Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-09-07, 12:25   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ta themi Hapur ! ( Idhtarėt e Librit )

Ithtarėt e librit

Kurani i quan tė krishterėt dhe hebrenjtė “Ithtarėt e Librit”, domethėnė ata qė ndjekin njė libėr tė zbritur Hyjnor. Pranė fundit tė epokės sė Mekės gjatė jetės sė Profetit (a.s), Kurani filloi t’i pėrmendė kėta njerėz dhe u dha njė vend tė veēantė. Ata u pėrmendėn pėr herė tė parė nė vargun kuranor: “Mos diskutoni me ithtarėt e librave tė parė, pėrveē se nė njė mėnyrė qė ėshtė mė e mira…” (29:46)

Nė kėtė mėnyrė Kurani filloi lėvizjen mė tė madhe historike gjithėpėrfshirėse tė parė ndonjėherė. Ajo ēka u kėrkoi Kurani ishte qė ata tė pranonin profetin e fundit, sepse Libri i tyre fliste pėr njė profet qė do tė vinte. Kurani filloi tė thellonte nė mėnyrė graduale miqėsinė me tė krishterėt, duke deklaruar se ata janė mė afėr tek muslimanėt, sepse priftėrinjtė dhe murgjit nuk janė mendjemėdhenj dhe se kur dėgjojnė atė qė ka sjellė i Dėrguari, e kuptojnė tė vėrtetėn (5:82-83). Gjithashtu, Kurani i paralajmėron ata pėr disa ndalesa, siē ėshtė tė ndjekurit e atyre qė humbėn rrugėn (5:77), qė besuan trinitetin (4:171) apo qė kundėrshtuan dhe kaluan nė mosbesim (5:68).


Shumė vargje kuranore shpallin se Isai (a.s) u bėri thirrje njerėzve tė besojnė nė njėshmėrinė e Zotit dhe e quajti veten “rob tė Zotit”. Kurani thekson se Merjemja (Maria) ishte pa mėkate, iu pėrkushtua adhurimit tė Zotit dhe se u rrit nėn mbikėqyrjen e profetit Zekerija. Nė Kuran tregohet pėr mrekullitė qė Zoti i dha asaj, lindjen e pazakontė tė Isait (a.s), mrekullitė qė iu dhanė Isait gjatė kohės sė pejgamberllėkut dhe ngritjen e tij nė qiell (3:33-64). Nga tė gjitha fetė, Islami ėshtė i vetmi qė dėshmon se Merjemja ishte e virgjėr dhe qė lindi Isain (a.s) nė mėnyrė tė mrekullueshme. Islami ėshtė mė i ndjeshėm ndaj kėsaj ēėshtjeje se tė krishterėt. Bibla pėrmend nė ungjillin sipas Lukės (kapitujt 2, 4, 5) se Maria ishte e fejuar me njė marangoz tė quajtur Josif, ndėrsa Kurani nuk pėrmend asnjė person tė tillė.


Kurani hedh poshtė besimin e tė krishterėve se Jezusi ėshtė hyjnor dhe biri i Zotit. Fakti qė ai ėshtė dalluar ndėr njerėzit e tjerė apo qė i janė dhėnė shumė mrekulli, nuk do tė thotė se ai ėshtė hyjnor. Njerėzit qė i kanė dhėnė bir Zotit janė shmangur nga rruga e drejtė (2:116). Nė kėtė mėnyrė, Kurani u drejtohet tė krishterėve tė kuptojnė ngatėrrimin e tyre dhe tė korrigjojnė vetveten.


Nė ditėt e para tė Islamit, tė krishterėt dhe muslimanėt kishin marrėdhėnie shumė tė mira me njėri-tjetrin. Pėr shembull, kur persekutimi i besimtarėve tė Mekės u bė i padurueshėm, Profeti (a.s) i lejoi ata qė dėshironin tė largoheshin dhe tė shkonin nė Etiopi (viti 615). Ai u tha se ajo tokė ishte e sigurtė pėr ta, sepse udhėheqesi i saj i krishterė ishte i drejtė. Njė grup prej 15 muslimanėsh, ndėr ta edhe Uthmani me kushėririn e Profetit (a.s), Xhaferin, emigruan atje. Profeti (a.s) i dėrgoi Naxhashit, sundimtarit tė vendit, njė letėr, ku kėrkonte strehim pėr muslimanėt. Pak mė vonė, kurejshėt dėrguan njė delegacion me dhurata ta ēmuara dhe i kėrkonin Naxhashit kthimin e muslimanėve. Naxhashi deshi tė dinte se ēfarė mendonin muslimanėt pėr Jezusin dhe Marien. Xhaferi kėndoi fillimin e Sures Merjem, e cila flet pėr lindjet e profetit Jahja (Gjonit) dhe tė Isait (Jezusit). Perandori vizatoi njė vijė nė tokė dhe tha: “Nė qoftė se ka ndonjė ndryshim mes feve tona, ai ėshtė aq i madh, sa edhe kjo vijė.”

Naxhashi e refuzoi kėrkesėn e kurejshėve.


Nė atė kohė, njė luftė e brendshme shpėrtheu dhe rrezikoi fronin e Naxhashit. Tė gjithė muslimanėt qė mundėn tė luftonin, e pėrkrahėn perandorin. Shumica e tyre mbeti nė Etiopi, derisa Profeti (a.s) i thirri ata nė Medine (viti 7 pas Hixhrit). Naxhashi, me tė birin, i dėrgoi njė letėr Profetit (a.s). Nė tė thuhej se ai kishte pėrqafuar Islamin. Profeti (a.s) i priti njerėzit e Naxhashit me bujari tė madhe. Po atė vit, Naxhashi vdiq dhe Profeti (a.s) drejtoi lutjen gjatė procesit tė varrimit tė tij nė Medine.


Lidhjet midis muslimanėve dhe Perandorisė Bizantine filluan nė mėnyrė paqėsore dhe me njė vullnet tė mirė. Nė vitet e para ta misionit tė Profetit (a.s), ndėrmjet tė krishterėve bizantinė dhe Persisė Sasanide, shpėrtheu njė luftė. Muslimanėt nė Mekė morėn anėn e bizantėve, sepse ata ishin ndjekėsit e Librit. Edhe pse bizantėt pėsuan njė disfatė tė rėndė, Surja er-Rum, e zbritur pak kohė pas disfatės, lajmėroi se bizantėt do tė dilnin fitimtarė brenda pak vitesh. Kjo u realizua pas nėntė vjetėsh, kur bizantėt shpartalluan Perandorinė Sasanide. Nė po tė njėjtėn kohė, bashkėsia e vogėl muslimane nė Medine i mundi kurejshėt nė luftėn e Bedrit.





...Vazhdon --->


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.