Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Teuta-Mbreteresha Ilire
Teuta
Teuta ishte mbretėreshė ilire, ajo mėkėmbėsoi tė shoqin, Agronin, nė vitin 231 p.e.s.. Duke qėnė gruaja e parė dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit tė rritur te Agronit (qė e kishte me gruan e dytė),ajo u vu nė krye tė shtetit ilir e tė ushtrisė,duke mbretėruar e komanduar nė vitet 230-228 p.e.s.
Teuta ishte njė personalitet me zė nė historinė e Ilirisė,pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit.Janė vetėm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kėsaj gruaje ka triumfuar nė shekuj.Pėr kohėn qė udhėhoqi ajo rivalizoi perandorinė dhe perandorėt e mėdhenj romakė. Vėrtete Teuta e mori drejtimin e shtetit nė njė periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si koloni nga romaket).
Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi: "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|