Berisha: Shprehja e Havel Unė jam shqiptar mbėshteti clirimin e Kosovės


TIRANE-Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė ceremoninė e funeralit shtetėror nė nderim tė ish-Presidentit ēek Vaclav Havel, qė u zhvillua nė katedralen St. Vitus, nė Kėshtjellėn e Pragės.
Duke e cilėsuar ish-presidentin Havel si disidentin kryesor tė botės intelektuale nė ish-vendet komuniste, njė nga cekėt dhe evropianėt mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave, por edhe njė personalitet tė vėrtetė botėrorė, nė njė prononcim tė dhėnė pėr Televizionin Publik Shqiptar kryeministri Berisha shprehet se Havel ishte miku mė i madh i shqiptarėve.
Shqiptarėt kanė humbur njė nga miqtė me tė mėdhenj tė kohėrave. Presidenti Vaclav Havel ėshtė autor i shumė veprave , i shumė shkrimeve, por nė memorien time dhe tė tė gjithė shqiptarėve shkrimi i tij se, Unė jam shqiptar, nė njė kohė kur barbaritė serbe, po spastronin Kosovėn nga banorėt shqiptarė mijėra vjeēare tė atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbėshteti fuqishėm ēlirimin e Kosovės. Humbja ėshtė vėrtet e madhe, por shumė herė mė madhe ėshtė trashėgimia qė ai lė, pėr kombin e tij dhe pėr tė gjithė njerėzit qė duan dhe besojnė nė lirinė dhe vlerat e saj.
Berisha cilėsoi se havel ishte jo vetėm ceku mė i shquar i Cekisė, por edhe njė personalitet botėror.
Sot, Vaclav Havel, u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit nė mėnyrėn mė dinjitoze, me njė ceremoni ndėr mė pėrfaqėsueset qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė. Kjo, sepse Vaclav Havel , ishte njė nga ēekėt mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave, por ishte dhe njė nga europianėt mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave dhe njė personalitet i vėrtetė botėror. Presidenti Havel, pėrfaqėson intelektualin simbol, disident, i cili pasi ēliroi veten e vet dhe e vendosi pėr disidencė, udhėhoqi disidencėn Cekosllovake tė asaj kohe dhe u bė njė nxitės, inkurajues i madh pėr inteligjencėn e vendeve ish-komuniste, pėr tė dalė nga konformizmi.
Berisha theksoi se Havel, sė bashku me Andrei Sakharov, nuk u larguan nga vendet e tyre, por ndanė fatin me qytetarėt, ndanė persekutimin, burgjet dhe privacionet e mėdha me qytetarėt e tyre.
Bota gjithnjė ka nevojė tė inspirohet nga personalitete si Vaclav Havel shtoi Berisha.
Tė pranishėm nė kėtė funeral shtetėror ishin zyrtarė tė lartė botėrorė, kryetarė shtetesh si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė njohur tė politikės dhe tė fushave tė tjera.
Ish-Presidenti ēek Havel u nda nga jeta pak ditė mė parė, nė moshėn 75-vjeēare, pas njė sėmundjeje tė rėndė. Vaclav Havel ishte Presidenti i parė dhe i vetėm post-komunist i Republikės Federative tė Ēekosllovakisė (1989- 1992) dhe Presidenti i parė i Republikės sė Ēekisė (1993 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel ėshtė konsideruar si njė prej disidentėve mė tė fortė anti-komunist nė ish-bllokun lindor.