Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-09-06, 17:56   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mafia me mantel tė bardhė!

Ngjarja ka ndodhur nė Spitalin Rajonal nė Pejė.

Mė datė 20.08.2006, nė ora 8 e 33 minuta nė fshatin Leshan. Nė kėtė aksident mė vdiq nena, unė pėsova lėndime, motra e ime me vajzėn gjithashtu si dhe vajza ime 8 vjeēare Erleta. Vajza e ime e madhe qė nuk ishte prezente nė aksident, kishte arritur nė Spital, mjeket kishin kėrkuar nga ajo tė holla pėr pranimin tim dhe tė Erletes, si dhe nuk mė kishin trajtuar fare pėr disa orė nė Spital, jeta ime ishte nė njė fazė tė ndėrlikuar pasi qė nuk mė jepej ndihma e parė sė paku. Pėr njė trajtim tė mirėfilltė ata kishin kėrkuar 500 euro nga vajza e ime dhe tė afėrmit e mi. Ata ishin mire te informuar se ne jemi shtetas austriakė dhe supozohej se mund tė kemi para. Tė nesėrmen kur me erdhi vetėdija ishte njė mjek i thinjur qė mė thoshte se ti duhet tė shkosh nė shtėpi edhe pse kisha tė thyer dorėn, brinjėt dhe kisha lėndime nė mėlēi. Ky mjek ėshtė larguar, pastaj ka ardhur njė tjetėr i cili tha: “Nėse nuk ke para, ke pėr tė vdekur, se ne kėtu nuk kemi medikamente, e as mjete”. Akoma nuk kisha forcė pėr tė folur, mjeku ishte agresiv, mė thirri me fjalėt: “Nėse nuk ke para duhet tė shkosh nė shtėpi pėr tė vdekur”. Vajza ime e vogėl ishte nė njė dhomė tjetėr, motra me vajzėn gjithashtu diku tjetėr, mundėsi nuk kisha pėr komunikim qė dikuj t’i tregoja ,ose se paku tė kėrkoja tė holla pėr mjekėt. Nuk di se si ka kaluar kjo ditė. Tė hėnėn nė mėngjes papritur mė telefonoi bashkėshorti nga Austria, mė kujtohet vetėm ajo se kam kėrkuar nga ai: “Me hiq prej kėtuhit ose mė dėrgo para, tė lutem”. Qesja me urinė nuk ndėrrohej fare, motrat ishin shumė tė pandėrgjegjshme...
Diku nga mbrėmja e ditės sė hėnė kishte mbėrritur bashkėshorti nė Spital. Gjendjen alarmante qė gjendeshim unė dhe vajza e vėrteton edhe ai. Vajza ime Erleta qė kishte thyer kėmbėn ishte lidhur pėr krevati sikur te ishte njė kafshė shtėpiake, diagnoza pėr tė ishte muskuj tė lėnduar, unė qė e kisha dorėn e thyer nuk isha trajtuar as tė dielėn e as tė hėnėn. Burri im bisedoi edhe njėherė me mjek, me N. L., kėrkon nga ai qė tė reagojė nė rastin tim, kurse N., i thotė se “kėtu mungon ēdo gjė, duhet njė trajtim diku tjetėr por ajo tė kushton”. Burri i jep 100 euro. “Jo zotėri trajtimi kushton shumė mė shumė, nėse ke mund tė flasim mė vonė”. Burri im ka biseduar edhe me mjekun e Erletes, M. J., gjithashtu i korruptuar, pastaj shkon te motrat, njėra me emrin L., nė repartin kirurgjik, kėrkon nga ajo qė tė mė ndėrrohet qesja e urinės dhe ajo sikurse mjekėt kėrkon 20 euro. Pas gjithė kėsaj ai bindet se nė kėtė Spital mungon humaniteti qė duhet tė kenė mjeket, nė kėtė Spital qeverisė Mafia dhe korrupsioni. Po atė mbrėmje burri vendos qė tė informojė Ministrinė e Punėve te Jashtme tė Austrisė pėr problemin tonė. Angazhohet zyra Austriake ne Prishtinė, e marrin repartin kirurgjik nė telefon pėr tė pyetur pėr gjendjen time dhe tė Erletes, pėrgjigjet e mjekėve ishin false, me arsyetimin se ēdo gjė ėshtė nė rregull. Pak pas kėsaj telefonate, N. dhe njė tjetėr bardhokan rreth 40-45 i thonė burrit “Eh, more djalė, sa kanė provuar para teje nė kėtė formė por nė fund tė gjithė ėshtė dashur tė kruhen (duke luajtur dy gishta) pėr familjaret e tyre. Edhe pėr ty kjo vlen, sa mė parė qė e bėn kėtė aq mė mirė”.Burri i im e kishte njė lidhje me tė afėrmit e Alois Mockut dhe e aktivizon atė lidhje qė rezultoi e suksesshme, ku tė nesėrmen nė ora 10 para dite mė hoqėn nga ky Spital dhe me Aeroplan Special nga Prishtina mė dėrguan pėr shėrim nė Austri. Pasi me tėrhoqi nga Spitali, mjeket mbeten tė stepur, si ėshtė e mundur qė Austria tė intervenojė pėr ju. “Ju lutem (ishin fjalėt e fundit tė mjekeve nė Pejė) ne nuk i kemi kryer akoma analizat, sepse sot e kemi pasur nė plan qė t’i kryejmė”. Kishin ardhur edhe disa gazetarė austriakė qė tė mė intervistojnė, ditėn e hėnė, pasi mė thirri Zyra Austriake, ishte edhe njė gazetare kosovare.
Pyetjet mė tė shpeshta tė gazetarėve austriakė ishin: sa humane janė Spitalet nė Kosovė? Ju qė jeni lindur nė Kosove dhe e flitni gjuhen e atij vendi, kur nuk trajtoheni si duhet, ēka mendoni se si do tė trajtoheshin njė gjerman, francez apo dikush tjetėr qė nuk e di gjuhen dhe mentalitetin e tyre, ishin pyetjet dhe mendimet e shumicės sė gazetarėve nė Austri.

Sanije Selimi, Austri


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.