1 MILION DOLLARE KUSH GJEN KRYEMINISTRIN
1 MILION DOLLARE KUSH GJEN KRYEMINISTRIN
Ka humbur Fatos Nano prej 8 ditesh. Nuk dihet vendndodhja e tij
Nuk eshte ndonje cudi e madhe mungesa e kryeministrit Nano ne Shqiperi, pasi ai keshtu eshte mesuar, duke humbur me jave te tera dhe ikur brigjeve te nxehta, atje ku ngroh lekuren e mjekren e lyer tash tre vite, dite per dite. Por humbja e kesaj rradhe eshte alarmante, pasi duke qene ne gjendje shoku dhe merzitje per humbjen e pushtetit e te mirave qe i kane ardhur prej tij me bollek thuhet se zoti Nano mund te ndermarre ndonje vendim tragjik ndaj jane te merakosur edhe Presidenti, edhe zoti Berisha, por edhe miqte e tij ne PS te cilet ndonese duan ta hane te gjalle, perseri e duan ne seli ta perpijne me gjithe lecka per ate cka iu beri me 3 korrik. Presidenti Moisiu ka mbetur i shokuar se si edhe kur e merr ne telefon per te ditur ku eshte kryeministri i del ne telefon nje spanjishte e vjeter nga zeri i sekretarise telefonie. Shume perkthyes te SHISH-it, pa harruar edhe Muhamet Kapllanin, keshilltarin e zotit Moisiu per marredheniet me jashte, nuk po transkriptojne ate spanjishte te arshivuar qe iu del nga sekretaria telefonike. Kane thirrur edhe Moikom Zeqon per ta deshifruar. Nuk e ka gjetur vendndodhjen nisur nga zeri i huaj ne telefon. Ka mberritur edhe arkeologu Neritan Ceka, por edhe ai ka leshuar nje pasthirrme cudie, duke lene te kuptohej se kjo spanjishte e vjeter qe del ne sekretarine e telefonit celular te Fatos Nanos eshte e periudhes se Magelanit, kohe kur ai donte te zbulonte boten. As Edi Rama nuk e ka deshifruar kete vendndodhje te kryeministrit ne ikje. Edi ka thene se mundet qe zoti Nano te jete futur nder fiset afrikane te bregut perendimor dhe nuk njihet me. Zgjidhjen e dha Elmaz Sherifi i PS-se i cili dha nje mendim origjinal. (Nese doni ta gjeni nisni Anastas Angjelin ta kerkoje ne mes te bananeve afrikane. Po nuk e gjeti edhe Caci-tha Sherifi- nuk ka njeri qe e gjen ne cilin bregdet afrikano-verior eshte duke djegur ...ate nga dielli.
-Ka nje zgjidhje- tha Agron Dibra, shef organizativ i selise se PS-se: Ne qofte mes afrikaneve me fytyre nga Spanja, Nano nuk dallohet se eshte edhe ai i zi, sidomos tani pas zgjedhjeve. Por Caci te shikoje mes te zinjve per nje Zonje te Bardhe ose Zonjen e Pare te Vendit. Ajo duket!(.
-Zgjidhje kryeveper- tha Elmazi- Te nisemi ta gjejme kryetarin kryeminister.
Namik Dokle zv/kryeminister, i dyti pas Nanos ne zyrat bosh te qeverise nxori fjalorin e kohes se Hoxhes me te cilin kishte mesuar spanjishten.
-Duhet te jete ne kete ishull !- tha dhe lajmeroi Gramoz Rucin, te dytin e partise.
-Nuk shkon kaq larg Nano, o Namik !- insistonte Ruci, duke ia ditur huqet kryeministrit qe mund te jete ne ndonje ishull grek.- Pyet a ka kazino ne ate ishull ?-kembenguli Gramozi.
-Ku ka kazino atje o Gramoz !- bertiti Dokle.
-Lere ate pune. Nuk eshte atje ai. A eshte me te Shpetim Idrizi drejtori i Pergjithshem i Doganave?
-Po
-Aha! Qenka ne Portuali- e mbylli Ruci.
-Nuk shkon atje Nano qekur beri ate deklaraten ne Lisbone kunder Kosoves e (pro( Milloshevicit -tha me pikellim i dyti i qeverise ne ikje.
-A ka agrume ne ate ishull o Namik- nderhyri i pesti ne seline roze Elmaz Sherifi
-Plot e perplot.
-E gjeta se kush mund ta gjeje. Lufter Xhuveli- foli si ti kishte rene dopio gjashta Sherifi.
-Epo Xhuveli tashme eshte i djathte- foli ne merak Ruci- Si t'ia bejme qe ta bindim Lufterin per ta gjetur Nanon ne keto agrume afrikano spanjolle?
-Po sikur ti lutemi njehere atij. E kam patur mik kur ishte minister me PS-ne, nderhyri Dokle.
-Ore me mik se une nuk e ke ti, por tashme uji ka ndryshuar rrjedhe. Nuk te vjen ai. Me degjo mua. Mos harxho fryme me te- prape insistonte Ruci dyshi nga ana e partise.
-Po sikur ti themi qe duhet gjetur patjeter Nano ne menyre qe t'ju leshoje qeverine do te vije menjehere Lufteri- tha dhe qeshi dyshi nga ana e qeverise zoti Dokle. Dhe keshtu bene.
-Alo zoti Xhuveli ?- ngriti zerin nenkryetari i qeverise ne rrezim.
-Namiku jam.
-Cili Namik ?!
-Dokle mor burre !
-He, si e ke hallin ?
-Na duhet Nano o Lufter. Po nuk .....
-Nuk e njoh. C'pune ben ky njeri ?- foli gjithe kapadaillek Lufteri.
-Kryeminister! Ka humbur e na duhet. Thuhet se eshte ne nje ishull nga veriu i Afrikes, atje ku bere ti nje vizite kur ishe minister Bujqesie ne vitin 1998- u mundua dyshi ne ikje qe t'ia sqaroje.
-Nuk kam qene asnjehere minister me Nanon! Hajde shendet se nuk kam kohe tani- e ngriti zerin Xhuveli.
-Prit ore Lufter! -sa nuk bertiten Ruci dhe Dokle njeheresh. Nuk donin te humbisnin rastin fatlum per te gjetur kryeministrin Nano.
-Ofrojme 1 milion dollare qe ta gjejme !- thane me nje ze Ruci e Dokle.
-Cash jane apo me banke?- e uli zerin ish-ministri i Bujqesise.
-Si ti duash.
-I dua ne dore. Nuk besoj tek Ju. Keni 8 vite qe keni vjedhur popullin me ministrat tuaj!- tha Xhuveli dhe nxitoi per ne zyren e Dokles. (Kryeministri u gjet. Vjen te shtunen ne Rinas(- tha Lufteri pas cash-it.
Alban Mati
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|