Disa vargje pas kthimit ne Atdhe / Kosove
Demarkacion mendimesh
Serish rrugeve me balte une mas peshen e mallit
Duke numruar kujtimet nje nga nje
Tek fshihen prapa pllakezave te trotuarit
Une marr frym me lirshem se me pare
Nga disku im i kujteses
Me vin refrenet Atdhe, Republik, Liri, Demokraci
Ne sfond me shfaqet shifra 1244
Dhe politika behet matematik
Rrugeve takoj lypsaret tek dehen duke pritur metalikun qe s'vjen dot
E te dehurit kerkojne lemosh pran streheve te pa emer
Erresira i bashkon edhe diten tek bredhin si pa koke
E naten hena i ngushellon bashke me acarin
Formulat matematikore u prijne debateve te perditshme
Neper kafenete rinore thyhet heshtja e erresires nga cingerrim gotash
Akumulim tymnaje e mjegulle prekin shtresen e ozonit
Ne faqet e gazetave perher i njejti refren.
Ushqimi ditor me enderra pa asnje kalori
Shpresa rrokulliset si top futbolli
Te rinjet varin optimizmin nė rrjete marimange
Tek shohin realitetin me syze dielli.
Dhjetor `07, Gjilan
__________________
Qeveritaret jane valet, populli eshte era, shteti eshte anija, dhe koha eshte deti.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alkimisti_ch : 11-06-08 nė 00:23
|