|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
05-10-09, 19:54
|
#1
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė
Vendnumėrimi
Pėr ndryshimin e gjendjes, profilizimin e skenės politike dhe avancimin e qeverisjes ėshtė e domosdoshme qė LDK-ja mė nė fund tė dalė nė opozitė.
Nga Shkelzen Maliqi mė 05.10.2009 nė ora 8:23
Nė Kosovė kemi prej kohėsh njė gjendje tė bllokadave politike qė kushtėzojnė strategjinė e zhvillimeve praktikisht vendnumėruese. Koalicioni i madh PDK-LDK dhe mungesa e ndonjė opozite pėr tė qenė dhe sadopak kėrcėnuese, vetėm sa e fuqizon situatėn vendnumėruese dhe ndjenjėn se jemi nė njė rrugė pa shtegdalje, nė njė ishull nė mes tė moēalit ku pėr tė lėvizur dhe mbijetuar aplikohen vetėm ligjet e gjindshmėrisė individuale ose grupore, por jo edhe ato tė qeverisjes sė mirė moderne.
Janė nė qarkullim shumė arsyetime dhe alibi argumente pėr vendnumėrimin, prej atyre qė nė plan tė parė e qesin dhunimet sistematike tė shoqėrisė kosovare qė nga viti 1981 (disa shkojnė edhe mė larg nė historitė e dhunave mė tė hershme komuniste, tė mbretėrisė jugosllave, tė luftėrave ballkanike, ose edhe robėrisė sė gjatė nė Perandorinė Otomane), e deri te denoncuesit e karakterit tė vėrtetė tė intervenimit dhe tė kontrollit mbi Kosovėn e forcave tė NATO-s dhe tė misioneve ndėrkombėtare qė, sipas tyre, vendit tonė ia garantojnė vetėm pavarėsinė e cunguar dhe tė rrejshme.
Ambicia ime ne kėtė shkrim nuk ėshtė qė tė zbėrthej kėto alibitė e mėdha dhe historike. Vendnumėrimit aktual dua ti qasem nė mėnyrė mė modeste, duke kėrkuar atė fijen e lėmshit, nga shumė sosh, qė hap rrugėn pėr tejkalimin e bllokadės. Pra, duke harruar historitė dhe faktorin e huaj, e shtroj pyetjen se ēka kemi nė dorė dhe ēka mund tė bėjmė ne vetė pėr tė tejkaluar vendnumėrimin?
Mendoj se njė parakusht i domosdoshėm qė tė ēnyjetohen dhe tė vihen nė lėvizje shumė procese ėshtė ai i pėrfundimit tė krizės sė LDK-sė, dhe kjo mund tė arrihet me verdiktin e votuesve edhe nė zgjedhjet qė po afrohen.
LDK-ja qė nga viti 1990 ėshtė pandėrprerė nė pushtet, kuptohet nė format e ndryshme, dhe pas vdekjes sė liderit historik Ibrahim Rugova filloi fragmentimi i saj. Nė krizėn qė e kaploi LDK-ja nuk gjeti rrugėn pėr kėndellje dhe transformim nga njė inercion i tė qenit nė pushtet pa program dhe vizione, tė cilin unė e shoh si burim kryesor pėr vendnumėrimin e pėrgjithshėm.
Kur e veēoj kėshtu krizėn e LDK-sė, nuk dua tė them se partitė tjera kanė programe dhe vizione, sepse edhe ato nė kėtė janė pak a shumė simotra, dhe po kėshtu kontribuojnė nė vendnumėrimin. Te ky veēim e kam parasysh peshėn bllokuese tė prezencės sė LDK-sė nė dy qeveritė e koalicionit tė fundit, ku ajo ka rrezatuar edhe te partnerėt nė koalicion ēarjet dhe bllokadat e saj tė brendshme dhe pamundėsinė e marrjes sė vendimeve tė mėdha pėr shkak tė mungesės sė njė autoriteti qė do ta zėvendėsonte Rugovėn.
Roli bllokues i LDK-sė mund tė krahasohet me makinėn qė ka katėr rrota dhe dy nga to i lėvizin partnerėt nė koalicion, kurse dy tė tjerat LDK-ja. Ndonėse nė kėto dy qeveri timonin e qeverisė e mbanin AAK-ja, pėrkatėsisht PDK-ja, pėr vendnumėrimin e pėrgjithshėm ndikonin para sė gjithash rrotat e bllokuara tė LDK-sė. Ju kujtohet kur ish Kryeministri, gjenerali Agim Ēeku, kėrkonte ndėrrimin e ministrave tė korruptuar, kurse nėnkryetari i qeverisė, nė rolin e Kryeministrit tė LDK-sė nė Qeveri, e pengoi kėtė. Nė situatė tė ngjashme ėshtė edhe Kryeministri aktual Hashim Thaēi me ministrat e LDK-sė qė janė ashiqare pika tė dobėta tė kabinetit tė tij. Thaēi tregohet i kujdesshėm pėr gjendjen nė LDK (ose dinakėrisht kalkulon me vazhdimin e dobėsimit tė kėsaj partie) duke toleruar problemet e mėdha nė disa ministri qė drejtohen nga LDK-ja. (Dorėn nė zemėr, edhe disa ministra tė PDK-sė bėjnė garė pėr kampionin e kotėsisė!).
Teza ime ėshtė se pėr ndryshimin e gjendjes, profilizimin e skenės politike dhe avancimin e qeverisjes ėshtė e domosdoshme qė LDK-ja mė nė fund tė dalė nė opozitė. Edhe njė humbje ose vazhdim sinjifikativ i dobėsimit tė LDK-sė nė zgjedhje lokale tė nėntorit, do tė mund tė paralajmėronin fundin e kėtij sundimi tė ēalė dhe vendnumėrues tė LDK-sė, duke krijuar hapėsirėn pėr reformimin e kėsaj partie, por edhe tė partive tjera, pėrfshirė kėtu edhe PDK-nė dhe AAK-nė, sepse do tė krijohej njė situatė e paprecedentė e njė mase tė madhe tė votuesve flotantė, tė themi kushtimisht tė papėrcaktuar ose nė kėrkim tė subjektit qė meriton pėrkrahjen dhe votėn e tyre.
Alternativa tjetėr ėshtė qė LDK-ja tė nisė kėndelljen nė kėto zgjedhje, duke avancuar votėn, por kjo ėshtė pak e besueshme. Investimi kryesor i LDK-sė nė zgjedhjet lokale ėshtė nė Isa Mustafėn, prej tė cilit pritet qė tė shpėtojė bastionin e fundit tė madh tė LDK-sė, Prishtinėn. Por, fitorja eventuale e Mustafės do tė kėndellte partinė vetėm nėse do tė forcohej krahu reformist i LDK-sė, ndėrkaq qė gjasat janė qė tė shtohen rebelimet, si ajo e Rexhep Osmanit. Vetėm se edhe fitorja eventuale e Mustafės do tė tregohet si fitore e Pirros, nėse sėrish nuk do ketė marrėveshje programore mes LDK-sė dhe PDK-sė pėr Prishtinėn. Nė rrethanat aktuale kjo nuk duket e mundshme. Koalicioni qeverisės aktual ėshtė koalicion i numrave, jo i ndonjė programi. Pėr kėtė edhe ndarja aktuale e pushtetit dhe e ministrive ėshtė si njė ndarje mes feudalėve.
Pra, tė konkludojmė, pėr Prishtinėn dhe Kosovėn. Po fitoi Isa Mustafa, Prishtina, si edhe Kosova, do tė mbeten peng tė rivalitetit jo edhe aq tė fshehur mes PDK dhe LDK. Mustafa as nė mandatin e parė nuk e kishte pėrkrahjen e Qeverisė dhe Kuvendit, dhe kjo praktikė mund tė kufizojė sėrish zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė Prishtinės. Votuesit, qė e kanė nė dorė ēėshtjen, duhet ta dinė kėtė.
|
|
|
06-10-09, 14:49
|
#2
|
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė
Shpresa e Prishtinės
Prishtina, tash e dhjetė vjet ka shkuar vazhdimisht drejt degradimit. Pėrkundėr disa investimeve tė bėra viteve tė fundit, kryeqyteti vazhdon tė pėrballet me mungesė tė ujit, kaos urbanistik dhe me trafik tė tmerrshėm. A mund ta shpėtojė dikush Prishtinėn?
Nga Faton Ismajli mė 06.10.2009 nė ora 8:33
Kryeqyteti i Kosovės pėr dy vite ėshtė udhėhequr nga njė Kryetar, puna e tė cilit ka kaluar pa kritika tė mėdha dhe pa skandale, por, gjatė kėsaj periudhe, Isa Mustafa nuk arriti tė mbjellė shpresėn se kryeqyteti mund tė shpėtojė dhe tė bėhet njė vend ku prishtinasit mund tė bėjnė jetė normale.
Isa Mustafa nuk u mbėshtet pėr muri nga Auditori dhe mediet si paraardhėsi i tij nga LDK, Ismet Beqiri, por Prishtina vazhdon tė pėrballet me problemet e vjetra siē janė ndėrtimet pa leje, tollovia nė komunikacion, papastėrtia, mungesa e ujit, pritje tė gjata nė sportele, etj.
Sidoqoftė, LDK, sė cilės Mustafa ia shpėtoi fytyrėn nė zgjedhjet e fundit, ia ka dhėnė besimin edhe pėr njė mandat tė ri.
Kėtė herė ai do tė ketė pėrballė Astrit Salihun e PDKsė, doktor i filozofisė dhe kėshilltar politik i Kryeministrit Hashim Thaēi. Vegim Gashin e AKRsė, inxhinier dhe biznesmen nga Prishtina. Ai mbėshtetet edhe nga LDD. Besnik Tahirin e AAKsė, ekspert i pushtetit lokal.
Por, a ėshtė e mundshme qė sivjet Prishtina tė ndryshojė pushtetin nėntėvjeēar tė LDKsė?
Gazeta Express ka bėrė ēmos tė intervistojė Isa Mustafėn, por ai nuk ka pranuar.
Megjithatė, nė paraqitjet publike qė ka pasur, ai ėshtė shprehur i sigurt se do tė fitojė edhe njė mandat tė ri.
Pėr dallim prej kandidatėve tė tjerė, nė zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa pati marrė dhjetė pėr qind vota mė shumė sesa partia e tij, LDK. Fitorja e Mustafės nė Prishtinė shihet si shpėtim i LDKsė, kurse humbja eventuale si humbje edhe e LDKsė. Kjo sepse Prishtina ende konsiderohet bastion i partisė sė ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Para dy vitesh, Kryetari aktual mundi nė balotazh njė nga figurat qendrore tė PDKsė, Fatmir Limajn. Kjo parti tani ka vendosur tė sfidojė LDKnė me njė kandidat qė nuk ka tė kaluar ushtarake. Astrit Salihu premton pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve duke filluar nga lirimi i trotuareve, furnizim me ujė, ndalim tė ndėrtimeve ilegale, etj.
Brenda mandatit tim do tė realizohen shumė projekte tė mėdha. Do tė ndėrtohet unaza e jashtme e qytetit, e cila do tė ēlirojė komunikacionin nė Prishtinė, premton ai.
Ai po ashtu premton se do tė rriste buxhetin e Prishtinės.
Do tė shtyhet Ligji pėr kryeqytetin dhe buxheti i Prishtinės do tė bėhet 100 milionė euro, premton ai.
Kandidati i AKRsė, partisė qė ka fuqi tė barabartė me LDKnė nė Kuvendin Komunal, premton pėr qytetarėt e Prishtinės ujė dhe shėrbime mė tė mira komunale, sidomos jo mė telashe pėr dokumente.
Do ta kisha hequr njėherė e pėrgjithmonė problemin e nxjerrjes sė dokumenteve qė ėshtė ndoshta njė gjė banale. Pastaj problemet e ujit. Do ta pėrdor tėrėsisht autoritetin e kryetarit tė Komunės dhe timin personal, qė ti vė gjėrat nė lėvizje, sepse e di se ka mundėsi. Nuk ėshtė nė rregull qė 10 vjet pas luftės, kryeqytet i njė shteti, e tė mos kemi ujė, thotė ai.
Nė zgjedhjet e kaluara, kandidati i AKRsė, Ibrahim Makolli, kishte marrė 19.3 pėr qind tė vota nė kryeqytet, por nuk kishte mundur tė shkojė nė balotazh.
Ndėrsa kandidati i partisė tjetėr opozitare, AAK, Besnik Tahiri, beson se do tė shkojė deri nė balotazh.
Qytetarėt e Prishtinės nė rast se do tė mė votojnė, do tė fitojnė njė njeri qė e njeh Prishtinėn mirė, i cili e ka kaluar tė mirėn e tė keqen nė kėtė qytet, shton ai.
Megjithėse kundėrkandidatėt e tij nuk kanė shpalosur programe dhe as oferta, ai thotė se oferta e tij dallon prej kandidatėve tė tjerė.
Oferta ime ėshtė ofertė ndryshe, ėshtė alternativė e re, qė duhet ta votojė qytetari nėse do ndryshime. Vota pėr Besnik Tahirin do ta ndryshojė Prishtinėn, vota pėr Isa Mustafėn e mban situatėn e njėjtė, vlerėson ai.
Ai ka njė vlerėsim negativ pėr punėn e Isa Mustafės.
Ka punuar pak, ajo qė unė do tė bėja ndryshe, do ta rritte efikasitetin nė infrastrukturė, nė ofrimin e shėrbimeve dhe nė sektorė tė tjerė, thotė ai.
AAK nė zgjedhjet e kaluara pati kandiduar me Genc Merakun, i cili pati marrė vetėm 5.5 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm tė votave tė prishtinasve.
Besnik Tahiri dhe Astrit Salihu kanė nisur fushatėn para afatit zyrtar, 15 tetorit. LDK dhe AKR janė ankuar disa herė pėr kėtė.
Ish-Ministri i Arsimit, Rexhep Osmani kandidon nėn flamurin e Alternativės Demokratike tė Kosovė, pasi LDK nuk e pėrkrahi kandidaturėn e tij pėr tė udhėhequr me Prishtinėn..
Ai parasheh tė jetė sfiduesi mė i madh i Isa Mustafės.
Gara do tė zhvillohet midis meje dhe Isės dhe me balotazh do ta mundė atė. Unė mendoj se njė pjesė e elektoratit tė LDKsė do tė pėrcaktohen pėr mua nė votėn pėr Prishtinėn, ngase na lidh njė punė e pėrbashkėt e hershme dhe e gjatė, njė rrugė e mundimshme qė kam kaluar me shumė aktivistė tė Lidhjes Demokratike. Elektorati dhe tė tjerėt janė tė njohur me veprimtari, thotė ai.
Nėse nuk e fiton garėn, Osmani thotė se do ti kthehet partisė sė re dhe elektoratit tė vjetėr.
Nėse nuk fitoj do ta pranoj humbjen dhe do tė uroj fituesin. Do tė shikoj tė merrem me ADK dhe elektoratin e LDKsė, shton ai.
Ndryshe, kandidatėt e tjerė nė garėn pėr kryetar tė Prishtinės janė edhe Sadri Ramabaja i PSDsė dhe Selvete Krasniqi-Ismaili e PSsė.
Rezultati i Zgjedhjeve tė vitit 2007
Kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės kishte marrė mė sė shumti vota nė raundin e parė tė zgjedhjeve. Ai pati triumfuar nė raundin e dytė, pėrballė Nėnkryetarit tė PDKsė, Fatmir Limaj.
LDK - 36.1 %
PDK - 24.8 %
AKR - 19.3 %
AAK - 5.5 %
Fuqia nė Asamble Komunale
LDK - 13 deputetė
AKR - 13 deputetė
PDK - 11 deputetė
ORA - 5 deputetė
LDD - 3 deputetė
Astrit Salihu, PDK
Do tė shtyhet Ligji pėr kryeqytetin dhe buxheti i Prishtinės do tė bėhet 100 milionė euro
Vegim Gashi, AKR
Do ta kisha hequr njėherė e pėrgjithmonė problemin e nxjerrjes sė dokumenteve qė ėshtė ndoshta njė gjė banale
Besnik Tahiri, AAK
Vota pėr Besnik Tahirin do ta ndryshojė Prishtinėn, vota pėr Isa Mustafėn e mban situatėn e njėjtė
Rexhep Osmani, ADK
Gara do tė zhvillohet midis meje dhe Isės dhe me balotazh do tė fitoj unė.
|
|
|
14-10-09, 12:16
|
#3
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
|
|
|
14-10-09, 20:23
|
#4
|
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė
falemners UCK aksh per ket kang madheshtore. Bojkoti po vjen, patriotet po flasin. falemners
__________________
love is beautiful and has no price
|
|
|
15-10-09, 14:24
|
#5
|
jonuzi
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė - Kush do ti fitoj
Sot eshte hapur zyrtarisht fushata parazgjedhore, nje gje eshte e sigurt per 30 dite do te kete premtime e premtime. Une nuk do te pres t'i degjoj keto premtime, por ne shenje rrespekti per punen e mire qe ka bere PDK - ja per vendlindjen time, ne keto zgjedhje do te votoj per PDK - en.
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|
|
|
15-10-09, 14:44
|
#6
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė - Kush do ti fitoj
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jonuzi
Sot eshte hapur zyrtarisht fushata parazgjedhore, nje gje eshte e sigurt per 30 dite do te kete premtime e premtime. Une nuk do te pres t'i degjoj keto premtime, por ne shenje rrespekti per punen e mire qe ka bere PDK - ja per vendlindjen time, ne keto zgjedhje do te votoj per PDK - en.
|
Njėjtė do ta bėja edhe unė sikur dikush tjetėr tė ofroje mė tepėr.
Mua nuk mė intereson pėr Prishtinėn__
Fjalė shumė fukarallėk tek unė luhatet ēėshtja paksa mes dy partive. njėra nė pushtet dhe tjetra nė opozit, pa ta shofim njiher.....ēa ofrojn kėsaj radhe.
P.s.
Ministria e transporteve, dhe kualicioni PDK-LDK po bėjnė fushtat jo tė ndershme, pėr tė mos i thėnė tė ndyrė !
....sepse aty ku kanė mundėsi, dhe nevoja ėshtė tepėr e madhe pėr qytetarin, ata lėnė pjes tė rrugėve qėllimisht pa i rregulluar pėr ti pritur zgjedhjet (kėtė e dijnė ata banorė qė ballafaqohen me kėto probleme, dhe vota e tyre do tu mungoj kėsaj here).
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 15-10-09 nė 14:47
|
|
|
15-10-09, 20:13
|
#7
|
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
|
Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė
mos tju mbaje mendja per zgjedhje
__________________
love is beautiful and has no price
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:35.
|
|