kosovės, ka hapur shumė dilema si tek elita politike e vendit, ashtu edhe te qytetarėt, jo pse Kosova duhet tė kėtė simbole, por pėr pamjen dhe pėrmbajtjen qė do tė kenė kėto simbole shtetėrore.
Pakoja e Ahtisaarit e pėrcakton kėtė ēėshtje si shumetnike, qė nė parim kėrkohet qė pėrmbajtja tė jetė e tillė ēka nė njė mėnyrė ose tjetėr pėr shumicėn shqiptare, nuk do tė jetė edhe shumė e preferuar, kur dihet se nė Kosovė janė mė shumė sė 90 pėr qind shqiptarė.
Tėrmkolli beson se propozimi i presidentit Rugova do tė behėt realitet
Ministrja e Shėrbimeve Publike, kryetarja e Forumit tė Gruas tė LDK-sė dhe anėtarja e kryesisė sė LDK-sė, Melihate Tėrmkolli, konsideron se propozimi i presidentit Rugova, tanimė ėshtė bėrė pjesė e jetės sė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, qė sipas Tėrmkollit, ky propozim ėshtė i pranueshėm nga shumica e qytetarėve tė Kosovės.
Megjithatė, FG i LDK-sė, nė qershorin e vitit tė kaluar, kishte dėrguar njė propozim nė Kuvendin e Kosovės qė propozimi i presidentit Rugova pėr flamur dhe himn shtetėror, tė procedohen nė Kuvend dhe tė zyrtarizohen si simbole tė shtetit tė Kosovės. Por, Tėrmkolli pohon se FG, deri me tani nuk ka marrė asnjė arsye se pėrse nuk ėshtė bėrė njė procedim i tillė.
Tash kemi dėgjuar se Kryesia e Parlamentit, ka marrė njė vendim qė tė shpallet konkursi pėr simbolet, por unė besoj se propozimi i presidentit Rugova do tė jetė propozimi i cili jo vetėm qė do tė konkurrojė, por edhe do tė fitojė nė kėtė konkurs, dhe unė besoj se do tė ketė njė zyrtarizim tė propozimit tė presidentit Rugova, thotė Tėrmkolli.
Dokumenti i Ahtisaarit parasheh qė simbolet e shtetit tė Kosovės, tė prezantojnė multietnicitetin nė Kosovė qė sipas Tėrmkollit, simbolet shtetėrore duhet tė jenė simbole shtetėrore, ku siē thekson ajo, tė gjitha komuniteteve nė anėn tjetėr duhet tju lejohet e drejta e pėrdorimit tė flamujve kombėtar.
Ajo shprehet e bindur se kjo ēėshtje, do tė rregullohet me krijimin e ligjit pėr pėrdorimet e simboleve shtetėrore dhe kombėtare.
Mirėpo, ministrja e Shėrbimeve Publike, znj.Tėrmkolli, nėnvizon se propozimi i presidentit Rugova ėshtė keqinterpretuar nė shumė qarqe.
Kujtoj qė kjo nganjėherė ėshtė interpretuar keq, si njė lloj ekskluziviteti qė gjoja po pėrpiqet ta bėjė LDK-ja, sa i pėrket flamurit . Unė jam pėrpjekur qė ta shpjegoj se ky nuk ėshtė flamuri i LDK-sė. LDK-ja ka njė flamur tė vetin. Ky ėshtė propozimi pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės, qė i ka propozuar institucioni mė i lartė i vendi, do tė thotė presidenti i vendit, i zgjedhur me votėn e lirė tė qytetarėve dhe kjo ka qenė njė arsye e mjaftueshme qė institucionet tona ta marrin seriozisht, ta shtrojnė seriozisht dhe nė mėnyrė shumė serioze ta procedojnė nė institucionet tona tė zgjedhura, thotė ajo.
Tėrmkolli, vlerėson se ēėshtja e simboleve nuk ėshtė ēėshtje e partive politike, edhe pse ajo nuk e pėrjashton mundėsinė qė partitė tė kenė propozime.
Nga shumė analistė ėshtė vlerėsuar se mė kėtė ēėshtje do tė duhej tė merren mė shumė ekspertėt sesa partitė politikė. Tėrmkolli shprehet se e respekton punėn e ekspertėve dhe nėnvizon se Presidenti Rugova, nuk e ka marrė propozimin e tij prej rrugės, por, sipas saj, ėshtė hartuar nga njerėz profesionistė.
Ėshtė ēėshtje e frymės tė cilėn ia ka dhėnė sigurisht Presidenti Rugova, si institucioni mė i lart, por mbi tė gjitha, ky flamur shpreh frymėn e popullit tė Kosovės. Frymėn e sė djeshmes, tė sotshmes dhe tė sė ardhmes, thotė ajo.
Tėrmkolli, beson se propozimi i Presidentit Rugova, do tė kėtė pėrkrahje nė Kuvendin e Kosovės dhe, sipas saj, realizimi i projektit tė Presidentit Rugova nuk ėshtė i pamundshėm tė behėt realitet.
Gashi refuzon tė pėrgjigjet
Ndėrkaq, kryetari i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Alush Gashi, duke mos e komentuar kėtė ēėshtje, tha se ka dhėnė disa prononcime me herėt nė lidhje mė kėtė ēėshtje. Ai tha se pėr mė shumė detaje, sa i pėrket simboleve, tė propozuara nga Presidenti Rugova, kontaktoni kryetaren e FG tė LDK-sė, Melihate Termkolli, duke nėnvizuar se ajo ka dėrguar njė propozim zyrtar nė Kuvend, sa i pėrket simboleve shtetėrore tė Kosovės.
Edhe pse insistuam qė tė kemi njė deklaratė zyrtare nga Gashi, duke pasur parasysh se ai ėshtė pjesė e LDK-sė, ai refuzoi tė komentojė nėse do ti mbėshtete propozimet e Presidentit Rugova apo jo.
Hoxhaj: Kosova duhet tė krijojė identitetin shtetėror
Ndėrsa pėr anėtarin e kryesisė sė PDK-sė dhe, njėherėsh deputet nė Kuvendin e Kosovės, Enver Hoxhaj, mė rendėsi, sipas tij nė kėtė kontekst ėshtė qė Kosova ta krijojė identitetin shtetėror tė saj, duke u identifikuar qė nga simbolet, siē janė flamuri dhe himni.
Ai thotė se PDK-ja, ėshtė e interesuar qė simbolet kombėtare tė mbesin si simbole kombėtare, pėrderisa, sipas tij, ėshtė punė e Kuvendit tė Kosovės, qė tė vendos se ēfarė simbolesh duhet tė kėtė Kosova, duke pėrfshirė, siē tha ai, dizajnin dhe mėnyrėn se si ato duhet tė bėhen pjesė e qytetarėve tė Kosovės.
Qėllimi ynė ėshtė qė simbolet tė bėhen nė mėnyrė konsensuale dhe Kuvendi i Kosovės ka fuqinė politike dhe legjitimitetin qė tė vendos pėr to, thotė Hoxhaj.
Se a duhet tė shqyrtohet propozimi i Presidentit Rugova si propozim i veēantė nga institucionet e Kosovės, Hoxhaj thotė se ėshtė Kuvendi i Kosovės, qė vendos se ēfarė kritere duhet tė kėtė qė tė hartohen kėto simbole, mirėpo, sipas tij, ēdo simbol ėshtė legjitim vetėm kur kalon pėrmes Kuvendit tė Kosovės.
Isufi: Pret qė tė kėtė harmonizim mes partive politike pėr simbolet
Sipas nėnkryetarit tė parė tė AAK-sė, Ahmet Isufi, ėshtė Komisioni ai qė duhet tė shpall konkursin, ku sipas tij, nė kėtė konkurs kanė drejtė tė marrin pjesė tė gjithė ata qė janė tė interesuar pėr tė hartuar njė dizajn pėr simbole.
Ndėrsa, nė lidhje mė mundėsinė e pranimit tė propozimit tė Presidentit Rugova pėr simbole, Isufi thotė se, mbi tė gjitha, preferon harmonizimin e qėndrimeve tė spektrit politik.
Mendoj qė do tė ketė njė harmonizim tė qėndrimeve politike nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė tė gjitha simbolet e vendit tė jenė tė pranueshme pėr tė gjithė, dhe unė besoj se mund tė gjendet kompromisi mes akterėve politikė.
Ai nėnvizon se dizajnerėt do ta ofrojnė modelin, ndėrsa sipas tij, spektri politik i Kosovės bashkėrisht duhet tė vendos edhe tė pėrcaktohet pėr cilin simbol.
Nuk munden partitė politike tė ofrojnė simbole tė cilat mund tė jenė tė diskutueshme, thotė ai.
Sahatqija: Ėshtė koha qė tė legjitimohen simbolet ekzistuese tė Presidentit Rugova apo tė krijohen simbolet e reja
Shefja e Grupi Parlamentar tė ORA-sė, Teuta Sahatqia, thotė se procedura pėr definimin e simboleve ka pasur mundėsi tė kryhet shumė mė herėt dhe jo tė pritet qė Ahtisaari tė na tregoi qė shteti i ri i Kosovės, duhet ti ketė simbolet.
Mendojmė qė nė kėtė aspekt institucionet tona kanė qenė tė ngatha dhe nuk janė ngutur qė kjo procedurė tė filloj mė herėt, thotė ajo.
Sa i pėrket simboleve tė presidentit Rugova, Sahatqia thotė se simbolet duhet ta kalojnė njė procedurė qė tė jenė tė pranueshme dhe, nė qoftė se nuk i kalojnė procedurat e nevojshme, atėherė ēdo herė ato simbole nuk do ta kenė legjitimitetin.
Ajo konsideron se tani ėshtė koha qė tė legjitimohen simbolet ekzistuese tė Presidentit Rugova, apo tė krijohen simbolet e reja, tė cilat do tė zgjedhėn me komision. Ėshtė mė rendėsi procedura e legjitimit tė kėtyre simboleve, thotė ajo.
Ndėrkaq, drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillim tė Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, nuk deshi qė tė komentojė nė detaje ēėshtjen e simboleve shtetėrore, por sipas tij, meqė ėshtė vendos tė shpallet konkurs pėr hartimin e simboleve tė reja, atėherė ai vlerėson se edhe propozimi i Presidentit Rugova, ka tė drejtė tė hyjė nė konkurrencė si i barabartė me propozimet tjera.
Ilir MUĒAJ & Nuhi LLUGAXHIU, IliriaPost
|