Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-11-11, 14:35   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prindėrit e dėbojnė nga shtėpia, 19-vjeēari u tregoi se ėshtė gay

Prindėrit e dėbojnė nga shtėpia, 19-vjeēari u tregoi se ėshtė gay

Jam gay. Kjo ka qenė fjala fatale, e cila ėshtė shoqėruar me njė sherr tė madh nė familje, prindėrit kanė tejkaluar ēdo limit duke e ofenduar dhe kanė marrė edhe vendimin drastik duke e pėrzėnė nga shtėpia duke i thėnė tė mos shkelė mė kurrė nė tė.

TIRANE- A.K nuk di si ta pėrshkruajė atė qė ndien nė kėtė moment pėr familjen e tij. Zngėnjim, tradhėti, braktisje... tė gjitha. Dhe kjo sepse ai vendosi tė tregojė njė tė vėrtetė tejet intime dhe qė kishte tė bėnte vetėm e vetėm me tė: Jam gay. Kjo ka qenė fjala fatale, e cila ėshtė shoqėruar me njė sherr tė madh nė familje, prindėrit kanė tejkaluar ēdo limit duke e ofenduar dhe kanė marrė edhe vendimin drastik duke e pėrzėnė nga shtėpia duke i thėnė tė mos shkelė mė kurrė nė tė. Ai thotė se kishte besuar se arsimimi i prindėrve dhe liria qė ata i kishin dhėnė pėr marrjen e vendimeve, i kishin krijuar iluzionin se ndoshta do ta pranonin edhe kėtė sjellje tė tij seksuale.
HISTORIA
Gjithēka ka nisur rreth 10 ditė mė parė, kur ai ka vendosur qė t'u tregojė tė vėrtetėn e prirjeve tė tij seksuale. A.K. na tregon se e kishte bindur veten qė ishte mė mirė qė kėtė fakt t'ua bėnte tė ditur edhe familjarėve tė tij, pasi, sipas tij, gjatė gjithė jetės sė tij i kanė pėlqyer vetėm meshkujt. "Unė jam i bindur pėr atė qė jam dhe ndihem mirė kėshtu. Fakti qė mė pėlqejnė djemtė nuk mė vė nė siklet dhe duke qenė se isha i bindur pėr kėtė, mendova se gjėja mė e mirė ishte qė tė vija nė dijeni edhe prindėrit, nė mėnyrė qė atyre tė mos u vinte e papritur apo ta merrnin vesh nga tė tjerė. Por nė momentin qė u thashė, u duk sikur u pėmbys bota. Bėmė njė sherr tė paparė dhe ata mė pėrzunė nga shtėpia. Madje mė kanė nxjerrė me ulėrima nga shtėpia dhe mė thanė qė tė mos kthehesha mė kurrė atje, pasi unė nuk isha biri i tyre. Nuk di se ēfarė ndjeva nė ato momente. Ndihem i tradhėtuar. Kisha menduar se tė paktėn prindėrit do tė mė mirėkuptonin, pasi ka prindėr qė u janė bėrė fėmijėt vrasės dhe nuk i kanė mohuar dhe jo unė qė nė fund tė fundit kam vetėm njė prirje seksuale tė ndryshme nga shumica e njerėzve. Nuk kam fjalė pėr ta pėrshkruar atė qė ndiej dhe nuk e di nėse ndonjė ditė do t'i mund tė fal pėr kėtė gjė. Dua tė mos e kujtoj mė kėtė gjė", - na thotė ai. Por duket se ai e ka tė pamundur ta harrojė atė qė la nė Vlorė vetėm pak ditė mė parė. Kjo pasi prindėrve nuk u kalonte inati pėr kėtė "gjėmė" qė u kishte i biri dhe kanė dėrguar nė Tiranė djalin tjetėr qė ta gjejė dhe ta rrahė. "Pasi mė pėrzunė nga shtėpia, unė erdha kėtu nė Tiranė tek disa shokė tė mi. Ka njė javė qė fle tek ata. Ata mė treguan se kishin takuar vėllain tim, i cili po mė kėrkonte mua pėr tė mė rrahur sepse prindėrit ndiheshin shumė tė turpėruar nga ajo qė u kisha bėrė. Absurde!" - pėrfundon ai.

STREHIMI
Aktualisht strehimi ėshtė kthyer nė njė ēėshtje emergjence pėr tė, pasi ai nuk ka njė vend ku tė fusė kokėn. Shokėt nuk e mbajnė mė, pasi ai as nuk punon dhe nė njė situatė tė tillė ai ka kėrkuar ndihmė te "Ambasada PINK', njė organizatė qė merret me mbrojtjen e tė drejtave tė gay, lezbikeve, transgjinorėve dhe biseksualėve (LGTB). Qė prej dy netėsh ai ka fjetur nė njė ambient tė rregulluar me vėshtirėsi nė njė zyrė qė i kanė rregulluar administratorėt e ambasadės PINK, ndėrsa na thonė se tashmė po kėrkojnė njė shtėpi pėr tė. "Ai nuk ka tė flejė dhe kjo ėhstė e tmerrshme. Ne po mundohemi t'i gjejmė njė shtėpi, sepse nuk mund ta lėmė jashtė. Ai erdhi dhe na kėrkoi ndihmė dhe ne e ndiejmė veten tė detyruar. Nuk e kuptoj se si prindėrit e kanė lėnė nė mes tė rrugės", - na thotė njėri prej administratorėve tė ambasadės PINK, qė po kujdeset pėr tė sistemuar tė riun.
(s.g/shqiptarja.com)


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.