Kodi i kombit +355
Prishtinė, 6 shtator - Nė Kuvendin e
Kosovės, deputetėt me shumicė votash
(47 pėr, 9 kundėr dhe 2 abstenim) sot
miratuan Rezolutėn e paraqitur nga
deputeti i Lėvizjes pėr Bashkim, z. Agim
Kuleta.
Sipas Rezolutės sė miratuar, Qeveria e
Republikės sė Kosovės duhet tė marrė vendim pėr
zėvendėsimin e kodeve telefonike aktuale qė
shfrytėzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin
telefonik tė Republikės sė Shqipėrisė +355.
Me kėtė hap Kosova dhe qytetarėt e saj do tė
pėrfitojnė shumė si nė aspektin politik, ekonomik, po
ashtu edhe nė aspektin e sigurisė.
Nė tekstin e miratuar tė Rezolutės thuhet:
Kuvendi i Republikės sė Kosovės,
Nė bazė tė nenit 65 (1) tė Kushtetutės sė Republikės
sė Kosovės, nenit 6, paragrafi 1 dhe tė nenit 52, pika
2, tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė
Kosovės,
- Duke qenė se Republika e Kosovės ende nuk ėshtė
anėtare e OKB-sė dhe UNT-sė (Unionit
Ndėrkombėtar pėr Telekomunikacion; angl. ITU), e
rrjedhimisht nuk mund tė ketė kod tė vetin telefonik,
- Duke i pasur parasysh humbjet e mėdha financiare
(qindra milionėshe) tė cilat i ka pėsuar dhe i pėson
Republika e Kosovės nga shfrytėzimi i kodeve tė
huaja telefonike: tė Monakos, Serbisė, e Sllovenisė,
- Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis
qytetarėve qė janė shfrytėzues tė kodeve tė
ndryshme telefonike brenda vendit tonė,
- Duke qenė se lėvizjet e shumta tė qytetarėve tė
Republikės sė Kosovės nė Republikėn e Shqipėrisė
dhe anasjelltas kanė bėrė qė intensiteti i
komunikimit midis tyre pėrmes rrjetit telefonik tė
rritet, ndėrkohė qė kostoja e kėtij komunikimi, pėr
shkak tė kodeve tė ndryshme, ėshtė shumė e lartė,
- Duke e pasur parasysh mundėsinė serioze tė
cenimit tė sigurisė shtetėrore,
Nė seancėn plenare tė datės 30 gusht 2012, miratoi
kėtė:
R e z o l u t ė
1. Qeveria e Republikės sė Kosovės, tė marrė
vendim pėr zėvendėsimin e kodeve telefonike
aktuale qė i shfrytėzon Kosova (+377, +381 dhe
+386) me kodin telefonik tė Republikės sė
Shqipėrisė +355.
2. Nė funksion tė realizimit tė kėtij qėllimi, brenda
njė kohe shumė tė shkurtėr, ti iniciojė negociatat
me Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė.
3. Nė qoftė se kostoja e shkėputjes sė kontratave
aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike ėshtė
mė e lartė pėr vendin sesa respektimi i tyre deri nė
fund, kėto kontrata tė zbatohen deri nė afatin e
paraparė pėr pėrfundimin e tyre, por ato tė mos
vazhdohen mė tutje, pėrfundon teksti i Rezolutės sė
Lėvizjes pėr Bashkim, i paraqitur mė 30 gusht e i
miratuar nė seancėn e sotshme tė rregullt tė
Kuvendit tė Kosovės.
|