Titulli: Lajme Aktuale....
Vdesin 36 tė burgosur islamikė
Kajro, 19.08.2013
36 tė burgosur islamikė kanė vdekur nė Egjipt, gjatė njė pėrpjekje pėr tė ikur nė kohėn kur ata po transferoheshin jashtė kryeqytetit Kajro. Ministria e Brendshme ka dhėnė informata kontradiktore pėr shkaqet e vdekjes.
Fillimisht ėshtė thėnė se ata u vranė nga tė shtėnat me armė zjarri gjatė njė sulmi nga persona tė paidentifikuar, tė cilėt po pėrpiqeshin tė lironin tė burgosurit. Por, mė vonė Ministria njoftoi se ata vdiqėn nga asfiksimi, pasi policia ka pėrdorur gaz lotsjellės me qėllim qė tė lirojė njė oficer policor, i cili ishte marrė peng nga tė burgosurit.
Organizata islamike Vėllazėria Myslimane e ka pėrshkruar incidentin si vrasje me gjakftohtėsi.
Ndėrkohė kreu i forcave tė armatosua ka thėnė se nė Egjipt ka vend pėr tė gjithė, duke pėrfshirė edhe mbėshtetėsit e presidentit tė rrėzuar Mohammed Morsi, por ai ka shtuar se do tė ketė zero tolerancė ndaj trazirave.
Nė Egjipt arrestohet lideri i Vėllazėrisė Myslimane
Kajro, 20.08.2013
Lideri i lartė i Vėllazėrisė Myslimane, Muhammad Badie, ėshtė arrestuar sot herėt nė mėngjes, nga forcat e sigurisė sė Egjiptit nė kryeqytetin Kajro, raportojnė mediat shtetėrore.
70 vjeēari Badie nė muajin korrik ishte akuzuar pėr nxitje tė dhunės, sė bashku me udhėheqės tė tjerė tė Vėllazėrisė Myslimane.
Arrestimi i tij ėshtė i fundit nė valėn e goditjes sė pėrgjithshme kundėr lėvizjes Vėllazėria Myslimane, e presidentit tė pėrmbysur, Muhammad Morsi, transmeton Rel.
Ushtria e ka pėrmbysur Morsin mė 3 korrik, pas protestave masive kundėr presidencės sė tij.
Prokurori publik i Egjiptit dje ka paraqitur akuza tė reja kundėr Morsit pėr nxitje tė dhunės.
Dje, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, ka kėrkuar lirimin e Morsit, ndėrsa Shtetet e Bashkuara kanė kėrkuar qė tė mos ndalohet aktiviteti i Vėllazėrisė Myslimane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|