Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-08-06, 01:40   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Kujto ditėn e gjykimit

Kujto ditėn e gjykimit
Secili njeri dhe secili besimtar ka nevojė tė kujtojė ditėn e gjykimit, sepse me kujtimin e ditės sė gjykimit i zbutet zemra, i shtohet frika dhe i shton veprat e mira.
Nė kėto kohėra ku dominon materializmi edhe mė shumė kemi nevojė tė flasim pėr kėto ēaste dhe momente trishtuese tė ditės sė gjykimit, pėr t’u larguar nga ndikimi i botės materialiste dhe pėr tė fisnikėruar shpirtin tonė.
Si na kėshillon Kur'ani?
Kėshilla duhet t'i dedikohet zemrės, e cila ndryshon herė pas here, pėr kėtė njeriu duhet tė jetė i vendosur qė tė marrė pjesė nė tubime tė kėshillave, sepse kėshtu e forcon njeriu veten e tij nė rrugėn e hajrit dhe e hidhėron shejtanin.
Tė gjithė ne e dimė se zemrat tona janė mes dy gishtave tė All-llahut dhe i ndėrron si dėshiron Ai, sikurse ka ardhur nė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Andaj edhe ėshtė lutur duke thėnė: "All-llahu im, Ti qė i ndėrron zemrat e njerėzve forco zemrėn time nė fenė Tėnde".
Pasi qė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka garantuar veten por ėshtė lutur qė All-llahu ta pėrforcojė zemrėn e tij nė fe tė Tij, kush jemi ne qė tė ndihemi tė sigurt nga mosdevijimi, sidomos nė kėto kohėra kur na pėrplasin valėt e fitnes nga tė gjitha anėt.
Kur'ani Fisnik ėshtė kėshilluesi mė i madh me tė cilin duhet tė kėshillohen zemrat tona.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt". (Junus: 57).
Kur'ani i zbut zemrat sado qė janė tė ashpra, edhe nėse janė tė ashpra si shkėmbi dhe guri. All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "… madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju". (El-Bekare: 74).
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė". (El-Hashr: 21).
Ndalu dhe mendo rreth kėtyre ajeteve, largo shkujdesin dhe interesohu pėr zemrėn tėnde, nxito nė vepra tė mira para se tė pendohesh.
Zemra zbutet duke e pėrmendur All-llahun dhe duke lexuar Kur'an, sepse kjo shkakton pėrulje, zbutje dhe pėrmirėsim tė tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre". (El-Enfal: 2).
"… e pėrgėzo tė dėgjueshmit. Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka i furnizuam Ne". (El-Haxh: 34- 35).
"A nuk ėshtė koha qė zemrat e atyre qė besuan tė zbuten me kėshillat e All-llahut dhe me atė tė vėrtetėn qė zbriti (me Kur'an), e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangėn e shumė prej tyre janė jashtė rrugės". (El-Hadid: 16).
"All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas herė (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues". (Ez-Zumer: 23).
Mirėpo, fatkeqėsisht, vetėm njė pakicė e njerėzve ka marrė kėshillė nga ky Kur'an, u ėshtė zbutur zemra dhe i janė pėrgjigjur thirrjes sė All-llahut, subhanehu ve teala, siē na tregon All-llahu, xhel-le shanuhu, duke thėnė: "Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė veshin me vėmendje, ka argumente". (Kaf: 37).


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.