|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
13-05-09, 20:15
|
#61
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
BUZĖQESHJET E LIRISĖ
A e paskemi njoftė sa duhet -
hirin e mbetur tė eshtrave te moēėm dardan Toplikut shkrum
Luginės sė Margės Dardhes Zharres Leskovikut Naises Gurshumit
e Narones, Zentes, Moraēes, Aksit e Thyames -
a frymon ende erė e veres sė mjaltit tė Kreshtabardhes
a paskemi pasė boll gjak atje ku ashti thithė ashtin
a paskan vdekur shumė nga ata qė duhej tė jetonin
a po jetojnė nga ata qė do tė duhej tė vdisnin
ku ishit ju qė doni sot tė merrni aromė tė freskėt lirie
prekni trupin a ju mungon ndonjė gjymėtyrė a keni coll
njė shėnjė plumbi a njė pėrrzhitje flakesh nė rrebeshe
prekni trupin a ndieni dhimbje ashti a pezmatime mushkėrishė
a keni trauma krismash e britmash a ndieni erė vdekje me ashk shpirti
a ndieni nė vete jehona heroizmash zemrash flakadane trojesh trime
po britmat nė Koshare Pashtrik Malishevė Obrije Qyqavik
po tmerret nė Prekaz Qirez Likoshan Qyshk e Raēak -
ku ishe e ē'bėre kur griheshin nė havan zanoret e lirisė
pyete veten: a ishe ndonjė krismė e fjalės - Liri
kur duhej e kur trolli trim thrriste gur e gjak pėrgoje
mate veten se edhe guri e druri prore mbanė mend
mate veten!
Janar, 16. 2005.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:16
|
#62
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
PO ETESH
fjale mbi fjale
ndertojne ura
mbi shtratin e dimenzionit te ulte
mes dy brigjeve te dyshimit
ndodhė dikush bėn ure
mbi gur -
pa pase lume as gurre as rrjedhe uji
ku me dijte -
parasheh ndonjė shperthim eventual uji
pikėrisht nėn atė ure mbi gur
me siguri diēka do tė shperthej
por dhe asgjė
po etesh
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:17
|
#63
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
RA
Ra -
pėr njė lule
tė mos te mbetet e paprekur
e ta shkelin iriqet ne rrokullisje
ta shpojne xhembat e hidhur
ra -
pėr njė rreze
tė mos bie mbi gjak
e te pergjaket edhe rrezja
po ta shpojne puthjet e embla
ra -
po pėr kend
ra
dielli
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:17
|
#64
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
VARGJE TE VERDHA
Bukuria
nuk shihet me sy
nėpėr vargje te verdha
dikush paska qitė leng shtare
pėr atė edhe duken
te verdha
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:18
|
#65
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
SKINIA
kah doli -
askush nuk e din mirė
ushujzė ne brraka
paska thithė ne gjak krijues
pas nėntė bjeshkeve
e dy kodrave
koder pas bregu
as erė as veri -
as lindje as prarim
kcen -
ne te katra
kah doli -
askush nuk e din mirė
veē thonė -
doli me njė draper
flakrua
ne hėnė te re
ku korri -
nuk mbiu
ku mbiu
u rrit pahiri
nėpėr lot prush
nėpėr epika hi
hutina
me sy ne gardh
flakron -
ne hėnė te vjetėr
kurr mė -
ne hėnė te vet!
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:19
|
#66
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
SHENIM PER KOSOVEN E VITIT 2005
DUKET SIKUR ENDE PERZIHEN FJALET -
PAQA E PAQJA NE KOSOVE
Ne kuzinat e Kosoves
ende hahet paqja si ēorbė mishi
blok -
e tjerėt te ngopurit flasin pėr paqen e rendin e ri
hane supe dhjami si filldreke
duke ua rrudhur syrin hipokrit bjeshkeve
pėr 'i xhep bollushtrash
as sot ne Kosovė ende nuk mund t'i dallojne mirė
dy fjalėt: paqa e paqja
bile as ne fjaloret shkencorė -
se ata qe hengren paqje mengjeseve
hangren plumba pėr paqen ballkanike
ka edhe tjerė qe vyen u derguan ne gjyqin modern te Hages
perdit mungohet edhe nagnje rreze drite:
viktimat me gjaksore ne te njėjtin nėn ligji
qe ende e dirigjojne pikėrisht ata -
qe kryen krime e masakra civile te pafajshme
mu ne trojet e tyre autotoktone -
gjykohen ata qe vrane disa armiq e tradhetore
pėr lirine e Kosoves -
e jetojne ende ne Paqė ata qe masakruan
mbi dhjetemije viktima te pafajshme civile
pikėrisht ne fundshekullin 20.
rinovohen tempujt e huaj me dhunė e
rivarrosen eshtrat tonė te pafajshem e te zhdukurit si
gjė krejtsisht e harruar nga ndėrgjegja e botės!
Jasht fjalės Standard!
T'i shilojne fe e atdhe!
Ne Paqe i dergojne heronjte ne grilla
dhe i lane kikiruket te flasin e shkruajnė
pėr heronjte e luftėn ēlirimtare, ku edhe e quajne si faj
pėr fatin e Kosoves -
qe ende ėshtė njė cope mishi e gjaku toke te Tė Parve
- shkeputur me gjak nga goja e kuēedres
nga kthetrat barbare masakruese me shekuj e derisot -
ku copat tjera te trupit shqiptar valviten ne laboratore
gjoja moderne, e qe kuptohen edhe nga loja e femijve
e loja e mijve
a po hahet Paqa a paqja mengjeseve ne Kosovė
ata me varre plumbash hane ende mengjeseve paqje -
ēorbėmishi -
tjerėt qe vuan bishtin nėn kėmbė ne kohe zjarri
u shihet dhjami ne tru plagiati e -
edhe as sot nuk guxojnė ta thonė te vėrtetėn as ne Paqė
po tregojnė ''trimėri paslufte, e urti pas kuvendi''
ende pikepesė
thiohet ne Kosovė jetojne ne Paqė!
Po vlon, a po piqet liria!?
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:20
|
#67
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
KREJT NATYRSHEM EDHE SOT
Dy fjale ma kanė grryer shpirtin gjithjeten.
Dy fjale ma kanė nxe gjakun gjithjeten.
Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.
Dy fjale te ndara -
njera ne njerin qosh te gjakut,
e tjetra nė fund te gjakut.
Dy fjale qe notojne ne gjak.
Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.
Dy fjale qe i nxene njė diell.
Dy fjale qe i perben njė Toke.
Dy fjale qe i perben njė gjak.
Dy fjale qe presin bashkim.
Dy fjale te ndara dymije jetera.
Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur
peshperisin diēka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti
sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti,
as nuk ēmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit,
as nuk po bashkohen persegjallit,
as nuk pushojne nga klithmat,
as nuk i shemben vetetimat,
as vdesin persegjalli,
as ngjallen persevdekurit
Dy fjale qe thrrasin cdodite,
Dy fjale qe endrroj ēdo nate, prej atij momenti qe pava
harten etnike
Dy fjale do tė ma marrin shpirtin
Dy fjale do tė ma falin jetėn e re
Dy fjalė rėnkojnė nė breza
Dy fjale - Tivari e Preveza!
Prill, 2005.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:20
|
#68
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR
E bukur ėshtė Kosova
E Bukur ėshtė Shqipėria
Siē ėshtė E Dashur Nana!
Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!
Edhe deri atje ku bre miza hekur
Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!
Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!
Shqipėria me Botė nė Sy -
si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
e bota me Shqipėr nė zemėr
Shqipėria gjithmonė e pushtuar
Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
2.
Ushtima -
Me shėnjen Viktoria
deri Te Molla e Kuqe
Filloi -
E Para
Nė Europėn e Lindjes sė Madhe
U lind nė Prishtinė
E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
E rreh tupani i Dardanisė!
Dardania kumbonare bashkimi
E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!
Me njeren dorė kafshaten e bukės
E, jemi gati -
Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
Me gojė - bukė e plumba
Me sy shkreptima rrufee shqiponjash
Me hap drejtė shoqishoit nė sy
Derisa tė bėhet njera Dyshė -
- O Varre o Djepa!
Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll
Tė pėrkunden nė varre!
Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!
Republika nuk lindet vetiu si dielli
As nuk bie vetiu si shiu -
Republikėn e bashkojnė fije-fije
Burrat -
E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !
- Ku janė Burrat?
- Ku janė Varret?
Duri gurin nuk e sheh
Burri burrin nuk po njeh!
Kosova - prore e kositur
Kosova - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
(Janar, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
13-05-09, 20:21
|
#69
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / UNIVERSI VERSI IM
U takuam nė univers
aq mallshėm aq me ashk zjarri
u ngjitėm shpirtmėshpirt diellor
e shpėrtheu versi im vargu im i zjarrtė
mu te Andromeda ku shpėrtheu ashku
nė mijėra botėra tė reja
tinguj stėrpikla yjore tė reja
v-ja
viktoria
Fitorja
versi im vargu im
Univers!
Puthemi -
si nė gara marathonike
mu sikur nė lojėrat antike tė vdekjes
mesazh real nė rrafshin e pafund olympik
puthje tė djerėsitura ashk bulėzimi universal
atypėraty bulėzon rritesh pjekėsh e jep frytin
atypėraty -
Ti mė puthe derisa nuk vdiqe
nga shpėrthimet yjore tė yjeve tė rinj
stėrpikla universi
krijuam 1001 botėra tė reja
a jemi vėrtet nė njė Univers
mė duket kaq i vogėl?!
Desh krijuam univers tė ri!
(E Hėnė, 3 Nėntor, 08. ora 5:30 pasdite)
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
14-05-09, 01:54
|
#70
|
Anėtarėsuar: 14-05-09
Postime: 6
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Kėtho buzėqeshje lirie po i plothesojme pak me biografine e frymezimit poethik tė MyrTHės
Nezir MyrTHa si adoleshent filloi tė shkruante poezi dhe ti bothonte nė revisthėn lethrare Jeta e re, nė Prishthinė. Pėr tė gjithė lexuesit shqiptharė vlen tė veēohen dy poezi (pometha), qė ia pathi kushthuar Titos siē janė: Josip Broz Thitho, Jetha e re, nr.2, 1969, fq.195 dhe poezia tjetėr Burrit tė dheut, Thithos me rasthin e 80-vjetorit tė lindjes, Jetha e re, nr.3,1972, fq.393.
Nezir MyrTHa
Burrit tė dheut
Titos-me rastin e tetėdhjetė vjetorit tė lindjes
Nė rrugėn tonė tė shtruar me eshtra martirėsh
E tė rime me djersė,gjak e krajata...
Nė rrugėn tonė,Ti,fuqi tė reja ngjesh
Dhe ēel horizonte,ndrit si meteor...
Me Ty u hap qielli,u fashit shtėrngata-
O Burr i Dheut me fatin tonė nė dorė!
Pėr Ty-me flakė nė zemėr
Qė vigan qėndron mbi kohra tė vjetura
Dhe rrit ata gjer dje tė paemėr;
Pėr Ty-me mėngė tė pėrvjetura;
Pėr atė Fuqi jete qė na bashkon-
Orfeu i ri,sot,nė liri tė kėndon
(Nezir MyrTHa,botuar nė JETA E RE nr.3-maj-qershor-viti XXIV,faqe 393)
Nezir MyrTHa
Josip Broz Titos
Akrostih
Jehon'e zemrės u derdh n'at bukuri,
Orfeu i ri me lyrėn tinglluese ligjėron,
Si yll n'shkrepa tė Ballkanit flakron-
I thjeshtė por tribun i gjakut,krenari.
Pėllumb i shkruar n'qiell t'zemrės sime je-
Burri dheut me gjarpėr t'rrufesė n'dorė.
Ruani dritėn dhe njė shpirt me erė...
O roje t;Helikonit,n'pėr shekuj epope!
Zog i kuēedrės tė thanė,por ne t'patėm sokol-
Ty ,dritė e jetės sonė q'e vėrbove terrin,
I dhe jetė e dritė edhe cungut t'thamė n'cikol.
Tibul shpir-madh i dashur pėr njerėzi,
O shpatė Themide qė s'e do fare tmerrin-
Sy pranvere qė n'mote shkrep shkėndi...
Nezir MyrTHa,Jeta e re,nr.2 mars-prill,vjeti XXI)
|
|
|
14-05-09, 02:34
|
#71
|
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
KUNORĖ SONETESH
(e shkrova kur ishja 16 vjeē)
GJAMA E ORĖS SĖ MALEVE
- Luigj Gurakuqit -
akrostiku
Lot Thoni gjakpirės i Kuēedrės Dheun nėn thembėr ta rrėmihu,
U hap Syri i Zjarrtė i atdhedashėsit e shkrepi - gacė e Rrufesė!
Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atė Flokun me rreze ia krihu,
Gurakuq o Shpirt - Orė e Maleve, qė Fisit Tonė i dole nė Besė!
Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatė Qe Qendresa Jote!
Gllauki qė tė urrejti njė Dhėmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari -
U kalle Kandil qė zdrite zemrėn e pėrgjakur tė kėtij Behari!
Roje Guri bilbil qė Larg Folesė derdhe Kangėn nėpėr Mote!
Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit nė tėhuajin Dhee,
Kur Pushoi kangėn nė Mallengjim njė Shtegtar qė s'shtegėton!
Unė s'Qajė pra, se Ra Theror pėr Atdhe tė vetin ku ėshtė Lee!
Qėndro luftėtar me Pėndė nė Dorė vllau n'kėto Vargje t'kėndon,
I Gjallė N'Qiell tė Shqipes e nė Syrin tim sot meteor i zjarrtė Je!
Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur nė Shpresa tė zemrės m'ligjėron!
botoi revista letrare JETA E RE Nr.6 / Prishtinė (kur isha 16 vjeē).
(lexo Emrin e Tij vertikalisht, germat e para tė rreshtave, se nuk po e zėn kėtu krejt rreshtin, pas postimit)
VARGJE RINIE
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
|
|
|
14-05-09, 02:45
|
#72
|
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
FITORJA ĖSHTĖ ZEMRA
- Bajram Currit
Lodhesh e lodhesh deri Buzė Vdekjes
sa ngreh Krye mbi Krahėt e Tu
Spartak - pa njeren Dorė!
Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majės
sa pushon pak mbi Fjalė tė Urtė
Spartak - pa njeren Kėmbė!
Shikon e shikon Tej Bjeshkėve tė Jetės
sa mendon pak me Kokė nė Bjeshkė -
Spartak - pa njerin Sy!
Ece, deri nė Dragobi dragonj
Trupa Mbėrthyer nėpėr Hunj
E deri nė Dukagjin - Spartak
Bajram Trup i Gjallė Trimėrie!
Fitorja ėshtė Zemra!
(1983)
post sript: ky kapitull poezishė u botua ne "Shtigje"
nė Kosovė, poashtu u emitua nga RTirana mė 1992
recitoi Kastriot Ēaushi, redaktore Luiza Musta.
__________________
ஜ★☆♥ Te Odise@ ♥☆★ஜ
|
|
|
14-05-09, 02:49
|
#73
|
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR
E bukur ėshtė Kosova
E Bukur ėshtė Shqipėria
Siē ėshtė E Dashur Nana!
Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!
Edhe deri atje ku bre miza hekur
Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!
Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!
Shqipėria me Botė nė Sy -
si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
e bota me Shqipėr nė zemėr
Shqipėria gjithmonė e pushtuar
Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
2.
Ushtima -
Me shėnjen Viktoria
deri Te Molla e Kuqe
Filloi -
E Para
Nė europėn e Lindjes sė Madhe
U lind nė Prishtinė
E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
E rreh tupani i Dardanisė!
Dardania kumbonare bashkimi
E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!
Me njeren dorė kafshaten e bukės
E, jemi gai -
Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
Me gojė - bukė e plumba
Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
Me hap drejtė shoqishoit nė sy
Derisa tė bėhet njera Dyshė -
- O Varre o Djepa!
Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
Tė pėrkunden nė varre!
Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!
Republika nuk lindet etiu si dielli
As nuk bie vetiu si shiu -
Republikėn e bashkojnė fije-fije
Burrat -
E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !
- Ku janė Burrat?
- Ku janė Varret?
Duri gurin nuk e sheh
Burri burrin nuk po njeh!
Kosova - prore e kositur
Kosova - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
(Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN
__________________
ஜ★☆♥ Te Odise@ ♥☆★ஜ
|
|
|
14-05-09, 02:51
|
#74
|
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR
E bukur ėshtė Kosova
E Bukur ėshtė Shqipėria
Siē ėshtė E Dashur Nana!
Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!
Edhe deri atje ku bre miza hekur
Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!
Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!
Shqipėria me Botė nė Sy -
si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
e bota me Shqipėr nė zemėr
Shqipėria gjithmonė e pushtuar
Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
2.
Ushtima -
Me shėnjen Viktoria
deri Te Molla e Kuqe
Filloi -
E Para
Nė europėn e Lindjes sė Madhe
U lind nė Prishtinė
E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
E rreh tupani i Dardanisė!
Dardania kumbonare bashkimi
E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!
Me njeren dorė kafshaten e bukės
E, jemi gai -
Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
Me gojė - bukė e plumba
Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
Me hap drejtė shoqishoit nė sy
Derisa tė bėhet njera Dyshė -
- O Varre o Djepa!
Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
Tė pėrkunden nė varre!
Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!
Republika nuk lindet etiu si dielli
As nuk bie vetiu si shiu -
Republikėn e bashkojnė fije-fije
Burrat -
E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !
- Ku janė Burrat?
- Ku janė Varret?
Duri gurin nuk e sheh
Burri burrin nuk po njeh!
Kosova - prore e kositur
Kosova - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
(Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN
__________________
ஜ★☆♥ Te Odise@ ♥☆★ஜ
|
|
|
14-05-09, 13:35
|
#75
|
Anėtarėsuar: 03-05-09
Postime: 83
|
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
DREDHA E ERĖS
Dredha e erės nė rrugė bėn pluhnajė
- mbyllni sytė pėr njė ēast sa tė kalojė
ajo bartė kujtime tė diegura e insekte tė cofta fjalesh
ndodhė ndonjė infektim eventual
kujdestari i rrugės - nėn parmakė tė pluhrosur shikon
me bisht tė syrit zilia tė qet n'punė tė trollit
dredha e erės nė rrugė mbledhė pluhurin e mendimeve
tė shprishura gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore
ēfarė nuk banė e dredhnja
mbyllni hundėt pėr njė ēast sa tė kalojė
- dredha e erės
ndodhė pezmatim i kordhave zanore tė pshėretimave
nė rrugė ndihet kollitje ironike!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:29.
|
|