Hasmėritė e panumėrta dhe atentatet e shumta kanė bėrė qė nga kjo familje tė mbesė gjallė vetėm njė djalė
Haklajt, historia e njė fisi pothuajse tė zhdukur
</SPAN>
Ened Janina

TIRANĖ- Policia pushton kullėn e braktisur tė Haklajve. Pas pothuajse njė dekade policia shqiptare ka mundur qė tė hyjė edhe nė fortesėn qė ishte kthyer nė njė legjendė, kullėn e Haklajve nė Kėrrnajė tė Tropojės. Njė kullė madhėshtore me njė rrethim tė lartė ishte bėrė prej kohėsh shėnjestra e policisė shqiptare, e cila asnjė herė nuk kishte arritur qė tė merrte kontrollin e saj.
Njė familje e tėrė personash tė vrarė ose nė kėrkim ka bėrė qė kulla nė fjalė tė bėhet njė fortesė ku nuk mund tė hyhej. Qė nga viti 1997 e deri mė dje kėta persona e kishin ruajtur kullėn e tyre si nga hasmi ashtu edhe nga shteti. Ndėrkohė kur ata kanė braktisur kullėn policia ka gjetur rastin mė tė mirė pėr tė hyrė dhe pėr tė thyer mitin qė ishte ngritur nė tė gjithė Tropojėn.
Haklajt
Familja e Haklajve njihet nė tė gjithė veriun e vendit si njė nga familjet mė tė mėdha.
Trazirat e vitit 1997 bėnė qė djemtė e kėsaj familjeje, me forcė dhe dhunė, tė bėheshin zotėrit e tė gjithė Tropojės.
Fatmir Haklaj, mė gjakatari i djemve tė fisit, ka mundur qė tė bėhet shefi i komisariatit tė Tropojės dhe ligjėrisht, njeriu mė i fortė i krahinės. Vitet kur Fatmiri drejtonte policinė e Tropojės janė shoqėruar me vrasje tė shumta por edhe me emėrimin e njerėzve tė tij tė besuar nė strukturat e policisė dhe tė shtetit. Rasti mė flagrant ishte ai i vėnies sė pothuajse adoleshentit Jaho Mulosmani (Salihi) nė postin e shefit tė rendit. Ndėrkohė forcimi i madh i Haklajve si dhe pozita e Fatmirit nuk janė parė me sy tė mirė nga fiset rivale tė tyre nė krahinė. Pėr kėtė arsye ata kanė nisur njė luftė gjakatare me njėri- tjetrin, e cila ka sjellė dhjetėra viktima.
Nė total numri i djemve tropojanė tė vrarė gjatė dhjetė viteve tė fundit llogaritet rreth 200 vetė. Vrasja e parė e regjistruar nga policia ėshtė ajo e ndodhur mė 16 qershor tė vitit 1997 nė dalje tė urės sė Milotit, ku viktima ėshtė Sokol Haklaj, ndihmėsgjyqtar nė rrethin e Skraparit. Pas saj renditen edhe dhjetėra vrasje tė tjera qė kanė lidhje me fisin e Haklajve tė Tropojės. Ndėrkohė
vrasja mė e bujshme e kryer prej tyre ėshtė ajo e deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari mė 12 shtator tė vitit 1998.
Vrasjet
Gjakėsia e treguar nga Haklajt nuk ka mbetur pa reagimin e familjeve tė viktimave tė tyre. Kėshtu mė 5 janar 1998 vritet nė Qafėn e Luzhės, nė njė atentat me armė zjarri automatike Shkėlqim Haklaj, njėri prej djemve tė familjes. Pas kėsaj vrasjeje i vjen radha njė nga njė pothuajse tė gjithė djemve tė familjes sė Muharrem Haklajt. Nė 4 gusht 1999 vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė, me mina tė telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kėrnaja, plagoset rėndė Fatmir Haklaj. Vetėm gjashtė muaj mė pas bie edhe Fatmir Haklaj. Ai ėshtė vrarė mė 4 nėntor tė vitit 1999 nė njė pritė nė fshatin Bujan, vetėm 50 metra larg shtėpisė sė mikut tė tij Jaho Salihi. Hakmarrja e hasmėve tė Haklajve nuk ėshtė ndalur me kaq por nė tre dhjetor 2000 ėshtė kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt me anė tė njė snaiperi. Vrasja e fundit e njerėzve tė familjes Haklaj daton mė 8 maj tė vitit 2002 pranė spitalit tė Bajram Currit ku mbetėn tė vrarė Elez haklaj dhe i djali i tij, Ēela. Mungesa e hetimeve tė policisė dhe shtetit shqiptar pėr secilėn nga ngjarjet e rėnda tė ndodhura nė Tropojė bėri qė vetėgjyqėsia tė arrinte maksimumin. Anėtarėt e fiseve tė ndryshme arritėn nė atė pikė sa nuk prisnin mė asnjė reagim nga shteti por zgjidhnin problemet e tyre nėpėrmjet armėve. Kjo solli edhe atė qė do tė mbahet mėnd si dhjetėvjeēari mė i keq nė historinė e Tropojės, vrasjen e pothuajse 200 djemve tė rinj. Tė vetmit meshkuj qė arritėn tė qendrojnė gjallė nga shtėpia e Muharrem Haklajt janė vetėm plaku i shtėpisė dhe djali i tij i madh Hamdiu, i cili ėshtė person nė kėrkim pėr vrasje.
Kulla
Frika e sulmeve tė hasmit por edhe tė policisė kanė bėrė qė familja Haklaj tė ndėrtojė njė fortesė tė vėrtetė. Kulla e tyre ėshtė kthyer nė njė kėshtjellė e rrethuar me mure guri dhe betoni. I gjithė perimetri i kullės ėshtė rrethuar me njė mur qė shkon deri nė pothuajse pesė metra tė lartė. Mbi tė qendron njė rrethim tjetėr me tela me gjemba, i cili pengon personat e padėshiruar qė tė hyjnė nė oborrin e kullės. Pėrveē kėsaj, familja Haklaj ka ndėrtuar edhe disa vend-roje pėr tė mbrojtur kullėn e saj nga sulmet. Kėto vend- roje janė shpėrndarė nė pikat strategjike tė kullės dhe kanė qenė tė pajisura me armė tė rėnda pėr tė pėrballuar ēdo sulm tė mundshėm. Kati i parė i kullės sė Haklajve ėshtė ndėrtuar nė formėn e njė banese tė mirėfilltė, pasi kjo pjesė e shtėpisė mbrohej mė sė miri nga muri rrethues dhe nuk rrezikohej nga plumbat. E njėjta gjė nuk mund tė thuhet pėr pjesėn tjetėr tė shtėpisė, e cila ėshtė ndėrtuar pikėrisht nė formėn e kullave tė rojes. Dy katet e sipėrme nuk kanė dritare tė mirėfillta por frėngjinj tė vegjėl nga ku mund tė dalė vetėm koka e njė njeriu dhe gryka e armėve.
10/04/2006