Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-04-05, 23:01   #11
GASHI75
 
Anėtarėsuar: 05-11-04
Vendndodhja: KOSOVĖ
Postime: 261
GASHI75 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek GASHI75
Gabim gashi75

--------------------------------------------------------------------------------

Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove pranoi te henen se ka marre nje dokument nga Partia Demokratike e Kosoves. Dokumenti ne fjale i ishte dorezuar UNMIK-ut me 23 mars, 2005. Me kete, PDK kishte synuar te deshmoje se disa anetare te kabinetit te Qeverise se Kosoves jane te implikuar ne 'aktivitete kriminale'.

Ishte Marcie Poole, shefe e Zyres per Informim ne UNMIK, te henen i konfirmoi "Express"-it se dokumenti ne fjale i ishte dorezuar misionit. Mirepo, Poole nuk qe ne gjendje te prononcohet nese UNMIK do te urdheroje hetime rreth pohimeve ne dokumentin e PDK. "Do te ishte mire qe jo vetem PDK, por secili ne Kosove qe ka informacione per shkelje te ligjit, t'i dergoje ato ne polici, e cila pastaj duhet t'i hetoje ato",- kishte konstatuar Poole.

Mirepo, dokumenti permban akuza te renda. Dite me heret, nje kopje te ketij dokumenti e kishte siguruar edhe "Express", nga burime te UNMIK-ut. Dhe, meqe ekzistimi i tij u konfirmua edhe nga administrata nderkombetare, "Express" do te vazhdoje qe te publikoje pjese te caktuara te tij, ne pritje te ndricimit te akuzave- te vertetesise ose te pavertetesise se tyre. Kesisoj, sic ishte shkruar edhe me pare "Express", njera nder pjeset kryesore te ketij dokumenti perqendrohet ne akuzimin e zv/ kryeministrit aktual te Kosoves, Adem Salihajn.

"...Ka shume te dhena se njeriu i pare i Sigurimit te Atdheut ne rajonin e Ferizajt konsiderohet Adem Salihaj. Ai, strukturen organizative e ka pasur te shtrire ne shume segmente: ne politike, ne organet e sigurise dhe ne ekonomi. Baze ekzekutive e kesaj strukture ka qene dhe ende eshte grupi i truprojave te tij ne krye te te cileve eshte N.SH., si dhe lidhjet e tija familjare me B.S.", thuhet ne nje pjese te raportit per zv/ kryeministrin e Kosoves e cila shoqerohet edhe me nje fotografi.

Sipas autoreve te dokumentit- emri i te cileve nuk figuron- ne muajin maj 2003, "Adem Salihaj ka marre pjese ne nje konflikt te armatosur ne fabriken e tij ne Ferizaj, fabrike te cilen asnjehere nuk e ka deklaruar si prone te veten dhe te dy ortakeve te tij". Tutje, shtohet se "ky konflikt ka ndodhur per shkak te mosmarreveshjeve ne ndarjen e interesit, me c'rast Adem Salihaj tentoi disa here ta godase me revole S. B. Konflikti eshte evituar vetem pas intervenimit te SHPK-se, e cila ishte lajmeruar nga punetoret e fabrikes. Pas intervenimit, policia i kishte shoqeruar deri ne stacionin e policise te tre ortaket e involvuar ne konflikt: Adem Salihajn, G. M dhe S. B (keta dy te fundit ne lidhje familjare me njeri- tjetrin). Policia e SHPK-se e kishte mbyllur kete rast dhe nuk e kishte bere publik. Eprori i cili e ka mbyllur rastin eshte XH. XH".

Eprori i SHPK, sipas dokumentit, eshte shperblyer nga Adem Salihaj me punesim te gruas se tij ne Kuvendin Komunal te Ferizajt dhe me ndarjen e nje parcele toke per ndertim ne hyrje te qytetit te Ferizajt, me dokumente te falsifikuara.

"Me vone, gjate tentimit te eprorit te SHPK, XH. XH, per te investuar ne parcelen e ndare nga KK i Ferizajt erdhi deri tek konflikti mes familjes se tij dhe familjes L. e cila ishte pronare e vertete e parceles, si dhe mes kryeshefit te kesaj komune Sahit Krasniqi i cili tentonte me cdo kusht qe te realizohej premtimi i bere XH. XH-se. Konflikti i familjes L. dhe Sahit Krasniqit u shnderrua ne nje konflikt fizik ne lokalet e Kuvendit Komunal te Ferizajt. Mirepo, pas insistimit te vendosur te familjes L., e cila kishte nje anetar te saj te punesuar si perkthyes ne policine e UNMIK-ut, XH. XH hoqi dore nga ndjekja e rastit. Kjo ngjarje solli ne pah edhe falsifikimin e dokumentit ne Drejtorine per Kadaster, Pronesi dhe Gjeodezi ne kete komune. A eshte ne dijeni UNMIK-u per keto raste dhe a mundet qe ky person te jete zv/ Kryeminister i vendit?", thuhet ne dokument.

Gjithnje sipas dokumentit, me daten 10.07.2003 nje njesit i "Sigurimit te Atdheut" ne shtepine e SH.SH, ne rrugen "28 Nentori" ne Ferizaj ka organizuar bartjen e nje sasie te armatimit.

"Aty kishte: eksploziv, mjete per aktivizim me teledirigjim, arme kallashnikov dhe municion per te. Ne kete aksion kane marre pjese N. SH., SH. SH., G. N., H. M., dhe nje person nga Prishtina. Bartja e armatimit eshte organizuar me dy vetura: ne njeren ka qene i vendosur armatimi, kurse ne tjetren kane qene disa persona qe vezhgonin rrugen nga patrullat e policise. Aksioni ka perfunduar me sukses dhe kjo sasi e municionit ka perfunduar ne fshatin Mramor te Prishtines, ne shtepine e M. G.", thuhet ne nje pjese tjeter te dokumentit te shoqeruar me fotografi.

Sipas autoreve, pas bartjes se armatimit grupi ishte kthyer ne shtepine e Adem Salihajt. Sipas pohimeve ne dokument, atij i ishte raportuar per rrjedhen e aksionit. "Me 9 dhjetor 2003, pjesetare te "Sigurimit te Atdheut" me nje kombi te bardhe, me mbishkrim te nje firme, kane bere bartjen e nje sasie te armatimit nga lokalet e firmes 'F' ne rrugen 'E Recakut' ne Ferizaj, ne drejtim te Pejes. Kjo sasi e armatimit eshte derguar ne Peje. Vetura ishte ndalur ne oborrin e Kuvendit Komunal te Pejes. Aty, veturen e kane pritur U. R. dhe M. G. Nuk dihet me tej se cka eshte bere me ato".

Dokument vazhdon duke dhene edhe shenime te tjera, gjithashtu tronditese. "Me 23 tetor 2003, ne oren 10:00, ne lagjen 'Velania' (Prishtine), ne shtepine (...) ne katin e dyte, eshte mbajtur trajnimi ne te cilin kane marre pjese rreth 20 persona nga pjese te ndryshme te Kosoves, ne mesin e te cileve ndodheshin edhe disa njerez te afert te Adem Salihajt. Qellimi i ketij trajnimi ka qene pergatitja e personave per te perdorur mjete eksplozive mekanike dhe me teledirigjim. Ligjeruesit kane qene nga Shqiperia".

Per me teper, autoret e panjohur te ketij dokumenti pretendojne se dijne deri ne detaje edhe per organizimin dhe ekzekutimin e shperthimit rrenqethes me auto- bombe brenda qendres tregtare Ben- Af ne hyrje te Ferizajt.

"Per sulmin terrorist ne 'Ben- af' ka informacione konkrete se ne organizimin e tij kane marre pjese njerez qe kane lidhje direkte dhe indirekte me Adem Salihajn. Kemi te dhena se sulmi eshte kryer nga nje grup personash te udhehequr nga L. G dhe B. S. Vecanerisht diteve te fundit, pas sulmit kunder Kryetarit te Kosoves, jane shprehur divergjenca mes grupit dhe llafosje mes tyre, nga shihet nje frike dhe pakenaqesi e madhe mes njeri-tjetrit", vazhdon dokumenti.

Me tutje, ne kete dokument pohohet edhe per kercenime qe i jane bere pjesetareve te LDK nga e ashtuquajtura Armate Kombetare Shqiptare (AKSH), e per te cilen autoret e dokumentit pohojne se eshte e themeluar nga njerez te afert me LDK. Ne fund te dokumentit fillon radhitja e qindra emrave per te cilet pohohet se jane pjesetare te "Sigurimit te Atdheut". Emrat jane te ndare sipas rajoneve dhe komunave te Kosoves. Sipas ketij dokumenti, vetem ne Peje ky organizim i sigurimit numeron rreth 30 persona. Shumica prej tyre kane edhe funksione te ndryshme publike, si ne polici, ne kuvend komunal, ne media, etj.

Vetem ne Decan, dokumenti pohon se rrjeti numeron se paku 50 anetare; ketu perfshihen edhe pjesetare te SHPK, punetore te arsimit, te kuvendit komunal e tjere ndersa thekson se kjo organizate shtrihet edhe ne Burim (Istog), Viti, Gjilan, Ferizaj, Kacanik, Prizren, Suhareke, Malisheve, Rahovec, Prishtine, Vushtrri, Kastriot (Obiliq), Fushe Kosove, Gjakove, Mitrovice dhe Skenderaj.

Sa per anetaret e inkriminuar te kabinetit aktual te Qeverise se Kosoves, dokumenti thekson emrat e Astrit Haracise (Minister i Kultures), Melihate Termkollit (Ministre e Sherbimeve Publike), Agim Veliut (Minister i Arsimit) dhe Adem Salihajt (zv/ Kryeminister). Aty permenden edhe emrat e financueseve te rrjetit, me gjithe fotografite e lokacioneve- shtepi private, motele private- ku pohohet se zhvillohen te gjitha takimet e kesaj organizate.
_________________
__________________
Pa asnjė mėdyshje mund tė konstatohet, se pėr popullin shqiptar interesi mė parėsor nė kėtė etapė tė historisė sė tij, ėshtė ēlirimi i plotė e ribashkimi i Atėmėmdheut si dhe ndėrtimi i njė shoqėrie plotėsisht sovrane e demokratike
GASHI75 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.