|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
24-06-08, 12:43
|
#181
|
Prishtinas.
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
|
|
|
25-09-08, 18:16
|
#182
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Vleresimet qe ka bere FAN STILJAN NOLI
per banoret e krahinave te ndryshme te treves SHQIPE
ZGJIDH E MERR
A te duhen luftetare,
gjithe botes t'i vene zjarr,
do arratine te marre,
merr nja dhjetė KOSOVARĖ
A te duhen sharlatane,
qe te lepihen ne cdo sahane,
qe te percajne vatane,
ke sa te duash TROPOJANĖ
A do male me debore,
trime te forte e malesore,
fort bujare e burrerore,
shko ne KUKES i ke ne dore.
Njerez te zgjuar me lezet,
qe i gjen ne cdo ane,
qe te bejne hallve e salep,
keta jane mjeshtrat DIBRANĖ
A do njerez pėr ahengje,
Per tryeze e per kuvende,
burra e gra kercejne me loder,
keta i gjen vec ne SHKODER
A do trima mirditore,
kapardisur kudo vene,
pa i zene gjumi mos flene,
per tre MIRDITORĖ bejne bene.
Keta MATJANĖ burra te zote,
qe dikur kane bere barote,
se i njeh gjithe vendi mbare,
jane te afte per xhandare.
A te duhen genjeshtare,
matrapaz e kokethare,
qe reren ta sheshin per fare,
merr KRUTANĖ se je i lare.
Do dembele per Stamboll,
mos u lodh te bezdisesh dynjane,
Ne TIRANE rresht tabore,
vetem te zgjasesh nje dore.
Po qejfli a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen,
zonja qe pjellin cdo vit,
vetem ELBASANI rrit.
Do per pune nje KORĒARĖ
i ke bujq, i ke ushtare,
te gjithe bashke vene ne are,
koke e kembe si ke te share.
Do ministra KOLONJARĖ
se mbahen burra me mend,
duan kudo te jene te pare,
ne mexhlic e ne kuvend.
Hall i madh me SKRAPARLLINJTĖ
ka rrezik te hedh trute,
dy ministra le te rrine,
se na duhen dhe pa trute.
Do budallenj qe vec hane,
hajvan me dy kembe,
pasuri s'dine te vene,
merr shetit gjith MYZEQENE
A do te urte njerezit te rrine,
ne komande ta kesh ushtrine,
ne trabajte te kesh njerezine,
merr te gjithe LABERINE.
O te gjore harruam VLOREN
se kjo pune lahet me gjak,
dy shirit e nje madalje,
kesaj gjeje i ve kapak.
Do te hash e te besh qejf,
sofra shtruar si per mbret,
pasterti e per hyzmet,
te tille gjen vec ne PERMET
A do te ruash florine,
katandine dhe shtepine,
me dy qofte mbush sinine,
ec e merr GJIROKASTRINE.
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|
|
|
03-10-08, 21:15
|
#183
|
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
DY ZEMRA QĖ DASHUROHEN
Le tė ketė nė bashkėsinė tuaj vend,
Dhe le tė vallzojė nė mes fushės, era hyjnore
Duajeni njėri-tjetrin por mos krijoni lidhje dashurie
Le tė bėhet ajo det i lėvizshėm nė mes brigjeve tė shpirt`rave tuaj
Mbushni gotat njėri tjetrit, por mos pini nga gota e njejtė
Jepni njėri-tjetrit nga buka juaj ,por mos hani nga copa e njejtė
Kėndoni e luani bashkė dhe bėhuni tė gėzuar,
por lejoni qė secili tė jetė vetvetja
Madje edhe anėt e lahutės janė nė vete ,edhe pse dridhen me muzikė tė njetė
Dhurojini zemrat tuaja,por mos e vendosni njėri-tjetrin nėn roje
Sepse vetėm lumi i jetės mund tė kėnaq zemrat tuaja
Rrini bashkė por pėrsėri jo shumė bashkė
Edhe shtyllat e tempullit rrinė tė ndara,kurse lisi
dhe pishat nuk rritėn nėn hijėn e njėri-tjetrit
Kalil GIBRAN
__________________
...
|
|
|
08-12-08, 23:49
|
#184
|
______________
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Vajza shqiptare
I
Kush tė ka dėrguar, hėna apo djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa pate ka qjelli?
Nėpėr ato pate, madhėri e artė,
Ka tė tilla shtate, si tė zotris sate?
Nė je ndonjė ėngjėll, udhėn ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrės sė goditur?
Nė je ndonjė valė, kush ėsht ai mall,
Qė tė ndez e derdhe e utrin mbi zall?
Nė je ndonjė ēupė, do tė mbaj mbi sup,
Do tė ngjesh nė zemėr, do tė pi me kup!
Nė je ndonjė lule, e ku do keē mbirė,
Si mundet e bėnet lulja kaq e mirė?
Nė se je sorkadhe, lumthi kush ka ēapa,
Lum ai qi vete zotris sate prapa!
Kush tė paska rritur, kush tė ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!
Nė je ndonjė xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku ėshtė ai pyll, ku ėshtė ai mur
ku ti vete fute dhe qėllon me gur?
II
Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?
Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
Desha qė ta dija ku ėsht pylli yt!
Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!
Nė je ndonjė erė, njė veri nė ver,
Nga se po tė digjet trupi ylyver?
Nė je ndonjė ėndėrr, shum tė lutem shum,
Nė tė dasht qejfi tė tė shoh nė gjum!
Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?
Pa le ta dėgjojmė njė herė e dy herė,
fol, moj dallėndyshe, qė kėndon mbi derė!
Fol moj dallėndyshe, se sa mė vjen mirė,
Mos je ndonjė vajzė nga njė vend i lirė?
- Un jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!
Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par,
Lul e vėndit tėnė katėr stinat ēel
Edhe erė e bukur na deh e na vel!
A e more vesh kush mė ka qėndisur?
Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
Ėshtė drtiė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
Mė shum nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!
Ali Allani
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
|
|
|
31-01-09, 17:25
|
#185
|
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Nena ime eshte
Nena ime eshte
Nena kosovare
Linde e rrite e lumja
Nga Nena Dardane
Gji i dha Teuta
Uje i dha Drini
Nuse shume e bukur
N shtepine e nje trimi
Eshte bije e Agrnit
Mese e Skendebeut
Qe n sofer i mblidhte
gjithe burrat e dheut
Sofre ua shtronte
me djath e bukevale
corapa te leshta
u conte ne male
Here ishte ore e malit
Roje e bjeshkeve t larta
Here bareshe e urte
Here hidhte fare ne brazda
2
Qante bashke me mua
Kur si foshnje qaja une
Ajo kurr nuk lodhej
Kur une e leja pa gjume
E kur une qeshja
Ajo lahej me gazin tim
Rruget m ipraronte
Ditet m i mbushte bekim
Bashke me shtatin tim
I rritej shpresa per jete
Ja po m rritet djali- thoshte
Do t kem pleqeri te qete
3
U lind e u rrite n kasolle
Jo n vila npallate
Vet lindt e e ritte f mije
N djepa maje shpate
Nena ime eshte
Nena kosovare
Rend e rend tere diten
E nuk lodhej fare
Djepin lidhe ne shpine
Nena ime mathe
Ndimon burrn e vet
Ne ara n livadhe
4
Kur burrin ia moren n burg
Vet punonte n are
Here u printe qeve
E here hidhte fare
E kur kthehej n bremje
Trima i mbushej sh pia
Kishte nga Prokupla
Kishte nga Shqiperia
Kishte nga Presheva
Kish nga Mali zi
Kish nga Ilirida
Nga Drenica djeme t ri
Sofren ua shtronte
Me djath e bukevale
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Pritte e qitte miqe
Percillte djeme ne male
|
|
|
31-01-09, 17:26
|
#186
|
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
5
Kor ndonjeri vritej
Nuk e qante kurre
Vdiqe i ri- i thoshte
Akoma pa u bere burre
Pa ta sjelle akoma
Nusen ne shtepi
Jo, jo, e fshine nena lotin
Veq i qete fli ti
Vdekjet sikur kjo
Nena nuk i qane
Lulekuqet e nenea
Vdesin per vatan
6
Kur shkau i hoshte
Se lindte shume femije
Per inati te tij
I nindte nje mije
Kur ia vriste njerin
Ajo bente tjetrin
Permbi pushke e thika
Thate dot se shihte djepi
S mund te shihte pushken
Varur ne baski
Ne krah do ta vente
Veq vellaii tij
Nuk vononte shume
E burrit I hinte n gji
Nga se deshirente t parit
Emrin t ia pertri
Toka dokrah pune
E kish nevoje vatani
Nga se dite per dite
Djemte ia hate mali
Bile nje here ndodhi
N bark ia futen thiken
Femijen qe ia nxoren
Ne darke ia qiten
Ha i than tah
He nenen shqiptare
Prap lind femije
E djem co ne mali
Ha I thane tash
N fyt ia rrasen thiken
Jebenti Kosovo
je bemti Republiken
|
|
|
31-01-09, 17:27
|
#187
|
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
7
Ajo eshte dhe mesuese
Qjithnje na mesente
T‘ jem shembuj nder shoke
Gjithnje na k‘ shillonte
8
Nena ime eshte
Amvise me e mira
Miserniken pjek nder sac
Bene the embelsira
Kur ben msh e lakra
Ere mbuchet sht‘ pia
Dollmat i ben t‘ mira
Ben edhe flija
Ben pite me maze
Lakror edhe tave
Per dite te flamurit
Ben edhe bakllave
9
Dhe pervec amvises
Eshte dhe luftetare
Kra per kra luftonte
Me shoket ne male
T’ luftonte kucedra
Shendrrohej ne ore tem alit
Prap sjpejt behej nene
Sise t‘ i japi djalit
Qumshtin e ka t‘ embel
Asht si e ka zemren
Lumi une i lumi
Cfare e kam nenen
Here ne Kosove
Here ne shqiperie
Here ne Bujanovc
E Here ne Cameri
Here ne Drinice
Here ne Tretire
Here ne Reke te keqe
E here ne Kercove
10
Nena ime lumja
S’ ka soqe vec vehten
Vella Ahmet Deline
Vella Azem Bejten
Vella Mic Sokolin
Vella Idriz Seferin
Vella Haxhi Zeken
Vella Ymer Prizrenin
Vella Pashko Vasen
Vella e ka Naimin
Vella Faik Konicen
Vella Kristoforidhin
Vella Hasan Prishtinen
Vella Azem Hajdarin
Vella Tahir Mehen
Vella Adem Jasharin
Edhe motra kishte
Nena ime plot
Noren e Kelmenit
Miter Daden Shote
Moter Marigonen
Moter Nene Terezen
Moter e ka Tringen
Moter e ka Xheven
11
Celes te zemres ka
Dashurine e butesine
Deri sa eshte n‘ front
E ka egersine
Nena ime eshte
Nena kosovare
Shamizeze po
Por edhe krrenare
12
S‘ di t‘ shkruaj proze
S‘ di as poezi
Poe kur t’ shkruaj per ty
Qe t’ dyja i di
Fjalet me vijne vet
Edhe vet radhiten
Varg pas varu strofa
Dhe ne poem ngriten
Besar Shkembi
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga doGzona : 31-01-09 nė 17:27
|
|
|
02-02-09, 02:10
|
#188
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
23-01-10, 23:29
|
#189
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Nga Sabri Hamiti Eqrem Cabej Ku ndricon plisi perthekon guna Ku buka eshte buke e uji uje Ku digjet qiriu e tymon una Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna Hesht Ili Iliri flet vete Albani Ne valle Lisi ku feston fisi Merr ne thua e bie tirani Ne male te bardha bardhon plisi Ne naten e zeze del para Abeja Ti thur ballin me kujtime e gjak Midis kraherorit te shkrep rrufeja Klithjen e mocme e zgjon ne prak Ku ndricon plisi perthekon guna Ku buka eshte buke e uji uje Ku digjet qiriu e tymon una Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna Vallezon shqipja ne teatrin antik Me bukuri te thurur fije me fije Ne shi furtune kerkon nje mik Per heshtje urti per bese e dije E shpresa syrin e hap ne diell E ne naten me peshe te vone Fjala fluturon flet vete ne qiell Kengen e mocme e ben jehone Ku ndricon plisi perthekon guna Ku buka eshte buke e uji uje Ku digjet qiriu e tymon una Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna Ne vete thur vete - dijen e durimit Si kengen e dhembjes se pafund Ne boten e gjalle te humbjes shpetimit I njohur rinjohur perdit pa mund Ku ndricon plisi perthekon guna Ku buka eshte buke e uji uje Ku digjet qiriu e tymon una Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna Nga monografia "Leja e Njohtimit 1985"
|
|
|
24-01-10, 11:57
|
#190
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Nga Ndre Mjeda
ZOGA
I.
Neper ograje po kendojne bylbylat
Si tu`u prralle me shoqi shojne;
Drandofilleve zymylat
T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.
E nalt n`qiell ma e bukur hana
Rreze t`paqta shkon tui shkrie;
Maje bjeshkve fillon Zana
N`valle shoqeve m`u prie.
Lodhe prej vegesh,prej rranjesh shpijet
Si u ba nate,ndej Zoga n`voter;
Ndej m`u xe me dru dullijet
Qe kish ba nper mal, pa motre!
E kuvendte me nane locen,
Si pergjumshem, ndonji fjale,
Deri sa brie votres gocen
E muer gjumi dal ka dale.
Fjet bri votres : e kur shkendija
Shendritte at fetyre`te pa travaje,
Engjell prei qiellet ule te shpija
Dukej faret fetyra e saj.
Here n`at gjume tui qeshun dukej,
Si m`u fale here doren cote;
Here permallshem n`vedi strukej
E n`fetyre gjaku t`tane i velote.
(Ngrimun n`ar , mbi`j pullalie,
Nen balkue nji beg kish dale;
Holl`e i giate porsi silvie
N`rruge nen gardh ish duke nji djale)
E nan - bardha tui shikjue
"Flej me egjuj,thote, o bie
Pusho shtatin me i ndimue
Lokes s`ate neper shpie".
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gega 1 : 24-01-10 nė 11:58
|
|
|
24-01-10, 12:05
|
#191
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Nga Sabri Hamiti
Eqrem Cabej
Ku ndricon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna
Hesht Ili Iliri flet vete Albani
Ne valle Lisi ku feston fisi
Merr ne thua e bie tirani
Ne male te bardha bardhon plisi
Ne naten e zeze del para Abeja
Ti thur ballin me kujtime e gjak
Midis kraherorit te shkrep rrufeja
Klithjen e mocme e zgjon ne prak
Ku ndricon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna
Vallezon shqipja ne teatrin antik
Me bukuri te thurur fije me fije
Ne shi furtune kerkon nje mik
Per heshtje urti per bese e dije
E shpresa syrin e hap ne diell
E ne naten me peshe te vone
Fjala fluturon flet vete ne qiell
Kengen e mocme e ben jehone
Ku ndricon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna
Ne vete thur vete - dijen e durimit
Si kengen e dhembjes se pafund
Ne boten e gjalle te humbjes shpetimit
I njohur rinjohur perdit pa mund
Ku ndricon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna
Nga monografia "Leja e Njohtimit 1985"
|
|
|
12-03-10, 10:39
|
#192
|
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
ĒASTE POETIKE
Qė nga Jugu ne Veri mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ēas,
Pėr ēakallin, nat' e errėt, ėshtė ras' e deli ras'!
Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pėrgjigjet : peqe, lepe!
Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ėsht' kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr Zotit, s'ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!
Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjve;
hani, pini e rrembeni, ėsht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata "Grand Cordon"!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t'ju thėrres'
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes'
dhe tė quheni pėrhera luftėtar' e patriot',
Po ka njė Zot qe sdo duroje, shume lavdi tė madhit Zot
Grand Cordon i zotris'sate, qė nė gji tė kan ' vendosur,
ėsht' pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ėsht' trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!
E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal' nė vesh!
Koha dridhet e pėrdridhet, do vij' dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul' e zezė nė ballė!
Mirpo ju qė s'keni patur as nevoj' as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: "Peqe!"
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet...
Teksa fshat' i varfer digjet... kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar' nė errėsira!
Ē'na pa syri, ē'na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!
Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė Pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar'
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!
Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajka gjith me lajka, neser silleni bujar,
nėn dorė e nėn maska, shkoni jepni njė kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera...
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!
Edhe ju tė robėruar, rob nė dor' tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj', puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!
Vėndi qėnka sofr' e qorrit, vlen pėr goj' e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull', shoku shokut krreni sytė...
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir' njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!
Po njė dit' qė nis e vrėret do mbaroj' me bubullimė,
ky i sotmi zėr' i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit' pėr goj'!
A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor'
nuk ėsht' yti, nuk ėsht' imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht' i syrit nė lot mekur, ėsht' i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni... po e drejta dermon hekur!
shkruar nga autori Ali Asllani nė vitin 1942
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!
..sidoqoftė,mirėdita jetė!
|
|
|
19-03-10, 23:26
|
#193
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Fole mėmė me lot
shpirtcopėtuar pa shėmbėllim
bij shpėrndarė nėpėr botė
rrugė mė rrugė pa mbarim
U lėkund imja barkė
valėt mė nxorrėn nė Kalabri
dėgjova Arbėreshėn urtare
matanė detit nė Sicili
Mora rrugėn pėr nė Kosovė
ku lulėzon njė bozhur
atje ku shtrihen fusha vargmale
fėrfėrit i kuq flamur
S`ma ndal hapin mua lodhja
kur shqiponja mė bėn shoqėri
bukė e kripė shtruar sofra
n`djep tė lashtė nė Maqedoni
Mė mori mua kjo pendėshkruar
dhe mė hodhi nė Camėri
te ata bijė tė pėrmalluar
qė u ndanė me dhemshuri
Pyet mėma me brengė nė shpirt
-Dallėndyshe ku po shkon
-Mbi piramida nė Egjipt
fole ndėrtoj nė faraonė
Nėn qiell tė huaj njė zė jehon
mes metropoleve nė Turqi
nga gojėt e shqipeve buron
fjala e arbėrit pėr liri
Nė udhėkryqe t`Afrikės t`Australisė
sodis nga larg njė yll-zjarr
i bardhė plisi si bora nė mal
derdh dritė njė fanar
Kudo qė shkela nė rruzulli
n`Amerikė Europė e Azi
vetėm trupin - nė mėrgim
kurse zemrėn - nė Iliri
F D L
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Idila : 19-03-10 nė 23:28
|
|
|
26-03-10, 11:00
|
#194
|
Larguar
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
U privatizua vargu!
Hej milet!
Dallkaukė, letrarė, bejtexhinj dhe poet
Mblidhuni tek Sheshi i Poezisė!
Erdhi momenti i shumėpritur
Privatizohen vargjet, vjerrshat, poezitė
poemat, balladat e vlerat e Letėrsisė,
merrini Antologjitė Letrare ku janė e ku nuk janė
fillojmė nga ato tė shkruarat nė pergamenė
nga autorė me emra tė lashtė Taukrik, Taulant
Vraufrik, Hespant, Iprisht, Ibrisht
Ecni ndėr shekuj tek poetėt me mbiemra
justinianė dhe bizantinė
Zarisht, Bogdan, Ylenec, Jeronim,
ndaluni tek arbėreshėt e Moresė
Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem
Blini Fishtėn, shisni Koliqin, njė Mjéd ndrrohet me dy Migjen!
Mblidhuni tė gjithė me lajmėrimin tem!
Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja
Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!)
Mblidhuni pra mos humbisni rastin!
Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal!
Tek Sheshi i Poezisė
Shisni Ismail Kadarenė dhe blini poetin Fekal!
Ka dalė nga gjiri i popullit!
Gjyshi i tij ka qenė Kėshilltar nė Hekal!
Bile dhe kryetar fronti...kryeēoban i dhisė!
Rapsod i orėve tė para, qė me porosi tė partisė..
diskretitoj puēistat nė gjirin e ushtrisė..
Nxitoni se vargjet po mbarohen!
Poemat shiten, blihen, privatizohen!
Kurvat e Poezisė krihen, zbukurohen
gėzohen, pasurohen!
Nė bordellet e vargut tė thyer...
Mos humbisni rastin!
Poezinė kombėtare pėr ta kėmbyer.
Nesėr do privatizojmė Historinė!
Do kėmbejmė Korēėn e Gjirokastrėn
tė bėjmė Vorio Epirinė!
Mos humbisni rastin!
Sot privatizojmė Poezinė!
Nesėr Historinė, Gjeografinė, emrat e mbiemrat!..etj.etj.
Nesėr!...
Nesėr ama!..pastaj?..
Pastaj na mbetet tė privatizojmė Atdheun!
Dreqi le ta haj!
Jepen falas Eposi i Kreshnikėve
Legjenda e Murimit!
Ėshtė rinovuar koncepti pėr Atdheun!
Tani kemi Bashkimin Europian
Atje mund tė futemi pa Skėnderbeun(!)
Gjin Bue Shpatėn, Kont Uranin
Adem Jasharin, Zahirin, se vallah na lodhėn.
Privatizojmė fushat dhe malet e mandej
privatizojmė Kosovėn!!!
(Oj medet!)
Si dikur Plavė e Guci..
Shkodrėn e bėjmė Zonė tė Lirė
(pa dalje nė det..)
ndoshta e lemė tė shkoj me Mal tė Zi.
Hej milet!
Mblidhuni tek Sheshi i Poezisė!
Privatizohet vargu atdhetarė!
Shitet me shumicė !
Mblidhini kursimet tuaja shqiptarė!
Ejani dhe bleni vargjet me rimė, pa rimė.
Se Antologia do muroset si Rozafa dhe jashtė do ti lėmė vetėm njė sisė...
Ka ardhur Koha e Mbrapshtė
Tė pijmė qumėsht tė konservuar nga punishtet e Greqisė
Mblidhuni tė gjithė
nė Sheshin e Poezisė!
Agim Doēi
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
|
|
|
27-03-10, 11:14
|
#195
|
Larg FD-sė .
Anėtarėsuar: 26-11-09
Postime: 5,082
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Kristal
Ka kohė qė s`shihemi dhe ndiej
Si tė harroj unė dalngadalė
Si vdes tek unė kujtimi yt
Si vdesin flokėt dhe gjithēka
Tani kėrkoj unė poshtė e lartė
Njė vend ku ty tė tė lėshoj
Njė strofė a notė a njė brilant
Ku tė tė lė , tė puth , tė shkoj
Ne s`tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer a morg-kristal
Mos duhet vallė prap tė tė bart
Gjysmė tė vdekur , gjysmė tė gjallė
Nė s`gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnaje
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund , gjithkund tė tė shpėrndaj
Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
Dhe tė tė puth e t`ik pa kthim
Dhe nuk do tė dimė as ne , askush
Harrimi ish ky , a s`ish harrim .
Ismail Kadare
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:53.
|
|