I njohur pėr penėn, pėr karakterin e tij rebel, Konica kishte edhe jetėn private. Nė fakt, nuk u martua kurrė. E ruante me fanatizėm jetėn personale, fliste pak pėr gratė, por nuk arriti ti shmanget tėrėsisht skandaleve tė faqeve tė gazetave. Ilir Ikonomi, gazetari i Zėrit tė Amerikės sjell nė librin e tij, Faik Konica, jeta nė Uashington, botuar pak kohė mė parė nga Onufri, edhe detaje tė jetės private tė kėtij personaliteti
Kėrkimi nė arkiva e bėri Ilir Ikonomin tė besonte se pėr Faik Konicėn ka shumė pėr tė thėnė. I njohur pėr penėn, pėr karakterin e tij rebel, Konica kishte edhe jetėn private. Nė fakt, nuk u martua kurrė. E ruante me fanatizėm jetėn personale, fliste pak pėr gratė, por nuk arriti ti shmanget tėrėsisht skandaleve tė faqeve tė gazetave. Nė njė rast, ato e kapėn Faikun duke pirė ēaj me njė kėrcimtare tė famshme tė striptit, tė quajtur Ann Corio. U fol shumė pėr njė martesė tė tij me 29-vjeēaren qė u pasua me njė reagim tė ashpėr tė Konicės. Ikonomi, gazetari i Zėrit tė Amerikės nė librin e botuar pak kohė mė parė, Faik Konica, jeta nė Uashington, botuar nga Onufri edhe detaje tė jetės private tė kėtij personaliteti. Beqari Konica na shfaqet si njė diplomat plot sqimė qė e kishte mjaft kujdes imazhin e tij nė shoqėrinė e lartė tė Uashingtonit. Ai dinte tė hante dhe tė vishej mirė, argėtohej me kulturė, por e ruante me xhelozi privatėsinė e tij. Nė njė intervistė pėr Shqip, Ikonomi na rrėfen se sa ka mundur tė depėrtojė nė jetėn private tė Faikut gjatė kėrkimeve pėr kėtė libėr.
Pėr herė tė parė ju sillni hollėsi tė shumta nė libėr mbi jetėn personale tė Konicės. Si do ta karakterizonit personazhin tuaj nė kėtė aspekt?
Faik Konica kishte krijuar pa dyshim imazhin e njė personazhi dinjitoz nė botėn diplomatike tė Uashingtonit. Njė gazetė e cilėson atė si damper, siē quhen nė Amerikė njerėzit pėr tė cilėt pamja e jashtme ka rėndėsi tė dorės sė parė. Nuk ua tregonte kurrė tė tjerėve moshėn. E kishte mjaft kujdes dukjen, rrinte kurdoherė i hekurosur, me kostum e me borsalinė dhe kėmishėt i puthiteshin mirė. Pikėrisht ky njeri qė e kishte nė gjak polemikėn me penėn qė shpesh i villte vrer, nuk e ngrinte kurrė zėrin nė shoqėri. Tė folurit e tij ishte aq i butė dhe elegant, sa qė nė qarqet e diplomatėve ai njihej si ministri xhentil i Shqipėrisė. Njė nga hobet e tij ishte gatimi. Njihte mirė verėrat, por pohonte se nuk e kishte zakon tė pinte para mbrėmjes. Faiku ishte mjeshtėr nė qerasjen e mikut dhe i ēudiste mysafirėt kur u pėrgatiste kafen, tė cilėn e bluante vetė me mulli. Ishte njė shijues i rrallė i muzikės dhe i pikturės dhe kishte njė kujtesė tė jashtėzakonshme pėr veprat e artit dhe autorėt e tyre. Nga vitet e tij tė Uashingtonit kanė kaluar 7-8 dekada dhe zakonisht dėshmitė e jetės personale nuk i rezistojnė dot njė kohe kaq tė gjatė. Pėr fat tė mirė, Konica ishte njeri mjaft i ditur, i njohur dhe interesant, prandaj nuk i shpėtonte syrit tė gazetarėve, tė cilėt herė pas here shkruanin pėr tė. Shumica e hollėsive mbi jetėn e tij personale i kam nxjerrė nga qėmtimi i gazetave tė kohės.
Konica jetonte nė Mayflower, hoteli mė i mirė i Uashingtonit. Pėrse ai zgjodhi pikėrisht kėtė hotel?
Konica erdhi nė Uashington nga Bostoni nė korrik 1926, plot 85 vjet mė parė, dhe qėndroi aty deri sa vdiq, nė dhjetor 1942. Nė pjesėn mė tė madhe tė kėsaj periudhe, pra pėr mė shumė se 13 vjet, ai banoi nė kėtė hotel tė famshėm, qė ishte adresa e dytė mė e njohur e kryeqytetit pas Shtėpisė sė Bardhė. Faiku e konsideronte veten njė bej pėr nga rangu shoqėror dhe nuk mund tė jetonte nė njė banesė dosido. Por, po ti besosh fjalėve tė tij, ai e zgjodhi kėtė hotel si banesė dhe njėkohėsisht si legatė, pėr ta pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht Shqipėrinė, imazhi i sė cilės jashtė ishte ai qė ishte, njė vend i varfėr dhe i dobėt. Ministria e Jashtme e kishte tė vėshtirė tė pėrballonte njė legatė kaq tė shtrenjtė dhe fondet pėr Faikun shpesh vononin. Nė njė letėr pėr Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, Konica shkruan se pėrfaqėsuesi zyrtar i njė vendi nuk duhet tė bjerė nė ngushtica. Jam i vetmi ministėr nė Uashington pa automobil, - i ankohej ai nė njė rast ministrisė. Megjithėkėtė, shtonte, jam munduar dhe, besoj, kam arritur ta mbaj prestigjin e Shqipėrisė. Nė njė rast tjetėr, kur ministria po i vononte fondet, Faiku i shkruante Tiranės me tone imponuese: Pyes vetėm, nė ēmėnyrė do tu bėjė ballė harxheve legata? Konkluzioni logjik ėshtė qė duhet suprimuar fare kjo legatė dhe skam asnjė ankesė nė qoftė se suprimohet. Roli i Faikut si diplomat ishte kryesisht reklama qė ai i bėnte Shqipėrisė pėrmes kontakteve qė mbante me botėn e Uashingtonit dhe hoteli Mayflower ishte vendi ideal pėr ta bėrė kėtė. Sa kohė ishte pėrfaqėsues i Zogut nė Uashington, Faiku nuk u largua kurrė nga ky hotel, me gjithė presionet qė i bėheshin herė pas here nga Tirana pėr tu zhvendosur nė njė banesė mė tė lirė.
Nė libėr ju keni njė kapitull mė vete pėr vizitėn e tri prej motrave tė Zogut nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė mars 1938, vizitė pėr tė cilėn shtypi amerikan foli shumė. Ēfarė cilėsish personale shfaqi Konica gjatė shoqėrimit tė tyre?
Motrat e Mbretit Zog erdhėn nė Amerikė kur marrėdhėniet e Faikut me Zogun nuk duket tė ishin dhe aq tė mira. Megjithatė, ai i priti ato me dinjitet. Faiku ishte njeri qė kishte respekt tė sinqertė pėr gratė dhe e mbronte figurėn e gruas pėrballė fyerjes apo poshtėrimit. Por nė disa raste e kalonte cakun. Ditėn qė motrat e mbretit arritėn nė Nju Jork, kur gazetarėt amerikanė pyetėn nėse ato kishin ardhur nė Amerikė pėr tė kėrkuar burra, Faiku u nxeh dhe u tha: Mendova se do tė bėnit pyetje dinjitoze. Kur njė gazetar protestoi, ai ia ktheu: Pėrse nuk rritesh edhe ca. Faiku u nervozua sidomos kur turmat e gazetarėve me fleshet nė duar sulmuan princeshat qė sapo kishin arritur pėr njė vizitė nė Uashington. Ai komentoi ashpėr pėr paturpėsinė e gazetarėve, qė me dritat e tyre u prishėn sytė princeshave. Nė Uashington, Faiku, gjithnjė nė stilin e tij grandioz, kishte rezervuar pėr motrat suitėn mbretėrore tė hotelit Mayflower. Ai kishte porositur edhe njė automobil luksoz pėr ti shėtitur. Princeshat nuk e morėn vesh kurrė se makina ishte marrė me qira, ato kujtonin se ajo ishte personale e Faikut. Mė 13 mars, nėn shoqėrinė e tij, princeshat shkuan nė Kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, ku morėn bekimin e Fan Nolit, dikur armik i Zogut, duke i sjellė peshkopit tė falat e tė vėllait. Ishte meritė e personalitetit tė Faikut, qė nė Boston u realizua me sukses njė skenė madhėshtore pajtimi mes armiqve tė dikurshėm, Nolit dhe Zogut. Edhe kėtu, Faiku na shfaqet si njė xhentėlmen i vėrtetė, i veshur mirė dhe me stil, nė kontroll tė plotė tė situatės. Si zėdhėnės i princeshave, ai komentoi rreth kėsaj ngjarjeje pėr agjencitė amerikane tė lajmeve dhe fjalėt e tij u shtypėn nė disa gazeta.
Kur flitet pėr Konicėn gjithnjė pėrmenden gratė. Ēfarė faktesh dihen pėr marrėdhėniet e tij me gratė?
Pėr kėtė temė ėshtė folur shpesh, por gjėra tė dokumentuara ka pak. Faiku erdhi nė Uashington kur sapo kishte hyrė nė tė pesėdhjetat. Normalisht, njė beqar si ai, i ditur dhe me njė emėr tė mirė nė qarqet diplomatike, nuk duhet ta kishte problem tė martohej. Njė gazetare shkroi me entuziazėm pėr ardhjen e tij nė Uashington, ku kėrkesa pėr beqarė tė tillė, sipas saj, ishte e madhe. Por Faiku nuk u martua. Mė vonė, i pyetur nga gazetarėt se pėrse nuk martohej, Faiku jepte si arsye kryesore faktin qė ishte i dhėnė pas shkrimeve dhe leximeve, duke lėnė tė kuptohet se njė grua nuk do tė mund ta duronte dot njė burrė tė tillė. Gazetat e Uashingtonit nuk rrinin pa komentuar pėr beqarinė e Konicės. Dhe, nė njė rast ato e kapėn Faikun duke pirė ēaj me njė kėrcimtare tė famshme tė striptit, tė quajtur Ann Corio. Sipas thashethemeve qė botonin gazetat, artistes i vardiseshin edhe diplomatė tė tjerė, por disa gazetarė shkruan se Faiku kishte ndėrmend tė martohej me 29-vjeēaren Corio. Kėshtu, ai i dėrgoi shtypit njė deklaratė qė do tė mbahej mend pėr shumė vite. Me stilin tij therės prej Faiku, ai shkruante se, e argėtonte cektėsia e kėtyre gazetarėve, se Ann Corio ishte shumė e martuar dhe se ligji shqiptar ua ndalonte diplomatėve tė vet tė martoheshin me shtetase tė huaja.