|
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual. |
03-08-07, 21:41
|
#1
|
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
|
Kujt tia zbuloj sekretet e mia?
Kujt tia zbuloj sekretet e mia?
Shumė prej streseve, problemeve dhe ēėshtjeve tė ndryshme depėrtojnė nė mendjen e vajzės gjatė periudhės sė adoleshencės duke e merakosur lodhur dhe stresuar, gjė qė ndikon negativisht nė jetėn e saj.
03.07.2007 14:46
Nga: Fatbardha Bekteshi
Nė tė tilla momente, ajo qėndron konfuze dhe e lėkundur. Tė gjitha mblidhen rreth saj; nėna, motra, tezja, shoqet etj. Pyetjet qė i vijnė ndėrmend asaj janė tė shumta: Kujt tia zbuloj sekretet e mia? Tek cili prej tyre tė drejtohem? Ku tė shkoj me gjithė kėto strese? Kush prej tyre ka mundėsi tė dėgjojė dhimbjet dhe shqetėsimet e mia? Kush prej tyre ėshtė nė gjendje tė kuptojė ankesat e mia?
Pėr tu dhėnė pėrgjigje tė gjitha kėtyre pyetjeve ėshtė bėrė njė anketė me rreth 150 vajza tė reja nė mė shumė se tre shkolla tė mesme. Nė bazė tė kėsaj ankete dolėn nė pah tė dhėnat e mėposhtme:
32% e vajzave tė anketuara ia zbulojnė sekretet shoqeve tė tyre
Shoqja ime ėshtė kasaforta e sekreteve tė mia
32% e vajzave tė anketuara ia zbulojnė sekretet shoqeve dhe vetėm 30% ia zbulojnė nėnave tė tyre. Kėtu lind pyetja: Pėrse vajza i drejtohet shoqes sė saj dhe jo nėnės pėr ti treguar sekretet e saj? Pra, a ka ndonjė problem qė qėndron si pengesė ndėrmjet vajzės dhe nėnės sė saj?
Sekrete tė ndaluara
Sekretet janė disa llojesh dhe jo tė gjitha mund ti tregohen shoqeve, mirėpo sekretet e jetės sė pėrditshme dhe ato mėsimore mund tė tregohen nė ambientet shoqėrore.
Ndjenjat e mia fshihen pas sekreteve
Shoqja ime ėshtė mė afėr problemeve tė mia
Ėshtė vėrtetuar se vetėm njė pjesė e vogėl e sekreteve qė kanė tė bėjnė me ndjenjat u tregohen nėnave dhe motrave. Jo rastėsisht, kėtu kemi njė pikėpyetje tė madhe. Pėrse vajza tė mos ua zbulojė sekretet e ndjenjave tė saj njerėzve mė tė afėrt? Si mund ti fshihn nėnės sekretet mė tė rėndėsishme tė jetės? Pėrse sekretet mbahen tė fshehura nga motra, njeriu mė i afėrt?
Mos vallė lidhja e gjakut qėndron si pengesė dhe e ndalon vajzėn qė tia tregojė sekretet nėnės dhe motrės sė saj?!
Mė poshtė le tė shohim opinionin e vajzave tė anketuara lidhur me kėtė temė.
Shoqja ime e ngushtė mė kupton mė mirė
Sara, njė tetėmbėdhjetėvjeēare prej vajzave tė anketuara thotė se kur dėshiron qė ti zbulojė sekretet e saj, drejtohet te shoqja e saj e ngushtė tek e cila beson verbėrisht dhe e ndjen veten mirė kur bisedon me tė. Sipas saj, ajo ėshtė nė tė njėjtėn moshė me tė dhe kanė pothuajse tė njėjtat probleme pėr tia besuar njėra-tjetrės. Ajo mendon se biseda tė tilla me shoqen janė mė tė lehta dhe mė tė lirshme sesa me nėnėn, e cila ndoshta nuk tė kupton mirė dhe gjėrat mund tė komplikohen.
Nėna ime ėshtė gjithmonė e zėnė me punė
Njė vajzė tjetėr thotė se ka marrėdhėnie shumė tė mira me nėnėn e saj, por jo nė atė shkallė sa tia tregojė sekretet e saj. Kjo ndodh pėr shkak se e ėma e saj ėshtė gjithmonė e zėnė me punė, si dhe pėr faktin se ajo nuk ka mundėsi ti kuptojė problemet dhe sekretet e saj. Ndėrsa shoqja e saj, e tė njėjtės moshė me tė, e dėgjon me vėmendje. Nė fund ajo e trajton hapjen e saj me shoqen si diēka tepėr normale, duke parė se nėna e saj nuk gjen kohė tė mjaftueshme pėr tė dėgjuar shqetėsimet e ndryshme qė lidhen me tė.
Nėna ėshtė shoqja ime, por...
Njė vajzė tjetėr 16 vjeēare thotė se ajo nuk ka mundėsi qė tia zbulojė tė gjitha sekretet nėnės, megjithėse ajo e do, e respekton shumė dhe beson nė gjykimin e saj. Ajo nuk ia tregon gjithė sekretet, nga frika se mos acarohen apo zbehen marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Ajo thotė se e kundėrta ndodh me shoqen e saj, e cila ėshtė nė gjendje ta kuptojė shumė mė mirė atė. Prandaj, ėshtė e drejta e saj qė sekretet tia tregojė shoqes.
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.
|
|
|
03-08-07, 21:42
|
#2
|
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
|
Probleme tė tjera
Njė e re tjetėr 18 vjeēare thotė se ajo i tregon shoqes sė saj vetėm sekretet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet mėsimore, apo pėr probleme tė zakonshme tė jetės sė pėrditshme. Kjo, pėr shkak tė afrisė qė ka me tė dhe kontaktit tė vazhdueshėm. Pėrsa i pėrket sekreteve tė tjera dhe kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me ndjenjat, ajo thotė se nuk i tregon asgjė shoqes sė vet. Ajo mendon se nuk ėshtė vetėm ajo qė ka tė drejta pėr sekretet e saj, por janė edhe prindėrit me familjen. Ajo thotė se nuk ka aq besim te shoqja e saj pėr ti treguar tė tilla sekrete dhe se nuk ka dėshirė pėr ta futur veten nė siklet.
Mungesa e pėrvojės... ajo ėshtė shkaku
Njė vajzė tjetėr thotė se ia tregon sekretet vetėm shoqes sė saj, mirėpo fakti qė shoqja e saj ėshtė e vogėl dhe larg problemeve shoqėrore dhe familjare, e bėn atė tė gabojė nė vlerėsimin e momenteve tė ndryshme dhe shpesh ajo i ofron zgjidhje tė gabuara.
Familja ėshtė rrethi i sekreteve tė mia
Njė vajzė tjetėr pohoi me vendosmėri se ajo preferon tė drejtohet gjithmonė pėr tė treguar sekretet e saj shoqėrore dhe familjare tek dikush nga personat e familjes sė saj nė vend qė tia tregojė ato shoqeve tė saj. Ajo mendon se ėshtė pikėrisht familja qė i qėndron afėr, e edukon dhe e drejton atė gjithmonė nė rrugėn e duhur. Ajo thotė se nėna, vėllezėrit dhe motrat e saj, duke qenė se jetojnė nė tė njėjtėn shtėpi dhe duke qenė se ata janė mė afėr problemeve tė saj, mendon se nė kėtė mėnyrė ėshtė mė e lehtė pėr ta qė ti rekomandojnė asaj zgjidhje tė sakta dhe tė menēura. Ajo e konsideron tė gabuar zbulimin e sekreteve familjare dhe personale shoqeve tė saj, ndonėse nuk mendon se pėrbėn problem zbulimi i sekreteve shkollore apo dhe i atyre tė zakonshme shoqėrore.
Nė sytė e nėnės sime unė jam ende njė fėmijė
Njė prej tė anketuarave pranon se i vjen shumė zor tė flasė me nėnėn, pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me jetėn e saj private dhe ndjenjat. Ajo thotė se nėna e saj e sheh atė ende si njė fėmijė tė vogėl, sė cilės nuk kanė filluar qė ndjenjat t,i marrin jetė, ndėrsa vajza mendon se kėto ndjenja janė tepėr normale pėr moshėn e adoleshencės. Po ashtu, ajo thotė se nuk ia tregon motrės sė vet sekretet, pasi ajo mund tia transmetojė nėnės. Edhe nėse, ajo vendos tia tregojė dikujt sekretet, qė kanė tė bėjnė me ndjenjat, ia tregon shoqes sė saj tė ngushtė.
Personalitet i sertė
Njė vajzė tjetėr thotė se tė gjithė pjesėtarėt e familjes janė tė mendimit se ajo ėshtė e rreptė dhe me njė personalitet tė ēeliktė. Ajo thotė se ata mendojnė se vajza e tyre u vė fre gjėrave rreptėsisht dhe nė mėnyrė tė hapur. Vajza thotė se e ka tepėr tė vėshtirė qė njė ditė tė fillojė tia tregojė sekretet e saj nėnės apo motrės sė saj dhe ti zbulojė atyre kėtė anė tė personalitetit tė vet. Ajo e sheh kėtė si diēka tė pamundur pėr karakterin e saj, madje nuk ėshtė as me atė qė tua tregojė shoqeve tė saj, duke menduar se kėto sekrete duhet tė gjejnė vend vetėm tek bartėsi i tyre.
Tradita dhe zakone tė rrepta
Ndėrsa njė e re tjetėr thotė se edukata, tradita dhe zakonet shpesh bėhen pengesė qė ajo tia zbulojė nėnės apo motrės sekretet qė lidhen me ndjenjat e saj.
Ajo ėshtė e mendimit se do tė shpėrthejė njė katastrofė nė shtėpinė e qetė tė tyre, nėse nėna do tė mėsojė kėto lloj sekretesh qė kanė tė bėjnė me ndjenjat dhe do ti zėrė veshi fjalė qė nuk ekzistojnė nė fjalorin e familjes sė tyre. Sipas saj (nėnės) ėshtė detyrė qė vajza tė mos pėrjetojė asnjė lloj ndjenje karshi cilitdo qoftė.
Fshehja e sekreteve
Njeriu ėshtė pjesė e shoqėrisė dhe ėshtė krejt e natyrshme qė ai tė ketė marrėdhėnie me kėtė shoqėri. Ai krijon lidhje me ambientin qė e rrethon, bashkėbisedon me ta, ashtu siē bashkėbisedojnė ata me tė. Afrimi me shoqėrinė dhe tė tjerėt dhe komunikimi me ta ndryshon sipas kritereve tė bisedės, temave tė kėtyre bisedave dhe se sa tė pėrgjithshme dhe sa personale janė ato. Pėr aq kohė sa bėhet fjalė pėr njohuri tė pėrgjithshme, aq mė shumė zgjerohet rrethi i bisedės dhe e kundėrta ndodh me njohuritė dhe ēėshtjet private, tė cilat, normalisht, trajtohen nė njė rreth mė tė ngushtė. Tema, tė cilėn po trajtojmė ėshtė: Kujt tia zbulosh sekretet e tua?. Kur flasim pėr kėtė temė, duhet tė shohim me vėmendje aktualitetin qė na rrethon dhe rrugėn e lavdishme qė ka ndjekur Profeti ynė, Muhamedi (a.s.) dhe pasuesit e tij tė denjė.
Pėr tė bėrė njė pėrmbledhje tė cilėsive tė njė personi, me tė cilin ia vlen tė flasim dhe tė diskutojmė pėr ēėshtje tė ndryshme, e aq mė tepėr ti besojmė sekretet, shembulli mė i mirė ėshtė personaliteti i shquar musliman Hudhejfe bin Jemani, tek i cili ka patur besim dhe shpesh i ka treguar gjėra tė fshehta, vetė Muhamedi (a.s.).
Prej cilėsive tė shquara tė tij po pėrmendim:
Mendjemprehtėsia
Ditėn e Ahzabit, Pejgamberi (a.s.) e dėrgoi Hudhejfen tek ushtria armike pėr tė zbuluar planet dhe kurthet e tyre kundėr muslimanėve. Pak pasi ai mbėrriti te ushtria e tyre, komandanti i armiqve dyshoi se dikush i huaj kishte hyrė nė radhėt e tyre. U ngrit dhe bėrtiti: O njerėz! Po druhem se mos planet tona shkojnė nė vesh tė Muhamedit. Secili prej jush tė vėshtrojė mirė shokun qė ka pranė!
Hudhejfe nė atė moment, nuk priti shumė dhe si i zgjuar qė ishte, iu drejtua menjėherė shokut qė kishte pranė: Kush je ti? Shoku i tregoi emrin dhe kėshtu ēdo gjė u mbyll me kaq, ndėrkohė qė Hudhejfe u kthye po atė natė pėr te Profeti (a.s.) dhe i tregoi atij pėr planet qė thurnin armiqtė kundėr muslimanėve.
Korrektėsia
Ai ruhej nga veset e kėqija, qė ato tė mos bėheshin kurrė pjesė e tij.
Besnikėria
Profeti (a.s.) ia ka treguar atij emrat e hipokritėve tė Medines, megjithėse ky ishte njė sekret i madh qė nuk e dinte asnjė tjetėr prej shokėve tė Muhamedit (a.s.). Ai iu betua Profetit se do tė ndiqte me vėmendje veprimet e tyre qė mos tė kishin mundėsi ti dėmtonin muslimanėt. Qė nga ajo kohė ai u mbiquajt nga shokėt e tij si: Bartėsi i sekreteve tė Profetit .
Guximi
Shembull pėr guximin e tij ėshtė se ai shkoi tek ushtria armike duke sakrifikuar jetėn e tij.
Vetėpėrmbajtja
Kur shkoi tek ushtria armike, ai kishte mundėsi ta vriste kreun e tyre Ebu Sufjanin, megjithatė nuk e bėri njė gjė tė tillė se nuk ishte i urdhėruar pėr kėtė. Vetėpėrmbajtja ėshtė njė virtyt tepėr i rėndėsishėm.
Frika nga Zoti
Personi qė duhet tia tregojmė sekretet duhet qė ta ketė shumė frikė Zotin dhe tė jetė tepėr i pėrpiktė. Nėse ai e ka frikė Zotin, ėshtė njė arsye mė tepėr qė ai ta mbajė sekretin dhe mos ta pėrhapė atė vend dhe pa vend. I tillė ka qenė dhe Hudhejfe bin Jemani. Ai e ka patur frikė Zotin dhe ka qenė njeri shumė besnik.
var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.
|
|
|
03-08-07, 21:56
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Pse ėshtė kaq e vėshtirė tė mbajmė njė sekret?
Oscar Wilde pohonte se mėnyra mė e mirė pėr tė pėrhapur njė lajm ėshtė qė tė thuash se bėhet fjalė pėr njė sekret.
E pėrforcon kėtė ide dramaturgu William Cangreve, i cili, duke bėrė shaka thoshte: E di qė ėshtė sekret, sepse e kam dėgjuar tė pėshpėritet ngado. Bėhet fjalė pėr njė paradoks, por qė gjithsesi e ka njė shpjegim. Sekreti ėshtė si njė zjarr qė djeg ndėrgjegjen tonė, pohon Ferro, njė psiko-analist i famshėm. Duke reflektuar rreth atij informacioni qė ne e kemi quajtur sekret, kuptojmė se bėhet fjalė pėr njė lajm qė ka njė identitet jo social. Mund tė jetė diēka e qortueshme, apo njė informacion qė nxjerr nė pah brishtėsinė tonė, por mund tė jetė edhe njė mashtrim ose nė rastin mė tė keq edhe njė krim. Ta rrėfesh apo jo, kjo ėshtė njė zgjedhje. Nė rastin qė dikush tė zgjedh pėr tė tė thėnė diēka tė fshehtė, patjetėr qė do tė ndjehesh i pėrkėdhelur nė sedėr, i rėndėsishėm, i denjė pėr besimin e rrėfimtarit. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye fillon e ngre krye narcizmi ynė, kėshtu e ndjejmė tė nevojshme tu tregojmė tė tjerėve se jemi ne tė zgjedhurit pėr tė mėsuar lajmet pikante. Sa mė interesant dhe ekskluziv tė jetė ky lajm, aq mė shumė ndez kuriozitetin dhe tėrheq vėmendjen tonė. Pra, duket sikur tė gjitha sekretet kanė tė njėjtin fat, janė tė destinuara tė shėtisin gojė mė gojė, duke u transformuar nė thashethem. Nė momentin qė bėhemi pjesė e tė fshehtės sė tjetrit, fillon njė kapitull i ri i marrėdhėnieve me tė. Qė nga ky moment, miqėsia ose do tė konsolidohet, ose do tė shkatėrrohet. Sekreti i shpėrndarė apo i mbajtur pėr vete shėnon fatin e marrėdhėnieve tona me njerėzit. Le tė flasim pra nė forumin tonė pėr kėtė dukuri aspak sporadike
Fundja kujt nuk i ka qėlluar qė tė rrėfejė, apo tia rrėfejnė njė sekret!
Kij kujdes, ta kam thėnė vetėm ty!
Nė pėrgjithėsi kėshtu mbaron njė rrėfim delikat. Dhe nga ky moment fillon njė kapitull i ri marrėdhėniesh mes atij qė e merr lajmin dhe atij qė e jep. Por ēfarė ndodh tek tė dy kėta individė nė momentin qė dinė tė fshehta pėr njėri-tjetrin. Lexoni mė poshtė:
Kur tė thonė njė sekret,ndjehesh i kėnaqur
Nga njėra anė je mirėnjohės e nga ana tjetėr ndjehesh disi i fuqishėm kundrejt atij qė po tė tregon njė sekret. Tjetri kėrkon mendimin tonė dhe nė njė farė mėnyre tashmė ai ėshtė nė dorėn tonė.
Frikėsohesh
A jemi tė gatshėm tė mbajmė njė peshė kaq tė rėndė siē ėshtė ajo e njė sekreti? Eshtė e drejta jonė qė tė trembemi dhe tė tėrhiqemi pėrballė kėsaj ngjarjeje, sidomos kur kemi tė bėjmė me tema delikate, siē ėshtė tradhtia, kėrcėnimi, korrupsioni. Nuk jam nė gjendje tė flas pėr kėtė argument. Kjo mund tė ishte njė frazė qė mund tė na shpėtonte nga ky moment delikat dhe ndonjėherė kompromentues. Natyrisht qė ne e falėnderojmė tjetrin qė na zgjodhi ne pėr tė na besuar, por megjithatė ne nuk kemi pse tė mos e fshehim impotencėn tonė nė kėtė rast.
Vė nė lojė empatinė
Mos u mėrzit, njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua, njė shoqja ime ka arritur tė gjejė zgjidhje. Kėto janė fjalėt qė do tė donte tė dėgjonte ai qė ka ardhur pėr tu rrėfyer tek ne. Tė kesh aftėsinė qė tė gjesh ēelėsin e sekretit pėr ta ndihmuar njė njeri qė ėshtė nė hall, ėshtė njė gjė mjaft pozitive.
Kur thua njė sekret...
E pastron nga ndjenjat negative
Sa mė shumė njė mendim apo njė fakt mbahet i fshehur, aq mė shumė merr formė dhe ushqehet. Njė antipati e fortė e parrėfyer ndaj dikujt p.sh. mund tė zgjojė njė kuriozitet tė madh, apo tė stimulojė ndjenja agresive. Dhe kur i thuhet njė miku merr vlerėn e njė thashethemi dhe ridimensionohet.
Deklaron besimin tėnd
Ti rrėfesh njė sekret njė miku, tregon stimė dhe afeksion pėr personin qė ia thua. Eshtė njėlloj si tė thuash: Tė konsideroj njė njeri tė besueshėm dhe mendoj se ti mund tė mė gjesh njė zgjidhje.
E lidh mikun mbas vetes
Psikologėt e quajnė sekret manipulues. Njeriu qė i tregon tjetrit njė sekret, bėn njė lloj pakti me tė: Unė dhe ti jemi lidhur nga njė konfidencė e veēantė. Miqėsia jonė ėshtė mė ekskluzive sesa ajo qė mund tė kesh me tė tjerėt.
Parukierė, pastrues, kamerierė, nxjerrin sekretet e VIP-ave tė Hollivudit
VIP-at e Hollivudit e kanė me tė vėrtetė pisk pėr tė mbajtur diēka pėr vete. Nė botėn moderne, informacioni sekret paguhet njė djall e gjysmė, kėshtu qė mund tė ndodhė qė pėr njė artikull plot me sekrete pėr VIP-at, tė kesh bashkėpunėtorė parrukierė, estetė, kuzhinierė, pastrues e deri miq tė ngushtė. Ka qenė njė kameriere qė ka rrėfyer publikisht se, Jennifer Lopes dhe Ben Aflek po shkonin drejt divorcit. Mė pas, edhe pse mund tė jetė pushuar nga puna, pėr tė nuk kishte mė rėndėsi, pasi pagesa e bėrė nga revista rozė do ketė qenė sa shumė rroga tė saj prej kameriereje. Sa herė ka njė problem Madonna, informacionet sekrete dalin nga shtėpia ku banon, po kėshtu edhe Jenifer Aniston, apo Naomi Campbell. Ndėrsa rasti tipik i nxjerrjes sė sekreteve tė VIP-ave ėshtė ai i Lady Dianės, sekretet e sė cilės pėr njė lidhje jashtėmartesore dolėn nga njerėzit qė i shėrbenin. Nė kėtė rast, ndėrhyrja dhe nxjerrja nė shesh e tė fshehtave tė saj pati njė fund tragjik akoma tė pazbardhur sot e kėsaj dite.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
03-08-07, 21:57
|
#4
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Dėshmi
Jam e zhgėnjyer, nuk i besoj mė askujt
Klara, 35 vjeē
I kam treguar njė mikes time njė herė njė tė fshehtė, qė po tė mė dilte nė shesh do mė prishte shumė punė. Isha shtatzėnė me njė djalė me tė cilin nuk rrija mė dhe mė duhej ndihma e saj pėr tė abortuar fėmijėn. Ajo mė ndihmoi dhe shoqėria jonė mė pas u bė gjithnjė e mė e ngushtė. Kur kaloi pak kohė unė njoha njė djalė tjetėr dhe gjėrat mes nesh po shkonin shumė mirė. Kur vendosėm pėr ta zyrtarizuar lidhjen tonė, natyrisht qė unė ia thashė tė parės mikes time tė zemrės. Ajo, qė kishte njė muaj qė ishte prishur me tė dashurin e saj u bė keq, edhe pse mundohej tė dukej e kėnaqur. Nuk kaloi njė javė dhe i dashuri mė la, duke mė thėnė se nuk e kishte ndėrmend tė lidhej me njė vajzė tė pėrdalė, qė aborton. Ndarja e sekretit me miken time shkatėrroi gjithēka. Qė atėherė kam zėnė mend, nuk tregoj mė asgjė, nuk i besoj mė askujt.
Kur sekreti merr dhenė
Fėmijė jo legjitim
Fėmijė fantazmė, tė mbajtur fshehur pėr shumė kohė ashtu si Aleksandri, fėmija i princit Alberto tė Monakos, ose vajza e Claudio Villės, kėngėtarit tė famshėm italian. Ajo u shfaq nė ekran me sekretin e saj vetėm pak vite mė parė. Dhe habia mė e madhe ishte se ajo dinte tė kėndonte shumė bukur. Ēėshtje genesh!
Klandestinėt
Ndėrsa Edoardo Vill dhe Wally Simpson e zbuluan sekretin edhe pse ai do tė humbte fronin, po lindte lidhja lesbike mes Eleanor Roosevelt me njė spiune. Njė lidhje qė ėshtė mohuar gjithmonė.
Kushėrinj tė padenjė
Jackie Kennedy ka mbajtur pėr njė kohė tė gjatė tė fshehur ekzistencėn e njė kushėrire me probleme mendore. Kjo histori ėshtė treguar nė njė musical (operetė) tė Grey Gardens, e shfaqur nė Broadway.
Dopio jeta
Dje ishte Mata Hari, sot Aleksandėr Litvinenko, apo Marion Scaramella: Profesioni i agjentit sekret gjithmonė ka qenė i mbushur me mistere dhe mashtrime.
Nėse do njė vend nė kopertinė, mė trego njė sekret
Tek njerėzit publikė padyshim qė informacioni sekret ka dimension mė tė gjerė sesa tek njerėzit e zakonshėm, qė nuk njihen publikisht. Shqiptarėt trashėgojnė njė traditė tė tmerrshme pėr sa i pėrket konceptit tė informacionit sekret, pasi njė sistem diktatorial ngrihej vetėm mbi fshehjen e realitetin dhe shtrembėrimin e tij pasi e vėrteta ishte shumė e hidhur dhe e dhimbshme. Quheshin informacione sekret lajmet mė tė zakonshme qė gjithkush kishte tė drejtė ti mėsonte duke etiketuar sekret shtetėror edhe lajme pėr tė cilat ēdo shtetas duhej tė informohej. Pėr tė mos folur pastaj pėr fshehjen me fanatizėm pėr rreth 10 vite tė faktit, qė diktatori Hoxha ishte i sėmurė dhe shumė punė tė tij i kryenin tė tjerėt.
Le tė kthehemi nė ditėt tona dhe mė konkretisht tek njerėzit VIP. Ata kanė fatin tė admirohen dhe pėlqehen nga shumica, por e gjitha kjo ka njė kosto, ata e kanė shumė tė vėshtirė qė tė mbajnė shumė gjėra pėr vete. E keni parasysh prezantuesen dhe gazetaren e mirėnjohur Sonila Meēo nė intervistat e dy-tre viteve mė parė? Edhe pse ishte e dashuruar dhe miqtė e saj e dinin, nuk e pranonte kurrsesi kėtė fakt, duke thėnė se e vetmja dashuri e saj ishte nipēja i vogėl. Ka deklaruar mė nė fund pėr here tė parė publikisht nė gazetėn tonė: Po, jam e dashuruar. Mė nė fund, Sonila e ka ndarė sekretin e saj me tė gjithė ne, edhe pse tė paktė ishin ato qė nuk e dinin, pasi siē e kemi thėnė mė lart, nuk ka lajm qė tė pėrhapet mė shpejt se sekreti, natyrisht i komentuar si njė thashethem. Po Alketa Vejsiu? Nuk donte tė tregonte kurrsesi se pėr njė javė martohej pasi preferonte pak privacy pėr ditėn mė tė rėndėsishme tė jetės sė saj. Natyrisht njė sekret qė doli mė shpejt nga ēmund ta imagjinonte vajza e njohur. Jeta private e njerėzve tė njohur mbart shumė mistere dhe pėr tė mėsuar mė shumė pėr ta, kurioziteti ėshtė shumė i madh. Tashmė duke thyer edhe njė tabu pėr tė cilin po bėhen po bėhen pėrditė tė vetėdijshėm personazhet tanė tė famshėm, jo rrallė herė ka ndodhur qė kėngėtarė, artistė apo gazetarė tė njohur kanė gjetur copėza nga jeta e tyre private tė publikuar tek Panorama Plus. Ka reaguar me njė habi tė paparė analisti i mirėnjohur Mustafa Nano kur ka parė tė publikuar nė gazetėn tonė sekretin e tij, pėr tė cilin vetėm pak miq tė ngushtė ishin nė dijeni. Bėhej fjalė pėr divorcin e tij, i cili kishte ndodhur rreth njė muaj para publikimit tė artikullit tonė. Tashmė pėr ne tė Panorama Plus ka njė shprehje tipike qė pėrdoret kur shkojmė tė intervistojmė njė personazh tė njohur, pasi bisedėn me ta e fillojmė kėshtu: Ke ndonjė sekret qė dėshiron tė na e thuash nė kėtė intervistė? Ai qė pranon tė na japė njė lajm ekskluziv dhe shumė pikant, patjetėr qė fiton vendin e nderit, kopertinėn.
Paratė mė sekret se raportet seksuale
Absolutisht Top Secret: Sipas njė sondazhi tė kohėve tė fundit, nė listėn e gjėrave personale qė mund tė shqetėsojė dikė po tė dalė nė publik, nuk janė lajmet qė kanė tė bėjnė me sferėn intime apo seksuale, por ato qė kanė tė bėjnė me paratė. Statusi ynė shoqėror, paga, janė pika mė e dobėt e shumicės prej nesh. Ky pyetėsor i bėrė nė njė televizion anglez, ka vėrtetuar se njerėzit nuk e kanė problem tė tregojnė se kur kanė bėrė dashuri herėn e fundit, por kurrsesi nuk tė tregojnė se sa e kanė rrogėn. Kjo pengesė pėr tė treguar paratė vihet re edhe tek ata qė nuk kanė shumė para, por qė nuk duan tė tregohen inferior nė sytė e botės, po ashtu edhe tek individėt e pasur, tė cilėt nuk duan tė ndjehen tė kėrcėnuar prej kamjes sė tyre.
Njė adresė pėr tė rrėfyer tė fshehtat pa problem
Meqė tundimi pėr tė thėnė njė sekret apo tė fshehtė ėshtė shumė i madh, ėshtė gjetur njė zgjidhje qė tė mos dėmtojė asnjė palė. Bėhet fjalė pėr njė adresė interneti e krijuar nga njė amerikan, qė quhet Frank Warren. Qė nė start siti www.postsecret.blogspot.com pati njė sukses tė paparė. Ēdo ditė me mijėra mesazhe nga e gjithė bota dėrgohen nė kėtė adresė. Ato janė nė formė kartolinash tė animuara, dizenjo, fotografi, imazhe tė shoqėruara me fraza qė dalin nga zemra, por qė janė tė tmerrshme dhe shpesh skandaloze. I kam uruar njė njeriu qė tė vdesė dhe sot mora vesh se ai kishte vdekur me tė vėrtetė dhe pėr kėtė gjė nuk ndjehem aspak keq ėshtė njėri nga mesazhet e ardhura tek kjo adresė. Njė tjetėr mesazh ka kėtė tekst: Kam bėrė seks me tė dashurin tim tek sediljet mbrapa, ndėrkohė qė prindėrit e tij ishin para. Ishte njė eksperiencė shumė eksituese. Fluksi i mesazheve ėshtė aq i madh, saqė menaxheri i adresės tregon se ata detyrohen qė ēdo tė diel tė zbrazin mesazhet e vjetra pėr ti zėvendėsuar me tė reja.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
03-08-07, 21:59
|
#5
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Kanė thėnė pėr sekretin
"Atė qė e dinė tre vetė, e dinė treqind."
Agrikola
"Tė nxjerrėsh sekretin e tjetrit ėshtė pabesi, tė nxjerrėsh tėndin ėshtė budallallėk."
Volter
"Njeriu qė nuk di tė ruajė tė fshehtėn ėshtė si njė letėr e hapur qė mund ta lexojė gjithkush."
Grasian
"Askush mė mirė se njė fėmijė nuk di tė ruajė njė tė fshehtė."
Hygo
"Kush tregon se ka njė tė fshehtė, e ka treguar atė pėrgjysmė."
Zanders
"Mė mirė nga tė gjithė sekretin e ruan ai qė nuk e di."
Kalderon
"Nė ēdo pėrhapje tė sekretit, ka faj edhe ai qė e ka dėgjuar."
La Brujer
"Nuk ka barrė mė tė rėndė sesa tė ruash njė tė fshehtė."
Lafonten
"Ajo qė nuk ka enigmė nuk tė josh."
Frans
"Nėse do qė tė heshtin tė tjerėt, hesht ti i pari."
Seneka i Riu
"Mė ka qėlluar shpesh tė pendohem pėr fjalėt e mia, por nuk jam penduar kurrė pėr rastet kur kam heshtur."
Publil Sir
"Dy vetė e ruajnė tė fshehtėn vetėm atėherė kur njėri prej tyre nuk e di."
Shekspir
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
04-08-07, 16:39
|
#6
|
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
|
po cte bejmtash ore ... ti na ike mendjen ... kem ra ne hall...t'i tregojm sekretet apo jo?
__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.
|
|
|
06-08-07, 15:06
|
#7
|
Anėtarėsuar: 06-07-07
Postime: 5
|
pajtohem me nje nga shprehjet e rilindes.Tė nxjerrėsh sekretin e tjetrit ėshtė pabesi, tė nxjerrėsh tėndin ėshtė budallallėk."
Volter
|
|
|
07-08-07, 22:32
|
#8
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
sekreti duhet te mbetet vetem ne mendjen tende deri ne vdekje nese don te mbetet sekret
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:23.
|
|