Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-04-11, 19:17   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Limaj e sheh vetėn viktimė

Publikuar: Sot, mė 29 prill 2011

  • Limaj e sheh vetėn viktimė

Prishtinė, 29 prill - Ka kaluar njė vit nga bastisjet e bujshme tė EULEX-it nė Zyrat e Ministrisė sė Transportit qė atė kohė udhėhiqej nga Fatmir Limaj. Edhe pas kalimit tė kėsaj kohe, asgjė konkretisht nuk ka ndodhur. Fatmir Limaj, i cili vetėn e konsideron viktimė nė kėtė rast kėrkon shpjegime nga EULEX-i, pse ky spektakėl siē ai e quan, nuk solli diēka konkrete.
“S’ka mo tjera fakte, s’ka mundėsi me pas fakte, po tė kishte fakte do tė ishte kryer, por thjesht ēka do qė shtyhet dhe mbahet ėshtė pėr kalkulime tė imazhit politik. Tash unė e shoh vetėn viktimė. Absolutisht viktimė tė tyre”, citon Telegrafi Limajn sipas emisionit Info Magazina nė “Klan Kosova”.

Ai thotė se ėshtė i bindur qe EULEX, nuk ka asnjė fakt, prandaj sipas tij nuk ka edhe ēka tė thotė. Limaj mes tjerash deklaroi se nuk ėshtė marrė kurrė nė pyetje pėr kėtė ēėshtje, pėr keqpėrdorimin e tij tė dyshuar, transmetojnė mediat.

“S’ka ministri qė nuk hetohet, por tani vendoset nga vullneti i tyre, p.sh dikon e ka jaran dikush nga bosat e EULEX-it dhe thotė qė kėto zbon me prek”, shtoi Limaj, sipas tė cilit EULEX ka dėmtuar imazhin e Brukselit duke filluar hetimet bazuar nė njė veti tė njerėzve tė ligė.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-04-11, 17:18   #2
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Lajme Aktuale....

Hiqen taksat me Serbinė, mbahen me Kosovėn

Shkėmbimet tregtare me Serbinė pritet tė rriten akoma e mė shumė, kurse me Kosovėn mund edhe tė pėrkeqėsohen.

Me stadin aktual tė tarifave doganore, Shqipėria ka kryer volume tė mėdha tregtie me shtetin e Beogradit, ndėrsa me vendin mė tė afėrt, Kosovėn, niveli nuk paraqitet aty ku duhej, por me ndryshimin e fundit tė taksave raporti me kėto vende do tė thellohet.

Njė tjetėr marrėveshje e tregtisė sė lirė me vendet e rajonit, nė kuadėr tė CEFTA-s pritet tė miratohet sė shpejti nga Kuvendi i Shqipėrisė.

Gazeta “Shqip” ka mėsuar strukturėn e re tė tarifave doganore me vendet e CEFTA-s, ku futen Mali i Zi, Kroacia, Moldavia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipėria.

Mes kėtyre vendeve do tė shkėmbehen mallra pa paguar tarifė doganore, mbi bazė tė kuotave (nė ton), qė shkojnė deri nė 15 pėr qind.

Mes kėtyre vendeve duhet tė kishte pėrfituar edhe Kosova, por pėr shkak statusit tė njohjes ndėrkombėtare, nuk ka pranuar tė nėnshkruajė protokollin shtesė tė marrėveshjes.

Pakti mes 6 shteteve tė CEFTA-s ėshtė firmosur mė 12 nėntor 2010, nė Beograd tė Serbisė, ku ashtu si Kosova, edhe Bosnjė-Hercegovina nuk ka pranuar tė firmosė marrėveshjen, madje nuk kishte negociuar me asnjė nga shtetet, kurse qeveria e Prishtinės kishte nisur bisedimet prej kohėsh me Kroacinė dhe Maqedoninė, por nė fund u tėrhoq.

Sipas Ministrisė sė Jashtme, marrėveshja e re pėr tregtinė e lirė mes vendeve erdhi pas pėrfundimit tė periudhės tranzitore tė reduktimit tė tarifave doganore pėr produktet industriale.

Pėr kėto mallra tarifat aktualisht janė zero dhe tani radha i vjen reduktimit dhe heqjes sė taksave pėr produktet bujqėsore dhe blegtorale, apo tė vezės, verės dhe peshkut.

“Referuar shkallės sė pėrfitimit nga tarifat preferenciale pėr shkak tė origjinės tė produkteve bujqėsore tė importuara (rreth 35-40 pėr qind) dhe tarifės doganore mesatare prej 2.4 pėr qind, qė rezulton nė kėtė periudhė, efekti minus nė buxhetin e shtetit nga reduktimi i taksave nuk shkon mė shumė se 60 milionė lekė”, pohon Ministria e Ekonomisė, ndėrsa ajo e Financave shprehet se me rritjen e shkėmbimeve tregtare, do tė ketė zhvillim pozitiv nė arkėtimet e taksės sė TVSH-sė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-11, 18:08   #3
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Partnerėt e ”Mabetexit” lypin nga Pacolli kthimin e borxheve nė vlerė 3,6 milionė euro

Disa kompani qė janė kontraktuar nga “Mabetexi” pretendojnė se pronarėt e tij kanė ndaj tyre borxhe qė kalojnė shifrėn prej 3 milionė e 600 mijė eurosh.

Partneri i “Mabetexit”, kompania “Maber”, qė ishte kontraktuar pėr furnizim me pajisje elektrike, pretendon se kėto borxhe janė grumbulluar nga punėt qė janė kryer nė projekte ndėrtimore nė Kosovė e Kazakistan.

Nga tenderi 15 milionėsh qė kompania “Mabetex” e kishte fituar nga Qeveria e Kosovės pėr renovimin e Pallatit tė Medieve, (“Rilinjdes”) njė shumė prej 150 mijė eurosh nuk i ėshtė paguar firmės “Maber”, thotė pronari i saj Claudio Vanini.

Njė shumė prej 100 mijė eurosh ky biznesmen e lyp nga Behxhet Pacolli, pėr shkak tė punėve qė ka kryer nė ndėrtimin e shtėpisė rezidenciale nė Hajvali, ndėrkaq 320 mijė euro tė tjera kėrkohen pėr shkak tė ndėrtimit tė njė fabrike nė Kosovė.

Mbi dy milionė euro, sipas Vaninit, janė borxhe nga angazhimi i kompanisė sė tij nė ndėrtimin e dy spitaleve nė Kazakistan.

Po ashtu, gjatė punimeve nė kėtė shtet ai pretendon se Pacolli i ka mbetur borxh 250 mije euro pėr pistėn me akull nė Kazakistan, ku janė mbajtur lojėrat aziatike, si dhe 200 mijė euro pėr teatrin presidencial.

Po ashtu, sipas tij, “Mabetexi” ka borxhe edhe nėpėr projekte tė tjera ku ka qenė i angazhuar si furnitor.

Ndėrkaq drejtuesit e firmės “Caloi Industria” pretendojnė se Pacolli duhet t’ia paguajė njė borxh qė kap vlerėn e 150 mijė eurove, pasi kishte furnizuar me karrige kompaninė “Mabetex”, nė projektin pėr ndėrtimin e teatrit presidencial nė Kazakistan.

Claudio Vanini nga kompania “Maber”, si dhe Cartulo Curtolo nga “Caloi Industria” kanė bėrė publike nė njė medium italian “La tribuna di Treviso”, para disa ditėsh, pretendimet e tyre se ish-presidenti i Kosovės nuk i ka kryer obligimet ndaj tyre dhe se shifra totale e borxheve e kalon shumėn prej 3,6 milionė eurosh.

Ndėrkaq zyrtarėt e “Mabetex Group” nė Lugano tė Zvicrės kanė deklaruar se problemet me kompaninė “Maber”, e cila lyp t’i paguhen 3,6 milionė euro, kanė nisur gjatė punimeve nė renovimin e ish-ndėrtesės sė “Rilindjes” pėr nevoja qeveritare.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-05-11, 23:12   #4
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Qosiq, tani ndarja e Kosovės shumė mė vėshtirė

Beograd, 29 prill 2011 - Idenė e hedhur kohėve tė fundit pėr ndarjen e Kosovės e ka komentuar edhe shkrimtari i njohur nacionalist serb Dobrica Qosiq, i cili ka qenė i pari qė ėshtė angazhuar pėr ndarjen pėrkatėsisht copėtimin e Kosovės para tridhjetė vjetėsh. Qosiq thotė se atėherė ideja e tij ka qenė mė lehtė e realizueshme, ndėrsa tani ėshtė "shumė mė vėshtirė". "Idenė pėr ndarjen e Kosovės e kam propozuar pothuajse para 30 vjetėsh. Atėherė kjo ishte shumė mė lehtė tė realizohet. Dhe atėherė kam thėnė ēfarė kam pasur pėr tė thėnė pėr kėtė. Por atėherė (ideja) nuk kaloi. Tani kjo ėshtė edhe mė vėshtirė", ka thėnė Qosiq pėr revistėn e pėrjavshme autoritative beogradase NIN, pas qė shefi i ekipit negociator serb "zbuloi" pėr shtypin se Beogradi ėshtė i gatshėm pėr bisedime pėr tė gjitha temat pėrfshirė ndarjen e Kosovės nė dialog me Prishtinėn. Revista nė fjalė rikujton se Dobrica Qosiq ka vizatuar hartėn e parė tė ndarjes sė Kosovės dhe planin pėr rindarjen e territorit nė proporcion 33 ndaj 77 pėr qind nė dobi tė Serbisė. Linjat e ndarjes tėrhiqeshin nga Prishtina ndrejt Pejės, pa Drenicėn, pėrfshirė Prizrenin, Gjakovėn dhe Deēanin. I vjetėr 20 vjet, as nė rrethanat e atėhershme, ai plan nuk ėshtė realzuar, pohon revista. Situata nė terren nė atė kohė? Rreth 200 mijė serbė mė shumė nė Kosovė. Nė duart serbe ishte administrata komplete, ushtria dhe policia. Mbėshtetja solide e komunitetit ndėrkombėtar pro Serbisė. Palėn e kundėrt e pėrrbinin shqiptarėt e paorganizuar, me ėndrrėn raomantike pėr pavarėsinė, por pa vizion tė qartė se si tė realizohet. Tani nė vitin 2011, pothuajse ēdo gjė ėshtė pėrmbysur si tabloja nė pasqyrė. Dhe ideja pėr ndarjen duket e tejkaluar, kur dy decenie mė herėt kjo nuk kaloi sepse nuk ekzistonte koncensusi nė elitėn politike serbe. Vemendjen nga Kosova, pas vizatimit tė hartės asnjėherė tė realizuar, e tėrhoqėn luftėrat nė Slloveni dhe Kroaci dhe shumė shpejt hartėn pėr ndarjen e Kosovė e mbuluan hartat e ndarjes sė territoreve tė tjera tė RSF Jugosllavisė. Kufijtė, ndėrkaq, u vizatuan ashtu si i lejoi komuniteti ndėrkombėtar, shkruan revista NIN me njė dozė rezignacioni nė numrin mė tė ri. qik

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 01-05-11 nė 23:13
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-11, 07:02   #5
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli:Bin Laden eshte vrare!

Shefi i Alkaides ,Osama Bin Laden ,eshte vra ne afersi te kryeqytetit te Pakistanit!
__________________
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-11, 20:18   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kostoja e “Thaēit 2” mbi 6 milionė euro

Publikuar: Sot, mė 02 maj 2011





Prishtinė, 2 maj - Qeveria e “ristrukturuar” e Kosovės, e apostrofuar si Thaēi 2, e pėrbėrė nga gjashtė zėvendėskryeministra, nėntėmbėdhjetė ministra dhe e “dizajnuar” pėr 36 zėvendėsministra, do tė rėndojė buxhetin e varfėr tė Kosovės me rreth 6 milionė euro, vetėm pėr paga, mallra dhe shėrbime pėr stafin politik, shkruan sot “Zėri”.
Shpikja e disa dikastereve tė reja qeveritare dhe shtimi enorm i numrit tė zėvendėskryeministrave, nga opozita dhe shoqėria civile, shihet si “llastik politik qeveritar” pėr plotėsimin e ambicieve partiake. Pavarėsisht kėtyre kritikave, kryeministri Hashim Thaēi ka vendosur qė ta shtojė edhe njė ministri, atė pėr Diasporėn.
Analisti, Avni Zogiani thotė se 6 zėvendėskryeministra e 19 ministri, nuk i kanė as shtetet me dhjetėra miliona banorė. “Kjo puna e gjashtė zėvendėskryeministrave dhe e 19 ministrive nuk do as koment, ėshtė absurditet qė tregon tepėr shumė se shteti po u pėrshtatet partive dhe qė po e zgjasin shtetin si plastikė pėr me iu ra tamam”, ka thėnė Zogiani, duke shtuar se me kėto veprime qeveria shpenzon si ia do qejfi.
Glauk Konjufca thotė se qeveria nuk duhet ta harrojė fjalėn e urtė “qė zullumi kėputet prej sė trashi”. Sipas tij, kjo ėshtė skandaloze qė vetėm stafi politik tė bėjė shpenzime sa bėn Kuvendi i Kosovės.
“Tė gjithė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, pėr paga nė vit i harxhojnė afro 4 milionė euro, por edhe kjo ėshtė shumė. Nga ana tjetėr, qeveria vetėm me staf politik harxhon mė shumė se krejt kuvendi”, ka thėnė Konjufca, duke shtuar se qeveria kontrollon gjithēka e atė nuk e kontrollon askush. Sipas tij, pushteti ėshtė shndėrruar nė pazarllėk pėr t’i plotėsuar ambiciet e dikujt, krijohen ministri tė reja.
“Ministria nuk krijohet pėr nevojėn e diasporės, por qė tė mos prishet koalicioni ata krijojnė ministri pėr diasporėn. Ky ėshtė njė model shumė i keq”, ka thėnė Konjufca.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė edhe nga partitė tjera ka pasur ide pėr krijimin e kėsaj ministrie pėr diasporėn.
“Me miratimin e Ligjit pėr Qeverinė sigurisht do tė ketė nevojė pėr njė ridizajnim tė tėrėsishėm qeveritar. Pas miratimit tė ligjit do tė ketė ridizajnim tė dikastereve. Gjatė mandatit qeverisės njerėzit e kanė tė vėshtirė ndoshta tė bėjnė zvogėlime apo ndryshime tė dikastereve, por njė mandat i ri sigurisht gjithsesi se do tė kėrkonte zvogėlim tė ministrive”, ka thėnė Kuēi.
Rritja e kabinetit qeveritar edhe pėr njė ministri nga Lidhja Demokratike e Kosovės shihet me shqetėsim. Sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj partie, Ismet Beqiri ka thėnė se rritja nė 19 ministri ėshtė pėr t’u shokuar.
“Do tė na e kenė lakmi vendet e ndryshme, se sa jemi tė zotėt tė kemi njė qeveri me kaq ministra, po shtohen pėr ditė. Ne nuk jemi kundėr krijimit tė ministrisė, por edhe ministritė aktuale qė kanė fushėveprim qė kanė tė bėjnė me diasporėn nuk e kryejnė punėn e tyre. Sa herė tė bjerė nė krizė qeveria, kėta bėjnė ministri tė reja dhe njė qeveri me 19 ministri, ėshtė pėr t’u shokuar dhe kjo ndodh vetėm nė Kosovėn, tė cilėn qeveri dhe vend pretendon dhe e thotė se e udhėheq zoti Thaēi”, ka thėnė Beqiri.
Ndėrkohė, Ardian Gjini nga AAK, ka thėnė se ėshtė “lajm i keq” pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj, formimi i njė ministrie tė re. Sipas tij, kjo rritje numrit tė ministrave, zėvendėsministrave dhe zėvendėskryeministrave, ėshtė barrė e popullit tė Kosovės.
“Kjo ėshtė kultura dhe karakteri i kėsaj qeverie, dhe fatkeqėsisht Kosovėn nuk e presin ditė tė mira nė tė ardhmen, pėrderisa kėta njerėz janė nė pushtet. Mund t’u them se po vazhdon kultura e mashtrimit dhe kamuflimit tė problemeve tė vogla me probleme tė mėdha”, ka thėnė Gjini.
Nga ana tjetėr, ish-ministėr i Ekonomisė dhe Financave nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Haki Shatri, thotė se ngarkimi i Qeverisė me zėvendėskryeministra, ministra e zėvendėsministra pa ndonjė arsye, dėmton imazhin e shtetit, por edhe dėmton vetė buxhetin.
“Ėshtė totalisht e panevojshme qė tė ketė mė shumė se 18 zėvendėsministra. Ėshtė e paarsyeshme qė militantėt politikė tė rehabilitohen nė pozita politike e qė rroga marrin nga arka e shtetit”, tha ai.
Totali i pagave mujore dhe vjetore
Ministra 19 X 1270,50 = 24, 139. 5 euro X 12= 289, 674
Zėvendėskryeministra 6 X 1356,30 = 81,378 X 12= 976, 536 euro
Zėvendėsministra 36 X 1182,50 = 42 570 X 12= 510, 840 euro
Kėshilltarė 120 X 577,50 = 69. 300 X 12= 831.600 euro
Shoferė 55 X 214,50 = 11. 797 X 12= 141.570 euro
Asistentė 55 X 214,50 = 11.797 X 12= 141. 570 euro
Shpenzime mujore pėr paga nė total 240.981 euro
Shpenzime vjetore pėr paga nė total 2. 591.610 euro
Shpenzime pėr derivate brenda njė viti mbi 1 milion euro
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-05-11, 19:20   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Obama: Kufiri Izrael-Palestinė, sipas marrėveshjes sė 1967

Publikuar: Sot, mė 19 maj 2011


Washington, 19 maj - Nė njė fjalim gjithėpėrfshirės pėr Lindjen e Mesme, Obama tha se kryengritjet nė rajon tregojnė se represioni nuk do tė funksionojė mė.
“Pėr gjashtė muaj, ishim dėshmitarė tė ndryshimeve tė jashtėzakonshme qė ndodhėn nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn Veriore. Shesh pas sheshi, qytet pas qyteti, shtet pas shteti, njerėzit u ngritėn qė tė kėrkojnė tė drejtat e tyre bazike”, tha Obama.
Ai theksoi se SHBA-ja i mbėshtet kėto thirrje pėr ndryshime dhe shtoi se SHBA-ja kundėrshton pėrdorimin e dhunės kundėr njerėzve nė rajon dhe mbėshtet tė drejtat e tyre universale.
Obama tha se protestuesit pro demokracisė arritėn pėr gjashtė muaj atė qė terroristėt nuk mundėn ta arrijnė pėr dekada.
Presidenti Obama po ashtu tha se Osama bin Laden - lideri i Al Qaedas, i cili u vra nga forcat speciale amerikane nė fillim tė kėtij muaji, nuk ishte martir, por njė “vrasės i madh”, transmeton Radio Evropa e Lirė.
“Bin Laden nuk ishte martir, por njė vrasės i madh qė ofroi mesazhin e urrejtjes, insistoi qė myslimanėt tė kapin armėt kundėr Perėndimit, kurse dhuna kundėr burrave, grave e fėmijėve ishte rruga e vetme e ndryshimit. Ai refuzoi demokracinė dhe tė drejtat individuale pėr myslimanėt, nė favor tė ekstremizmit tė dhunshėm. Agjenda e tij fokusohej nė atė se ēka mund tė shkatėrronte, jo ēka mund tė ndėrtonte”, tha Obama, duke shtuar se agjenda e ekstremizmit tė Al Qaedas nė botėn arabe tashmė shihet si e vdekur. Presidenti tha se lideri i Sirisė, Bashar al-Assad ka zgjedhur rrugėn e vrasjes dhe paralajmėroi atė qė ta ndryshojė kursin, ose ta lėrė pushtetin. Ai u bėri thirrje izraelitėve dhe palestinezėve qė tė kuptojnė se “paqja nuk mund tė imponohet”.
Obama tha se procesi i paqes duhet tė rezultojė me dy shtete me “kufij tė pėrhershėm palestinezė me Izraelin, Jordaninė dhe Egjiptin, si dhe kufij tė pėrhershėm izraelitė me Palestinėn. Kufijtė mes Izraelit e Palestinės, sipas tij, duhet tė bazohen nė marrėveshjen e vitit 1967.
Presidenti Obama premtoi ndihmė ekonomike pėr shtetet qė pėrqafojnė reformat demokratike. Ai nėnvizoi se SHBA-ja do t’i lehtėsojė borxhet Egjiptit dhe se Washingtoni sė shpejti do tė lansojė njė fond prej 2 miliardė dollarėsh pėr mbėshtetjen e investimeve private nė kėtė rajon.
Obama, po ashtu, ritheksoi njė plan pėr tė riorientuar Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim qė tė mbėshtesė rajonin e Lindjes sė Mesme dhe tė Afrikės Veriore, ashtu siē i ka ndihmuar ish-shtetet komuniste nė Evropėn Qendrore dhe Lindore.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-11, 16:24   #8
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ibrahim Gashi e nis me ndarjen

Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės kanė filluar tė pranojnė se bisedimet me Serbinė mund tė rezultojnė edhe me hedhjen nė tavolinė tė ndarjes sė vendin nė baza etnike, ashtu siē pretendon shteti serb.

Parapėrgatitja e publikut pėr ndarjen e mundshme vjen nga zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Ibrahim Gashi, i cili gjatė njė interviste pėr KTV-nė ka pohuar se nė rast qė pala serbe do tė propozojė ndarje Kosovės, pala shqiptare nuk do t’i braktisė bisedimet, shkruan Zėri.

Kėtė veprim Gashi e ka arsyetuar me faktin se nėse kosovarėt do tė braktisin bisedimet, atėherė do tė humbin pėrkrahjen nga bashkėsia ndėrkombėtare, dhe se e kundėrta do tė ndodhė me Serbinė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-11, 16:55   #9
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapjani_HH Shiko postimin
Ibrahim Gashi e nis me ndarjen


Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės kanė filluar tė pranojnė se bisedimet me Serbinė mund tė rezultojnė edhe me hedhjen nė tavolinė tė ndarjes sė vendin nė baza etnike, ashtu siē pretendon shteti serb.

Parapėrgatitja e publikut pėr ndarjen e mundshme vjen nga zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Ibrahim Gashi, i cili gjatė njė interviste pėr KTV-nė ka pohuar se nė rast qė pala serbe do tė propozojė ndarje Kosovės, pala shqiptare nuk do t’i braktisė bisedimet, shkruan Zėri.

Kėtė veprim Gashi e ka arsyetuar me faktin se nėse kosovarėt do tė braktisin bisedimet, atėherė do tė humbin pėrkrahjen nga bashkėsia ndėrkombėtare, dhe se e kundėrta do tė ndodhė me Serbinė.
Telegrafi

Jepjani 90 % e pastaj edhe Serbija ju perkrahe - manjak heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee eeeeeee
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-11, 17:02   #10
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Zvatesi i milionave alias businesman, dy banka e akuzojne vetem per 800000 eur.
Shahini: Pėr tėrheqjen e investimeve nevojiten politika adekuate
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-11, 12:38   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Veriu i Kosovės ka nevojė pėr KFOR-in





Deputetė e Kuvendit, tė cilėt trajtojnė aspekte tė sigurisė, besojnė se suksesi i vendosjes sė njė gjendje normale nė veri tė Kosovės varet nga bashkėpunimi i KFOR-it me Policinė e Kosovės dhe atė tė EULEX-it. Vetėm njė koordinim ndėrmjet kėtyre komponentėve, sipas tyre, do tė siguronte njė rend kushtetues ligjor nė veri.
Ndonėse deputetė tė opozitės dhe ata nga partia mė e madhe nė pushtet ndajnė mendime tė ndryshme nė lidhje me veprimet e Qeverisė sė Kosovės nė veri, si konstatim i pėrbashkėt ėshtė se nė kėtė pjesė ka mungesė tė sundimit tė rendit kushtetues, pėr shkak tė pranisė sė strukturave tė pushtetit paralel tė Serbisė, raportoi Evropa e Lirė.

Anėtari i Komisionit pėr Siguri tė Brendshme nė Kuvendin e Kosovės, Fatmir Xhelili, deputet i PDK-sė nė pushtet, thotė se problemet nė veri zgjidhen pėrmes njė koordinimi ndėrmjet vendorėve e ndėrkombėtarėve, dhe jo pėrmes forcės.

“Qeveria e jonė asnjėherė nuk e ka pasur synim qė me metoda policore dhe represive ta zgjidhė situatėn nė pjesėn veriore, por besoj qė zbatimi i ligjit dhe arrestimi i atyre qė zhvillojnė aktivitet joligjor, tė mos them edhe krim tė organizuar, do tė jetė njė lehtėsim i madh pėr organet e rendit dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme”, thotė Xhelili.

Deputeti opozitar nga radhėt e AAK-sė, Burim Ramadani, thotė se stacionet policore nė veri funksionojnė jashtė zinxhirit komandues tė Policisė sė Kosovės.Pėr njė gjendje tė tillė, Ramadani fajėson Qeverinė dhe Ministrinė e Brendshme. Ai e sheh Qeverinė e Kosovės tė pavendosur qė ta zbatojė ligjin nė veri.

“Policia e Kosovės ka njė zinxhir komandues dhe nuk guxon assesi tė ketė hapėsira pėr zinxhirė tjerė komandues. Kjo garniturė udhėheqėse e policisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk ka vendosmėri, nuk ka guxim dhe nuk ka kurajė qė tė veprojė sipas detyrave qė i ka”, thekson Ramadani.

Njė rol tė theksuar nė veri ka sidomos prania ndėrkombėtare. Rifunksionalizimi i plotė i policisė, pastaj gjykatave dhe doganave nė veri, viteve tė fundit ėshtė kryesisht nė duart e misionit evropian - EULEX.

Ndryshe, veriu i Kosovės, vazhdon me vjet tė jetė njė territor ku autoritetet kosovare kanė fare pak qasje, pėr shkak tė funksionimit tė strukturave tė pushtetit paralel tė Serbisė atje, qė mbėshteten nga serbėt lokal. Sė fundit, doli qė edhe drejtuesit e stacioneve policore tė Kosovės nė kėtė pjesė tė jenė nė shėrbime tė dyfishta. Kurse, pėrpjekjet e Qeverisė sė Kosovės pėr largimin e tyre u pasuan me protesta e bllokada rrugėsh nga ana e banorėve serbė tė atjeshėm tė mbėshtetur nga strukturat politike nė veri, tė cilat nuk njohin shtetin dhe organet shtetėrore tė Kosovės. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-11, 09:42   #12
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

FMN- Kosova e humbi rrugen

Njė dėshtim pėr Kosovėn. Kėshtu e pėrshkruan gjendjen e tanishme monetare nė Kosovė, ish-shefi i njėsitit ekonomik tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare, ICO, nė Kosovė, Andrea Capussela, tė botuar nė tė pėrditshmen britanike “The Guardian” dhe tė transmetuar nga Zėri. Sipas tij, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, tė hėnėn, pritet tė dalė publikisht pėr tė treguar se programi me Kosovėn ka dalė jashtė binarėve. Kjo do tė jetė njė ngjarje e rrallė, pasi qė qeveritė rrallė ndodhė t’i shkelin pėrkushtimet e tyre ndaj FMN-sė. Ministri Homza e pergenjeshtron kete komente.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-11, 12:00   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Shiti veshkėn pėr ta blerė njė iPad2







Njė tinejxher kinez dėshironte qė me ēdo kush ta blinte njė iPad2 kėshtu qė shiti veshkėn e tij vetėm pėr 2.300 euro, shkruan Telegraph. Djaloshi 17 vjeēar, i njohur me mbiemrin Zheng, i tregoi nėnės sė tij se kishte shitur veshkėn pasi kishte parė reklamėn nė internet se tė gjithė ata qė dėshirojnė tė dhurojnė orfganet do tė shpėrblehen.
“Dėshira ime ishte ta blija njė iPad2, por nuk kisha para”, tha djaloshi pėr TV Shenzen dhe shtoi: “Nė internet e gjeta njė reklamė tė agjentėve tė cilėt blinin veshkat pėr 20.000 juan kinezė (rreth 2.100 euro)”. Pas bisedės me agjentėt, djaloshi udhėtoi nė qytetin Chenzhou, ku nė spitalin lokal ia hoqėn veshkėn, duke ia paguar rreth 22.000 juan (rreth 2.300 euro).

Tregtia e organeve nėpėrmjet internetit ėshtė njė praktikė e zakonshme nė Kinė, pėrkundėr pėrpjekjeve tė qeverisė qė ta ndalojė njė tregti tė tillė. Vitin e kaluar televizioni japonez raportoi pėr grupin e “turistėve transplatues” tė cilėt paguan rreth 56.000 euro pėr t’i marrė veshkat e reja nė Kinė. Sipas statistikave zyrtare, ēdo vit mė shumė se njė milion veta nė Kinė presin pėr transplatim organesh, por vetėm mė pak se 10.000 prej tyre arrijnė tė transplatojnė organet, duke nxitur kėshtu njė tregti tė organeve nė tregun e zi.

Djaloshi pas operacionit pėrjetoi komplikime shėndetėsore dhe nuk mundi ta fshehė tė vėrtetėn para nėnės sė tij. “Kur u kthye kishte me vete njė lap-top dhe njė Apple iPad tė ri”, tha nėna e tij, e njohur si zonja Liu, duke treguar shenjėn e madhe tė operacionit nė trupin e djalit tė saj. “E pyeta djalin se ku i kishte marrė paratė dhe mė nė fund ai pranoi se kishte shitur veshkėn”.

Nėna e dėrgoi djalin nė spital dhe lajmėroi policinė, por telefonat mobil tė agjentėve me tė cilėt kishte kontaktuar Zheng ishin tė mbyllur. Shumė ekspertė nė Kinė e shfrytėzuan kėtė rast pėr tė kritikuar amoralitetin e Kinės sė re “kapitaliste”. Prodhimet e Apple, siē janė iPhone dhe iPad, janė njė mall shumė i kėrkuar nė Kinė, sepse paraqesin simbolin statusor tė pasurisė dhe imazhit tek tė rinjtė. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-11, 23:05   #14
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

A thua humbi njaj derri i zi?
Rama: Vendimi i Kolegjit kėmbanė alarmi, kriza u thellua



Rama: Vendimi i Kolegjit kė...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 04-06-11 nė 23:07
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-06-11, 10:30   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ndėrkombėtarėt reagojnė pas vendimit tė Kolegjit







Pas vendimit tė dhėnė nga Kolegji Zgjedhor, Ambasadorėt e OSBE-sė, SHBA-sė dhe BE-sė dhanė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė dielėn ku kėrkuan qė tė gjitha palėt tė veprojnė me qetėsi duke vėnė pėrpara ēdo interesi, interesin kombėtar.
"U njohėm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi mė i lartė ligjor qė gjykon apelimet zgjedhore. Ėshtė thelbėsore qė tė gjitha palėt tė veprojnė, pas kėtij vendimi, nė mėnyrė tė qetė, tė pjekur e tė pėrmbajtur, duke vėnė interesin kombėtar pėrpara ēdo lloj interesi partizan vetjak”, thanė sot sė bashku Kryetari i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit tė Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi.

Ata shtuan se e rėndėsishme ėshtė edhe qė “tė gjitha palėt, partitė politike dhe qytetarėt, tė presin derisa rezultatet pėrfundimtare tė kėtyre zgjedhjeve tė ēertifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siē kėrkohet nga legjislacioni shqiptar” dhe se zėri I qytetarėve duhet tė respektohet nga tė gjitha partitė politike.

Ambasadorėt theksuan se do tė vazhdojnė tė ndjekin me vėmendje proēesin deri nė mbylljen e plotė tė tij./Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.