Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-01-11, 18:10   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Politizohet vrasja

Policia ka arrestuar 12 persona, tre prej tė cilėve djem tė Gani Krasniqit, kandidat pėr deputet i Vetėvendosjes.

E marte 4 Janar 2011 16:08
Varg i gjatė i njerėzve ia kishin mėsyrė restorantit “Kėshtjella” nė Banjė tė Malishevės. Dy net mė parė, Skėnder Limaj ishte gjallė dhe rrinte aty, me familje.
Por dy ditė mė vonė nė kėtė vend, qė ėshtė pronė e familjes sė tij, tashmė ishte hapur dera pėr tė pranuar ngushėllime. Skėnderi u vra nė sy tė fėmijėve tė tij.
Tė hėnėn, qindra qytetarė morėn pjesė nė varrimin e Limajt, i cili u vra nga disa persona qė dyshohet se janė tė familjes Krasniqi nga fshati Carrallukė i Malishevės. Pėrveē tė ndjerit, nė sulmin e armatosur ka mbetur i plagosur edhe vėllai i tij, Azem Limaj dhe nipi i tyre, Ilir (Behlul) Limaj.
Askush nga familja e tė vrarit nuk deshi tė thotė asnjė fjalė, ndėrsa banorėt e tjerė thonė tė jenė tronditur nga ngjarja, tė cilėn e cilėsojnė tė tmerrshme.
Ata qė ishin nė vendin e ngjarjes thonė se ngjarja ka ndodhur si nė filma aksion.
“Kanė hyrė, kanė qenė shumė veta, njėherė i kanė rrahur njerėzit me shufra hekuri, e pastaj kanė gjuajtur nė ta”, thotė njė person pėr Express, i pranishėm nė hallakamėn e asaj nate. Natėn e kobshme, ai thotė tė ketė qenė mysafir nė restorant dhe rrėfen se Skėnder Limaj ėshtė vrarė nė prani tė tre fėmijėve tė tij.
Por bashkėvendėsit e Limajt nuk flasin as pėr motivet e mundshme qė mund tė kenė shtyrė tė ndodhė kjo tragjedi. Ragip Begaj, banor i fshatit, thotė se Skėnderi ka qenė djalė i mirė, i urtė dhe asnjėherė nuk ka pasur problem me askėnd. Por Begaj, i cili punon nė Kuvendin Komunal tė Malishevės, hedh dyshime se vrasja mund tė ketė ndodhur pėr motive politike.
“Ata (Vetėvendosja v.j.) i kanė hupė zgjedhjet, e ne (PDK’ja v.j.) i kemi fituar. Kjo mund tė jetė arsyeja”, thotė Begaj pėr Express.
Por, ai nuk sqaron nėse i vrari dhe tė plagosurit kanė pasur ndonjė problem tė mėhershėm me familjen Krasniqi nga Carralluka.
Begaj pranon se ka ndodhur njė incident ditėn e zgjedhjeve, mė 12 dhjetor, por mohon se kėta nga familja Limaj kanė pasur dorė nė tė. “Djalin e dėshmorit e ka rrahur dikush tjetėr, jo kėta nga familja Limaj”, thotė Begaj pėr Express.
Por jo vetėm nė Banjė, ku u bė varrimi i Skėnder Limajt, shkonin njerėz pėr ngushėllime. Pothuajse e njėjta pamje ishte edhe nė shtėpinė e Gani Krasniqit nė Carrallukė, nė tė cilėn kishte shumė mysafirė.

Nisi mė 12 dhjetor
Krasniqi, ish-kryetar i Komunės sė Malishvės, tre djemtė e tė cilit janė arrestuar si tė dyshuar nė lidhje me vrasjen, nuk ishte nė gjendje tė flasė. Jo vetėm Krasniqi, por askush nga familja e tij nuk deshi tė thotė asnjė fjalė pėr motivet e mundshme nė lidhje me kėtė ngjarje, duke refuzuar tė tregojnė se kush ėshtė arrestuar nga familja e tyre.
Por nė njė komunikatė gjatė ditės sė hėnė, Policia e Kosovės pėr rajonin e Prizrenit, ka publikuar emrat e 12 personave tė arrestuar tė cilėt dyshohen se janė tė pėrfshirė nė kėtė rast.
Sipas policisė, tash pėr tash ata janė duke u mbajtur nė paraburgim. Tre nga tė arrestuarit janė janė djemtė e Gani Krasniqit, i cili nė zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidat pėr deputet nga Lėvizja Vetėvendosje. Personat e tjerė tė arrestuar, tė gjithė janė nipa dhe tė afėrm tė tij. Njėri nga tė arrestuarit ėshtė Hazir Krasniqi, i cili ditėn e zgjedhjeve, sipas Lėvizjes Vetėvendosje, ėshtė kėrcėnuar me vrasje nga Behlul Limaj. Ndėrkohė, djali i kėtij tė fundit ėshtė plagosur tė shtunėn, nė incidentin e ndodhur nė restorant.
Po ditėn e zgjedhjeve, Lėvizja Vetėvendosje ka deklaruar se ėshtė kėrcėnuar nga militantė tė PDK’sė nė komunėn e Malishevės edhe Berat Krasniqi, djali i dėshmorit tė kombit, Ymer Krasniqi. Policia njoftoi se edhe Berat Krasniqi ėshtė nė mesin e tė arrestuarve. Pėrveē kėsaj, policia sqaroi se ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė personi tjetėr, i cili ndodhet nė arrati, kurse hetuesit kanė deklaruar se listės sė tė arrestuarve mund t'i shtohen edhe tė dyshuar tė tjerė.

Isni Kilaj tregon pėrgjegjėsit
Ngjarja e sė shtunės ka filluar qė tė politizohet. Kryetari i Malishevės, Isni Kilaj, pėrgjegjės pėr ngjarjen e bėn Lėvizjen Vetėvendosje dhe dy drejtuesit e saj, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. “Ngjarjes sё 1 janarit i parapriu politika nxitėse e deklaratave tё Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcёs, tё cilat duhet tё jenё argumente tё fuqishme pёr drejtёsinё qё duhet tё marrin veprime tё duhura ligjore. Unё bёj thirrje pёr maturi pёr tё gjithė nё kёto raste”, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė kryetarit tė Malishevės. Kilaj dėnon sulmin ndaj familjes Limaj, duke vlerėsuar se vrasja e babait, nё prani tё fёmijёve tё tij, ёshtё vepėr krimi e terrori. “Sulmi, vrasjet mizore, torturimi i familjes Limaj i shokoi tё gjithё qytetarёt e komunёs sё Malishevės. Sulmi ishte sjellje dhe veprim mesjetar. Ne, tё gjithė qytetarėt e komunės sё Malishevёs, qё njihet si vend i qetė dhe dashamirės, distancohemi nga kёto veprime tё shėmtuara”, thuhet nė komunikatė.

Selimi: Deklaratė fyese
Deklaratėn e Isni Kilajt e quan shumė fyese dhe tė ulėt njėri nga kandidatėt pėr deputetė tė Lėvizjes Vetėvendosje, Rexhep Selimi. Kjo deklaratė e bėrė nė ditėn e varrimit tė Limajt, sipas Selimit, ėshtė shfrytėzim i njė tragjedie. “Nė kohėn kur ka ndodhur njė vrasje, njė krim i rėndė tė shfrytėzohet pėr deklarata politike ėshtė shumė e ultė”, tha Selimi pėr Express.

Vetėvendojsa: Tė mos politizohet krimi
Lėvizja Vetėvendosje ka reaguar pas ngjarjes sė 1 janarit nė Malishevė, duke e cilėsuar atė si krim tė rėndė, me pasoja tragjike pėr familjen e tė vrarit dhe tė plagosurve. Vetėvendosja kėrkon qė kjo ngjarje tė mos politizohet. “Sot, mė tepėr se kurrė, ėshtė e nevojshme tė mos e humbim kthjelltėsinė si shoqėri dhe tė dallojmė se ku janė problemet e vėrteta tė Kosovės. Problemet personale nuk duhet tė politizohen dhe as problemet politike nuk duhet tė personalizohen”, thuhet nė komunikatė. Mė tutje, Vetėvendosja thotė se dėnon kėtė akt qė rezultoi me njė vrasje dhe dy plagosje, shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushėllimet pėr familjen e tė vrarit dhe tė plagosurve. Ky reagim i kėsaj lėvizjeje vjen pas akuzave tė ndėrsjella qė kanė ndodhur ndėrmjet degės sė saj nė Malishevė dhe asaj tė PDK’sė pėr zgjedhjet e fundit tė 12 dhjetorit.

12 tė arrestuarit
Policia e Kosovės ka publikuar emrat e tė arrestuarve pėr ngjarjen e sė shtunės nė Banjė tė Malishevės, tė cilėt po mbahen nė paraburgim. Ata janė:
Emin (Gani) Krasniqi
Berat (Imer) Krasniqi
Durim (Ilaz) Krasniqi
Sylejman (Gani) Krasniqi
Mehedin (Gani) Krasniqi
Hazir (Skėnder) Krasniqi
Shkumbim (Skėnder) Krasniqi
Dardan (Skėnder) Krasniqi
Ilaz (Ramadan) Krasniqi
Ramė (Ilaz) Krasniqi
Astrit (Sheremet) Krasniqi
Ilir (Hisen) Bytyqi

Policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė personi tjetėr, i cili ndodhet nė arrati, kurse hetuesit kanė deklaruar se listės sė tė arrestuarve mund t'i shtohen edhe tė dyshuar tė tjerė. /express/


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-01-11, 20:50   #2
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Me 169 vota pro dhe 8 kundėr miratohet rezoluta e Dik Martit



Edhe puna e ktyne bajraktarve tuuuuuuu Ks - sikur violina e Nasradinit !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 21:34   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani Shiko postimin
Me 169 vota pro dhe 8 kundėr miratohet rezoluta e Dik Martit



Edhe puna e ktyne bajraktarve tuuuuuuu Ks - sikur violina e Nasradinit !

kta po pergaditen me ju dhan shkjeve traktora bile edhe do tok qatje ne veri te kosoves se ne veri ftoft po ju vjen ktyre
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-11, 11:50   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

BBC mbyll shėrbimin nė shqip

Shėrbimi Botėror i BBC-sė ka njoftuar se do tė mbyllė shėrbimet nė pesė gjuhė - maqedonisht* portugalisht pėr Afrikėn* serbisht* dhe shqip; si edhe shėrbimin nė anglisht pėr rajonin e Karaibeve.
Kjo ėshtė pjesė e reagimit tė tij ndaj shkurtimit nė financimin e tij nė formė Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretėrisė sė Bashkuar.
Ky shkurtim ėshtė pjesė e njė ristrukturimi tė Shėrbimit Botėror tė BBC-sė pėr tė plotėsuar objektivin prej 16 pėrqind nė kursime qė u njoftua gjatė Rishikimit tė Shpenzimeve nga qeveria mė 20 tetor tė vitit tė shkuar.
Drejtori i Lajmeve Globale tė BBC-sė Peter Horrocks tha: "Kėto mbyllje nuk janė pasqyrim i punės sė shėrbimeve apo programeve individuale. Ato janė jashtėzakonisht shumė tė rėndėsishme pėr audiencat e tyre dhe pėr BBC-nė.
"Kjo ndodh thjesht sepse duhet tė bėhen kursime pėr shkak tė shkallės sė shkurtimeve nė financimin nga Granti pėr Shėrbimin Botėror tė BBC-sė nga Ministria e Jashtme e Mbretėsirė sė Bashkuar dhe ne duhet tė pėrqėndrojmė pėrpjekjet tona nė gjuhėt ku ekziston nevoja mė e madhe dhe ku ne kemi ndikimin mė tė madh."
Tė mėrkurėn Shėrbimi Botėror pritet tė njoftojė se rreth 650 punonjės tė tij - njė e katėrta e stafit - do tė humasė vendet e punės* shumica nė vitin e parė* pjesa tjetėr nė vitet pasardhės
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-11, 11:50   #5
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Anita Haradinaj lind fėmijėn e tretė

Bashkėshortja e ish-kryeministrit dhe kryetarit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės Ramush Haradinja* Anita Haradinaj* tė hėnėn ka lindur fėmijėn e tretė* tė cilin e kanė pagėzuar Trim.
Me rastin e kėsaj lindjeje shumė urime nėpėrmjet telefonit i janė dėrguar Ramush Haradinajt nė Hagė nga familjarėt* miqtė dhe dashamirėt. Haradinajn e kanė uruar edhe personeli mjekėsor nga klinika ku kishte lindur bashkėshortja e tij.
Ndėrkohė* vet Haradinaj ka uruar bashkėshorten dhe i ka dėrguar asaj njė buqetė lulesh.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-11, 11:51   #6
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Presidenti Barak Obama shpalos synimet e tij pėr vendin

Presidenti amerikan Barak Obama shfrytėzoi fjalimin e tij tė dytė mbi gjendjen e vendit pėr tė shpalosur synimet e tij pėr Shtetet e Bashkuara dhe pėr tė bėrė thirrje pėr investime nė novacione* hulumtime* zhvillim dhe infrastrukturė.
Nė fjalimin e pėrvitshėm qė mbajti tė martėn nė sallėn e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve nė ndėrtesėn e Kongresit amerikan* Presidenti Obama foli pėr gjendjen e ekonomisė dhe tha se Shtetet e Bashkuara janė nė rrugė tė duhur pėr pėrparim. Por ai shtoi se vendi duhet tė angazhohet mė shumė pėr tė ruajtur rolin udhėheqės dhe pėr t’i bėrė ballė konkurrencės botėrore nė tė ardhmen.
“Na duhet ta bėjmė Amerikėn vendin mė tė mirė nė botė pėr biznes. Duhet tė marrim pėrgjegjėsi pėr deficitin dhe pėr tė reformuar qeverinė. Kėshtu populli ynė do tė pėrparojė. Kėshtu do ta fitojmė tė ardhmen.”
Zoti Obama tha se nuk dihet nėse industritė dhe vendet e reja tė punės do tė zėnė fill nė Amerikė ose nė ndonjė vend tjetėr.
Ai pėrmendi Kinėn dhe Indinė si vende qė kanė investuar nė arsim* hulumtime dhe teknologji tė reja pėr t’u bėrė mė konkurrente nė botė. Mirėpo* ai tha se konkurrenca pėr vende pune nuk duhet t’i shkurajojė amerikanėt* por t’i sfidojė ata.
Ai tha se investimet nė hulumtime dhe nė arsim mund t’i sjellin pėrfitime tė shumta Shteteve tė Bashkuara. Presidenti rikujtoi sesi sovietikėt ua kaluan amerikanėve mė 1957 me dėrgimin nė hapėsirė tė satelitit Sputnik* por se investimet amerikane mė vonė e bėnė tė mundshme qė Shtetet e Bashkuara tė fitonin garėn pėr tė arritur nė hėnė. Ai tha se ato investime “sollėn njė valė risish” qė krijuan industri tė reja dhe miliona vende pune. Ai tha se brezi i sotshėm ndodhet nė njė ēast vendimtar si nė kohėn e Sputnikut.
Sa i pėrket reformės nė shėndetėsi – tė cilėn republikanėt thonė se duan ta shfuqizojnė ose ta zėvendėsojnė – ai tha se ėshtė i hapur ndaj ideve pėr pėrmirėsimin e ligjit* por se nuk ėshtė i gatshėm tė mėnjanojė aspektet qė thotė se e kanė pėrmirėsuar mbulimin me sigurim shėndetėsor.
Duke folur pėr marrėdhėniet me jashtė* zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanė pėrmbushur detyrimin e tyre ndaj Irakut* ndėrsa luftės atje po i vjen fundi* dhuna ėshtė pakėsuar dhe ėshtė formuar njė qeveri e re. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janė duke e vazhduar luftėn kundėr Al-Kaidės. Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara e kanė bėrė tė qartė se nuk do tė zbrapsen dhe se do tė mposhtin grupin terrorist.
Ndėrkohė* nė pėrgjigjen e republikanėve ndaj fjalimit tė presidentit* pėrfaqėsuesi nga Uiskonsin* Pol Rajėn* akuzoi administratėn pėr shpenzime tė tepėrta dhe tha se vendi duhet “tė gjejė njė rrugė tė re” e jo tė varet nga burokracia pėr tė mbėshtetur novacionet* pėrballimin e konkurrencės dhe pėrcaktimin e zgjedhjeve tė konsumatorėve.
Si rrjedhojė e njė incidenti me armė zjarri nė fillim tė muajit me ē’rast u plagos pėrfaqėsuesja nga Arizona* Gabrielle Giffords* disa demokratė dhe republikanė u ulėn sė bashku gjatė fjalimit.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-02-11, 11:41   #7
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qy Arben Zharkun e kan pyetur*.. po pse nuk e pyetnit edhe Anton Kēiren sapo ishit ??!

Eshte mir sikur te mos shfaqej ky film ne asnje televizion* sepse aty permendet emri i Zotit !

E kjo eshte penges per integrimin e hajvaneve ne evrope !…
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-02-11, 12:29   #8
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Me keqardhje e them* por Murati qe po shitet si filozof* na qenka larg te se vertetes.
Kombi s'eshte mbi Zotin !

Vetem injoranti i manipuluar ne kohen e pas-luftės* mund te mendon kesi-soji !
Naim Tėrrnava ka qen mik i familjes se Shaban Jasharajt* ai thot qe 1 jav me par ishte ne vizit tek kjo familje*dhe se Shabani r.a. i kishte then qe ishin te vendosur qe te bien shehid nese eshte nevoja !
Ateher Murati ka mund te jet kalama* dhe te mos jet ne gjendje te kuptuarit* por te bie ne kurthat e ateistėve eshte perkeqardhje ! …
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-02-11, 14:25   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
Me keqardhje e them* por Murati qe po shitet si filozof* na qenka larg te se vertetes.
Kombi s'eshte mbi Zotin !

Vetem injoranti i manipuluar ne kohen e pas-luftės* mund te mendon kesi-soji !
Naim Tėrrnava ka qen mik i familjes se Shaban Jasharajt* ai thot qe 1 jav me par ishte ne vizit tek kjo familje*dhe se Shabani r.a. i kishte then qe ishin te vendosur qe te bien shehid nese eshte nevoja !
Ateher Murati ka mund te jet kalama* dhe te mos jet ne gjendje te kuptuarit* por te bie ne kurthat e ateistėve eshte perkeqardhje ! …
naim ternava jo te familja jashari po as ne prekaz nuk ka qen kurr para lufte *edhe ky naimi kur flet per prekaz ja fut kot sikur ju o preshevar


nese esht e politizuar drenica moas mendoni se do te futni ne vehabizem ose nen sheriat mos shihni andrra

qysh ka than MURAT JASHARI qashtu esht se drenica fare se qan hallin e fes relegjioni esht i fundit
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-11, 13:23   #10
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Krasniqi sfidon Thaēin


Drilon Zogaj | 11-02-2011 08:48 CET
Zgjedhja e presidentit tė ri tė Kosovės ėshtė shndėrruar nė sfidėn kryesore tė PDK-sė pėr krijimin e qeverisė sė re tė udhėhequr nga lideri i saj* Hashim Thaēi. Tashmė* kėtė post nuk po e kushtėzojnė faktorėt ndėrkombėtarė* por vetė zyrtarėt e PDK-sė* tė cilėt* ndryshe nga praktika e deritashme* insistojnė qė edhe ky post t’i takojė PDK-sė* konkretisht sekretarit tė pėrgjithshėm tė saj* Jakup Krasniqi.
Siē ka marrė vesh gazeta “Zėri” nga burimet e saja brenda PDK-sė* Jakup Krasniqi pa pėlqimin e “krahut” tė Thaēit* ka vendosur qė seanca konstituive e Kuvendit tė Kosovės tė mbahet pas dy javėsh* me qėllim qė tė sfidohet ēdo ide dhe mundėsi qė presidenti tė zgjidhet nga ndonjė parti tjetėr qė do tė hynte eventualisht nė koalicion.
Sipas kėtyre burimeve* Jakup Krasniqi gėzon mbėshtetjen e njė grupi relativisht tė madh tė deputetėve tė PDK-sė pėr tė marrė kėtė post* grupi i cili po i bėn presion Thaēit pėr tė mos ia dhėnė atė karrige askujt tjetėr* pėrfshirė edhe Behgjet Pacollit* i cili e ka kushtėzuar hyrjen nė koalicion nė shkėmbim tė kėtij posti.
Nė tė kundėrt* deputetėt e PDK-sė* tė cilėt mbėshtesin Krasniqin pėr president* nuk do tė votonin pėr asnjė kandidat tjetėr tė koalicionit* duke e bėrė tė pamundur zgjedhjen e tij* gjė qė do tė ēonte nė zgjedhje tė reja.
Divergjencat brenda PDK-sė rreth konstituimit tė institucioneve janė vėnė re edhe pas mbledhjes sė Kryesisė sė kėsaj partie* e zhvilluar tė enjten.
Pėrkundėr faktit se Kuvendi i Kosovės i udhėhequr nga Jakup Krasniqi* ka vendosur qė institucionet tė fillojnė konstituimin mė 24 shkurt* anėtari i Kryesisė sė PDK-sė Memli Krasniqi* ka thėnė pas mbledhjes se PDK-ja po punon pėr formimin e institucioneve tė reja para datės 17 shkurt* kur do shėnohet trevjetori i pavarėsisė.
“Ėshtė vullnet edhe qėllim i PDK-sė qė tė arrihet njė marrėveshje pėr qeverinė e ardhshme dhe pėr institucionet mė sė largu deri mė datėn 17 shkurt dhe ne ende po punojmė nė atė drejtim”* ka thėnė Krasniqi.
Lidhur me mundėsinė qė posti i presidentit t’i jepet liderit tė AKR-sė* Behgjet Pacolli* Krasniqi ka thėnė se pėr kėtė ēėshtje qė do tė diskutohet nė takimet zyrtare qė do tė fillojnė me AKR-nė* Listėn “Ibrahim Rugova” dhe me partitė e pakicave.
Nė anėn tjetėr* Koalicioni pėr Kosovėn e Re* partneri kryesor i mundshėm i PDK-sė nė koalicionin e ardhshėm qeverisės e kushtėzon hyrjen nė Qeveri me ndarjen e postit tė presidentit pėr liderin e saj* Behgjet Pacolli.
Kjo ėshtė konfirmuar sėrish tė enjten nga deputeti i kėtij koalicioni* Ibrahim Makolli* i cili ka thėnė se pėrmbushja e kėsaj kėrkese do tė pėrcaktoj edhe hyrjen ose jo tė AKR-sė nė koalicionin qeverisės. Nė tė kundėrt* sipas Makollit* edhe AKR do tė mbetet nė opozitė.
Ndryshe* gjatė ditės sė enjte Kryesia e legjislaturės sė kaluar tė Kuvendit tė Kosovės* ka mbajtur mbledhjen e fundit* nė tė cilėn kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesit e partive* tė cilat kanė fituar vende nė Kuvend nė zgjedhjet e fundit. Pas kėsaj mbledhjeje* kryetari nė largim i Kuvendit* ka bėrė tė ditur se Kuvendi i ri do tė konstituohet mė 24 shkurt.
Jakup Krasniqi* ka thėnė se nė kėtė seancė konstituive* do tė bėhet betimi i deputetėve tė rinj* do tė zgjidhet kryetari dhe pesė nėnkryetarėt e legjislaturės sė katėrt. Ai ėshtė shprehur i bindur se edhe deputetėt e Lėvizjes “Vetėvendosje” do t’i respektojnė ligjet dhe rregullat e Kuvendit me rastin e betimit.
U.d. i presidentit ka thėnė se formimi i institucioneve para ditės kur do tė shėnohet 3 vjetori i shpalljes sė pavarėsisė me 17 shkurt* do tė ishte i mirėseardhur. Por* sipas tij* nė rrethanat aktuale kėrkohet njė kohė pak mė gjatė. “Ėshtė e rėndėsishme qė shkurti do ta pėrmbyllė kėtė proces”* ka thėnė Krasniqi.
Lidhur me pėrfoljet se ai do tė mund tė zgjidhet president i Kosovės* nė mandatin e ardhshėm pesėvjeēar* Krasniqi ka thėnė se kjo ēėshtje i pėrket partisė sė tij.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-11, 10:49   #11
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vatikani ende nuk e njeh Kosovėn


Postuar: 14:06 / 12.02.2011

Vatikani mbetet i vendosur qė tė mos e njohė pavarėsinė e Kosovės. Zyrtarė tė tij vazhdojnė tė japin deklarata se nuk e kanė ndėrmend tė ndėrrojnė qėndrim sa i pėrket kėsaj ēėshtje.
Pėrfaqėsuesi i Vatikanit nė Serbi, Orlando Antonini i ka deklaruar gazetės serbe Politika, tė cilėn e transmetoi koha.net, se qėndrimi i Vatikanit sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės ėshtė i njohur dhe ai nuk ka ndryshuar.

“Nuk besoj qė Vatikani do tė ulet dhe tė bisedojė sėrish pėr Kosovėn, derisa nuk pėrfundojnė bisedimet e paralajmėruara mes Kosovės dhe Serbisė”, citon Politika tė ketė thėnė Antonini. /Telegrafi/
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-11, 13:43   #12
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kosovė: Viktima e dytė e gripit tė derrit


13-02-2011 11:09 CET
Ėshtė regjistruar edhe viktima e dytė kėtė vit nga gripi AH1N1. Njė 16-vjeēar nga Podujeva ėshtė viktima si pasojė e kėtij gripi. Ai ka vdekur tė shtunėn nė orėn 15:30 nė QKUK.
Zėdhėnėsi i QKUK-sė, Shpend Fazliu ka konfirmuar pėr mediat vdekjen e pacientit qė ishte shtrirė nė Klinikėn Infektive. Sipas zyrtarėve tė QKUK-sė se deri mė tani nė Kosovė janė tė regjistruara 156 raste me gripin e derrit.
Nė janar tė kėtij viti njė 46-vjeēare nga Prishtina vdiq nė Klinikėn Infektive nga ky grip.
Njoftohet se janė edhe tre pacientė gjendja e tė cilėve ėshtė mjaft e rėndė, ndėrkohė pėr momentin nė mjekim nė QKUK gjenden 43 tė prekur nga ky grip vdekjeprurės.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-11, 14:29   #13
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kisha mbi Kala, pėrleshen shqiptarėt e maqedonasit


13-02-2011 14:32 CET
Njė pėrleshje mes shqiptarėve dhe maqedonasve ka ndodhur tė dielėn nė Shkup pėr shkak tė ndėrtimit tė njė kishe mbi Kalanė e Shkupit. Pėrleshja ka nisur pas njė proteste qė ishte lajmėruar nga 19 organizata joqeveritare shqiptare qė do tė organizohej nė Shkup kundėr ndėrtimit tė kishės nė ambientet e Kalasė.
Protestues maqedonas tė njė organizate joqeveritare u pėrleshėn me protestuesit shqiptarė. Personat kanė hedhur sende tė forta si gurė dhe shkopinj nė drejtim tė njėri-tjetrit dhe si pasojė raportohet dhe pėr disa tė lėnduar, raportojnė mediet.
Nė vendngjarje kanė shkuar dhe deputetė tė partive shqiptare tė cilėt u pėrpoqėn tė qetėsojnė situatėn.
Ka qenė Lėvizja qytetare “ZGJOHU!” qė kishte njoftuar tė dielėn se do tė mbante protestė kundėr ndėrtimit tė kishės nė Kalanė e Shkupit, ndėrkohė njė iniciativė qytetare maqedonase gjithashtu kishte thirrur njė protestė nė mbrojtje tė kėsaj kishe.
Lėvizja “ZGJOHU!” nisi protestėn nė lokalitetin ku po ndėrtohet kisha. Nė njoftimin e Lėvizjes theksohet se qytetarėt duhet t’i bashkėngjiten kėsaj revolte pėr t’i dhėnė fund “falsifikimit tė historisė dhe pėrvetėsimit tė trashėgimisė kulturore dhe shpirtėrore shqiptare nėpėrmjet ndėrtimit tė kishės ortodokse nė Kala dhe pėrpjekjeve pėr tė shkatėrruar shtėpinė e lindjes sė nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu”.
Nė pėrkrahje tė lėvizjes “ZGJOHU!” u bashkuan dhe Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni si dhe 18 shoqata tė tjera joqeveritare.
Nga ana tjetėr, iniciativa qytetare maqedonase ftuan maqedonasit qė tė tubohen po tė dielėn rreth mesditės pėr tė mbrojtur kishėn qė po ndėrtohet nė Kalanė e Shkupit.
Nė njoftimin e kėtij grupi iniciator, bėhet thirrje qė qytetarėt maqedonas, pa dallime partiake, tė ngrenė zėrin pėr kishėn dhe dėmin qė i ishte bėrė si dhe nevojėn qė ajo tė mbrohet siē thuhet me “mure tė gjallė”. Kanė mjaftuar thirrjet e tė dyja palėve qė protestuesit tė mos ruanin qetėsinė dhe tė nisin acarimet deri nė eskalim tė situatės duke u goditur mes veti me mjete tė forta.
Reagimet pėr ndėrtimin e kishės u shtuan kur punėtorė tė njė kompanie ndėrtimore u hetuan tė martėn nė mbrėmje duke kryer punimet nė objektin e kishės, edhe pse ishte arritur njė marrėveshje qeveritare pėr ndėrprerjen e punimeve dhe gjetjen e njė zgjidhjeje qė objekti nė ndėrtim tė tėrhiqet ose tė shndėrrohet nė objekt tjetėr.
Drejtoria pėr mbrojtjen trashėgimore e Ministrisė sė Kulturės bėri tė ditur se po ndėrtohet njė muze pėr ekspozimin e artefakteve tė gjetura nga gjurmimet arkeologjike nė Kala, ndėrsa gjithashtu ky objekt mund tė shfrytėzohej edhe pėr kryerjen e riteve fetare ortodokse, pasi qė nė kėtė lokalitet ka ekzistuar kishė qė datonte nga shekulli 13.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-11, 18:21   #14
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qeveria “harron” Ditėn e Pavarėsisė


14-02-2011 15:32 CET
Filloristėt pas njė kohe mund tė mėsojnė nė librat e historisė se mė 17 shkurt tė vitit 2008 ishte Hashim Thaēi ai qė e lexoi Deklaratėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, por ata nuk do tė mund ta gjejnė askund se mė 17 shkurt tė vitit 2011, i njėjti person, ani se nė krye tė Qeverisė, organizoi diēka pėr kremtimin e pavarėsisė.
Qeveria nė largim e Kosovės me nė krye Hashim Thaēin nuk ka planifikuar asnjė aktivitet tė organizuar institucional pėr tė shėnuar pėrvjetorin e tretė tė shpalljes sė pavarėsisė.
Zėdhėnėsi i Qeverisė nė largim, Memli Krasniqi ka thėnė se mungesa e institucioneve tė reja ka bėrė qė ekzekutivi tė mos ketė hartuar ndonjė agjendė pėr hir tė trevjetorit tė pavarėsisė, shkruan Koha.
Mirėpo, drejtoresha pėr Kulturė, Sport dhe Rini nė Komunėn e Prishtinės, Vlora Dumoshi, ka treguar qė udhėheqja e kryeqytetit pėr shėnimin e pėrvjetorit tė tretė tė pavarėsisė ka ndarė njė shumė nė vlerė prej shtatė mijė eurosh. Ajo ka bėrė me dije se pėr ta festuar sa mė mirė trevjetorin e pavarėsisė, Komuna e Prishtinės ka filluar pėrgatitjet qė afro njė muaj.
“Me rastin e pėrvjetorit tė pavarėsisė, Komuna e Prishtinės ėshtė duke u pėrgatitur qė njė muaj dhe do tė organizojė njė sėrė aktivitetesh kulturo-artistike”, ka thėnė Dumoshi.
E para pėr Kulturė, Sport dhe Rini nė Komunėn e Prishtinės ka nxjerrė nė shesh edhe aktivitetet, me tė cilat do tė karakterizohet 17 shkurti nė Prishtinė.
“Agjenda fillon nga mėngjesi, ku drejtuesit e Komunės sė Prishtinės do tė qėndrojnė te varri i ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe te varrezat e dėshmorėve, pastaj nė orėn 11:00 ėshtė akademia solemne nė Komunėn e Prishtinės, ku bėhet inaugurimi i sallės sė re, mė pas nė orėn 12:00 ėshtė njė shfaqje nė teatrin “Dodona”, mandej nė orėn 13:00 ėshtė programi artistik pėr fėmijė qė mbahet nė sheshin ‘Nėna Terezė’”, ka treguar Dumoshi.
“Kurse nė mbrėmje nė orėn 20:00 fillon programi pėr tė rinj nė bashkėpunim me Radiotelevizionin e Kosovės, dhe nė fund nė orėn 22:00 do tė shkrepen fishekzjarrėt pėr dhjetė minuta pandėrprerė”, ka thėnė Dumoshi.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-11, 18:21   #15
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....



Mbrojtja e Haradinajt sfidon Prokurorinė


Selvije Bajrami | 14-02-2011 08:52 CET
Ekipi mbrojtės i liderit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, ka paraqitur kėto ditė ankesė tė re rreth aktakuzės me tė cilėn pritet tė fillojė rigjykimi nė Tribunalin e Hagės, ku Haradinaj bashkė me Idriz Balajn e Lahi Brahimajn akuzohen pėr kryerjen e krimeve tė luftės.
Ankesa e cila pėrmban dhjetėra faqe dhe e cila pėrshkruan detaje tė papėrshkrueshme deri mė tani nga ana e mbrojtjes, ka pėr qėllim qė ta sfidojė Prokurorinė me provat qė ka paraqitur kjo e fundit.
Pėrmes ankesės e cila pritet tė shqyrtohet brenda dy javėsh, mbrojtja, sipas koordinatorit Michael O’Reilly, ka argumentuar se nuk qėndrojnė akuzat me tė cilat pritet tė fillojė gjykimi. Ai thotė se nuk kanė kėrkuar qė lėnda tė mbyllet nė tėrėsi, por tė paraqiten faktet qė pretendon prokuroria, nėse veē ato ekzistojnė.
“Mbrojtja ka paraqitur njė dokument voluminoz kundėr aktakuzės sė prokurorisė. Pėrveē argumenteve tona, qė i posedojmė, kemi paraqitur edhe anėn ligjore rreth mėnyrės sė mbajtjes sė gjykimit nė mėnyrė qė njė gjė e tillė tė ndodhė sa mė shpejt”, ka thėnė O’Reilly.
Argumentet e paraqitura, sipas tij, janė bėrė me qėllim qė tė limitohet procesi i gjykimit nė korniza dhe prova sipas tė cilave, edhe ėshtė caktuar mbajtja e rigjykimit, e tė mos devijohet ēėshtja.
Apeli i dorėzuar nė Dhomėn e Apelit tė Tribunalit tė Hagės, njė kopje tė tė cilit e posedon edhe gazeta “Zėri”, ėshtė e fokusuar nė disa ēėshtje duke pėrfshirė dėshmitarėt.
“Grupi i organizuar kriminal, i supozuar pėr rigjykim duhet tė kufizohet nė njė grup tė organizuar kriminal pėr kryerjen e krimeve tė ngarkuara nė 6 pikat e akuzės, dhe nuk mundet pėr arsye tė apelit tė vetė Prokurorisė tė deklarohet pėr tė pėrfshirė veprime kriminale qė nuk kanė tė bėjnė me kėto pika, apo veprime pėr tė cilat z. Haradinaj ėshtė shfajėsuar pėrfundimisht”, thuhet mes tė tjerash nė apelin e Prokurorisė.

Tė gjitha supozimet e Prokurorisė qė sipas ankesės kanė tė bėjnė me veprime kriminale, nuk kanė absolutisht tė bėjnė me 6 pikat pėr tė cilat Haradinaj ėshtė shfajėsuar pėrfundimisht. Kėto pretendime, sipas mbrojtjes,duhet tė hiqen nga padia e cila ėshtė nė fuqi e me tė cilėn pritet tė nisė rigjykimi.
“Sfera e rigjykimit ėshtė e kufizuar nga kushtet e caktuara tė apelit tė vetė Prokurorisė (dhe urdhrit rezultues tė Dhomės sė Apelit) pėr thirrjen e dy dėshmitarėve, dėshmia e tė cilėve duhet tė konsiderohet nė lidhje me dėshminė e pranuar nga gjykimi fillestar qė ka tė bėjė me 6 pikat e akuzės”, ka kėrkuar mbrojtja.
Kėto tė dhėna, mbrojtja ka kėrkuar qė tė merren parasysh nga Dhoma e Apelit tė gjyqtarėve dhe ankesa si e tillė tė pranohet. Mbrojtja ka kėrkuar gjithashtu qė tė pranohen lehtėsimet e kėrkuara gjatė procedurės.
Mbrojtėsi Michael O’Reilly ka shfaqur shpresėn e tij se apeli i mbrojtjes do tė shqyrtohet me kujdes, ndėrsa ka pohuar se brenda dy javėsh presin pėrgjigjen rreth ankesės sė paraqitur. Por, pėr kėtė ankesė sipas tij, nuk do tė vendoset mė datėn 23 shkurt kur nė Tibunalin e Hagės pėr Ramush Haradinajt dhe dy tė akuzuarit e tjerė do tė mbahet konferencė statusore.
Anėtarėt e partisė tė cilėn e udhėheq Ramush Haradinaj, nuk dėshirojnė tė komentojnė rreth ankesės sė fundit drejtuar Prokurorisė, por kanė ripėrsėritur shpresėn se Haradinaj do tė triumfojė sėrish, siē ka triumfuar edhe mė herėt.
“Ne kemi vetėm njė kėrkesė tek organet kompetente, qė sa mė shpejt tė pėrfundojė gjykimi, ngase jemi tė bindur nė pafajėsinė e z. Haradinaj”, ėshtė shprehur Besnik Tahiri nga AAK-ja.
Ndryshe, Ramush Haradinaj dhe dy shokėt e luftės janė nė paraburgim qė nga koha kur Tribunali i Hagės e ka kthyer nė rigjykim tė pjesshėm lėndėn ndaj tyre, ku tre ish-luftėtarėt akuzohen pėr krime lufte nė Zonėn Operative tė Dukagjinit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 14-02-11 nė 18:22
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 23 (0 Anėtarėt dhe 23 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.