Dhjetėra vullnetarė nga Maqedonia nė Siri
Sė paku 30 shtetas tė Maqedonisė janė tė radhitur nė radhėt e rebelėve sirian nė luftėn kundėr regjimit tė presidentit Bashar al Asad.
Burime tė shėrbimeve tė sigurisė kanė theksuar pėr mediat maqedonase se tė gjithė ata janė tė besimit islam dhe se njė pjesė e madhe e tyre janė bashkėngjitur nė mėnyrė vullnetare pėr tė rrėzuar regjimin e Asad, dhe pėr tė sjellė lirinė e qytetarėve sirian. Por, burimet e njejta theksojnė se njė pjesė e tyre paguhen prej 3 5 mijė euro pėr ēdo muaj.
Kėto shifra dhe tė dhėna dalin vetėm pasi qė javėn e kaluar u informua pėr vrasjen e njė shtetasi tė Maqedonisė nė luftėn nė Siri. Bėhet fjalė pėr Rasim.S, shqiptari nga Bellovishta e Gostivarit, i cili u vra si pjesėtarė i rebelėve dhe sa kishte udhėtuar nė Siri nga Austria, ku po jetonte dhe punonte.
Shėrbimet sekrete kanė raportuar gjithashtu se pjesė e rebelėve nė Siri janė edhe militantė tė tjerė nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjė- Hercegovina, qė janė radhitur pėrkrahė rebelėve sirian pėr tė rrėzuar regjimin kriminal tė Bashar al Asad.
Deri tani rreth 10 shqiptarė janė vrarė deri mė tani duke luftuar kundėr presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Koprova, 22 vjeē, ėshtė viktima e parafundit shqiptare nė Siri.
Shqiptarėt e vrarė janė nga Kosova, Lugina e Preshevės dhe Shqipėria, kurse dy tė tjerė janė shtetas sirianė me prejardhje nga Kosovė. Numri i pėrgjithshėm i shqiptarėve tė pėrfshirė nė luftėn siriane besohet se ėshtė 140. Janė tė ndara nė dy grupe nė Alepo.
1