Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Zyrtare: 15 qytetarė nga Kosova zhduken ne lumin Tisa
PRISHTINE-15 qytetarė nga Kosova janė regjistruar si tė zhdukur nė lumin Tisa qė ndan Serbinė me Hungarinė. Lajmi fillimisht ėshtė bėrė i ditur nga gazetat dhe agjencitė e shumta, ndėrsa sė fundmi ėshtė konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Republikės sė Kosovės.
Lajmi ėshtė mbėshtetur nė informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili ėshtė arrestuar nga policia hungarez e dhe dyshohet pėr trafik tė paligjshėm klandestin.
Agron Rama, i arrestuar, ka deklaruar tė ketė qenė nė barkė sė bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerė, kur ajo ka filluar tė fundoset. Rama ka rrėfyer se ka arritur ti shpėtojė dy fėmijėt e tij, por jo edhe bashkėshorten.
Mediat referuar burimeve te rezervuara zyrtare bejne te ditur se grupi me klandestine dyshohet te kete lundruar ne datat 14 dhe 16 Tetor pergjate lumit Tisa mes qytetit Segedin dhe Subotica. Permbysja e barkes ka ndodhur 10 metra larg bregut te lumit ne krahun e shtetit hungarez. Nuk dihet nese personat qe kane qene ne barke, jane mbytur, kane dale ne breg dhe jane larguar. Mediat fillimisht iu referuan vetem pohimeve te Rames qe pranon se ne barke kane qe rreth 19 persona.
Zyrtare
Kėshilltarja pėr media e ministrit Hyseni, Albana Beqiri, ka konfirmuar se kanė pak informacion rreth ngjarjes. Besojmė se kemi tė bėjmė me viktima ndaj ambasadori jonė i Vjenės, Sabri Kiēmari ėshtė nisur nė dejtim tė Hungarisė.
Ministria e Jashtme e Kosovės ėshtė vėnė nė kontakte tė vazhdueshme me Ministrinė e Jashtme tė Hungarisė nė lidhje me kėtė rast.
Kėshilltarja pėr media e ministrit Hyseni, ben te ditur se u eshte bėrė thirrje qytetarėve qė kanė informacione rreth kėtij rasti tė paraqiten nė Ministri tė Punėve tė Jashtme, nė mėnyrė qė tė mund tė identifikohen personat qė dyshohet tė jenė pjesė e kėsaj tragjedie.
Tė dhėnat e para nga njė media hungareze
Dėshmi tronditėse vijnė rreth barkės me emigrantė tė paligjshėm kosovarė qė dyshohet se ėshtė mbytur nė lumin Tisa mes Serbisė dhe Hungarisė. Sipas medias Teneyek, familja kosovare me 6 anėtarė ishte nisur ilegalisht me anijen Felborultak pėr tė kaluar Serbinė drejt Hungarisė dhe mė pas pėr tė mbėrritur nė Francė. Babai, Agron Rama ka shpėtuar 5 femijet e tij. Nga lajmet hungareze mėsohet se 3 vajzat janė nė gjendje tė rėndė, por jashtė rrezikut pėr jetėn. Ndėrkohė 2 djemtė e tij janė nė koma. Babai shpjegon se nuk mundi tė shpėtojė gruan. Mister fati i emigrantėve tė tjerė kosovarė nė anije. Media hungareze e ka postuar videon nė datėn 16 tetor tė kėtij viti, pra 6 ditė pas tragjedisė. Policia hungareze tregohet skeptike ndaj ngjarjes.
Ndėrkaq sipas medivae kosovare lajmi percillet ndryshe. Sipas burimeve tė gazetės "Zėrit", tre nga tė mbijetuarit janė njė burrė dhe dy fėmijė, si dhe ėshtė gjetur trupi i njė gruaje pa shenja jete, por ende nuk ėshtė identifikuar. Po ashtu gazeta pohon se Ministria e Jashtme e Hungarisė e ka lajmėruar Ambasadėn e Kosovės nė Berlin, e cila mė pastaj ka njoftuar Ministrinė e Jashtme tė Kosovės nė lidhje me kėtė dyshim.
Ndėrkaq "Zėri" ka kontaktuar me dy familjarė tė personave qė dyshohet tė jenė pjesė e kėsaj tragjedie. Njėri prej tyre ka rrėfyer pėr familjarėt e saj, tė cilėt janė nisur pėr emigracion.
"Motra ėshtė nisur para njė jave nė ora 05:00 tė mėngjesit. Janė nisur nga Prishtina deri nė Suboticė. Kur e kanė kaluar kufirin me njė barkė tė vogėl, ajo ka qenė vetė e 18- ta. Barka ėshtė rrotulluar, sic ka thėnė dhėndri, 10 metra pa dalė nė breg", ka treguar ajo. Sipas saj, pėrveē dhėndrit, B.R., me dy fėmijėt e vet, trevjeēar dhe dyvjeēar, nuk nėse ka dalė tjetėrkush nga uji. Lajmi citohet gjithashtu nga RTK, B92 e agjenci te shumta rajonale, pervec atyre hungareze. Agjencitė e lajmeve nga Hungaria deri tani as nuk kanė mundur tė pohojnė e as ta mohojnė lajmin.
Policia
Ndėrkohė zyrtarė tė policisė sė Kosovės thonė se nuk kanė informata zyrtare rreth kėtij rasti. Ndėrkohė EULX dhe policia e Kosovės po punojnė pėr tė konfirmuar zyrtarisht informafionin. Policia bėn tė ditur se ka informacionin e vetem se njė shtetas kosovar ėshtė arrestuar nė Hungari, por jo se ka qene ne nje barke qe mund te jete permbysur me persona mbi te.
__________________
love is beautiful and has no price
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bert : 22-10-09 nė 12:07
|