Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-07-11, 17:39   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Homazh pėr policin e vrarė

Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės kanė njoftuar se lidhur me vrasjen e pjesėtarit tė njėsisė speciale tė policisė, Enver Zymberi, janė hapur hetimet.

E mėrkure 27 Korrik 2011 17:00
Policia e Kosovės ka hapur hetimet mbi vrasjen e pjesėtarit tė saj Enver Zymberi, i cili nga plagėt e marra me armė zjarri dje, nė veriun e Kosovės, ka ndėrruar jetė.
Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu, i ka thėnė Radios Evropa e lirė, se policia po heton nė disa pista, lidhur me vrasjen e zyrtarit tė saj.
“Lidhur me kėtė rast, Policia e Kosovės, Drejtoria Rajonale e Mitrovicės, qysh dje ka iniciuar hetimet. Do tė hetojė tė gjitha detajet. Tė gjitha pistat e mundshme janė duke u hetuar, nė mėnyrė qė tė dyshuarit lidhur me kėtė rast tė kapen dhe tė dėrgohen para drejtėsisė”, tha Sadriu.
Ndryshe, siē ka thėnė zėdhėnėsi Sadriu, Policia e Kosovės dhe drejtuesit e lartė tė institucioneve tė vendit, sot kanė nderuar policin e ndjerė Zymberi, duke bėrė homazhe nė ambientet e drejtorisė sė pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės.
“Sot, prej orės 13 deri nė orėn 14, nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės, konkretisht nė hollin e ndėrtesės sė administratės, janė bėrė homazhe pėr policin Enver Zymberi, i cili ka rėnė dje nė krye tė detyrės, nė rajonin e Mitrovicės. Nė kėtė homazh kanė marrė pjesė, pėrveē prestarėve tė policisė sė Kosovės dhe kolegėve tė tė ndjerit, edhe personalitetet mė tė larta tė vendit, familjarė, miq dhe njerėz tė tjerė”, sqaroi Sadriu.
Tė gjitha institucionet e Kosovės dhe partitė politike e kanė ngushėlluar familjen Zymberi pėr humbjen anėtarit tė tyre nė krye tė detyrės.
Nė ngushėllimet pėr familjen Zymberi, ėshtė thėnė se Enver Zymberi ėshtė shembull i sakrificės dhe profesionalizmit tė lartė nė vendosjen e kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e republikės sė Kosovės.
Ndėrkaq, presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ka vendosur qė policin e ndjerė Enver Zymberi, i vrarė nė detyrė, ta dekorojė me Urdhrin “Hero i Kosovės”, me motivacion pėr “trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar deri nė flijim pėr vendosjen e sundimit tė ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės”.
Presidentja Jahjaga do t’ia dorėzojė medaljen familjes Zymberi nė njė ceremoni tė veēantė.
Ndryshe, sipas zėdhėnėsit tė policisė sė Kosovės, Sadriu, nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit, tė cilat njė ditė mė parė ishin futur nėn kontroll nga njėsitė speciale tė policisė sė Kosovės, janė vendosur dhe po vazhdojnė punėn policia kufitare dhe doganierėt e Kosovės.
“Janė pjesėtar tė Policisė sė Kosovės, tė tė gjitha etniciteteve. Do tė thotė, janė tė vendosura njėsitet e policisė kufitare qysh dje, por edhe sot janė duke punuar. Do tė thotė, janė zyrtar policor dhe duhet tė punojnė konform rregullave dhe ligjeve tė aplikuara nė vend”, bėn tė ditur Sadriu.
Zėdhėnėsi Sadriu ka theksuar se nė pikat kufitare nė veri tė vendit janė duke qėndruar edhe njėsitė e KFOR-it, tė cilat, sipas tij, janė duke dhėnė pėrkrahjen pėr policinė e Kosovės, nė punėn e tyre tė pėrditshme.
Sadriu gjithashtu ka shtuar se situata e sigurisė nė veriun e Kosovės gjatė natės ka qenė e qetė dhe pa incidente, ndonėse nė disa rrugė ende qėndrojnė barrikadat, tė cilat i kanė vendosur mė herėt serbėt lokal.
Nė anėn tjetėr, serbėt lokalė, nė veri tė vendit edhe gjatė natės sė kaluar kanė qėndruar afėr barrikadave qė i kanė vendosur nė disa rrugė.
Kėtė e konfirmon edhe njėri nga liderėt politik tė serbėve tė veriut tė Kosovės, Kėrstomir Pantiq, i cili gjithashtu thotė se me gjithė tėrheqjen e forcave speciale tė policisė sė Kosovės nga veriu, nė pikat kufitare kanė mbetur njėsitė e policisė kufitare, me tė cilin fakt, sipas tij, serbėt lokal nuk pajtohen.
“Qytetarėt janė ende tė tubuar nė barrikada. Megjithatė rrugėt nuk janė plotėsisht tė bllokuara. Qarkullimi ėshtė i lirė nė drejtim ka pikat kufitare dhe qė andej pėr nė Mitrovicė”, ka thėnė Pantiq.
Sidoqoftė, policia e Kosovės ka theksuar se njėsitet e Policisė kufitare dhe doganierėt do tė vazhdojnė ta kryejnė punėn e tyre nė pikat kufitare nė veri tė vendit. /rel/


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-07-11, 23:05   #2
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Allahu me iman e past marr policin e njesis speciale RSU Enver Zymberi/dubovc drenic, Allahu gajretin familjes, Allahu inshAllah prej shehidve e ka bo Enverin..., Allahu qoft i knaqur me te dhe familjen e tij.
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 17:55   #3
Idealist
 
Avatari i Idealist
 
Anėtarėsuar: 19-07-11
Vendndodhja: Eshte e rendesishme te dihet jo cmimi, por vlera, pra jetoj ne atdheun tim...
Postime: 156
Idealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Veprim i guxishem ne moment vendimtar, hallall Thaci
__________________
Po qe se mes individėve tė njė kombi vjen puna qė dredhia, rrena dhe mashtrimi tė quhen zgjuarėsi, do tė thotė se atė komb e ka zėnė njė sėmundje, tashmė, e pashėrueshme.
Idealist Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 18:49   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Idealist Shiko postimin
Veprim i guxishem ne moment vendimtar, hallall Thaci

mos bon hop pa e kcye shtekun o preshevar se pika 1 esht duke u djeg flak per momentin
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 20:30   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Serbėt djegin pikėn 1 tė doganės
Shpėrndaje
19:45 / 27.07.2011

Nė orėt e pasdites tė tė mėrkurės, serbėt ia kanė vėnė flakėn pikės 1 tė doganės nė Jarinje, nė kufirin Kosovė-Serbi.

Konfirmimin se njė grup personash kanė sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar nr. 1 nė Jarinė, e ka bėrė pėr Evropėn e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu.

Ndėrkohė, ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanovic, e ka dėnuar djegien e pikės kufitare nė Jarinė dhe u ka bėrė thirrje serbėve nė veri tė Kosovės qė tė mos lejojnė qė grupet ekstremiste tė nxisin konflikt.

Ndėrsa njoftohet se pjesėtarėt amerikanė tė KFOR-it kanė bllokuar rrugėn nė drejtim tė Mitrovicės. Ata kanė bllokuar rrugėn me automjete tė rėnda ushtarake, saktėsisht nė afėrsi tė Leshakut, ndėrkohė qė nuk lejojnė tė kalojnė askėnd nė kėtė drejtim.

Express njofton se dhjetėra automjete tė blinduara tė KFOR-it gjerman, tė cilat pėr disa orė ishin tė stacionuara tė vendi i quajtur “Kėrrshi i Dudės” nė vėri tė Mitrovicės, i kanė thyer barrikadat e vėna nga grupet ekstremiste serbe dhe janė nisur nė drejtim tė pikės kufitare Jarinje, pėr t’u shkuar nė ndihmė pjesėtarėve tjerė tė KFOR-it pėr tė vėnė rendin dhe ligjin nė kėtė pikė kufitare.

KFOR-i, nga ana tjetėr, ka konfirmuar raportimet pėr tė shtėna ndaj personelit tė KFOR-it nė afėrsi, ndėrsa njoftohet se do t’i pėrforcojė forcat e veta tė vendosura atje, nė
mėnyrė qė tė parandalohet eskalimi i mėtutjeshėm i situatės. Ky do tė jetė njė proces nė vazhdim dhe KFOR-i pret qė pas pėrforcimit, rendi to tė rivendoset shumė shpejt.

Pėr shkak tė rrezikut nė pikėn kufitare 31 nė Bernjak, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisė dhe mbrojtjes personale nė atė lokacion. /Telegrafi/

http://www.youtube.com/watch?feature...&v=BU9XuJ7fAEc

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 27-07-11 nė 20:32
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 20:36   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Buehler: Nė kufi ndodhen shėrbyesit serbė
Shpėrndaje
17:50 / 27.07.2011

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler, ka deklaruar se forcat speciale tė Policisė sė Kosovės janė tėrhequr nga veriu dhe se nė kalimet kufitare ndodhen shėrbyesit serbė.

"Unė jam kėtu pėr tė bėrė pėrpjekje nė mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė – kjo ėshtė detyra ime. Njėsitė ROSU janė tėrhequr nga veriu. Sipas marrėveshjes, kemi dėrguar shėrbyes serbė nė vendkalime dhe ata vazhdojnė tė jenė atje", ėshtė shprehur Buehler, pas takimit me shefin e delegacionit serb nė bisedime, Borislav Stefanovic nė Rudar tė Zveēanit.

Stefanovic, nga ana e tij, u ka thėnė tė tubuarve se ekziston njė problem, meqė, po bėhen pėrpjekje tė sillen doganierėt dhe policėt kufitarė tė Kosovės, ndonėse "serbėt dhe Beogradi duan qė atje tė kthehen doganierėt e EULEX-it dhe pjesėtarėt serbė tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt ishin nė vendkalime deri nė ndėrhyrjen e forcave speciale".

"Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do tė largohen nga aty ku kanė hyrė ilegalisht, ose ne nuk do tė lėvizim nga kėtu derisa ata ta bėjnė njė gjė tė tillė", ka thėnė Stefanovic.

Udhėheqėsit e serbėve tė Mitrovicės kanė vendosur qė, pėr shkak tė rrethanave tė jashtėzakonshme dhe pėrkeqėsimit tė gjendjes sė sigurisė, tė kufizojnė orarin e punės sė dyqaneve dhe restoranteve, nga ora 7 deri nė 15. /REL/Telegrafi/
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 20:38   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Digjet edhe pika 31, KFOR-i amerikan ja mėsyn pikės 1

Tė shtėna armėsh mbi helikopterin e KFOR-it nė veri


(I plotėsuar) - Pas djegjes sė pikės kufitare 1 nė Jarinje, terroristėt serbė ia kanė vėnė flakėn edhe pikės 31 nė Bėrnjak. Sipas mediave serbe, nė vendin e ngjarjes, shumė me vonesė, kanė arritur trupat ushtarake tė KFOR-it amerikan. Ata kanė bllokuar rrugėn prej pikės kufitare tė Jarinjes drejt Mitrovicės.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 14:36   #8
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

.....nuk po mundem dhe nuk dua te besoi qe kryeministri nuk ka ndonje plan konkret per hapat e metutjeshem ne zgjidhjen e qeshtjes se Mitrovices, situata e krijuar atje eshte e pa pranushme dhe mjaft e rrezikshme.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-11, 14:57   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Tadiq: Pas ndėrhyrjes sė Prishtinės qėndron politika amerikane

Presidenti serb Boris Tadiq ka vlerėsuar se pas ngjarjeve tė fundit nė Kosovė, dialogu mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė nė krizė dhe se ai mund tė vazhdojė vetėm pasi qė tė kthehet gjendja e mėhershme.

“Ne dėshirojmė qė tė vazhdojmė dialogun, por kėtė do ta bėnim atėherė kur situata tė kthehet siē ishte para intervenimit tė njėsisė ROSU”, ka thėnė Tadiq nė njė intervistė pėr televizionin serb B92.

Ai ka vlerėsuar se nė Prishtinė ka pasur ndikim politika amerikane dhe ambasadori amerikan nė Prishtinė dhe se nga ta edhe varet nėse shqiptarėt do t’i kthehen dialogut.

“Do tė ishte e dobishme qė ambasadori amerikan nė Prishtinė tė mos japė deklarata qė nxisin konflikt dhe mos tė trimėrojė administratėn e Prishtinės nė reaksione agresive”, ka thėnė Tadiq.

Ai ka thėnė se sipas informacioneve qė ka, “strukturat kriminale nė Kosovė tė lidhura edhe me serbėt edhe me shqiptarėt janė pėrgjegjėse” pėr djegien e pikės kufitare nė Jarinė.

“Duhet pyetur me kujdes se kush dha instruksione pėr djegien e atij vendkalimi doganor ku serbėt pėrbėnin shumicėn, dhe qė sipas marrėveshjeve tė mėhershme, ajo pikė doganore nuk paraqiste asnjė problem. Djegia e saj cėnon interesat e Republikės sė Serbisė dhe tė popullit serb nė Kosovė”, ka thėnė Tadiq.

Ai ka thėnė se “ėshtė befasuese se politikėn nė Kosovė e udhėheq njė ambasador i SHBA-sė”, i cili, sipas Tadiqit, “mė shumė se njėherė ka vėnė nė dukje deklaratat e tij radikale”.

BSot

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 30-07-11 nė 14:57
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-11, 16:01   #10
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka vizituar sot familjen e policit tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, Heroit tė Kosovės, Enver Zymberi





Prishtinė, 30 korrik 2011

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka vizituar sot familjen e policit tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, Heroit tė Kosovės, Enver Zymberi, i cili ndėrroi jetė, si rezultat i plagėve tė marra nga sulmi i turmave tė dhunshme qė tentuan tė bllokonin vėnien e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė nė pikat kufitare nė veri tė Kosovės, por qė nuk ia arritėn.

Pasi i ka shprehur ngushėllimet mė tė sinqerta nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, familjes Zymberi, kryeministri Thaēi ka ritheksuar se sakrifica e Heroit tė Kosovės, Enver Zymberi nė mbrojtje tė kufinjve tė atdheut, tė ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė nė veriun e Kosovės, do tė mbetet pėrherė nė kujtesėn dhe zemrat e qytetarėve dhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės.

Falė policit tė shtetit tė Kosovės, Enver Zymberi dhe policėve tė kalibrit tė tij tė lartė, institucionet e Republikės sė Kosovės arritėn tė vėjnė ligjshmėrinė dhe kushtetutshmėrinė nė pikat kufitare nė veri tė vendit dhe nė kėtė drejtim nuk do tė ketė zbrapsje – theksoi kryeministri Thaēi.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-11, 11:25   #11
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

KFOR-i largoi tri bllokada nė veri

Me urdhėr tė komandantit tė KFOR-it, Gjeneralit Erhard Bühler, njėsitet e KFOR-it, nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 1 gushtit, kanė larguar tri bllokada rruge nė rrugėn kryesore nė mes tė Mitrovicės dhe Zubin Potokut, nė rajonin e Zupēit.
Nė njė komunikatė pėr media, forcat paqeruajtėse nė Kosovė vlerėsojnė se “operacioni u zbatua nė mėnyrė tė shpejtė dhe me sukses. Nuk kishte asnjė rezistencė nė bllokadat e rrugės, njėra prej tė cilave pėrbėhej prej zhavorrit, gurėve dhe rėrės dhe dy tė tjerat prej trungjeve dhe shtyllave”.
“Meqė kishte rrezik nga snajperistėt kriminalė dhe rezistencės sė armatosur nga elementet radikale tė pajisura me pushkė, pistoleta ose eksplozivė, njė forcė e mjaftueshme e kėmbėsorisė sė blinduar ishte nė atė zonė, e gatshme pėr t’iu pėrgjigjur nė mėnyrė tė duhur ēfarėdo sfide qė do tė mund tė kishte ndodhur”, thuhet nė komunikatė.
"Pėr shkak tė veprimeve tė radikalėve, autoritetet lokale tė komunės dhe radikalėt ndalojnė transportimin nė qytet tė furnizimeve me ushqim dhe barėra. Pėr ēdo pasojė (fatkeqėsi) ata do tė mbahen pėrgjegjės”, thuhet nė vazhdim tė kėsaj komunikate, e cila pėrfundon me vlerėsimin se “situata aktuale nė veri tė Kosovės ėshtė e qetė, por e tensionuar” dhe se ushtarėt e KFOR-it janė ende “tė vendosur nė portat kryesore, ku veturat dhe autobusėt lejohen qė tė kalojnė pas kontrollit tė detajuar tė identifikimit tė personave dhe tė sigurisė”.
Stefanoviq insiston nė dialog
Pavarėsisht kėrcėnimeve tė autoriteteve kosovare qė flasin pėr arrestimin e zyrtarėve serbė, shefit tė delegacionit serb nė bisedime me Prishtinėn, Borko Stefanoviq dhe ministrin serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, nė rast tė hyrjes sė tyre nė territorin e Kosovės, kėta tė fundit duket se realizuan vizitėn nė veri tė Kosovės tė paralajmėruar pėr tė hėnėn.
Ministri i punėve tė brendshme, Bajram Rexhepi, i quajti ilegale vizitat e tilla por nuk deshi ta komentojė mė tutje hyrjen e zyrtarėve serbė nė Kosovė.
“Ato janė hyrje ilegale, ato dihen. Ne e kemi thėnė edhe publikisht”, u shpreh Rexhepi.
Hyrja e Stefanoviqit dhe Bogdanoviqit nė veri tė Kosovės erdhi nė kohėn kur, pas incidenteve tė javės sė shkuar nė atė pjesė tė vendit, nga serbėt lokalė mbesin tė bllokuara rrugėt nė disa pika si nė Rudarė, Jarinjė dhe Zubqė.
Tė dielėn, misioni i NATO-s nė Kosovė kishte bėrė tė ditur se ka larguar bllokadėn rrugore nė rrugėn sekondare nė zonėn e Zubin Potokut dhe se situata e sigurisė vazhdon tė jetė e qetė nė veri.
Pas kthimit tė tij nė Serbi, kreu i delegacionit serb nė bisedime me Kosovėn Borko Stefanoviq mohoi qė vizita tė ketė pasur ndonjė qėllim provokues.
“E kuptoj kėtė, kjo ėshtė pėr shkak tė situatės sė tyre tė brendshme. Kjo nuk i kontribuon askujt. Nuk jemi kėtu pėr tė provokuar dikė, po bėjmė njė punė serioze, nė kushte tė vėshtira, ka shumė nervozė, nuk ekzistojnė elemente ekstremiste. Ėshtė mė mirė qė kėtė krizė ta pėrfundojmė nė mėnyrė tė qetė, me kokė tė ftohtė dhe tė nisim dialogun”, tha ai pėr tė theksuar rėndėsinė e rinisjes sa mė parė tė dialogut me autoritetet kosovare.
“Pėrpjekja e Prishtinės qė tė tėrhiqet nga dialogu, pėr shkak se ėshtė e vetėdijshme qė edhe veten, edhe procesin e ka sjellė nė pikėpyetje me veprimet e saj qė nga 25 korriku, mendoj se nuk ėshtė e mirė. Mendoj se tė gjithė duhet t’i ulin tensionet dhe sa mė parė t’i kthehemi tavolinės sė bisedimeve. Ne nuk kemi dilema, ne e dimė se dialogu ėshtė i domosdoshėm”, tha Stefanoviq
http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=130477

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 01-08-11 nė 11:29
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-11, 13:08   #12
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Keshilli i Sigurisė sė shtetit mė tė fuqishėm i Evropės juglindore

Takohet Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės
01.08.2011

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės ka mbajtur mbledhjen urgjente, tė ftuar nga kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė cilėsinė e kryesuesit tė kėtij Kėshilli.

Sipas njoftimit pėr media, mbledhja e sotme adresoi situatėn politike dhe tė sigurisė nė vend, duke analizuar nė hollėsi "veprimet e fundit legjitime tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr zbatimin e masave tė reciporicitetit kundėr Serbisė nė pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit tė rendit dhe ligjit nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės".

Mėsohet se Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės ka aprovuar rekomandimet e mėposhtme pėr agjencitė shtetėrore tė sigurisė tė Republikės sė Kosovės:

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės konsideron se veprimet e agjencive shtetėrore tė sigurisė sė Republikės sė Kosovės nė veri tė vendit, pėr sigurimin e zbatimit tė masave reciproke tregtare me Serbinė, si dhe vendosjen e sundimit tė rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė territorit tė Kosovės, janė plotėsisht legjitime dhe nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet nė fuqi;

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės kėrkon nga tė gjitha agjencitė e sigurisė sė Republikės sė Kosovės qė tė koordinojnė aktivitetet e tyre shumė ngushtė pėr tė siguruar zbatimin e plotė tė rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės;

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės rekomandon qė agjencitė shtetėrore tė sigurisė sė Kosovės po ashtu tė koordinojnė veprimet e tyre me mekanzimat nderkombėtarė, qė janė prezentė nė Kosovė dhe qė kanė kompetenca nė fushėn e sundimit tė ligjit. Ky koordinim duhet tė bėhet gjithmonė vetėm nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet e Kosovės;

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės kėrkon nga agjencitė shtetėrore tė sigurisė sė Kosovės qė ta mbajnė nė shkallėn mė tė lartė nivelin e gatishmėrisė pėr ēdo nevojė tė ndėrhyrjes me tė gjitha mjetet nė dispozicion nė rast tė cenimit tė sovranitetit shtetėror dhe rendit tė brendshėm kushtetues tė Republikės sė Kosovės;

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės kėrkon nga tė gjitha agjencitė shtetėrore dhe nga ministritė relevante tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės qė tė koordinohen dhe tė ndėrmarrin veprimet e domosdoshme qė t’iu dalin nė ndihmė qytetarėve qė jetojnė nė veri tė vendit. Kjo ndihmė duhet tė jetė e pėrqėndruar nė sigurimin e nevojave pėr ushqim dhe medikamente mjekėsore, me qėllim tė evitimit tė ēfarėdo krize humanitare atje;

Agjencitė Shtetėrore tė sigurisė sė Kosovės duhet tė koordinojnė veprimet e tyre me mekanizmat relevantė ndėrkombėtarė pėr tė zhbllokuar rrugėt dhe pėr tė siguruar lėvzijen e lirė pėr qytetarė dhe mallra. Pėrderisa nuk bėhen plotėsisht tė lira pėr qarkullim rrugėt e bllokuara, duhet tė hapen koridore tė reja qė mundėsojnė furnizimin e qytetarėve mė artikuj elementarė;

Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės garanton qytetarėt e Republikės sė Kosovės se do t'i kryejė tė gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe njėkohėsisht fton qytetarėt qė tė bashkėpunojnė ngushtė dhe tė kenė besim tė plotė nė agjencitė shtetėrore tė sigurisė pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.



Radio Evropa e lire
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-11, 22:48   #13
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

ne nji gazet e lexova ku nji serrb nga beogradi paska than se ne ne kosoven veriore i kena 50 deri 60 serrb qe merren me kontraband e me pun te ndyta ata po e detyroj popullin me dal ne barakida se shumica e serrbve ne veriun e kosoves po kerkojn qetsi politike e nji jet ma te mir
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-11, 22:41   #14
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

e ka kap pernime qitash thaqi ....helikopteret aty rregullisht ne ajer duke qendruar ne rast nevoje te qoje njesitet speciale atje ne kufi...
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.