JAVA E DYTĖ E PASHKĖVE – (15. 04. 2007)
E DIELA E BARDHĖ
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit (Gjn 20, 19-31)[
Nė mbrėmjen e po asaj dite - tė parėn ditė tė javės - ndėrsa dyert e shtėpisė, ku banonin nxėnėsit, ishin tė mbyllura prej frikės sė judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: "Paqja me ju!" Si u tha kėshtu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxėnėsit u gėzuan, kur e panė Zotėrinė.
Pastaj u tha prapė:
"Paqja me ju!
Siē mė dėrgoi mua Ati,
ashtu unė po ju dėrgoj ju."
Si foli kėshtu, hukati mbi ta dhe u tha:
"Merrni Shpirtin Shenjt!
Atyre qė jua falni mėkatet,
u falen,
e atyre qė nuk jua falni,
nuk u falen."
Porse Toma, njėri prej tė Dymbėdhjetėve - ai qė quhet Binjak - nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. I thanė, pra, nxėnėsit e tjerė:
"E pamė Zotėrinė!"
Toma u pėrgjigj:
"Pa e parė nė duart e tij vritiėn e gozhdėve e pa e vėnė gishtin tim nė vendin e gozhdėve; pa e shtirė vėnė dorėn time nė kraharorin e tij, kurrė nuk besoj."
Pas tetė ditėsh nxėnėsit e tij ishin prapė brenda nė shtėpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithėse dyert ishin tė mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: "Paqja me ju!" Pastaj i tha Tomės:
"Shtjere gishtin tėnd kėtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorėn tėnde e shtjere nė kraharorin tim dhe mos ji njeri qė s’beson, por besimtar!"
Toma iu pėrgjigj:
"Zotėria im dhe Hyji im!"
Jezusi i tha:
"Pse po mė sheh, po beson.
Lum ata qė nuk panė e besojnė!"
Jezusi bėri ndėr sy tė nxėnėsve tė vet edhe shumė mrekulli tė tjera, tė cilat nuk u shėnuan nė kėtė libėr. Kėto u shkruan qė tė besoni se Jezusi ėshtė Mesia, Biri i Hyjit, dhe, qė duke besuar, ta keni jetėn nė Emėr tė tij.
Fjala e Zotit