|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
29-12-13, 21:38
|
#121
|
Banned
Anėtarėsuar: 26-12-13
Postime: 13
|
Re: Zhgarravinat e mia
...
...kur i ik vdekjes njehere, shfrenuar ipesh gezimeve te jetes.
Mos ēarmatos veten duke menduar se veprat jane kalimtare e pastaj te mashtrohesh e te marresh penden ne dore! E mbyllur ne vetmine e Jetes, vuaj me vite te tera per te nxjerre nga shpirti te fshehten ne nje forme tjeter, krejt ndryshe dhe te kodifikuar,
ne nje menyre qe te tjeret nuk mund ta kuptojne.
Te gjitha oret, ditet dhe vitet e kaluara ne vetmi, ndermjet kater muresh te burgut te ēelikt te Jetes ,pergjate gjithe defrimeve dhe gezimeve te braktisura te Saj, pergjate gjithe neteve te kaluara ne vuajtjet e pagjumesise, per te gjitha dhembjet e shumta pergjate padrejtesive anembane botes qe tani jane te mbyllura ne kullen e fildishte,
Lere!, nuk e kuptoni dote ate kod,!...Eshte veshtire ta kuptoni per faktin se nuk jeni te pergatitur per ta zberthyer.
Dua te them se
...udhetimet ndiesore neper boten e panjohur, prej te cilave udhetime shpirti pasurohet,dhe pikerisht ne udhetime te tilla gjene te fshehten qe kerkon sakrifica duke u perpjekur t'ua zbulon te tjereve rruget, dhe njeherit duke ndjere dhembjen e vetmise dhe te sakrifikimit,ku ushtaret e pendes bashkohen ne grupe, dhe nje grup nen masken e idealeve te perbashketa shkrihet neper asfaltet e atyre rrugeve pergjate udhetimeve per nje bote ideale,
gjersa jo rralle ndodhe qe ne te kunderten pergjate luftave te tyre te erreta dhe te paskrupullta kunder drejtesise,te prirur se prapthi pala tjeter krijone aleanca me kalemxhinjte e ndryshem,dhe mu ata degjohen shpesh, duke i zbatuar ato me ndihmen e fukarenjeve shpirterore te kesaj bote.
Ne ato udhetime pra,atje eshte nje jete qe s'perendon, eshte jeta jone ne pamjet e saj me karakteristike ku i varferi,si zakonisht, nuk di ta ēmoj pasurine qe mund ta kete nje dite,dhe ai qe ka deshiron te kete akoma me shume,gjersa kush nuk ka sa i duhet, atehere me lehte heq dore edhe prej asaj qe e ka.
Kjo eshte nje logjike e ēuditshme ne jeten njerezore ne te cilen ka shume idiot qe me teper ēmojne pasurine, lustren e jashtme, origjinen, poziten sesa vlerat shpirterore.
Ndaj thenja se:- Njeriu qe s“ka virtyte gjithmone ju lakmon virtyteve te te tjereve...,sepse..., mendja njerezore ushqehet ose me te miren e vet ose me te keqen e huaj,dhe ai qe nuk shpreson se do te ngritet deri te virtyti i tjetrit,bene ē'mos qe te barazohet me te dhe ate duke ja nenēmuar vleren"...qendron me plote te drejte!
Jemi njerez!
... kemi dhe shpirtin perveē trupit ,dhe shpirti nuk eshtė materie, pra, qe e mban me materie te uleta, por kerkon ushqim te llojit te vet qe te ngrihet e te merr hov per ne qiell,dhe shpesh here eshte mu kjo qe na shtyen per ne boten ideale duke qendruar poshte ne materie me shiqimin larte ne qiell drejt nje ylli te cilit i versulemi me flatrat neper te cilat dejt jane perplote pika ngjyre
Dua te them se eshte e dobet ajo pende qe jeten e vepres se vet e mat me ēastet kalimtare,dhe qe nuk eshte e vetedijshme se ēasti duhet tja shtroje ato detyra dhe pergjegjesi qe ja parashtron edhe shekujve te tere ne te ardhmen.
keshtu vdekjen, sipas kesaj logjike, ja mberthej vetem vetes time, ...qe ta kthej perseri ne jete!
.
|
|
|
28-01-14, 00:49
|
#122
|
Banned
Anėtarėsuar: 28-01-14
Postime: 21
|
Re: Zhgarravinat e mia
...
Ne aparence Mjeshtri eshte shume i turpshem dhe shume i respektushem.Polemizojme ngapak, por jo ne menyre te ashper,edhe pse mes nesh mbizoteron gjithmone respekti reciprok. Ai ka pozicionin e anti-hermetikut, d.m.th, don te ve ne diskutim gjithe periudhen e kaluar, periudhe ku une kisha qene pjesetare.Mua,... nje personazhi, ne substance shume e veshtire. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse me ngjallte interes. Nga njera ane eshte nje njeri qe don te jete i pari, te kete gjithnje situaten ne dore. Kjo duket qarte. Nuk e bene per ambicie, por per te shprehur plotesisht gjithe fuqine dhe bagazhin qe ka brenda.
Ndjej nje vitalitet te deshperuar… Per mua te Mjeshtri ka nje sasi te madhe fjalesh dhe pak Fjale. Fjala kur eshte-eshte e forte sigurisht.Mirepo mbetem per fat te keq ne boshllekun e abstraktes,ngase pretendon te futet ne thellesi dhe finese te psikologjise femerore dhe terhiqet ne vetvete pasi te kete mbledhur ate “ndjenjen, shpirtin njerezor” per te cilat shqisat e tyre mashkullore jane te papregatitura dhe nuk kane realisht eksperience!...
Me tej,ushtaret e pendes e ē'veshin lexuesin nga normaliteti i jetes se zakonshme... natyrisht po qe se penda eshte e afte te kryej kete funksion. Kjo vjen me rigjallerimin e fjales aq sa krijohet nje atmosfere krejt e re. Kjo vjen si rrjedhoje e perdorimit te nje gjuhe krejtesisht te veēante nga ajo e perditshmerise. Keshtu qe si lexues te detyroj te kesh vemendjen ketu!
“Fiction” te hedh jashte vetvetes,dhe perderisa ne te, gjindem ne nje bote ku imagjinoj veten duke levizur ne nje kurth qe eshte totalisht e ndryshme nga ajo e perditshmerise time.
Penda me hedh veēse drejt vetvetes ku futem dhe jam e angazhuar me boten ne nje menyre krejt te ndryshme prej atij momenti jam ne kontakt me menyren si e njoh ate (boten), ne nje menyre me te alternuar.Sidoqofte, ajo mbetet bota ime!!!
Ne keto momente te procesit krijues, me vie ne ndihme autocensura, si pasoj e lindur nga dhuna e tmerrshme e sistemit piramidal te censures vrasese te lirise se shprehurit. !... Kam fjalen per kalemgjite qe perfaqsojne Diktator te Madhenje te cileve te tjeret u kane fajin qe pikon ēatia.
Ju miq te dashur,
tani keni mundesin e pamase te pervetesoni te Verteten dhe s’ka si tė mos u marre e qeshura tek shihni vetengujimin e ngadalte ne harrese te atyre qe e ndajne universin ne vetėm tri permasa: unė, unė dhe unė.
Sa thelle dhe shigjetore eshte shqipja jone, e cila, me nje vize te shkurt, nga shkrimi ben sh-krim duke i fal shkrimit edhe misionin e shpjegimit, mposhtjes, ndeshkimit te krimit ..Prandaj kemi shekuj qe shitemi dhe i themi derrit daje , qe te vijne kokorroēet drejt e nga shtytkat per te marre te gjitha postet,ēmimet e levdatat?!
Kur nuk ke dashuri dhe kuptim te thelle ne vetvete, mezi pret te debosh ushtaret e pendes nga vendi i merituar, per t’ua thare keshtu ngjyren e pendave librat nė sirtar e t’ia ndysh emrin a letren ne prani te te huajve apo te kujtdo qofte duke e pasur te mundur vetem me mbeshtetjen e ndonje regjimi kalimtar.
Jo te gjithe jemi binjake, jo te gjithe na ka rrembyer lumi i historise udheve duke na ulur ne poste ku s’endėrronin asnje ore me pare.Dhe keshtu si epidemi krijohen zera te rreme te forumeve, institucioneve, kultures, shkences, zera te rreme te mediumeve, te opinionit dhe, mos dhashte Zoti, te popullit, te kombit.. Radhitja e peshes dhe e shkalleve te vlerave ērregullohet,duke krijuar keshtu anarki per kompetentet e mendimit dhe gjykimit kritik.
Lengata e tille mbushet me zbrazeti dhe amulli neper te cilen e kane zor te levizin ushtaret e pendes per te bere projekte,vepra dhe vlera te njemendeta,gjersa lexuesit ngelen te kaperthyer nga merimanga e heshtjes dhe indeferences lenguese, mbulojne perhere mykun e amullive te tilla, duke goditur me injorime, menjanime, minimizime gjithefaresh.
Smira e mediokerve nuk duron te prishet rendi i rezhimit.Shqetesohen seriozisht nga ēdo e arritur serioze e tjetrit, ata rebelojne, xhindosen, behet ndeshkues,dhe e tere kjo si pasoje e Paaftesive, mosprirjeve, mosdijen e tyre!
“Qė tė mos ēmendesha nga malli, u detyrova tė zgjeroja kufijtė e vendlindjes sime dhe tė bėja nga Evropa njė atdhe tė dytė”./ Vintilė
.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga alima² : 28-01-14 nė 00:58
|
|
|
28-01-14, 01:29
|
#123
|
Anėtarėsuar: 28-01-14
Postime: 3
|
Re: Zhgarravinat e mia
Boll i `hullaft thone qe jam amo qekjo Alima m`ka trullu me ka krejt. Vec analizone mire kete shkrim se cfare mesazhi perqon.
Par Exellence! : )
|
|
|
20-02-14, 21:45
|
#124
|
Anėtarėsuar: 16-01-06
Vendndodhja: Diku..
Postime: 196
|
Re: Zhgarravinat e mia
Pse keshtu?
Nuk po muj me te kuptue ma. As nuk po te njoh... Dashuria e refuzon ate qe nuk e njeh ma
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga UniCorN : 20-02-14 nė 21:47
|
|
|
16-11-14, 17:52
|
#125
|
Anėtarėsuar: 27-08-13
Postime: 582
|
E bukur!
E mban mend kur te premtova se nuk do te te lija kurre ?
Une se bera asnjehere, vrapova shume pas teje edhe ne kohen qe ti me hodhe ne te harruar.
Kendova kenget qe te dy i pelqenim aq shume, per shume kohe me pas.
Eca neper shi, ashtu sic ty te pelqente.
Shetita per nje nate te tere, neper reren e lagur, ashtu sic e kishim planifikuar ne te dy.
Pashe yjet per nje nate te tere, e vetme ne ane te detit, duke te menduar.
E mban mend, kur te premova se nuk do te te harroja ?
E pra, une nuk e bera, i mbajta premtimet e mia, madje edhe tani mund te kujtoj cdo detaj qe na lidhi, cdo moment qe jetuam, cdo enderr qe enderronim, cdo buzeqeshje, cdo puthje, cdo prekje...
Edhe tani mund ti mbaj mend te gjitha gjerat qe kalova me ty, gjithcka... Sepse ishe Ti...
E mban mend qe te premtova se nuk do te te fshija kurre nga zemra ime ?
Je ende aty, ne qender te saj....Edhe sot... edhe tani!
__________________
http://www.youtube.com/watch?v=icawd7kBFvE&hd=1
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:49.
|
|