Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Barbaroza
Mos u merakosni se do te ē'skenohen shpejt! :lol:
|
Ja edhe nje shkrim i dalur nga cerdhja e krimit, Gazeta anti-kombetare "Epoka e Re..."
Njė ushtri e vetėshpallur shqiptare kėrcėnohet me sulm nė Prishtinė
Ushtria e vetėshpallur pėr pavarėsinė e Kosovės (UPK) paralajmėron sulm mbi Prishtinėn mė 23 nėntor, duke shtuar se kėtu gjendet selia e "okupatorit modern" tė Kosovės.
"Ka shumė gjasa qė qyteti i Prishtinės, ku tė gjitha institucionet janė nėn kontrollin e okupatorit "modern", tė jetė cak i sulmit, duke filluar prej tė mėrkurės", bėhet e ditur nė kumtesėn e kėsaj organizate, qė sot e botoi gazeta e Prishtinės "Epoka e Re".
Nė letrėn bėhet e ditur se UPK-ja "ka pritur nėnshkrimin e komandatit tė armatės, kolonelit Luixhi", ndėrsa operacionet ushtarake mbi Prishtinėn do t`i drejtojė njėfarė gjeneral Ozoni. Ushtria u bėn thirrje Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe Trupave Mbrojtėse tė Kosovės qė t`u bashkangjiten ushtarėve tė tyre dhe t`i mbėshtesin me "tė gjitha mjetet qė kanė nė disponim".
"Besojmė se forcat e UNMIK-ut jo vetėm qė nuk do tė jenė nė gjendje t`u rezistojnė operacioneve tona, por do tė kėrkojnė prej forcave tona t`u aprovojnė korridor qė tė mund tė ikin nė mėnyrė tė turpshme", bėhet e ditur nė kumtesėn.
Kėto grupe, nė disa raste, i paralajmėrojnė institucionet e Kosovės "qė tė mos luajnė me vullnetin e popullit tė Kosovės", duke shtuar se qėllimi i tyre ėshtė pavarėsi e Kosovės. /Makfaks/
Po ashtu edhe nje grup tjeter kriminelesh kane dale ne skene, duke u fshehur prapa te patriotizmit...
Kapet nė Ferizaj njė grup i vetėquajtur ushtria Albaniku
19.11.2005 14:25 ET Ferizaj (KosovaLive)
Policia e Ferizajt tha se ka kapur para dy ditėsh, njė grup kriminelėsh prej tre vetash, i cili e quante veten ushtria Albaniku. Grupi kishte operuar nė Ferizaj gjatė kėtij muaji, duke kėrcėnuar sė paku tri ndėrmarrje dhe duke u kėrkuar para.