Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-10-09, 16:16   #61
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
Ne Kosove ka qene ne 1977, nese nuk e gaboj vitin.
Ti pirro se dha mendimin tend, a je pro a kunder qe te sillen eshtrat e saja ne nje shtet laik qoft shqiperia apo kosova ?
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-10-09, 16:17   #62
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Jo ,zonje,nese ju kerkesen e Berishes e quani gaf atehere dicka nuk eshte ne rregull!
Ju ose flisni per hater te dikujt ose kot shetisni neper Hotele !
Kjo kerkese e edhe inicime tjera ,kuptohet, mjafojne nese arrijne te jene baze qe ne Enciklopedite boterore te shenoj se Nena Tereze ishte Shqiptare!
Si mund te kerkoni konsiderate pa me thene se cka eshte ajo???
Edhe ne e nisem Luften per Bashkimin e Trojeve dhe ja ku jemi por une nuk guxoj te them se ishte nje gaf dhe ju vu kapaku sepse loja vazhdon!!
Te tallesh me kete kerkese dhe inicime te tilla don te thot te tallesh me veteveten dhe qenjen kombtare!
Por kjo nuk eshte dicka e re!
Shqiptaret si individ kan arrite edhe pjedestalet me te larta por si komb ka mbet nene kembet e te huajve dhe kete per shkakun se kurr nuk diten te mendojne dhe te veprojne si komb!!
po e vertet eshte guri , u talla me kerkesen e Sali Berishes , bile deri ne ate nivel qe une jadore ti ve kapak dekreteve kancellare,
dhe fuqine e morra nga deshira dhe vepra e te ndjeres , nje jete e pat ne dispozicion te mendohet , gjithmone u identifikua me Kalkuten e saj , kurr nuk cfaqi sa di une deshire qe ne fund te kthehej nga ka ardhur .. pse pra ne me zor mundohemi te identifikohemi ne analet e historis boterore permes saj ,
vetem njepytje per fund , motivi dhe vullneti i saj per vepren qe la ishte iniciative individuale apo cytje dhe nxitje nga shteti i saj ..?
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 16:27   #63
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
Ti pirro se dha mendimin tend, a je pro a kunder qe te sillen eshtrat e saja ne nje shtet laik qoft shqiperia apo kosova ?
E para z Makresh, eshtrat e saj edhe nese behen 1 milon kerkesa ato skan me u kthy as ne Kosove as ne Shqiperi.

Une e di qe tema edhe debati qe ti e zhvillon jane shume larg njana me tjetres. Per mu veq interesimi i Sali Berishes per eshtrat e Nenes Tereze qe te kthehen ne Shqiperi eshte nje veprim shume i madh dhe i guximshem, sepse edhe une jom i bindur se edhe Sali Berisha e ka ditur dhe e din qe nje kerkese e till ska me ju aprovu

Ti me doket nuk din me e ba dallimin e nje shteti Laik dhe nje Shteti Diktatorial. Nena Tereze eshte e gjithe njerzimit dhe gjo vend kish me pas deshire me i pas eshtrat e sa ne vendin e vet ( aq me shume shqipria, nga dhe e ka origjinen nga trojet shqiptare), ashtu siq e ka then edhe vet se me gjak eshte shqiptare.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 16:33   #64
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Me dikend qe ka mundesi te veje kapak mbi dekretet kancellare duhet pase konsiderate gjithesesi por gjykimi eshte i gabueshem dhe , hiq pa pardon, NAIV !!!
Atehere pse bertitni per Enciklpedine Maqedone apo ndoshta, ne pa mundesi per te vu kapak atje i veni kapak(...) vetevetes!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 16:47   #65
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
E para z Makresh, eshtrat e saj edhe nese behen 1 milon kerkesa ato skan me u kthy as ne Kosove as ne Shqiperi.

Une e di qe tema edhe debati qe ti e zhvillon jane shume larg njana me tjetres. Per mu veq interesimi i Sali Berishes per eshtrat e Nenes Tereze qe te kthehen ne Shqiperi eshte nje veprim shume i madh dhe i guximshem, sepse edhe une jom i bindur se edhe Sali Berisha e ka ditur dhe e din qe nje kerkese e till ska me ju aprovu

Ti me doket nuk din me e ba dallimin e nje shteti Laik dhe nje Shteti Diktatorial. Nena Tereze eshte e gjithe njerzimit dhe gjo vend kish me pas deshire me i pas eshtrat e sa ne vendin e vet ( aq me shume shqipria, nga dhe e ka origjinen nga trojet shqiptare), ashtu siq e ka then edhe vet se me gjak eshte shqiptare.
Mes nesh s'ka "z", se s'jemi ku me dit se kushi a jo ?

Sa me perket mua, nuk do e kisha kthyer as un, per afersisht te njejtat motive: Propagand Politiko - Fetare !

Kosova dhe Shqiperia jan shtete Laike, nuk jan shtete diktatoriale pirro, ne shtetet laike sic me pate then njehere, nuk tolerohen fetaret, e ku po e ēon nje personalitet me fetar se nana terez qe kur e pyten se e kujt je ti ? Ajo tha : Un i takoj Krishtit ! Krishti s'eshte Njerzimi ! Krishti s'eshte Shqiptarizmi, Krishti eshte Krishti, e ajo s'jetoj as per ty, as per mua e as per katedralen qe ju ndertua pas vdekjes se saj, ajo jetoj Per Krishtin, a mos je duke dyshuar edhe ketu ?!

Kurse per gjakun qe permend, un e di qe gjak shqiptari s'egziston, egziston gjaku i kuq, dhe vetem i kuq, tani ai dahet ne grupacione : A, B, 0 e ēka po di une, por gjak shqiptari ??? Jo, dhe mos u mashtro ti thuash dikujt keshtu se do t'tallet me ty.

Tani se ka mor origjinen nga shqiperia ? Ajo vie nga kosova, e lindur ne shkup dhe e rritur ne belgjik ! Ne cilen epok te jetes ajo jetoi ne Shqiperi ? Shqiperia deri ne vitin 67 i toleronte fetaret, ajo qe ne vitin 50 u be indiane ne menshtetesi ! Keto jan fakte, qe po te kishte dashur, do i kishte ndihmuar vllezerve te pushtuar nga muēolini, por jo, misioni isaj ishte per ne Kalkut sipas urdheresave te selis se "shenjt". Dhe nuk jan shqiptaret te cilet e beren me fam, por Vatikani. Nuk jan shqiptaret qe u ndihmuan por Indianet dhe nuk e quajti veten Tereza e Shqiperis, por Tereza e Kalkutes, Emrin Tereza e mori ne Belgjik kur ajo hoqi dor nga Anjesa.
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 17:26   #66
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Vėllai i Nėnė Terezės, kapiten i Mbretit Zog





nga GRANIT ZELA

Nė pėrvjetorin e Armės sė Artilerisė, pėrherė kur bėhet “apeli” i nderit, krenarisė dhe dinjitetit, nuk mungon gjithashtu edhe njė emėr: emri i Kapitenit Lazėr Bojaxhiu
Arma e Artilerisė sė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare ka njė traditė tė hershme. Pėrpjekjet e para lidhen me Shkollėn e parė tė Artilerisė qė themeloi Ali Pashė Tepelena afėr Janinės para dy shekujsh. Arma e Artilerisė pati nė radhėt e saj shumė emra tė njohur dhe njėri ndėr ta ishte dhe vėllai i Nėnė Terezės, Lazar Bojaxhiu.
Lazėr Bojaxhiu lindi mė 24 gusht 1908 dhe nė moshė tė re iu akordua njė bursė si jetim nga qeveria shqiptare e kohės, pėr tė studiuar nė Shkollėn Ushtarake tė Modenės. Dokumentacioni i gjetur nė arkiva na tregon qė Lazėr Bojaxhiu ishte 20 vjeē kur veshi uniformėn e Ushtrisė Kombėtare Shqiptare. Ai u diplomua oficer nė 26 maj 1928, tre muaj para se Shqipėria tė shpallej mbretėri. Nė vitin 1933, Lazar Bojaxhiu pati profesionin e artiljerit nė komandėn e parė pozicionale tė artilerisė.
Sipas dokumentacionit tė gjetu nė Listat e Shkallėzimit tė Oficerėve tė Artilerisė sė Mbretėrisė nė datė 21 janar (kallunder), 1933, Lazėri ka qenė nė shėrbim tė pėrhershėm ushtarak nė Armėn e Artilerisė. Nė vitin 1933 ai ishte nėntoger, por tė dhėnat tregojnė se mė pas do tė shkonte deri nė gradėn “kapiten artilerie”
Nė kėtė periudhė e gjithė artileria shqiptare e Mbretėrisė sė Mbretit Zog kishte katėr kapitenė tė parė, 1 kapiten tė dytė, 2 togerė, 23 nėntogerė si dhe 40 aspirantė. Gjeneralė tė Ushtrisė Shqiptare nė kėtė periudhė ishin Xhemal Araniotasi, Gustav Von Myrdach dhe Leon De Ghilardi. Nė total ushtria e Zogut kishte vetėm 617 ushtarakė tė tė gjitha gradave, ndėrkohė qė kapaciteti maksimal nė ushtarakė me grada nuk shkonte mė shumė se 900 vetė.
Mė 1 shtator 1928, kur Zogu i Parė u shpall mbret, Lazėri shėrbeu si oficer i tij. Pėr kėtė, ai i shkroi me krenari Nėnė Terezės pėr t’ i thėnė se po shėrbente nė ushtrinė e Mbretit tė shqiptarėve. Nėnė Tereza, duke shprehur pėrkushtimin e saj ndaj besimit, i shkroi duke iu pėrgjigjur se ndėrsa ai po i shėrbente mbretit tė njė popullsie dymilionėshe, ajo po i shėrbente mbretit tė tė gjithė botės.
Kualifikime tė shumta bėnė tė mundur qė Kapiten Bojaxhiu, sikurse shumė tė tjerė, tė dėrgohej tė shėrbente nė ushtrinė italiane si oficer artilerie. Nuk deshi kurrė tė hiqte dorė nga nėnshtetėsia shqiptare dhe kjo ndikoi nė vendimin e tij pėr tė hequr dorė nga ushtria. Nė Shqipėri nuk mund tė kthehej, sepse pas vendosjes sė regjimit komunist, u ngrit padi ndaj tij si “tradhtar” dhe u dėnua me vdekje.
Kapiten Bojaxhiu, gjatė vizitės sė saj tė parė nė Romė, takoi Nėnė Terezėn, pėr herė tė parė pas tridhjetė e njė vjetėsh. E bija e Lazėrit, tė cilėn ai e quajti Age, kujton takimin e tė atit me Nėnė Terezėn. “Babai dhe nėna flisnin pa pushim shqip”, - kujton ajo. “Halla tani ishte bėrė e famshme, por babai e trajtonte si njė motėr tė vogėl. I bėri pėrshtypje qė e pa ashtu tė mplakur. Puna kishte lėnė shenjat e veta. Ajo kishte kaluar njė jetė me shumė lodhje dhe mundime”.
Nėnė Tereza, tashmė me njė jetė tė shenjtėruar, kishte vajtur nė Itali, me dėshirėn pėr tė takuar tė ėmėn dhe motrėn qė jetonin nė Shqipėri, por qė nuk u lejohej tė dilnin jashtė vendit, pasi nė Shqipėri kishte njė regjim tė egėr komunist.
Aty kah fillimi i viteve ‘70, kohė kur Nėnė Tereza mėsoi pėr sėmundjen e nėnės sė saj, ajo i dendėsoi pėrpjekjet pėr t’iu dhėnė mundėsia qė tė vizitonte vendin e saj. Shkoi tė takonte atasheun e ambasadės shqiptare nė Romė me shpresė qė tė paktėn do tė lejoheshin qė e ėma dhe e motra tė iknin nga Shqipėria. “Kur Nėnė Tereza po dilte prej ambasade, - shkruan Dom Lush Gjergji nė librin “Nėnė Tereza Jonė”, - pėr herė tė parė nė jetė e pashė t’i shkonin lot nėpėr faqe. U ndal, drejtoi sytė kah qielli dhe tha: “O Zot, unė e kuptoj dhe e pranoj kėtė vuejtje pėr vedi, por shumė e vėshtirė ta pranoj dhe kuptoj pėr nėnėn, loken time, e cila nė pleqėri tė shtyeme nuk dėshiron asgjė tjetėr pėrpos tė na shohė edhe njė herė”.
Pėrgjigjja qė Nėnė Tereza mori nga shteti shqiptar pėr kėrkesėn e saj, qė t’u jepej tė ėmės dhe motrės vizė pėr nė Itali, ishte e prerė: “Drane dhe Age Bojaxhiu nuk janė nė gjendje fizike tė ndėrmarrin njė udhėtim jashtė shtetit”. “Gėnjeshtėr”, - kishte komentuar Lazėri. “Sėmundja e vetme e nėnės dhe Ages quhet vetmi dhe dėshpėrim. Janė tė varrosura pėr sė gjalli”, - kishte thėnė ai.
Pasi nuk pati sukses nė ambasadė, Nėnė Tereza nuk rreshti pėrpjekjet pėr tė nxjerrė tė ėmėn dhe tė motrėn nga Shqipėria. Pėr kėtė ēėshtje, ajo kėrkoi ndihmėn e shumė personaliteteve botėrore, si tė J. F. Kennedy-t, President i SHBA-sė, De Golit, President i Francės, Indira Gandit, Kryeministre e Indisė, por pa sukses. “Nuk mund tė bėj gjė tjetėr, vetėm se tė lutem pėr ju”, - i shkruante tė ėmės dhe tė motrės Nėnė Tereza, pasi pa se ėndrra e saj e kahershme pėr t’i takuar po shuhej.
Me babain e varrosur nė Shkup, Lazėrin qė kishte mbetur nė Itali, Nėnė Terezėn nė Indi dhe Dranen dhe Agen nė Shqipėri, familja e Bojaxhinjve e shpėrndarė nė katėr shtete, jetonte si nė njė baladė tragjike, ku tė gjallėt e tė vdekurit, duke dėgjuar thirrjen e gjakut, kėrkojnė, por nuk munden tė takojnė njėri-tjetrin.
Mirėpo kur gazetarėt e shtypit botėror i bėnin pyetje pėr familjen e saj, ndėrkohė qė shtypi shqiptar as qė e pėrmendte asfare emrin e kėsaj shenjtoreje tė pashoqe, Nėnė Tereza jepte gjithmonė pėrgjigje tė prera, duke iu shmangur kėsisoj ēdo hollėsie qė kishte tė bėnte me familjen e saj, pėr tė fshehur dhimbshėm misterin e njė drame familjare, qė mbeti pengu i pėrjetshėm i saj.
Kjo dramė lidhej me faktin se ajo, e mbetur jetime qysh nė moshėn tetėvjeēare, nuk mundi tė shihte kurrė mė nėnėn e motrėn e vet, ngase ato jetonin nė Shqipėri, vendin e vetėm nė botė ku ateizmi ishte sanksionuar me kushtetutė dhe vendet e kultit ishin kthyer nė muze, kinema, ndėrsa klerikėt persekutoheshin e burgoseshin. Nėnė Tereza kishte frikėn e tyre, pasi ajo e dinte fort mirė se ndėrsa jetonin nė Tiranė, ato mbaheshin nėn mbikėqyrje, sepse ishin farefisi i Lazėr Bojaxhiut, njė refugjat nė Itali, i dėnuar me vdekje nė mungesė nga shteti shqiptar, si dhe Gonxhe Bojaxhiut, njė murgeshe e njohur nė botė me emrin Nėnė Tereza e Kalkutės.
E megjithatė, Nėnė Tereza nuk shprehej kurrė publikisht pėr kėtė, ashtu siē nuk komentonte vrasjen e tė atit, pėr tė cilin ajo deklaroi se “kishte vdekur papritur nė moshėn 46-vjeēare”, pasi kjo ngjarje kishte tė bėnte me rrethana politike, ndėrkohė qė ajo, duke qenė njė besimtare e devotshme, nuk merrej kurrė me politikė.
Mirėpo Lazėri, ish-ushtarak i ushtrisė sė Mbretit Zog, kishte njė natyrė krejt tjetėr dhe nė Stokholm, kur vajti pėr tė shoqėruar Nėnė Terezėn pėr marrjen e ēmimit “Nobel”, deklaroi pėrpara gazetarėve se vdekja e babait tė tij kishte qenė “njė helmim pėr arsye politike”, sepse babai i tij, Kolė Bojaxhiu, ishte njė nacionalist”.
Kreu i familjes Bojaxhiu, Nikolla, ishte pėrzier me politikė dhe luftonte pėr tė drejtat e popullit tė Kosovės. Nė vitin 1912, kur Shqipėria shpalli pavarėsinė, nė shtėpinė e tij, pėr tė festuar kėtė ngjarje, ishin edhe patriotėt shqiptarė Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sabri Qyteza. Ai ishte njė sipėrmarrės i suksesshėm ndėrtimesh dhe gėzonte edhe pėrkrahjen morale tė popullit.
Mbrėmjen e ceremonisė sė “Nobelit” ai ishte gati tė rrėfente pėr gazetarėt se si ata nuk lejoheshin nga regjimi komunist shqiptar tė shihnin nėnėn e motrėn e tyre, por ishte bllokuar nga buzėqeshja e Nėnė Terezės. “Dashunija, duhet ta keni gjithmonė parasysh, don me thanė mbi tė gjitha me dijtė me falun”, - thoshte ajo.






vijon
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 17:26   #67
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Por, ato qė nuk i tha atė mbrėmje, Lazėr Bojaxhiu i tha vite mė vonė pėr tė treguar se motra e vogėl, e pėrulur, ajo e cila u pati ardhur nė ndihmė miliona tė braktisurve, ajo qė u ka dhėnė dashuri dhe solidaritet aq njerėzve tė dėshpėruar, u ndalua t’i qėndronte mbi krye tė shtratit tė vdekjes nėnės sė vet. Dhe ajo grua e gjorė vdiq e dėshpėruar, duke shtrėnguar nė kraharor njė fotografi tė njomur me lot.

Lazėri e dinte se po hapte njė plagė tė pambyllur tė Nėnė Terezės dhe qė do tė mbyllej me vėshtirėsi, ndėrkohė qe vetė ajo kishte qenė gjithmonė e pėrmbajtur madje e ndrojtur pėr tė folur pėr familjen e vet, pasi “ē’janė ankthet tona tė vogla para tragjedisė sė qenieve njerėzore, tė cilėt vdesin ēdo ditė pėr bukė?”, por ai foli vetėm ngase njerėzit ėshtė mirė tė zbulojnė e ta dinė “se si ėshtė vdekja nė njė vend komunist, nė Shqipėri”.

Prej mė se dhjetė vjetėsh, Nėnė Tereza nuk pati ndonjė letėr prej tyre. Pas kėsaj, mė sė fundi ajo mori vesh se ato jetonin nė Tiranė, porse u lejohej tė shkruanin vetėm njė herė nė muaj, megjithėse dihej se tė gjitha letrat kalonin nė duart e njė censure shtetėrore, e cila kontrollonte edhe hollėsitė mė tė vogla. Biografė tė shumtė tė Nėnė Terezės shkruajnė se ajo kishte njė dėshirė tė zjarrtė tė vizitonte Shqipėrinė, madje pėr kėtė ajo fliste shpesh me miq tė ngushtė tė saj, por ky vend nė mėnyrė absurde ishte njė tokė e ndaluar pėr tė.

“Dranja dhe Agia jetonin nė varfėri. Agia punonte si folėse te radio “Tirana”, por, menjėherė pasi regjimi nisi njė nga shtrėngimet e kohėpaskohshme kundėr “armiqve tė shtetit socialist”, Agia u pushua nga puna. Ajo ishte i vetmi ngushėllim i sė ėmės dhe nuk u martua pėr t’i ndenjur pranė asaj. “Age, ti je engjėlli mbrojtės i nėnės sonė”, - i shkruante Nėnė Tereza.

Kėshtu, Nėnė Terezės i duhej tė priste telegramin e datės 14 korrik 1972, ku i vėllai Lazėr Bojaxhiu i shkruante si mė poshtė: “Lutu pėr loken, qė ndėrroi jetė mė 12 korrik”. Drane Bojaxhiu vdiq me dhimbje nė zemėr, qė nuk arriti tė shihte pėrsėri tė birin e mbetur nė Itali dhe vajzėn misionare nė Indi. Drania, bijės sė vet, qė nuk e shihte prej dyzet e pesė vjetėsh, fotografinė e fundit ia dėrgoi me kėtė nėnshkrim: “Gonxhe, tė puth nanėlokja”. Agia vdiq njė vit pas vdekjes sė tė ėmės, mė 1973.

Herėn e fundit qė e kishte parė Lazėrin, ai kishte qenė me uniformėn e kapitenit tė ushtrisė shqiptare.

Lazėr Bojaxhiu vdiq nė vitin 1981, nė moshėn 73-vjeēare, pa e parė mė kurrė nėnėn dhe motrėn e tij dhe u varros nė Sicili. Nė njė letėr tė shkruar pas vdekjes sė tė vėllait, Nėnė Tereza thoshte: “Tėrė jetėn e saj, nėna jonė pati ėndėrruar qė Lazėri tė kthehej nė shtėpi. Djali i vetėm, tė cilin ajo e donte mė shumė se jetėn, mė sė fundi ėshtė takuar me tė”. Por jetėt takohen nė pėrjetėsi. Nė pėrvjetorin e Armės sė Artilerisė, pėrherė kur bėhet “apeli” i nderit, krenarisė dhe dinjitetit, nuk mungon gjithashtu edhe njė emėr: emri i Kapitenit Lazėr Bojaxhiu, vėllait tė shenjtores Nėnė Tereza.


29/08/2009
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 17:40   #68
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes





Te kthehet edhe Lazari, i duam edhe eshtrat e Lazarit ne Tiran o krye..minister !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 17:57   #69
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
Mes nesh s'ka "z", se s'jemi ku me dit se kushi a jo ?

Sa me perket mua, nuk do e kisha kthyer as un, per afersisht te njejtat motive: Propagand Politiko - Fetare !

Kosova dhe Shqiperia jan shtete Laike, nuk jan shtete diktatoriale pirro, ne shtetet laike sic me pate then njehere, nuk tolerohen fetaret, e ku po e ēon nje personalitet me fetar se nana terez qe kur e pyten se e kujt je ti ? Ajo tha : Un i takoj Krishtit ! Krishti s'eshte Njerzimi ! Krishti s'eshte Shqiptarizmi, Krishti eshte Krishti, e ajo s'jetoj as per ty, as per mua e as per katedralen qe ju ndertua pas vdekjes se saj, ajo jetoj Per Krishtin, a mos je duke dyshuar edhe ketu ?!

Kurse per gjakun qe permend, un e di qe gjak shqiptari s'egziston, egziston gjaku i kuq, dhe vetem i kuq, tani ai dahet ne grupacione : A, B, 0 e ēka po di une, por gjak shqiptari ??? Jo, dhe mos u mashtro ti thuash dikujt keshtu se do t'tallet me ty.

Tani se ka mor origjinen nga shqiperia ? Ajo vie nga kosova, e lindur ne shkup dhe e rritur ne belgjik ! Ne cilen epok te jetes ajo jetoi ne Shqiperi ? Shqiperia deri ne vitin 67 i toleronte fetaret, ajo qe ne vitin 50 u be indiane ne menshtetesi ! Keto jan fakte, qe po te kishte dashur, do i kishte ndihmuar vllezerve te pushtuar nga muēolini, por jo, misioni isaj ishte per ne Kalkut sipas urdheresave te selis se "shenjt". Dhe nuk jan shqiptaret te cilet e beren me fam, por Vatikani. Nuk jan shqiptaret qe u ndihmuan por Indianet dhe nuk e quajti veten Tereza e Shqiperis, por Tereza e Kalkutes, Emrin Tereza e mori ne Belgjik kur ajo hoqi dor nga Anjesa.
Shih shih, nuk paska gjak shqiptari aa? Ke nis me lexu me doket kohve te fundit edhe ti, po mendoj tuj lexu gjana palidhje. Po don me na qit diqka te re me ket kur thu se ska gjak shqiptari aa? Ne shtetet laike nuk lejohet te perzihet feja ne vendet publike, si; shkolla intstitucione e vende tjera, ndersa per figura kombtare siq eshte Nena Tereze nuk ka te keqe perveq pozitivizmit.

Kjo Teoria e gjakut qe e permende mu dok interesant!
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 18:03   #70
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Shkrimin e solla qė tė shohim se sa shqiptare ishte Nėnė Tereza.

Nė kėtė diskutim, ėshtė e kjartė qė kryesisht, po bėhet muhabet nė stilin kaupelės.

1. A do tė thotė qė secili shqiptar qė kėrkon dhe qė ka nėnshtetėsi tė huaj, nuk e meriton t'i kthehen eshtrat nė atdhe???

2. Unė mendoj se shqiptarėt kanė nevojė pėr Nėnė Terezėn, e jo e kundėrta. Le tė krenohet bota, le tė krenohen indianėt, le tė krenohen edhe gabelėt nėse duan... por le tė dihet se nė radhė tė parė po krenohen me njė bijė shqiptare. Me njė shqiptare.

P.S. presidenti SHBA-ve, Xhon Kenedi, gjatė njė vizite nė Gjermani duke iu drejtuar popullit gjerman kishte thėnė: "Ich bin ein Berliner" (unė jam berlinas). E ēka pastaj?

P.S. 1 poashtu do tė ndalesha pak edhe tek ēėshtja e kthimit tė eshtrave tė Mbretit Zog, kėrkesė kjo e Kryeministrit Berisha, e kohėve tė fundit...
...mendoj se kėtu nuk ka shumė rėndėsi Berisha apo dikush tjetėr... respekti dhe nderi i mohuar ndaj figurave tė kombit... autostrada... tuneli... mendoj se nuk janė vepra tė individit dhe nuk guxojmė t'i shohim si tė tilla... unė mendoj se ėshtė HISTORIA ajo qė po e kryen obligimin dhe punėn e saj.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 23:26   #71
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Sa qė mundet tė nxjeret eshtrat e Faraonit nga piramida egjiptiane , aq edhe eshtrat e nanės Terezė mundet tė sollen ne token tonė !!!.
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 04:35   #72
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tereza e Kalkudes apo e Shqiperis

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Marco
Komunistat kan qen kunder Besimeve fetare, edhe komunistat kan than Mos Shiqoni Kisha e Xhamia se feja e shqiptarit Shqiptaria edhe ateher Nėnė Tereza ka deklaru se ėshtė e krishtit ku ka marr qmimin Nobel, per ate se ka pranu Komunizmi, po Nėnė Tereza ka jetu njė Kohė ne perendim , aj ka mujt me vendos edhe ne shqiperi mu varros po ska desht sepse jeten ja ka kushtu kohen e fundit Indis (Kalkudes) Tereza e Kalkudes...!

Duhet me Politik edhe mirsi me sjell se per ndryshe ska shanc...!








-------------------------------------------------


komunistet nuk kan thėnė feja e shqiptarit esht shqiptaria po mos ja fut kot ata qe kan thėnė ashtu ishin shqiptarėt patriot atdhetarė kombtarė ma te vertetit qe donin dhe mundoheshin te shpetonin kombin nga qakajt komunist fashist pushtues perqars etj


sa i perket indisė dhe te gjith te tjerve qe mundohen ta pervetsojnė emrion e huaj historinė e huaj e pervetsimin e nėnė terezes ata tregojn vetem turpin e tyre tregojn se kush ėsht fytyra e nji miliard e sa njerzve e ne qfar kohrash po jetojm ne kohen kur per lavdi te vrasin te zhdukun si bishat vetem e vetrem per te ja lėnė vetes famen e ndalin bijen tonė shqiptare ne token e huaj-
dhe kjo do te thot mosmirnjohje -
Gongjja esht bi shqiptare e ka historinė e perkatsisė kombtare dhe te lindjes pamvarsisht se shqiptarėt dembel i shkaktojn vetes vuajtje me mos ndejtje gati as te historisė se tyre as me shkrime e kronologji as me tjera gjėra sepse kah pleqeria shqiperia shtet u dasht te ja jap nen shtetsinė Nene terezes dhe te mos e len ma me leviz kah indija e kur te vdes me e varros aty ne trojet kombtare por shqiptari sheh gjithqka me shum vonesa-
-

sa i perket mongolo tunguzo bullgaro tataro sllavo maqedonas qe d eshten ta pervetsojnė historinė e saj ky esht turp aq i madh sa qe nuk ka lum qe e lanė sepse gongje emer tunguzo tataro mongolo bullgaro maqedonas nuk ka dhe keta sllavo mongol te asimiluar nuk kan askund emer gongje emri gongje esht tipik shqiptarė po ashtu emri nenes dhe i babait si vendlindja prizreni -

Indija e tregon fytyren e vet dhe turpin e pa shembullt -
mosmirnjohejen dhe sjelljen barbare-
do me thanė nese shkon dikudh te ndihmoj ne mjerim per humanizem nji vend te mjerė ata edhe mund ta grabisin si bishat e ta bejn te tyre pra ta jap doren e ma merr krahun ta jap ndihmen e ma merr komplet edhe mirnjohjen -
se sa mosmirnjohs dhe te ndyrė tregohen ata qe nuk e lejojn varrosjen enene terezes ky esht kulmi i kanibalizmit barbar te mos mirnjohjes dhe poshtersisė ky esht shembull ku mund ti thuhet botes mos beni askund vepra humanitare se ju pervetsojn ju falsifikojnė ju rrembejnė dhunshem me gjith veprimtarinė tuaj humane -
poshtersia e indisė deshmon se nji dit india mund te na evjedh edhe historisnė e skenderbeut dhe te pirros siq po provojn te na e vjedhin te gjith edhe artin edhe muziken edhe gjithqka qe esht pozitive ndersa diqka negative menjiher na e etiketojjnė sikur te ishte nene tereza diqka per negativitizem india do te bente qmos qe ta largonte nga trualli i vet edhe sikur te ishte vet indiane -
poshtersia e kanibalizmit ne te ashtuqujtur civilizim qe esht jo civilizim por turp egersi barbari poshtersi e ult dhe pervetsim krim turp shtetror e kombtarė-


se sa rrezik esht ti ndihmosh dikuj kjo veq po deshmohet e po shihet sepse edhe mund te ndalojn e te rrembejn ashtu siq te rrembejn talibanet e dhunshem -
turpi nuk po ka fund dhe poshtersia -
jeta e ka humbur kuptimin dhe nderi e etika drejtesia esht zhdukur po thuajse nga globi

gjithqka e ka zavendesuar mafiozitetit krimi grabitja ku njeriu po behet gjithnji e ma shum nje lloj bishe e paskurpullt grabitqare dhe zullumqare me ket lloj mosmirnjohje e sadizmi qe shemton civilizimin
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 06:24   #73
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
Shih shih, nuk paska gjak shqiptari aa? Ke nis me lexu me doket kohve te fundit edhe ti, po mendoj tuj lexu gjana palidhje. Po don me na qit diqka te re me ket kur thu se ska gjak shqiptari aa? Ne shtetet laike nuk lejohet te perzihet feja ne vendet publike, si; shkolla intstitucione e vende tjera, ndersa per figura kombtare siq eshte Nena Tereze nuk ka te keqe perveq pozitivizmit.

Kjo Teoria e gjakut qe e permende mu dok interesant!
Le be pirro, keto gjana qysh ne klas te par mesohen e pse ti se ke dit kjo eshte nje qeshtje tjeter.

Po de po, figur kombtare eshte nana terez, po qe nga kur '? Pasi vdiq, dhe pasi qe populli shqiptar mesoi nga mediat shqiptare qe ajo ishte shqiptare a ? Se sa per mediat tjera dhe boten njihet me origjin maqedonase nese edhe ket se ke dit !??? Edhe kjo si mos t'quhet hipokrizi,..
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 06:26   #74
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
P.S. presidenti SHBA-ve, Xhon Kenedi, gjatė njė vizite nė Gjermani duke iu drejtuar popullit gjerman kishte thėnė: "Ich bin ein Berliner" (unė jam berlinas). E ēka pastaj?
Po, por ai punoj per Amerikėn e jo per Berlinin. Ketu eshte krejt dallimi ! Po nejse, tentativ e bukur per ta pafajsuar nobelisten.
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 07:26   #75
Qorri
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 295
Qorri i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: India incident nderkombetar- nuk lejojne kthimin e eshtrave te nene terezes

http://www.motherteresacause.info/




E solla kete link per te deshmuar se askund ne webfaqen e saj nuk figuron gjuha shqipe... andaj disa'teolog/e' te forumit mundohen te nxjerrin vjam nga morri/horri,te kota jane perpjekjet e tilla se ajo vet ka deshmuar qenien e saj me vepra gjate gjithe karires se saj fetare.. te gjitha aspektet ajo e deshmon qensine e saj fetare/katolike dhe kunder vullnetit te saj nuk duhet te veprohet...Ne te gjitha librat e shenjt respektohet testamenti; pra testamenti i saj ishte vorrimi ne Kalkute dhe per mendimin tim ajo aty duhet te mbetet dhe aty do te mbetet...Eshtrat e saj mund t'i leviz vetem Vatikani por nje deshire e tille nuk eshte as ne Vatikan sepse edhe Vatikani respekton deshiren e 'shenjetores ' se tij...

Deshira eshte qe 'shenjetorja' e Vatikanit "nena Terese" te prehej ne Shqiperine Etnike; por nje gje por kjo bie ndesh me realitetet qe ka krijuar 'nene teresa' duhet te respektohet deshira e saj,mundi,djersa dhe lufta qe ajo ka bere,per ke ka bere, dhe per ke ka sakrifikuar...ajo sakrifikohej per te varferit e Indise dhe kjo duhet te respektohet...

Te gjitha deshmite flasin se ajo kurre nuk e ka kthyer koken nga populli i saj i cili ishte nen terrorin barbar serb, qe perjetonta katrahurat deri ne shberberje.Ajo me fjalen e vet, ne fjalimet e veta prononcohet se eshte 'nene Kalkute' duke harruar origjinen, duke anashkaluar historine kombetare, ngase tanime ajo nuk kishte gje te bente me kombin ajo ishte shendruar ne nje element fetar, katolik per te cilin luftoj deri ne vdekje.

Se sa e drejt eshte kerkesa se Sali Berishes nuk e veme ne dyshim; por sa do te jete efektive ajo; kjo eshte e ditur andaj ne kete rast kjo kerkese do te mbetet vetem deshire ,sic do te mbetet edhe deshire orvatja, kerkesa se ajo eshte figure kombetare...

Agnesa ishte shqiptare por ajo me vetdeshire eshte shkombetarizuar dhe eshte katolikizuar keshtu qe duhet te respektohet deshira e saj per shkombetarizim ngase ajo edhe vdiq si jo shqiptare...Kete nuk mund ta mohoj askush vetem fanatiket/inorantet te cilet mundohen edhe perkunder deshires se saj... vullnetit te saj personal te prononcohen sa per te kenqaur deshirat e veta momentale.

Po duke iu falenderuar disa 'teologve' te forumit ajo jo qe po del shqiptare por bile po krahasohet me figura te medhaja te kombit...Ajo ishte me origjine shqiptare, u zhvillua e profilizua ne vija fetare/kishtare/katolike vdiq si e till dhe do te perkujtohet nga njerzimi ashti sic deshiroj 'nene teresa'/nene Kalkute.


Qorri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.