Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-06-10, 20:41   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Arrow Dua tė jem nė politikė por jo duke “i shkelur” tė tjerėt!

i ka hyrė nė politikė si rrufeja. Brenda natės ėshtė bėrė ministėr i Kulturės. Edhe vetė e pranon se ka pasur lidhje tė fortė te Presidenti Ibrahim Rugova. Madje krenohet se ka qenė ministėr i propozuar nga Presidenti Rugova.

Bisedoi: Gazmend Kajtazi

Prej ditės sė parė kur ka marrė postin e ministrit kanė filluar skandalet e tij nė media e nė opinion. Por, ai nuk ėshtė frikėsuar dhe nuk ėshtė ndalur. Madje mė vonė ėshtė bėrė simpatik pėr mediume.
Ish-ministri i Kulturės, Astrit Haraqija, ka pranuar tė flasė pėr gjithēka.
Haraqija flet pa pardon, pa lajka, pa pardon, pa shibla…
Pse jeni kaq sharmantė nė politikė, jeni pėr nga natyra apo doni qė nė kėtė mėnyrė t’i bini nė sy opinionit?
Nuk jam sharmant, por jam i ri, jam origjinal pėr nga vetvetja. Ėshtė njė dhunti e Zotit. Unė nuk bėj “filma” nuk kam dėshirė qė tė jem jashtė natyrės time. Jam ai qė jam, kėshtu siē jam i mirė ose i keq le ta vlerėsojnė tė tjerėt.

Nė Prishtinė, ka politikanė qė pėr herė tė parė kanė hipur nė aeroplan pasi janė bėrė ministra
Jeni politikan nga Gjakova, Doni ta gjakovarizoni politikėn e Prishtinės apo Prishtina zyrtare mendoni se ka nevojė pėr politikėn qytetare tė Gjakovės?
Po unė jam nga Gjakova, por nuk kam pretendime qė ta gjakovarizoj politikėn nė Prishtinė. Megjithatė mendo se ēdo gjė duhet tė ketė njė themel, njė bazė mbi tė cilėn ndėrtohet edhe karriera, edhe e ardhmja politike. Mendoj se nuk ėshtė e ndershme qė brenda natės njė politikan tė vė pėr herė tė parė kollare (kravatė) dhe tė vozis xhip me regjistrim 00.
Dmth ka “katundarizim” nė politikėn e Kosovės?
Nuk thashė ashtu, se unė nuk bėj ndarje tė tilla, katund qytet.
A mendon se ka raste kur disa politikanė tė Kosovės, pėr herė tė parė kanė vėnė kollare pasi kanė ardhur nė Prishtinė?
Po ka edhe raste tė tilla. Madje ka edhe tė atillė tė cilėt pasi kanė marrė ndonjė post nė pushtet pėr herė tė parė kanė hipur nė aeroplan.
Ēka i keni dhėnė politikės dhe ēka keni marrė prej saj?
Kam dhėnė atė “kaēikun” tim aq sa kam mundur e aq sa kam ditur. E di se kurrė nuk ėshtė mjaft, por…Ndėrkaq nga politika kam marrė karrierėn. Kam qenė kryetar i qeverisė komunalė nė Gjakovė, ministėr i Kulturės nė Prishtinė…Edhe ndihem shumė i nderuar qė kam qenė ministėr i propozuar nga i ndjeri, presidenti Ibrahim Rugova.
A keni marrė para nga politika?
Kam marrė rrogėn.
Kurrgjė mė shumė?
Unė nuk e di!


Nuk jam politikan servil, nuk e shtrij qafėn as para gazetarėve
Edhe si ministėr keni qenė “skandaloz”. Pothuaj ēdo tė dytėn ditė keni qenė nė faqe tė parė tė medieve. E keni pėr qejf tė dilni nė media, apo u keni dhėnė rastin atyre t’ju nxjerrin nė faqe tė parė?
Unė nuk jam politikan qė nėnshtrohem lehtė. Nuk e kam “shtri qafėn” as para gazetarėve. Unė politikėn e kuptoj si art i tė mundshmes. Unė nuk jam pjesė e asaj politike tė Ballkanit ku gjithė secili mundohet t’ia bėjė njėri tjetrit gropėn. Unė flas “bardh e zi” prandaj nuk kam qenė ēdo herė i pranueshėm pėr disa mediume. Unė flas drejtpėrdrejtė, nuk flas me rrotulla ose nuk e flas gjuhėn “letrare shqipe”. Unė, nė politikė, nuk dua tė zbulojė makinėn me avull, as aeroplanin, se kėtė e kanė bėrė shkencėtarėt para meje. Unė jam i drejtpėrdrejtė dhe kjo mbase u ka rėnė nė sy e nė vesh disa mediumeve dhe prandaj mė kanė “marrė nėpėr gojė”.
Nė fakt njė pjesė e medieve njė ditė mė nxirrnin si hajn, tjetrėn ditė si kriminel, si rrugaē etj. Unė nuk kam dashtė tė bėjė reagime, sepse nuk kam dashur t’ua rris tirazhi kėtij shtypi tė verdhė. Unė kam vazhduar me timen…
Partia e juaj LDK pėrsėri nuk po arrin tė rimėkėmbet. Kush po i bien mėsysh LDK-sė, zyrtarėt e saj brenda partisė apo partitė kundėrshtare?
Jo, partia jonė nuk po i pėrjeton ditėt e kėqija. Ditėt mė tė kėqija kanė qenė kur ka vdekur presidenti Ibrahim Rugova. LDK-ja ėshtė nė fazėn e reformave dhe kėto reforma pėrshkohen edhe me dhembje. Nė kėtė kohė mbase ka edhe ndėrrim vendesh e emrash. Ne i kemi humbur zgjedhjet dhe pas kėsaj ne duhet tė bėjmė zgjedhje brenda partisė. Unė nuk mendoj, se ne, gjoja ish-ministrat e LDK-sė, po e shprehim pakėnaqėsinė tonė ndaj qeverisė apo njerėzve tanė nė qeveri. Jo kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė nuk kam lindur ministėr dhe nuk do tė vdes si ministėr. Unė insistoj qė tė ndahen pėrgjegjėsitė dhe tė merret pėrgjegjėsia pėr reformat nė parti.
Gjithashtu unė nuk pajtohem qė tė jemi “degė e PDK-sė” pėr arsye se jemi parti me traditė dhe me emėr. Shihni cilat ministri i udhėheq LDK-ja e cilat PDK-ja. Pėr mua kjo ėshtė tmerruese.
Pse jeni kaq shumė kundėr Fatmir Sejdiut e Eqrem Kryeziut?
Jo nuk jam as kundėr Sejdiut, as kundėr Kryeziut. Unė jam pėr njė transparencė nė parti e jo pėr njė diktat. LDK-ja ka traditė demokratike.
Unė jam i shpejt e Sejdiu i ngadalshėm!
A ėshtė Sejdiu pengesė e reformave?
Jo. Ai nuk ėshtė pengesė, sepse edhe ai vet i ka aprovuar pikat e reformės nė parti, por ai ėshtė i ngadalshėm e unė i shpejtė.
A keni kohė edhe pėr familjen. A nervozohet gruaja juaj kur vonoheni natėn nė shtėpi?
Tash kam kohė mjaft pėr familje se jam i papunė. Ēdo ditė kujdesem pėr fėmijėt nga 3 e 4 orė nė ditė.
Si jeni njohur me bashkėshorten tuaj Zanėn. A keni qenė serioz kur i keni propozuar asaj martesėn?
Unė i kam filluar dy dashni pėrnjėherė, nė LDK dhe nė Zanėn. Prandaj nuk mund tė ndalem as nga LDK-ja, as nga Zana.

Natėn e mbyll telefonin, me Bleona Qerretin jemi miq!
A ju ka thirr ndonjė zė femre nė gjysmė tė natės nė telefon dhe si ka reaguar bashkėshortja juaj?
Zakonisht, kur shkoj nė shtėpi i ndali telefonat, sepse nė shtėpi dua tė jem vetėm me familjen time.
Ka pas spekulime pėr “shoqėrimin” tuaj me Bleona Qerretin?
Shihni unė si ministėr i Kulturės kam qėndruar e jam takuar me njerėz tė artit e tė kulturės, e jo me pronarė tė firmave tė asfaltit. Edhe Bleonėn, edhe kėngėtare tė tjera, i kam shoqe mė tė cilat jam njohur si ministėr dhe kaq, asgjė mė shumė.
Asgjė mė shumė?
Asgjė mė shumė!
Jeni relativisht i ri, edhe ēka synoni nė politikė?
Tė jem nė politikė, por jo duke shkelur mbi tė tjerėt.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Jana : 24-06-10 nė 20:41
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-06-10, 20:56   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dua tė jem nė politikė por jo duke “i shkelur” tė tjerėt!

mire se paske ardhe jane , tash e pashe qe na paske munguar...
sikurse keto temat qe i paskem pas harru ..
mos mo mos hap tema per keso hajgare i intervistuari eshte turpi i periudhes se po kalon ky vend ashtu siq eshte turp qeverit e keti e ati.. nga ajo dite e deri me sot..
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-10, 20:59   #3
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dua tė jem nė politikė por jo duke “i shkelur” tė tjerėt!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
mire se paske ardhe jane , tash e pashe qe na paske munguar...
sikurse keto temat qe i paskem pas harru ..
mos mo mos hap tema per keso hajgare i intervistuari eshte turpi i periudhes se po kalon ky vend ashtu siq eshte turp qeverit e keti e ati.. nga ajo dite e deri me sot..
Pershendetje dhe rrespekt per juev...

Nese per juve eshte turp per dike eshte krenari( per mua) ne kuptimin e asaj qe nuk sho asgje te turpshme qe ka be ky...duke pa turpin e vertet qe po ndodh tani....


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.