|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
27-01-10, 21:08
|
#61
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Shkinishten po ia dojke fort bre. Maraki i tij me fol shkinisht. Cudi qysh ia ka msu baba, roje mali, shkinishten. Athu ne Broje aq shume eshte mesu shkinishtja a?
Jepju traktora shkijeve, jepju...
Djali i udbashit, vazhdon punen e babes...
|
Hajde zhivelli kosmetaaa,cishtu pi cakrrojke goten hashimi :D
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
27-01-10, 21:12
|
#62
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Shkinishten po ia dojke fort bre. Maraki i tij me fol shkinisht. Cudi qysh ia ka msu baba, roje mali, shkinishten. Athu ne Broje aq shume eshte mesu shkinishtja a?
Jepju traktora shkijeve, jepju...
Djali i udbashit, vazhdon punen e babes...
|
po bre ropt, nime fort po ja thojka shkinishtes...
ev drenic eu, qe isha pre qe din drenicaku me fol serbqke.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
28-01-10, 04:33
|
#63
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
E bilahin qitu une jam kunra .Bash kish me mu ba qefi sikur t'a fliste serpqen mire e rrjedhshem .
Po ,tybe me sa une di ,pa e dite mire gjuhen amtaren nuk muj e mson asni guhe tjeter qysh duhet. Sa me i ba qef vetit e mjegull miletit po se per mashallah jo kurr!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
29-01-10, 18:56
|
#64
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Thaēi: Nė Kosovė nuk ka struktura paralele
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka mohuar se nė Kosovė ka struktura paralele tė financuara nga Serbia.
Tensionet dhe problemet nė veri, sipas kryeministrit Thaēi, shkaktohen nga individ tė caktuar dhe jo nga struktura tė organizuara. Kėto komente ai i bėri gjatė njė seance tė Kuvendit tė Kosovės, ku bėri tė ditur se strategjia pėr veriun e krijuar nga qeveria dhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė mundėsoj integrimin e komunitetit serb nė institucionet e vendit.
Dua tė theksoj se formulimi strukturė ėshtė njė nocion shumė i gjerė dhe pėr kėtė arsye e bėra kėtė dallim. Nė anėn tjetėr unė nuk mund ti vė hi syve opinionit publik, por do tė ballafaqohem me gjendjen jo tė pėrgjegjshme nė veri tė Mitrovicės dhe pikėrisht kjo ėshtė edhe arsyeja kemi nxjerr strategjinė qė unė do ta quaja integruese pėr demokratizimin edhe tė asaj pjese tė Kosovės dhe integrimin e tė gjitha komuniteteve, deklaroi Hashim Thaēi, kryeministėr i Kosovės.
Ndėrsa, nė anėn tjetėr partitė opozitare kanė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė strategjinė pėr kontrollin e veriut, ta dėrgoj Kuvend pėr debat, para se tė filloj implementimi i saj. Grupi Parlamentar do tė insistoj nė mėnyrė strikte nė debat pėr atė qė ėshtė shtruar me kėrkesė tė LDD-sė, dhe asnjė lloj dokumenti tjetėr nė atė debat nuk do tė merret si dokument i parlamentit. Ėshtė e mirėseardhur qeveria qė kur tė dojė mendimet e veta i dėrgua pėr debat, por ne e kemi kėrkuar debatin dhe shumė seriozisht LDD me gjithė ekspertizėn qė e ka edhe nė parti edhe nė shoqėrinė akademike do tė propozoj njė tekst pėr njė dokument tė fuqishėm qė duhet ta nxjerrė nė debat parlamenti, u shpreh Nexhat Daci, kryetar i LDD-sė.
Konsiderojmė se pėrderisa nuk vije nė parlament drafti i pėrpiluar, ne nuk kemi besim se mund tė kaloj njė strategji e tillė pėr arsye se duhet tė ketė mbėshtetjen nga Kuvendi i Kosovės dhe tė gjithė atyre qė janė tė involvuar nė kėtė proces, tha Ahmet Isufi, nėnkryetar i AAK-sė. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė kohė mė parė ka kėrkuar nga kryeministri Hashim Thaēi qė tė raportoj nė Kuvend nė lidhje draft-strategjinė pėr veriun e Kosovės. Kjo kėrkesė e LDD-sė ka ardhur, siē thuhet, pas mungesės sė transparencės sė ekzekutivit kosovar nė lidhje me planet pėr veriun
ALSAT M
Nėse sipas Thaqit nuk jan struktura paralele, qfarė janė ato pra?
Struktura qė ndihmojn Thaqin ta ndaj Mitrovicėn?
Struktura qė ndihmojn Thaqin tė pasurohet duke kontrabanduar me mall nga atje?
|
|
|
29-01-10, 21:48
|
#65
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Po mos t'kishte struktura paralele,sdot kishte plan per integrimin e Mitrovices!
Peterseni tha,ket plane te qeveris sdo ta lejojn strukturat paralele qe te implementohet,cka bie ndesh me deklarimet e rrejshme te kryeministrit!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
08-02-10, 16:47
|
#66
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Thaēi kėrkon ndihmėn e GDNsė pėr Veriun
Nga Express mė 08.02.2010 nė ora 12:57
(Update)
Kryeministri Hashim Thaēi nė Vjenė, ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė e vendosur qė nė veri tė vendit tė vendoset rendi dhe ligji.
Kryeministri nė takimin e Grupit Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, tė hėnėn ka vėnė nė pah planin (strategjinė) pėr veriun dhe liberalizimin e vizave.
Ne jemi treguar tė pėrmbajtur dhe do tė vazhdojmė tė kujdesshėm nė veprimet tona, por pėrfundimisht jemi tė vendosur pėr rendin dhe ligjin nė veri tė Kosovės, ashtu siē e parasheh Kushtetuta e Republikės sė Kosovės dhe Plani gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės, ka thėnė kryeministri Thaēi.
Sipas tij plani nėnkupton vazhdimėsinė e reformimit tė pushtetit lokal dhe mbajtjes sė zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. Ky plan ėshtė nė interes tė qytetarėve nė veri sepse me te, krijohet Komuna e Mitrovicės veriore, e cila do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithėve, ka theksuar kreu i Qeverise kosovare.
Sipas tij, banorėt ne veri do tė votojnė pėr udhėheqėsit e tyre legjitim dhe ai udhėheqės nuk do ti shikoj interesat e ngushta personale, sepse do tė jetė i kushtėzuar me ligj dhe nga qytetarėt, pėr tė punuar pėr ta.
Qeveria qė udhėheq unė ėshtė e gatshme dhe e vendosur tė luajė rolin e saj duke vėnė nė dispozicion tė zbatimit tė kėtij plani tė gjitha resurset e veta njerėzore dhe materiale. Pėr kėtė qėllim jemi tė gatshėm tė formojmė grupe punuese speciale ku do tė jenė tė pėrfshira edhe partitė opozitare, sepse kjo ėshtė ēėshtje e karakterit nacional. Kėrkoj mbėshtetjen tuaj tė plotė nė zbatimin e kėtij plani, ka thėnė kryeministri Thaēi, nė takimin e Grupi Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn.
Sipas tij modeli i komunave tė reja dhe i Shtėrpcės, do tė mund tė funksionojė nė veri edhe pėr Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveēanin.
Ēėshtja tjetėr e rėndėsishme tė cilėn e ka potencuar, Thaēi, ka qenė edhe liberalizimi i vizave pėr kosovarėt.
Ai me kėtė rast ka kėrkuar liberalizim sa mė tė shpejtė tė vizave pėr kosovarėt nė mėnyrė qė qytetarėt kosovarė tė udhėtojnė sit ė gjithė popujt tjerė tė Ballkanit dhe tė mos jenė tė izoluar qė pastaj tė kėrkojnė rrugė ilegale tė udhėtimit tė cilat mund tė pėrfundojnė nė tragjedi.
Kryeministri, ka pėrmendur rastin Tisa, si pasojė e mos liberalizimit tė vizave.
Nė takimin e Grupit drejtues ndėrkombėtar pėr Kosovėn, ėshtė diskutuar pėr zhvillimet politike nė Kosovė. /kosovapress/
Fillon takimi i GND'sė
Nė Vjenė tė Austrisė ka filluar sot takimi i pėrfaqėsuesve tė shteteve anėtare tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn, ku temė diskutimi do tė jenė zhvillimet aktuale nė Kosovė. Nė kėtė takim po marrin pjesė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi dhe pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, njėherit pėrfaqėsues special i BE, Piter Feith.
Takimi do tė zhvillohet nė dy sesione. Nė njėrin prej sesioneve do tė diskutojnė pėrfaqėsuesit e shteteve anėtare qė e pėrbėjnė Grupin ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn. Ndėrsa, nė sesionin tjetėr shefi i ekzekutivit tė Kosovės, Hashim Thaēi do tė prezantojė zhvillimet aktuale nė vend. Kėshtu tha, pėr Radio Kosovėn (RTK) zėdhėnėsi i qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi.
Ky ėshtė njė takim i radhės i grupit mbikėqyrės ndėrkombėtar ku do tė prezantohet puna e bėrė nga ana e institucioneve tė vendit si dhe e prezencės ndėrkombėtare nė veēanti e zyrės ndėrkombėtare civile, ICO. Do tė jetė njė sesion ku fjalėn kryesore do ta ketė kryeministri i Republikės sė Kosovės, zoti Hashim Thaēi, i cili do tė prezantojė zhvillimet, progresin dhe tė arriturat e qeverisė sė Kosovės si dhe institucioneve tė vendit ndėrmjet kėtyre dy takimeve dhe qė do tė prezantojė edhe perspektivėn dhe vizionin pėr punėt qė na presin nė tė ardhmen dhe sfidat qė kemi pėrpara, tha Krasniqi.
Theks tė veēantė nė raportimin e tij, kryeministri Thaēi do tė ketė edhe zbatimin e Kushtetutės dhe zbatimin e plotė tė ligjeve nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės. Ky takim shtoi zėdhėnėsi i qeverisė, Memli Krasniqi, do tė paraqesė bashkėpunimin qė institucionet e vendit kanė pasur me grupin mbikėqyrės ndėrkombėtar dhe vlerėson rėndėsinė e tij pėr tė ardhmen e vendit.
Gjithēka do tė jetė nė vazhdėn e njė koordinimi dhe bashkėpunimi tė ngushtė qė kanė pasur institucionet e Kosovės me grupin mbikėqyrės ndėrkombėtar. Ne besojmė qė edhe konkluzionet do tė jenė tė rėndėsishme pėr punėt dhe pėr sfidat qė na presin nė tė ardhmen e afėrt dhe afat mesme, tha Krasniqi.
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi gjatė ditės do tė ketė edhe njė takim me ministrin e punėve tė jashtme tė Austrisė, Michael Spindelegger.
Nė takimin e me pėrfaqėsuesit e Grupit Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn do tė rishikohet edhe mandati i Zyrės Civile Ndėrkombėtare. Zėdhėnėsi i kėsaj zyre Edi Megafi, ka bėrė tė ditur se ndryshimet e mundshme nė mandatin e Feith do tė lidhen me progresin qė kanė arritur institucionet kosovare nė fusha tė ndryshme.
Grupi Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn ėshtė formuar pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pėrbėhet nga vendet qė e kanė njohur Kosovėn.
|
|
|
15-02-10, 17:46
|
#67
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
|
|
|
17-02-10, 16:36
|
#68
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Thaēi: "Periudhė vendimesh historike"
"Derisa para dy vitesh Kosova e shpalli pavarėsinė, e fitoi statusin e vendit tė pavarur, sovran dhe demokratik, sot lirisht mund tė them se Kosova ka pėrfituar me perspektivėn evropiane", thotė pėr Radion Evropa e Lirė, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, dy vjet nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, si do ta vlerėsonit kėtė periudhė, po ti bėnit njė bilanc?
HASHIM THAĒI
Dua tė theksoj se kjo periudhė ka qenė periudha e vendimeve historike pėr vendin tonė, e shpalljes sė pavarėsisė, e konsolidimit tė shtetit tonė, e vėnies sė ligjshmėrisė, e angazhimeve tė gjithanshme nė kuptimin edhe tė reformave, qoftė nė politikė qoftė nė ekonomi, qoftė nė legjislacion, si dhe periudhė e perspektivės evropiane.
Kosova ka pėrfituar 65 njohje tė fuqishme ndėrkombėtare. Ėshtė anėtarėsuar nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore.
Gjithashtu, jemi nė prag tė anėtarėsimit edhe nė Bankėn pėr Zhvillim dhe Rindėrtim Evropian. Pra, Kosova ėshtė duke ecur nė trendet e sigurta tė angazhimeve integruese, edhe nė NATO, edhe nė Bashkim Evropian.
Derisa para dy vitesh Kosova e shpalli pavarėsinė, e fitoi statusin e vendit tė pavarur, sovran dhe demokratik, sot lirisht mund tė them se Kosova ka pėrfituar me perspektivėn evropiane, qė i ėshtė dorėzuar nga Komisioni Evropian; e ka fituar statusin e vendit evropian.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrmendėt 65 vendet qė e kanė njohur Kosovėn. Disa thonė se ky numėr pėrfaqėson peshėn, pra kualitetin. Por, ka tė tjerė qė thonė se kjo dinamikė nuk ėshtė e mjaftueshme. Ju ēfarė mendoni?
HASHIM THAĒI
Nuk duhet shikuar nė numra njohjet e pavarėsisė sė Kosovės, duhet shikuar edhe kush e ka njohur pavarėsinė e Kosovės - e kanė njohur vendet mė tė fuqishme, megjithėse duhet tė kemi respekt pėr secilin vend.
Pra, pesha e njohjeve ėshtė shumė e fuqishme, ajo e ka fuqizuar shtetin e Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė potencoj se njohjet i kanė pasur edhe vėshtirėsitė e veta, nė veēanti apelin e Serbisė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Prandaj, dua tė besoj se edhe para opinionit tė shprehur nga Gjykata Ndėrkombėtare, do tė kemi njohje tė reja, por do tė vazhdojnė njohjet e tjera edhe pas opinionit, qė nuk do tė jetė obligativ i Gjykatės Ndėrkombėtare. Dhe, ky opinion ne duam tė besojmė pa pretendime politike, se nuk do tė jetė krejt bardh e zi, por do tė jetė nė pėrputhshmėri me realitetin nė Kosovė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Prisni ndonjė mendim tė prerė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė?
HASHIM THAĒI
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nuk jep ndonjė vendim tė prerė. Ajo shpreh opinionin pėr ēėshtjen e caktuar, njė opinion ky jo obligativ.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, integrimi i veriut tė vendit vazhdon tė jetė njė sfidė jo e lehtė. Sė fundi, ėshtė diskutuar shumė pėr njė strategji integruese. Cilėt janė mekanizmat qė do t'i shfrytėzoni pėr jetėsimin e saj?
HASHIM THAĒI
Mė nė fund, pas dhjetė vitesh, institucionet e vendit tonė, pra Qeveria e Kosovės dhe ato ndėrkombėtare, kanė hartuar njė plan gjithėpėrfshirės pėr veriun e Mitrovicės, plan ky qė parasheh katėr pika; e para, sundimi i ligjit, e dyta ėshtė formimi i komunės sė re nė veri tė Mitrovicės, pastaj organizimi i zgjedhjeve tė lira nė tri komuna, Leposaviq, Zveēan, Zubin-Potok, po nė tė njėjtėn kohė edhe angazhimi socio-ekonomik, pra angazhimi pėr zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve tė reja tė punės, rritjen e mirėqenies sociale dhe nė kėtė drejtim Qeveria e Kosovės do tė ndajė edhe njė fond tė veēantė.
Dua tė besoj se ky angazhim do tė jetė shumė i vendosur, me gjithė pengesat, me tė cilat mund tė ballafaqohemi nė kėtė proces jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė vėnies sė ligjshmėrisė, normalitetit, stabilitetit dhe pretendimeve pėr zhvillim ekonomik.
Pra, do t'i shfrytėzojmė tė gjithė mekanizmin tonė ligjor dhe demokratik.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ka ndonjė afat kohor pėr jetėsimin e kėsaj strategjie?
HASHIM THAĒI
Gjėrat aty kanė qenė tė ngatėrruara tash e dhjetė vite, por afati ėshtė qė tė fillohet shumė shpejt.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, vitin qė lamė pas, Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia u shpėrblyen me liberalizim vizash, ndėrsa Kosova ka mbetur, thėnė kushtimisht, nė listėn e pritjes. Pse mendoni se ndodhi kėshtu?
HASHIM THAĒI
Duhet kuptuar se edhe Maqedonia tash e 18 vite merret me tranzicionin demokratik, ndėrsa ne, tash e dy vite e kemi shpallur pavarėsinė.
Mali i Zi, gjithashtu, merret me tranzicionin demokratik qė nga rėnia e komunizmit.
Por, edhe Serbia me kėto angazhime, tė cilat ėshtė duke i bėrė nė kuptimin e njė veprimi afirmativ, pėr ta afruar Serbinė drejt Bashkimit Evropian, Brukseli ka lėvizur nė qasjen ofruese dhe jo refuzuese.
Prandaj, kėto dy vite pėr shtetin e Kosovės kanė qenė jashtėzakonisht tė rėndėsishme, sepse ne kemi fituar nga raporti i progresit perspektivėn evropiane, njė perspektivė kjo qė disa vende tė rajonit nuk e kanė fituar pėr 15 vite me radhė.
Pra, perspektiva e Kosovės ėshtė perspektivė evropiane dhe sa mė tepėr qė tė jenė vendet e rajonit nė strukturat euroatlantike, aq mė shpejt edhe Kosova do tė jetė nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian.
Duhet kuptuar gjithė njė gjė: Kosova ėshtė vendi i fundit nė rajon qė e ka fituar lirinė; Kosova ėshtė vendi i fundit nė rajon qė e ka fituar dhe shpallur pavarėsinė; Kosova ėshtė nė proces shtet-ndėrtimi, prandaj angazhimet 18- vjeēare tė disa vendeve tė rajonit nė tranzicion, nuk mund tė krahasohen me dy vite tė shtetit tonė, qė, gjithashtu, jemi duke e kaluar procesin e tranzicionit dhe tė reformave demokratike.
Por, njė gjė ėshtė e sigurt, Kosova shumė shpejt dhe nuk do tė jetė e fundit qė do tė jetė pjesė e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Pėrkundrazi, Kosova ėshtė storie e suksesit tė plotė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, si tė tillė, e shihni Kosovėn afėr apo larg integrimeve evropiane dhe euroatlantike nė pėrgjithėsi?
HASHIM THAĒI
Kosova kurrė ndonjėherė nuk ka qenė mė afėr integrimit nė NATO dhe nė Bashkim Evropian. Ky ėshtė zotim, ky ėshtė vizioni dhe ky ėshtė qėllimi, i cili do tė realizohet shpejt. Pra, Kosova shumė shpejt do tė jetė pjesė e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė planin e brendshėm, ka disa muaj qė koalicioni qeverisės midis partisė tuaj dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ėshtė shndėrruar nė temė debatesh, madje edhe ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė partive tė partnerėve tė koalicionit. Ju vetė keni paralajmėruar riformatizimin e pėrbėrjes sė Qeverisė. Kur do ta bėni kėtė?
HASHIM THAĒI
Dua tė theksoj se riformatizimi ka filluar nga dorėheqja ime si deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės dhe do tė vazhdojė me hapa gradualė, tė kujdesshėm, tė matur dhe efektivė.
Ky riformatizim, apo rifreskim, ndodh, mund tė them, me integrimin e njerėzve nga kategori tė caktuar tė shoqėrisė ēdo ditė nė institucionet dhe Qeverinė e Kosovės. Ndėrsa, angazhime konkrete pres nė javėt e ardhshme.
Ne kemi njė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm me partnerin e koalicionit, mund tė ketė zėra tė ndryshėm jo-ndikues nė kėtė ēėshtje. Prandaj, koalicioni ka efektivitet nė punė, ka angazhime tė pėrbashkėta shtet-ndėrtuese, por edhe tė pėrgjegjėsive pushtetare.
Ėshtė e vėrtetė qė ky koalicion ėshtė bėrė pėr interesa tė shtetit, po edhe pėr ndarjen e pėrgjegjėsive tė pushtetit. Ėshtė njė bashkėpunim i mirė, efektiv i suksesit tė koalicionit, tė shtetit tonė.
Ndėrsa, duhet kuptuar dhe ndarė fushatat elektorale nė nivel lokal nga funksionimi efektiv i institucioneve nė nivel qendror.
Pra, institucionet kanė mandat tė plotė, zgjedhjet do tė organizohen nė vitin e ardhshėm nė kohė tė rregullt, nė afatin e rregullt kushtetues
|
|
|
27-02-10, 01:17
|
#69
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
27-02-10, 01:19
|
#70
|
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Lene rehat herifin, u ba "derrase" dika !!!! vikend hesapi !!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
|
|
|
14-03-10, 13:08
|
#71
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
21-03-10, 18:06
|
#72
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Thaēi nė konferencėn e Bėrdos
Kosova e pėrkushtuar pėr integrim nė NATO dhe nė BE
Nė Bėrdo afėr Kranjit ka filluar konferenca ndėrkombėtare mbi Ballkanin Perėndimor, Bashkė nė Unionin Evropian Kontributi i Ballkanit Perėndimor pėr Perspektivėn Evropiane.
Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė sesionin plenar ka mbajtur njė fjalė rasti.
"Me lejoni tė filloj duke ju pėrshėndetur nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj. Ėshtė njė nder dhe kėnaqėsi e veēantė tė jem kėtu nė kėtė forum shumė tė respektuar, nė mesin e liderėve tė shteteve tė rajonit dhe pėrfaqėsuesėve tė lartė tė Bashkimit Evropian. Njė falenderim i veēantė u takon organizatorėve tė kėtij takimi, Kryeministres sė Republikės sė Kroacisė, znj. Jadranka Kosor dhe Kryeministrit tė Republikės sė Sllovenisė, z. Borut Pahor. Iniciativa e juaj ėshtė shumė e ēmueshme dhe jemi kėtu me bindjen se ky takim do tė ndikojė nė fillimin e njė kapitulli tė ri tė bashkėpunimit rajonal dhe bilateral ndėrmjet shteteve tė Ballkanit Perėndimor.
Mė lejoni nė fillim tė ju njoftoj se deri sot, Republika e Kosovės ėshtė njohur nga 65 vende tė botės dhe ėshtė pranuar si anėtare nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, si dhe nė Bankėn Botėrore. Jemi duke punuar qė sė shpejti tė anėtarėsohemi edhe nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim. Me ndihmėn edhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtar nė Kosovė, jemi duke implementuar Kushtetutėn tonė moderne, tė bazuar nė Propozimin Gjithpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari.
Siē e dini, nė fund tė vitit tė kaluar, ne organizuam zgjedhjet e para tė lira nė Kosovėn e pavarur. Ky proces zgjedhor dėshmoi se institucionet dhe qytetarėt e Kosovės mund tė realizojnė zgjedhje tė lira, demokratike, tė drejta dhe tė pranueshme. Shtete tė shumta dhe vėzhguesit ndėrkombėtarė, me tė drejtė kanė vlerėsuar se kėto zgjedhje i kanė pėrmbushur standardet ndėrkombėtare.
Shqiptarėt, serbėt dhe komunitetet e tjera votuan dhe i zgjodhėn pėrfaqėsuesit e tyre legjitim, dhe, si rezultat i kėtyre zgjedhjeve, u krijuan edhe tri komuna tė reja me shumicė serbe Komuna e Graēanicės, e Kllokotit dhe e Ranillugut. Kėto komuna tanimė kanė filluar funksionimin e tyre efikas me mbėshtetjen e plotė dhe tė gjithėanshme tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtare.
Si ēdo vend demokratik, nė kėto zgjedhje synuam pjesėmarrjen e tė gjithė qytetarėve tanė, dhe ne kėtė e kemi arritur me pjesėmarrjen mė tė madhe ndonjėherė tė komunitetit serb tė Kosovės, tė cilėt pėrmes pjesėmarrjes nė kėtė proces demokratik dėrguan njė mesazh tė qartė: mesazhin e zhvillimit demokratik dhe tė jetės mė tė mirė nė kuadėr tė sistemit juridik dhe politik tė Republikės sė Kosovės.
Pėrkundėr suksesit evident nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, serbėt nė pjesėn veriore tė vendit ende janė peng tė ndikimit dezintegrues tė Beogradit zyrtar dhe tė individėvė tė caktuar, apo tė tė ashtuquajturave struktura paralele. Pėr tė tejkaluar kėtė situatė, Qeveria qė unė drejtoj, sė bashku me Zyren Civile Ndėrkombėtare ka hartuar njė qasje gjithėpėrfshirėse pėr tė vendosur legjitimitetin institucional edhe nė kėtė pjesė tė vendit, gjithnjė nė funksion tė pėrmirėsimit tė mirėqenies sė qytetarėve tanė nė veri, si nė kuptimin social dhe ekonomik, ashtu edhe nė atė legal dhe politik.
Nė dy vitet e pavarėsisė sė saj, Republika e Kosovės ka shėnuar arritje nė shumė fusha, por pa dyshim qė si shtet i ri, ballafaqohet edhe me sfida tė shumta. Kėto sfida, qė paraqesin edhe prioritetet e Qeverisė qė unė drejtoj, janė theksuar edhe nė Raportin e Progresit pėr Kosovėn tė vitit 2009 nga Komisioni Evropian dhe institucionet tona tashmė kanė koncentruar resurset e nevojshme me qėllim tė tejkalimit tė kėtyre sfidave dhe pėrbushjes sė kritereve dhe standardeve demokratike pėr integrim evropian.
Ne e mirėpresim qėndrimin e qartė dhe tė theksuar nė vazhdimėsi nga pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian se Kosova, njejtė si i gjithė rajoni, ka perspektivė evropiane dhe se e ardhmja e saj ėshtė nė familjen evropiane. Kjo ėshtė bėrė e qartė edhe nė Studimin pėr Kosovėn, tė publikuar vitin e kaluar nga Komisioni Evropian, qė i ka hapur vendit tim perspektivėn e sigurt pėr marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian, pėr liberalizimin e vizave, si dhe pėr dialogun nė procesin e Stabilizim Asocimit.
Ne tashmė kemi pranuar pyetėsorin pėr marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian dhe presim qė shumė shpejtė tė marrim edhe udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, deri sa jemi tė pėrqėndruar fuqishėm nė dialogun pėr procesin e Stabilizim-Asocimit. Kosova dhe populli i saj e ka synim tė qartė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, prandaj besojmė qė pėrparimi i Kosovės nė procesin e integrimeve Evropiane dhe Euro-atlantike do ta shpėrblejė kėtė vullnet tė qytetarėve tanė.
Nė kėtė drejtim, duke mirėpritur hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės, ne besojmė se Bashkimi Evropian duhet tė vazhdojė tė mbajė derėn e hapur pėr anėtarėsim pėr tė gjitha shtetet e Ballkanit Perėndimor, meqė procesi integrues ėshtė nxitja mė efikase pėr thellimin e reformave tė nevojshme dhe pėr arritjen e kushteve dhe kėrkesave tė Kritereve tė Kopenhagės dhe tė Procesit tė Stabilizim Asocimit.
Edhe procesi i liberalizimit tė vizave pėr tė gjitha vendet e rajonit tonė duhet tė vazhdojė dhe pėrveē si njė proces teknik i arritjes sė standardeve tė kėrkuara, duhet tė shihet edhe nga perspektiva humane e lirisė sė lėvizjes dhe ofrimit tė mundėsive tė reja pėr qytetarėt e shteteve tona. Por, po ashtu, ne besojmė se ky proces nuk duhet tė jetė politik apo tė politizohet nė ēfarėdo mėnyre.
Pjesė e rėndėsishme e integrimit ėshtė edhe synimi pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore. Kosova ka raporte tė shkėlqyeshme me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi. Ne kemi vendosur marrėdhėnie diplomatike nė nivel ambasadorėsh me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe sė shpejti presim tė emėrojmė ambasadorėt e ndėrsjellė edhe me Malin e Zi.
Unė besoj se raportet tona fqinjėsore vazhdojnė tė dėshmojnė pėr rajonin tonė, por edhe mė gjerė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal, duke sjellė edhe mė shumė bashkėpunim mes shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Kosova ėshtė e pėrkushtuar pėr marrėdhėnie tė mira me fqinjėt, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me ēdo vend tjetėr, si njė shtet mik i tė gjithėve. Kosova ėshtė e gatshme tė bashkėpunoj edhe me Serbinė pėr tė gjitha ēėshtjet e interesit tė ndėrsjellė.
Ne e ritheksojmė edhe kėtu vullnetin dhe gatishmėrinė tonė pėr tė kontribuar nė rritjen e nivelit tė komunikimit dhe bashkėpunimit rajonal, me tė gjithė dhe pa pėrjashtime, dhe mbesim me shpresė se takime tė kėsaj natyre do tė mund tė organizohen edhe nė tė ardhmen, gjithmonė nė funksion tė stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian tė rajonit tonė", ka thėnė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:36.
|
|