LDK - LDD: Shpresė pėr bashkim
Opsioni i bashkimit tė LDK’sė dhe LDD’sė po shtrohet sėrish. Nėnkryetarėt e kėtyre partive, Lutfi Haziri dhe Berim Ramosaj, publikisht, janė shprehur nė favor tė bashkimit. Por, a ka gjasė vėrtet tė ndodhė njė bashkim mes kėtyre subjekteve? Nė radhė tė parė duhet tė sqarohet se kush kujt do t’i bashkohet. Nė radhė tė dytė kush do ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ndarjen e kėtyre subjekteve tri vjet mė parė. A do tė munden Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci ta tejkalojnė vetveten?
Nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe nė Lidhjen Demokratike tė Dardanisė po shtohen zėrat qė thėrrasin pėr njė bashkim mes kėtyre subjekteve, pėr tė qenė grusht relevant pėrballė partive tjera. Nėnkryetari i LDD’sė, Berim Ramosaj, ėshtė profili mė i lartė i kėtyre subjekteve qė ka bėrė thirrje tė hapur pėr bashkimin e partive tė ndara nė dhjetor tė vitit 2006, pas Kuvendit tė dhunshėm zgjedhor, qė ēoi mė pas nė fitoren e PDK’sė nė zgjedhjet parlamentare.
Duke folur tė hėnėn nė mbrėmje nė emisionin “Zona B” tė televizionit KlanKosova, Ramosaj ka thėnė se elektorati i tė dy partive si dhe njė pjesė e madhe e anėtarėsisė pėrkrahin bashkimin e LDK’sė dhe LDD’sė nė njė parti. “Pėr mendimin tim nė vijė tė ndalimit tė kėtij bashkimi janė njė pjesė e liderėve tė tė dyjave. As LDK as LDD kėshtu si janė kurrė nuk do tė mund tė fitojnė mė shumė ndonėse mund tė ruajnė kėto pozita. Kosova ka nevojė pėr njė parti ku do tė vihej besimi i shumicės sė popullit”, ka thėnė Ramosaj.
Ai ėshtė shprehur i pakėnaqur me qėndrimet e LDD’sė si opozitė jo shumė aktive, por ka thėnė se edhe Qeveria e Kosovės dominohet nga PDK dhe jo LDK. Ramosaj nuk ėshtė i vetėm nė kėtė kauzė. Nėnkryetari i LDK’sė, Lutfi Haziri ka thėnė se koha po vjen pėr bashkimin e kėtyre partive, tė cilat kanė programe pothuajse tė njėjta, ashtu sikurse kanė edhe anėtarėsinė e njėjtė.
“Besoj se koha po vjen, koha po flet... Besoj se do tė krijohet momentumi pėr kėtė bashkim”, ka deklaruar Haziri pėr Express, tė martėn. Ai ka insistuar qė ky proces tė kuptohet si njė shkrirje e natyrshme, e jo si njė bashkim. “Kthimi nė LDK ėshtė i natyrshėm, ėshtė kthim si nė shtėpinė e vet”. Edhe mė parė ka pasur pėrpjekje pėr bashkimin e kėtyre subjekteve, por nismat kryesisht kanė ardhur nga anėtarėsia dhe zyrtarė tė rangut tė ulėt. Tash, nėse ka vullnet tė dyanshėm, njė bashkim mes LDK’sė dhe LDD’sė mund tė bėhet nė zgjedhjet lokale tė 15 Nėntorit.
Njė mundėsi e tillė hedhet poshtė nga Nėnkryetari i LDK’sė, Lutfi Haziri. “Nuk mund tė them asgjė, sepse nuk kemi biseduar. Njė ėshtė e qartė se LDK ka vendosur qė tė ketė koalicione parazgjedhore nė tė gjitha komunat. Kjo i hapė rrugė tė gjitha partive”, ka thėnė ai. Sipas Hazirit, nė kėtė garė LDK’sė mund t’i bashkohen tė gjitha subjektet, pėrveē PDK’sė Hashim Thaēit. “Pėr koalicione mund tė vendosin vet degėt e LDK’sė. Por ato nuk mund tė lidhin koalicione me PDK’nė, sepse atė e kemi konkurrent”, ka thėnė Haziri.
Nė njė vijė me Lutfi Hazirin ėshtė edhe Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDK’sė.
“Jo, pėr bashkim nuk ka nevojė. Por ata lė tė kthehen nė partinė e vet, nė LDK. Derėn e kanė tė hapur. S’ka kurrfarė problemi, ne edhe mė parė ju kemi bėrė ftesė atyre publikisht”, ka thėnė Haraqija pėr Express. Aktualisht LDK nė Parlamentin e Kosovės ka 24 deputetė, derisa LDD 11 deputetė. Partia mė e madhe nė Kosovė, PDK, ndėrkaq, ka 37 deputetė. Njė bashkim i mundshėm i LDK’sė dhe LDD’sė mendohet se do t’i shndėrronte ata nė forcė kredibile.
Megjithėkėtė, jo pak zyrtarė tė tė dyja partive kundėrshtojnė opsionin e bashkimit. Lulzim Zeneli, Sekretar i Pėrgjithshėm i LDD’sė, ėshtė njėri nga ata. “Kjo ėshtė njė dezinformatė. Ėshtė pjesė e propagandės qė individė tė caktuar po i plasojnė nė media. Nuk bėhet fjalė pėr njė bashkim, pasi qė njė gjė e tillė asnjėherė nuk ėshtė diskutuar”, ka thėnė Zeneli pėr Express. Ai madje ka mohuar se ka presione nga figura tė njohura tė LDD’sė pėr t’u bashkuar me LDK’nė.
“Deklarimet e individėve mbesin tė individėve”, ka thėnė ai, duke folur rreth deklarimeve tė Nėnkryetarit Berim Ramosaj. “LDK dhe LDD janė subjekte nė veti, kanė strukturat e veta, dhe kėto i konsiderojė mė shumė si tendencė e dikujt pėr me qenė nė agjenda mediale”, ka shtuar ai.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 09-07-09 nė 13:41
|