Sori fiton Big Brother-in
Shoun real "Big Brother Albania 2" e ka fituar Qetsor Ferunaj, i cili nė konkurrencė tė drejtpėrdrejtė me Adelajden ka arritur tė marrė numrin mė tė madh tė votave tė publikut.
Adi ishte banori i parė nga finalistėt qė u largua nga shtėpia. Adi ėshtė njėri nga banorėt i cili ka pasur njė jetė tė vėshtirė, por qė arriti tė dilte me kokėn lart. Ai ėshtė pėrballur me kėdo pavarėsisht diferencės sė moshės me tė tjerėt.
Banori i dytė i cili duhej tė largohej nga shtėpia e “Big Brother” me vendimin e publikut ishte Bjordi. Nė tė dyja rastet nė momentet e fundit edhe Adi edhe Bjordi ishin pėrballė Adelės, dhe kjo e fundit doli fituese.
Nė fund, fituesi mbeti tė zgjidhej ndėrmjet Qetėsorit dhe Adelės.
Qetsori dhe Adelajda janė shprehur qė nuk e prisnin qė tė ishin ato dy finalistėt, pasi kanė qenė banorėt mė tė padėshiruar nga tė tjerėt.
Adelajda u shpreh qė spektaklin duhej ta fitonte Qetsori pasi ka kaluar nominime dhe ka fituar simpatinė e tė gjithėve.
Ndėrkohė, Qetsori i ka thėnė se ajo e meritonte tė fitojė pasi ka pėrballuar shumė ngacmime nga banorėt e shtėpisė.
Dhe nė fund pėrcjellėsit e shumtė tė kėtij shou televiziv me anė tė votave tė tyre vendosėn qė fitues i edicionit tė dytė tė “Big Brother” dhe fituesi i 70.000 eurove tė jetė Qetsori.