|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
23-10-09, 11:03
|
#1
|
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
1 - 4 : Padrejtesia, ideja lindi nga ndjenja e hakmarrjes, u formua nga revoltuesit dhe kontribuan te shtypurit e ai qe s'kontriboj aspak, as fizikisht e as moralisht, eshte i ndjeri Ibrahim Rugova !
5 : UCK-ėja s'eshte shkatėrruar, !
|
Ibrahim Rugova Ka Kontribu ne Fark ne nje Ushtri Kombetare qe u Shkatrrua nga Gjavit Haliti,Regjep Qosja,Adem Demaqi ,Bujar Bukoshi, Fatos Nano , Ibrahim kelmendi,Shaban Braha (Keta jan Hakmarresit)Etj .Ku dhe perfundoj tek Qeveria e Thaqit....
Rugova Do te pranonte te behej Komandant Superem i Farkut,Kuptohet po te Vazhdonte ashtu qysh ishte e planifikuar nga Kolonel Ahmet Krasniqi por eshte penguar nga keta emrat e Lart permendur qe ti kam Cek !
Po rugova nuk e ka Honger ate Fore qe te Pranoj se eshte Komandat Suprem i Uqk,mbase u shkel Marveshja e Osllos kur e ka dijt se Uqk me Organizim qe kishte nuk ishte e Zonja ti qendronte sulmeve te ushtris Serbe !!!
Fillimi i shtatorit tė vitit 1998 ua bėri me dije argatėve tė XH.Halitit dhe rrogtarėve tė R.Qosjes qė e pėrbėnin SHP tė UĒK-sė se nuk e kishin ēliruar as njė kilometėr tė teritorit tė Kosovės, por Serbia pėr qėllime stratrgjike i kishte lėnė tė bėjnė parada dhe tė rrafin gjoks se e kanė ēliruar 60% tė teritorit tė Kosovės, pėr tė fituar tė drejten tė bėnte pastrimin etnik tė Kosovės me preteks se po e ndjek UĒK-nė.
Vetėm tė marrėt, analfabetėt politik dhe tradhtarėt e kombit edhe sot shpifin shpifje debile, kur e akuzojnė Rugovėn se ‘’nuk e ka njohur UĒK-nė pėr ushtri tė Kosovės’’, dhe nuk e dijnė apo nuk don ta dijnė se po tė kishte ‘’rrafur gjoks’’ Rugova se ‘’UĒK-ja ėshtė Ushtri e Republikės sė Kosovės’’ dhe se ai ėshtė ‘’Komandant Suprem’’ i saj, me humbjen e ‘’teritoreve tė lira’’ qė i kishte ‘’ēliruar’’ UĒK-ja, Republika e Kosovės dhe Kryetari i saj do tė detyroheshin t’i fillonin bisedimet pėr paqe me Serbinė-Jugosllavinė. Dhe sipas rregullave ndėrkombėtare, kur dy ushtri tė dy shteteve luftojnė nė mes tyre dhe lufta pėrfundon, organizohen bisedat pėr paqė. Nė tavolinėn e bisedimeve fituesi gjithmon i parashtron kushte hupsit, dhe nė rastin e Kosovės, pala serbe si fituese e luftės, do t’i parashtronte kushte delegacionit tė Republikės sė Kosovės pėr paqe
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 23-10-09 nė 12:04
|
|
|
23-10-09, 12:01
|
#2
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
ANALIZA
Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK-sė nė Kosovė (1)
Si u eleminuan themeluesit e UĒK-sė
Dėshmi mbi eleminimet nė kreun e UĒK nė Kosovė, shmangien e Adem Jasharit nga drejtimi i UĒK-sė dhe vrasjen e disa drejtuesve kryesorė tė saj
Njė intervistė-dėshmi e Saim Tahiraj, njė prej themeluesve tė grupeve guerrile nė Kosovė qysh nė vitin 1991. Dėshmitari flet pėr rolin qė ka pasur Shqipėria nė organizimin e grupeve ilegale nė Kosovė, armatosjen e tyre, stėrvitjen nė kampet shqiptare, rolin e Adem Jasharit dhe Sali Cekajt, nė kėto organizime. Dėshmitari i identifikuar si pjestar i grupit tė Sali Cekajt flet pėr krimet e vitit 1998 1999, kur krerėt realė tė UĒK-sė u eleminuan nga celula marksiste tė drejtuara nga shėrbimi sekret i Tiranės. Gazeta TemA po boton nė disa numra dėshminė e tij
Sefedin Krasniqi
& Beqir Kameraj
Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshėm lidhur me pėrgatitjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo veprimtarė qė e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Por shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjėndeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasave, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prapė kanė vėrshuar nė shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė grupit tė Sali Ēekajt, sidomos pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervistėn e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren "Bota sot" mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: "Familja Jashari e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj." Nė njė intervistė tė gjatė, nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn "Zėri", Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjashėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren "Bota sot", e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, qė tė flasė mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj.
Intervistė dėshmi e Saim Tahiraj, njė prej themeluesve tė gupeve guerile nė Kosovė qysh nė vitin 1991
Ushtarėt dhe armėt erdhėn nga Shqipėria
Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēekajt me kėto grupe?
Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė me pėrgatitjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė arritur njė marrėveshje. Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėto tri persona janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgatitėn luftėn, i realizuan aksionet e para kundėr ushtrisė serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe me grupe tė tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pėrgatitjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij grupi nė Kosovė.
Atėherė na thoni diēka mė imtėsisht, pėr pėrgatitjet ushtarake dhe futjen e kėtyre grupeve nė Kosovė.
Saim Tahiraj: Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u kyēur nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse ndėrsa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie. Drejtimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė ka vepruar nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pėrgatitjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pėrgatitje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.
Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarake?
Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndryshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta tė dy kanė udhėtuar nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur. Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai ėshtė dėshmitar i gjallė. Por e di qė ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.
Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt, a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?
Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.
Pėr vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj, ka pasur polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?
Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra herėt nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.
Atėherė, si qėndron puna me grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?
Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė tia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ėshtė stėrvitur nė Surrel tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake. Pasi unė bashkė me shumė djem tė tjerė i kishim filluar aktivitetet tona, ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgatitjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės, nga Kosova nė Zvicėr, erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkėlzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare. Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.
Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj ti printe kėtij grupi pėr tu futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ai komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?
Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej ti printe kėtij grupi ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgatiteshin tė futen nė Kosovė.
Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast dėshiroj ta cek, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrseris, se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gati e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt. Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit 91 dhe pas vitit 91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucionet e atėhershme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit 98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.
----------
TEMA
|
|
|
23-10-09, 12:07
|
#3
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
ANALIZA
Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK nė Kosovė (2)
33 ushtarėt e parė tė UĒK-sė
Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?
Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr Kosovė. Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja. Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin, e ndėrron edhe drejtimin. Merr njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mėngjesit dhe u vendosėn nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllai im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkėlzen Gjonit. Adem Jashari ka qenė me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgatitjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin 91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu. Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet tjera, nga kushdoqoftė, do ti demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgatitur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,... Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit "Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės".
Veē kėsaj ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.
Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorė Fishekė
1. Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
2. Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120
3. Sami Tahiraj Deēan 17029553 4 120/5
4. Osman Ferizi Deēan 4176733 4 120/20
5. Muharrem Bobi Przeren 7350 4 120/150
6. Hilmi Peci Mitrovicė 12133987 4 120
7. Ramadan Begu Mitrovicė 11113957 4 120
8. Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
9. Ejup Murseli Mitrovicė 20115049 4 120/24
10. Shahin Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
11. Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919 4 120
12. Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120
13. Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120
14. Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120
15. Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7
16. Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28
17. Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38
18. Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120
19. Xhemajl Kelmendi F.Kosovė 20096701 4 120
20. Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120
21. Shemsi Zeqiri Prishtinė 20102917 4 120/6
22. Xhavit Gubetini Prishtinė 20113567 4 120
23. Faton Gajtani Prishtinė 20108076 4 120/8
24. Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
25. Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240
26. Ekrem Sheholli Podujevė 1112249 4 120/2
27. Qenan Azizi Tetovė 20106021 4 120
28. Feriz Xhemaili Tetovė 20060106 4 120
29. Nuri Bexheti Tetovė 20027760 4 120
30. Bujar Zeneli Kumanovė 20063866 4 120
31. Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812 4 120
32. Jakup Limani Shkup 411651 4 120
33. Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT 91:
Gjithsejt 33 132 3960
Me datėn 08. 12. 1991
Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj
Ku ishit ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė ngjarjet e asaj dite?
Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr tu dėgjuar nė telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam qė pas dy javėsh tė vinin pėr ta marrė armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.
Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrtaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe Ismet Tahiraj mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam ti shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.
Adem Jashari, i pari pėr tė marrė armatimin
Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė armatim?
Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: "Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak"? Ademi iu pėrgjegj, "me tėrė kėto armė, i gjallė ska kush qė mė delė pėrpara". Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.
Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?
Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin 91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė. Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn "Bota sot", ndėrsa Rifati nė fejtonin e gazetės "Zėri" ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė. Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra, nė njė intervistė para disa ditėsh nė "Zėri". Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė ti sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.
----------
|
|
|
23-10-09, 12:16
|
#4
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
------
ANALIZA
Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK nė Kosovė (7)
UĒK, FARK, dhe vrasja e minsitrit Krasniqi
A ka ekzistuar FARK-u?
Si institucion i Republikės sė Kosovės po, si strukturė ushtarake anti UĒK, siē propagandonin antiinstitucionaliatėt, kurrė. Unė nuk kam parė kurrė emblema tė FARK-ut.
Pėrndryshe, vetė ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar ēeshtjen e FARK-ut nė Revistėn Ushtarake, numri 1, tė 15 qershorit 1998. Nė faqen 31, nė komunikatėn nr. 7 shkruan kėshtu: Nė bazė tė urdhėrit nr.5/10 tė Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr pėrdorimin e simboleve tė njėsive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative njofton se pėrdoren kėto simbole:
1. UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)
2. UĒK (Policia Ushtarake)
3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)
4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovės)
Pėr tė katėr kėto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej tė dukeshin ato.
Ēdo ushtarak i cili me sinqeritet do ti komentonte kėto shenja do tė konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetėm pėr luftėn por edhe pėr pasluftėn. Ai nuk ka dashur qė pas luftės tė demobilizohej ushtria nė parti politike siē ka ndodhur mė vonė. Ai sigurisht e ka ditur se invalidėt e njė ushtrie tė demobilizuar dhe tė shndėrruar nė parti politike vėshtirė se do tia arrijnė ti realizojnė tė drejtat e tyre si ushtarė dhe ēlirimtarė tė Kosovės. Shikoni, tri vjet pas mbarimit tė luftės, invalidėt e luftės duhet tė pajtohen me fatin dhe tė kėnaqen me ndihma humanitare tė shoqatave tė ndryshme dhe me tubime pėrkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua nė kėtė mėnyrė, ai qė diti tu eskivojė likuidimeve dhe tė mbetet gjallė edhe pastri luftėrave nė ish-Jugosllavi, pėr tu vrarė nga maskat nė Tiranė, duhet tė flasin ata qė janė kompetent.
Tė themi Qeveria e atėhershme e Kosovės nė krye me Bukoshin, pastaj ata qė bėnė marrėveshjen nė Oslo nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė (Adem Demaēi etj.) tė cilėn marrėveshje nuk e respektuan kurrė, por edhe ata qė organizuan ahengje gėzimi kur kriminelė tė regjur e vranė ministrin Ahmet Krasniqi.
Pas vrasjes sė ministrit Ahmet Krasniqi u ērregulluan shumė gjėra qė veēsa kishin filluar tė marrin tė mbaren. Si gjindet nė keto rrethana grupi Salih Ēekajt?
Po, ėshtė e vėrtetė se gjėrat ndyshuan deri nė themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi tė gjithėve. Atėherė, Salihu na thirri dhe na tha: Asnjė furnizim mė pėr askend. Ēdo gjė vetė do ta dėrgojmė drejt e nė Koshare. Prap nga e para, filluam prap ta bėjmė furnizimin nė formė tė pavarur. Nuk dėshtuam duke iu falėnderuar njėrėzve tanė, qė ende respektonin strukturat e institucioneve tė Kosovės. Kėta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalėn pėr Shaip Kastratin me shokė. Edhe Shaip Kastrati di shumė si kanė shkuar punėt dhe ka shumė dokumente qė qartėsojnė si ka shkuar financimi. Salihu prap shkon nė Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnė pėrgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrėve i detyrojnė qė nė janar tė vitit 1999, tė dytė tė vijnė nė Zvicėr. Pas dy dite kemi shkuar tė takohemi me Agim Ramadanin nė banesėn e tij. Pėr mungesė tė mjeteve materiale Agim Ramadani qėndroi disa ditė nė Zvicėr pėr tė zhvilluar aktivitetin e vet. Salihu mė urdhėroi qė tia organizojmė disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, nė Surse, nė Collombey-le-Grand dhe njė nė Neuchātel ku haptaz Agim Ramadani fliste pėr planet e tyre dhe kėrkoi mjete dhe ushtarė. Kėsaj radhe Xhafer Rraci na ka ndihmuar me njė shumė tė caktuar frangash.
Pasi Salih Ēekaj i takonte LDK-sė, pse kėto tubime nuk i organizoi atėherė LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-sė nė Zvicėr?
Po, kanė pasur takime edhe me Kryesin Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Pėrkundėr premtimeve, nuk di ēfarė ndodhi, por di qė nuk doli gjė. Premtimet qė iu dhanė Agim Ramadanit i pengoi dikush. Mė mirė e dinė anėtarėt e Kryesisiė sė atėhershme si dhe kryetari i LDK-sė pėr Zvicėr.
Diku...dy a tri netė para se tė vritej, Salihi mė thirri nė telefon dhe mė tha: Mbledhi ata pizgauverė qė i ke dhe merre Ismet Ēekajn nė Tiranė e ejani nė Koshare se sot po mė duheni mė shumė se kurrė. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depėrtuar njerėz tjerė, ushtarė tjerė... kishin depėrtuar njerėz tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe fatkeqėsisht iu kishte rrezikuar edhe qėndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora nėntė pizgauverė dhe dy kamionė e u nisėm pėr Bari me disa shokė. Atje mė bllokuan, por mė liruan tė nesėrmen dhe prisja qė tė mė lirohen edhe pizgauverat. Nė mbrėmje mė lajmėroi Skėnder Tolaj se Salih Ēakaj ishte vrarė. Tash lindėn nevoja dhe probleme tjera. U ktheva nga Bari dhe pas njė jave i mora ata pizguaverė dhe shkova nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė. Aty i dorėzova. Fatkeqėsisht, asnjė prej tyre, nė atė kohė, nuk shkoi nė Koshare por nė drejtime tė tjera. Unė, Zymer Lulaj dhe Ismet Ēekaj shkuam nė Shkodėr. Atje takuam Musa Ēekajn. Pastaj shkuam pėr tu aktivizuar nė vend tė Salih Ēekajt. Lajmėrohemi nė Qendėn Stervitore nė Papaj te komandanti i kėsaj qendre Gani Ahmetaj dhe nė prezencėn e tij, tė zėvendėsit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmėsit tij komandantit Demė Mahmutajt, Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ose do tė ēoj nė Burrel. Nga kėtu shkuam nė Padesh dhe ia paraqitėm kėtė rast Rustem Berishės, i cili nuk reagoi fare dhe as qė i bėri pėrshtypje kjo punė. Muarėm mobilin, kompjuterin dhe njė pjesė tė gjėrave personale tė Salihut dhe u kthyem po atė natė. Nga Papaj deri nė Tropojė kemi qenė vetėm tre veta dhe ka mundur tė na ndodhė mė e keqja. Fati e deshti qė tė shpėtojmė. U kthyem nė Zvicėr, e nga kėtu shkuam nė Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicėn me tė cilin debatuam shumė gjatė pėr shumė gjėra.
Dihet qė pas vrasjes sė Agim Ramadanit dhe Salihut fronti nė Koshare ka rėnė. Me kėta dy ideatorėt, por me njė ide pėr thyerjen e kufirit nė Koshare lidhet edhe lufta e Kosharės. Lidhet pra me emrat e Salih Ēekajt dhe Agim Ramadanit.
Megjithatė, sikur mos tė ishte intervenimi i NATO-s, nuk e di se ēka do tė kishte ndodhur! Sigurisht qė Kosova sot do tė kishte tjetėr strukturė dhe pėrbėrje tė popullsisė.
E pėmendėt me lartė, disa herė, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar mė herėt mė te?
Po, nė vitin 1993 e kam takuar nė banesėn e Jashar Salihajt nė Zvicėr. Ka qenė takim i rastit. Tahiri erdhi me dhėndėrin e vet Fadil Tolajn te Jashari. Fadili dhe Jashari kanė pasur raporte tė mira miqėsore. Fadili ka qenė edhe nxėnės i Jasharit. Nė atė takim kemi qenė tė pranishėm, Salih Ēekaj, Osman Ferizi dhe unė. Takimi ka pasur pėr qėllim bashkėveprimin sepse nė vitin 1991 nė ushtrime nė Shqiperi ka qenė edhe miku i Jasharit, Hasan Ferizi.
A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?
Mė kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte: Financim kemi sa tė doni, por njerėzit qė veprojnė konkretisht po na mungojnė. Megjithatė, marrėveshje konkrete nuk kemi arritur. Nė ndarje Jashari na tha: Ju vazhdoni andej, unė kėndej, ndoshta takohemi dikund.
E pėrmende kompjuterin e Salih Ēekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorėzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjė shenim nė te?
Kompjuterin na e ka dorezuar njė ushtar nė prani tė Rrustem Berishės. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se nė tė nuk ka pasur asgjė. Pėrndyshe Zymeri ėshtė gjallė dhe mund tė flas vetė.
Tash lufta ka mbaruar. Janė mbajtur dy herė zgjedhjet legjislative dhe njėherė zgjedhjet nacionale. Tė tre herat ka fituar LDK. Kanė ndodhur shumė ndyshime. Megjiathatė Pavarėsia e Kosovės ende nuk ėshtė realizuar. Ēka mendoni, pse ndodhė kjo?
Si ta realizojmė Pavarėsinė e Kosovės kur projektin e presidentit Rugova tė planifikuar mėse 12 vite mė parė, nga megalomania, secili politikan po mundohet ta nėpėrkėmbė. Kėtu duhet shtuar edhe hilet e Tiranės e tė mos flasim ato tė Beligradit. Pavarėsia ėshtė shpallur njėherė. Nė vend se tė pėrkrahet kėrkesa e presidentit Rugova pėr njohjen formale tė saj nga faktroi ndėrkombėtar, kryeministri Rexhepi kėrkon Pavarėsi tė kushtėzuar, Ramush Haradinaj me AAK kėrkon ta rishpallė edhe njė pavarėsi, ndėrsa Hashim Thaēi me PDK kėrkojnė Moratorium.
|
|
|
25-10-09, 03:29
|
#5
|
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
Shkuarja ne prekaz dhe sjellja rrreth prekzit e te gjitha grupeve -
nuk len koment tjeter si dhe e vet lidhjeve te sali qekut me prekazin shkuarja e remit te llapit ne prekaz lidhje e deqanit ku adem jashari shkonte i merte armet-
lidhja e adem jasharit me aq shum njerz e me oficceret ne shqiperi-
levizjet etij non stop me motorr nepr kosovė neper fshatra -
levizje t e tij me shqiperinė -
sjellja e meh ukes kah prekazi po ashtu e daut haradinajt regjep selimit zahir pajazitit dhe te gjith te tjerve e te grupit te qareves deshmon kjartė se epiqendra berthama e ushtrisė qlirimtare esht prekazi e po ashtu plani i serbve qe sa her u zvarrit e u shty per ta sulmuar prekazin -
deri sa vendosen per ta sulmuar ku serbet dhe serbia e dinin spse ishin te informuar edhe nga agjenturat tjera nderkombtare pra u mor vesh sipas ksaj logjike te pa mohuar faktike se berthama krysore e ushtris qlirimtare ishte ne prekaz te Adem Jashari GJE QE EDESHMOJN EDHE OFICERET NGA SHQIPERIA
Hamza dhe Adem jashari kishin shumq erdhe e qendra edhe ne dukagjin
e ne drenicė e kah do neper kosovė e shqiperi e vende ku rrinin ne shqiperi -
qe deshmojn se ata e kan filluar shum heret aktivitetin per formimin e celulave te para te uqk s qe u formuan ne prekaz -
qe deshmojn hapur per aktivitetin ushtris qlirimtare per se ather gjith kta njerz shkonin dhe silelshin te gjith rreth prekazit sepse ishte qendra e formuar -qe u mor vesh se aty esht formuar dhe nga aty po fillon gjithqka nga aty merreshin detyrat dhe iniciativat aksionet ndarja e planeve pikrisht ne tertorin e lirė qe quhej arbania e vogel edhe ne kohen e Azem Galices -
Ku grupet ndiheshin te sigurta te shkonin e te mernin udhzimet dhe detyrat ne kullen trime shqiptare te ShABAN Jasharit E te ADEM JASHARIT legjendes shqiptare -
qdo gje tjeter nuk ka logjikė per ndryshe si ka mundsi qe qe sali qeku e dinte ket qerdhe sepse i kishte treguar vet rifat jashari dhe ishte ngarkuar diaspora per ldihje e armė per tu furnizuar prekazi -
dhe askund tjeter serbia nuk ishte ekoncentruar seriozisht per luftė si aty kur filloj sepse e dinte se kulla e Ademit Ishte fillimi dhe shkatrrimi definitiv i serbisė i ndarjes perfundimtare te kosoves nga serbia -
prandaj e sulmoj kullen qendren e uqk s ku mblidheshin e merrni udhzime
komplet ushtria qlirimtare grupet edhe vet Zahir Pajaziti e Meh Uka
polica serbe ma se tepermi percillte rrugen mitrovicė skenderaj dhe secilin regjistrim te kerrit srbia kishte koncentruar ne preakz vezhgimine te gjitha levizjeve me kohė dhe secili resgjistrim i kerrit percilelj e vezhgohej-
mbi fabriken e municionit afer jasharajve te prekazit ne pyrgun elartė
kishte vendosur serbia kamert speciale qe i fotografonte e identifikonte te gjith njerzit qe silleshin andej ne nje hapsirė shum te gjerė identifikonte kishte instaluar edhe tjera sisteme te teknike te informimit ne prekaz
prandaj i zbuloj dhe disa aktivist te te berthmes se uqk s dhe i vrau-
pra shteti serb nuk ishte naiv a i edinte sakt se ku esht berthama e ushtris qlirimtare por kjo deshmohet s e te gjith djemt ekosoves te tjera rretheve silelshin kah pika e themelimit kah prekazi-
perndryshe kush ishte ky fshat qe te sileshin njerzt andej ne at kullė sikur aty te mos ishte berthama e ushtris qlirimtare .
Ve takimet e Adem jAHARIT ME KAQ SHUM NJERZ SI DHE NJOHENE TIJ ME FEHMI AGANIN IBRAHUIM RIGOVEN QARQET POLITIKE USHTARAKE NE SHQIPERI
Armet dhe municionin ne kullat e tij uniformat qe vinin me shumicė ku pregatitej qendresa shqiptare ishte pa dyshim qendra e themelimit grumbullimit pika e sigurt dhe formimi ku sillesj ushtria qlirimtare -
qe merita dhe heroizmi i takoj kti luani pasardhsit kreshnik shqiponj e gjallė pasardhs i Oso Kukes Mic Sokolit Azem Galices ishte ky pra legjenda e legjendave trim Adem Jshari KRENARIA e perjetshme e kombit shqiptarė
|
|
|
24-10-09, 02:09
|
#6
|
J.H.N.K.SH
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
1 - 4 : Padrejtesia, ideja lindi nga ndjenja e hakmarrjes, u formua nga revoltuesit dhe kontribuan te shtypurit e ai qe s'kontriboj aspak, as fizikisht e as moralisht, eshte i ndjeri Ibrahim Rugova !
5 : UCK-ėja s'eshte shkatėrruar, !
|
Gjoni 8:32, "Ju do ta njihni te vereteten dhe e verteta do t'ju cliroj."
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|
|
|
26-10-09, 10:04
|
#7
|
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sherri
Gjoni 8:32, "Ju do ta njihni te vereteten dhe e verteta do t'ju cliroj."
|
Enbija 18 : Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė, ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket.
|
|
|
27-10-09, 11:33
|
#8
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
Unė, ushtari i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do tė jem pėrherė ushtar besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshėm qė nė ēdo kohė pa kursyer as jetėn time tė luftoj pėr t`i mbrojtur interesat e shenjta tė atdheut. Nėse shkel kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės dhe nėse tradhėtoj, qoftė i humbur gjaku im . Betohem, betohem, betohem.
Thaēi inkurajon kthimin e serbėve
Qeveria ėshtė shprehur e vendosur se do ti eliminojė tė gjitha pengesat qė i dalin pėrpara procesit tė kthimit. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e dha kėtė premtim gjatė drekės qė hėngri tė martėn me familjen serbe Spasiq, shtėpia e sė cilės ngriti themelet nė njė fshat afėr Obiliqit. Nė Kosovė ėshtė mė mirė se nė Serbi. Ėshtė kjo deklaratė e Radojka Spasiq. Ajo pėr vite me radhė, sė bashku me anėtarėt tjerė tė familjes, ka qenė e zhvendosur nė Vėrnjaēka Banjė tė Serbisė.
Do tė duhet tė paktėn njė muaj qė shtėpia tė pėrfundojė. Kryeministri Hashim Thaēi, pasi ka ngrėnė drekė me familjarėt serbė, ka premtuar se Qeveria qė ai drejton, do tė mundėsojė kthimin pėr secilin serb qė dėshiron tė jetojė nė Kosovė.
Familja Spasiq ėshtė njė familje qė u kthye pėr tė jetuar nė Kosovėn e re, ėshtė shembulli mė i mirė i jetės nė Kosovėn e kėtij viti. Ėshtė familje e kthyer pėr tė jetuar nė Kosovėn e re, me shtėpi tė re, qė sapo ka filluar, me investimet e Qeverisė sė Kosovės, tė cilat nuk do tė ndalen, por do tė rriten. Kosova ėshtė vend i tė gjithėve, tha Thaēi.
Janė dhjetėra mijėra serbė tė zhvendosur, qė kanė lėnė shtėpitė pas pėrfundimit tė luftės. Ministria e Kthimit thotė se deri mė tani janė kthyer 18 mijė persona. Kėtė vit pritet kthimi i qindra familjeve serbe.
Ajo qė mė bėn tė lumtur, ėshtė se shumė njerėz duan tė kthehen dhe po lajmėrohen nė Ministrinė e Kthimit. Do tu ndihmojmė nė maksimum. Presim qė tė kthehen disa qindra familje kėtė vit. Por, kurrė nuk dihet. Aktualisht, nė proces tė kthimit janė 45 familje, tha ministri i Kthimit, Sasha Rashiq.
Sidoqoftė, kjo ministri thekson se pėr njė kthim tė qėndrueshėm duhen fonde tė mjaftueshme, tė cilat aktualisht Qeveria nuk mund ti sigurojė. Ministrisė sė Kthimit, qė ėshtė pėrgjegjėse pėr kthim, kėtė vit i janė ndarė vetėm 7. 5 milionė euro. /Radio Evropa e Lirė/Telegrafi/
Serbia inkason faturat e rrymės nė Kosovė
Shpenzuesve tė rrymės elektrike nė veri tė Kosovės, qė nga dita e premte do tė fillojė tiu matet sasia e shpenzuar e kilovatėve, por, jo nga Korporata Energjetike e Kosovės por nga ajo e Serbisė.
Drejtori i kompanisė sė ashtuquajtur Elektrokosmet, Radoje Kreēkoviq ka thėnė se, qė nga dita e premte njehsorėt nė veri tė Kosovės do tė fillojnė tė funksionojnė.
Nė njė intervistė pėr radion Kontakt Plus, Kreēkoviq ka thėnė se, popullata nė veri tė Kosovės, respektivisht nė veri tė Mitrovicės qė nuk ia ka paguar rrymėn e shpenzuar KEK-ut qė nga viti 1999 do ti marrė faturat e para pėr pagesė mė 1 nėntor.
Ai ka thėnė se, qytetarėt nė veri tė Kosovės, faturat pėr energjinė e shpenzuar elektrike do tia paguajnė Elektro-ekonomisė sė Serbisė.
Ai madje ka thėnė se, planifikon shkyējen e tė gjithė konsumatorėve ilegalė nė rrjet nė atė pjesė tė Kosovės, ndėrsa ka shtuar se, nė aksion do ti ndihmojnė pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės.../Telegrafi/ / 22 Tetor 2009
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
27-10-09, 11:49
|
#9
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
Thaēi inkurajon kthimin e serbėve
|
Pse bre djale po hyn ne gjynah me te .A nuk kie pak meshire ,a po e sheh sa milionat eshte t“u i premtue e harxhue me e ba rahat ket milet , edhe floket ju kane surrav .
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.
Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
|
|
|
24-10-09, 23:39
|
#10
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
....pyetjen e parashtruar nga Guri Sylaj te tema ku jan grushtuar Geci e Haliti mes veti, ma mori mendja ta sjellė kėtu nė form Teme, pėr rėndėsin e peshen qė ka dhe nė mėnyrė qė tė kemi njė pasqyrim tė sė gjithės.
Janė tė ftuar tė gjithė (si zakonisht), edhe ata PĖR, por edhe ata KUNDĖR. e mė sė shumti janė tė ftuar vetė ata qė kan marrur pjesė nė ēlirimin e Kosovės, nė forma tė ndryshme.
Pra: - kush e formoj ?
- Nga lindi ideja ?
- Si u formua ?
- Kush kontriboj, e kush kontriboj mė pak

DHE
kush e shkatėrroj Ushtrin Ēlirimtare tė Kosovės ?
|
UQK per her te par e kam ndegjue nga nji grup shqiptaresh qe jan burgosur ne PEJ njeri nder ta ka qen QERKIN PECI i burgosur edhe ne vitin 1981 dikun pas viteve te 90
familjen jashari kur e kan rrethekue ne vitin 1981 nuk e kan rrethekue per UQK te jemi realist po kusherit e tyre zymerovit e kan lajmrue se familja e shaban jasharit ka armatim po esht e vertet se kta at armatim e kan grumbullue se kan qen te rrezikuar nga kusherit e tyre per shkak te prones
ne flasim fjal patriotike sa te dojna po ky esht realiteti bile familjen e shaban jasharit askush ne prekaz nuk e ka dasht . thojshin prekazi i ULT se ademi po sillet me i kqyr grat
e tash me kodrali e me lushtak e jashar po thojn se ademi shpin ton e ka pas si te veten rren koft se as me kusherit e aferm te jasharve nuk ka komunikue
xhem kodren e ka dasht ma von zenun kodren fadili veq flet nuk ka kontribue edhe pse kam respekt per TE NDJERIN ILAZ KODREN GANI GECI raporte te aferta me te ndjerin ADEM JASHARIN UQKen e ka ndyt hashim thaqi me ata qe kan ardh nga zvizrra ,qe UDBja i kishte derguar ne zvicer me i shpiunue desidentet e asaj kohe tani po dihet KADRI VESELI ADEM GRABOFCI IBRAHIM KELMENDI XHAVIT HALITI HASHIM THAQI FATMIR LIMA JAN TE PASTER nga emigracioni i zvicrres qe kan qen ne UQK AZEM SYLA i paster po i mashtruar
e qita udbasha e kan shkatrrue kombin kta i kan bae edhe vrasjet e pas luftes
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 24-10-09 nė 23:40
|
|
|
25-10-09, 01:19
|
#11
|
Shqipria ime
Anėtarėsuar: 24-10-09
Vendndodhja: ATJE KU S`JETON ASKUSH
Postime: 46
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
UQK per her te par e kam ndegjue nga nji grup shqiptaresh qe jan burgosur ne PEJ njeri nder ta ka qen QERKIN PECI i burgosur edhe ne vitin 1981 dikun pas viteve te 90
familjen jashari kur e kan rrethekue ne vitin 1981 nuk e kan rrethekue per UQK te jemi realist po kusherit e tyre zymerovit e kan lajmrue se familja e shaban jasharit ka armatim po esht e vertet se kta at armatim e kan grumbullue se kan qen te rrezikuar nga kusherit e tyre per shkak te prones
ne flasim fjal patriotike sa te dojna po ky esht realiteti bile familjen e shaban jasharit askush ne prekaz nuk e ka dasht . thojshin prekazi i ULT se ademi po sillet me i kqyr grat
e tash me kodrali e me lushtak e jashar po thojn se ademi shpin ton e ka pas si te veten rren koft se as me kusherit e aferm te jasharve nuk ka komunikue
xhem kodren e ka dasht ma von zenun kodren fadili veq flet nuk ka kontribue edhe pse kam respekt per TE NDJERIN ILAZ KODREN GANI GECI raporte te aferta me te ndjerin ADEM JASHARIN UQKen e ka ndyt hashim thaqi me ata qe kan ardh nga zvizrra ,qe UDBja i kishte derguar ne zvicer me i shpiunue desidentet e asaj kohe tani po dihet KADRI VESELI ADEM GRABOFCI IBRAHIM KELMENDI XHAVIT HALITI HASHIM THAQI FATMIR LIMA JAN TE PASTER nga emigracioni i zvicrres qe kan qen ne UQK AZEM SYLA i paster po i mashtruar
e qita udbasha e kan shkatrrue kombin kta i kan bae edhe vrasjet e pas luftes
|
Per formimin e UĒK pak kam ndegjuar nga Nahit Hasani ne nje bised private por e ka than edhe nje fjal
"Jemi duke jetuar ne nje periudh te keqe nuk guxon ta thuash te verteten te presim edhe pak"
|
|
|
25-10-09, 01:28
|
#12
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbanianPirat
Per formimin e UĒK pak kam ndegjuar nga Nahit Hasani ne nje bised private por e ka than edhe nje fjal
"Jemi duke jetuar ne nje periudh te keqe nuk guxon ta thuash te verteten te presim edhe pak"
|
personi i par esht QERKIN PECI QE ESHT BURGOS me uniformen e UQK me sa me kujtohet gjykimi esht mbaj ne PEJ se shumica e te arresturve ishin nga regjioni pejes
NAIT HASANI ka bisedue ndoshta edhe ka punue po ne uniformen e UQKes e kena pa te kta te arrestuar ku njeri nder ta ka qen QERKIN PECI nga ZHAZHA
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
25-10-09, 01:41
|
#13
|
Shqipria ime
Anėtarėsuar: 24-10-09
Vendndodhja: ATJE KU S`JETON ASKUSH
Postime: 46
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
kam qen shum i ri tezja ime jetonte ne fshatin Randobrav mu ne objektin ku ishte shkolla e fshatit pasi qe burri i saj ishte mesues ne ket shkoll dhe aty kam ndegjuar se Z. Nahit Hasani kishte djegur flamurin e jugosllavis dhe kishte ber nevojen mbi fotografin e titos
dhe nje rast tjeter kur esht arrestuar duke pergaditur vrasjen e rektorit serb te universitetit te prishtines
|
|
|
25-10-09, 01:48
|
#14
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbanianPirat
kam qen shum i ri tezja ime jetonte ne fshatin Randobrav mu ne objektin ku ishte shkolla e fshatit pasi qe burri i saj ishte mesues ne ket shkoll dhe aty kam ndegjuar se Z. Nahit Hasani kishte djegur flamurin e jugosllavis dhe kishte ber nevojen mbi fotografin e titos
dhe nje rast tjeter kur esht arrestuar duke pergaditur vrasjen e rektorit serb te universitetit te prishtines
|
po dhe NAITI ka qen i ri nuk i ka pas 20 vite kur e ka thye fotografin e titos
po mos te harroj ADEM JASHARI nuk ka pas shenja te UQKes po nuk e kam nie qe e ka permend UQK , kto shenja jan dal pas vrasjes se ADEMIT se jan frigue se mos po vjen FARKU e kta po jesin jasht burimeve matriale siq ishte fondi vendlindja thrret e shum do previlegje qe i kan keqperdor kta te HASHIMIT
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 25-10-09 nė 01:48
|
|
|
05-11-09, 08:32
|
#15
|
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es
UUuu
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
....pyetjen e parashtruar nga Guri Sylaj te tema ku jan grushtuar Geci e Haliti mes veti, ma mori mendja ta sjellė kėtu nė form Teme, pėr rėndėsin e peshen qė ka dhe nė mėnyrė qė tė kemi njė pasqyrim tė sė gjithės.
Janė tė ftuar tė gjithė (si zakonisht), edhe ata PĖR, por edhe ata KUNDĖR. e mė sė shumti janė tė ftuar vetė ata qė kan marrur pjesė nė ēlirimin e Kosovės, nė forma tė ndryshme.
Pra: - kush e formoj ?
- Nga lindi ideja ?
- Si u formua ?
- Kush kontriboj, e kush kontriboj mė pak

DHE
5. kush e shkatėrroj Ushtrin Ēlirimtare tė Kosovės ?
|
UĒK u formua nga patriotėt tė prirur nga idea e ēlirimit. E formuar me sakrificė e kontribuar nga populli...e shkatėruar nga durimtarėt
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:03.
|
|