|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
07-09-10, 19:09
|
#211
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Pėrse mė shkrove sėrish letėr - Iliaz Bombaj
Pėrse mė shkrove sėrish letėr, kur koha jonė flinte nė hi?
E di ē'mė bėre? Mė ke ndezur, pėr mė tė shuar pėrgjithnji.
E mbaj nė duar, mė djeg dorėn, e hedh matanė, shpirtin mė djeg,
nė zjarrin qė mė ke dėrguar, mė thuaj ku ta gjej njė shteg?
Pėrse s'mė le nė punėn time, tė flija lirshėm nė harresė?
Ē't'u desh t'i dilje kohės kundėr, tė fshije pluhur nė kujtesė?
Nėse tek ti lashė disa borxhe, mos mi pėrmend, tė lutem, kot,
mė thuaj, pra, kush dashurisė iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Pėrse mė shkrove sėrish letėr, kur koha jonė flinte nė hi?
E di ē'mė bėre? Mė ke ndezur, pėr tė mė shuar pėrgjithnji.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
06-11-10, 19:05
|
#212
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Himni i bukurise - BODLER
A zbret valle nga qielli, a del nga ferri i zi,
O bukuri? Syri yt, demoniak e hyjnor.
Nxit per krim te ult ose kall lumturi,
Njesoj si gota e veres kur zbret ne kraharor.
Ti mban ne drite te syrit zjarr dhe debore,
Ti perhap parfume si muzg e si agim,
Puthjet e tua jane filter e goja nje amfore
Qe heroin e ben femije dhe femijen trim.
A del valle nga humnera, apo zbret nga yjte?
Fati pas fustanit si qen te ndjek shtigjesh;
Ti mbjell paqe edhe mjerim, si asnje e dyte,
Se ti drejton gjithcka e per asgje spergjigjesh.
Ardhsh nga qielli e nga ferri, a ka rendesi,
O bukuri, perbindesh qe nuk ke te share!-
Nese syri yt, a kemba, me ngjallin kureshti
Per te Pasosuren qe e dua e kurre se kam pare?
Nga Djalli a nga Zoti, a ka rendesi? Engjell
A Sirene, a ka rendesi, nese ti,-
Ritem, parfum, drite, o Zana ime e embel!-
E ben kete ferr te zi me pak te zi?
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga YanYan : 06-11-10 nė 19:08
|
|
|
06-11-10, 19:07
|
#213
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Kur unė tė vdes, i dashur
Pėr mua mos kėndo kėngė nė trishti;
Mos mbill trėndafilė mbi kryet e mia,
E as tė zymtėn pemė qiparizi:
Prej shiut e piklave tė vesės njomur,
Ji i gjelbri bar mbi mua lartuar,
E nėse do, kujtomė
E nėse do, mė ler dhe tė harruar.
Unė sdo ti shoh mė hijet,
As shiun sdo ta ndjej mė pėrsėri;
Unė sdo ta dėgjoj mė as bilbilin
Tė kėndojė, si nė zymti:
E duke ėndėrruar nėpėr rėzėllimin
Qė ska as lindje as tė perėnduar,
Ndoshta do tė tkujtoj,
Ndoshta do tlė dhe tė harruar.
Cristina Georgina Rossetti (1830-1894)
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
17-11-10, 22:35
|
#214
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Shinat ~ Albana Lifschin
Ndjenjat si trena te ēmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht
Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unė dhe tjetra ishe Ti.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
02-12-10, 20:00
|
#215
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Eja... kokėn dua ta mbėshtes
Mbi gjirin tėnd tė tallazitur...
Jam lodhur shumė, ndoshta edhe vdes
Se kam njė jetė duke tė pritur!
Eja... dua tė kridhem te ti,
thellė e mė thellė, siē di vetė
Nė mos qoftė as kjo dashuri,
mė thuaj, ēdreqin mund tė jetė?
Robert Shvarc
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
02-12-10, 20:06
|
#216
|
tipi engjellor
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga YanYan
Eja... kokėn dua ta mbėshtes
Mbi gjirin tėnd tė tallazitur...
Jam lodhur shumė, ndoshta edhe vdes
Se kam njė jetė duke tė pritur!
Eja... dua tė kridhem te ti,
thellė e mė thellė, siē di vetė
Nė mos qoftė as kjo dashuri,
mė thuaj, ēdreqin mund tė jetė?
Robert Shvarc
|
E bukur
|
|
|
02-12-10, 20:06
|
#217
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Nuk dua qė tė fle kur fytyra jote rri
Te qafa ime pėrnatė,
Se mendoj pėr vdekjen qė vjen me shpejtėsi
Dhe sjell gjumin e gjatė.
Unė do vdes, ti do rrosh, kjo gjė gjumin ma nxjerr,
Ē`gjė tjetėr mė tremb sonte?
Tė mos dėgjojė njė ditė se si ti frymė merr,
Si rreh kjo zemra jote.
Si ky zog i druajtur qė nga ėndrrat tulatet,
Do ta linte me gjėmė
Ēerdhen ku trupi ynė me dy kokė zgjatet
E sos me katėr kėmbė?
Njė gėzim kaq tė madh qė meh nė agullim,
Kur mos mbaroftė
Dhe engjėlli mbrojtės qė nė rrugė mė prin,
Fatin ma lehtėsoftė!
Pupėl i lehtė jam nėn kėtė kokė qė ngjan
Si pjesė e trupit tim,
Qė, ndonėse kėndoi gjeli, mbyllur sytė i mban
S`dėgjon e s`pipėtin.
Nėn kėtė kokė qė nė botė tė tjera bredhėrin,
Ku ka tjetėr ligj jete,
Qė nė gjumin e saj rrėnjė tė thella shtrin
Larg meje, afėr meje.
Ah, do tė doja, me gushėn pėrbri fytyrės sate,
Pėrmes gojės plot vesk,
Tė dėgjoj nga gjiri yt kėtė fark delikate
Tė fryjė gjer tė vdes.
Jean Cocteau (1889 1963)
 ah sa e bukur!!
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
02-12-10, 20:08
|
#218
|
tipi engjellor
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga YanYan
Nuk dua qė tė fle kur fytyra jote rri
Te qafa ime pėrnatė,
Se mendoj pėr vdekjen qė vjen me shpejtėsi
Dhe sjell gjumin e gjatė.
Unė do vdes, ti do rrosh, kjo gjė gjumin ma nxjerr,
Ē`gjė tjetėr mė tremb sonte?
Tė mos dėgjojė njė ditė se si ti frymė merr,
Si rreh kjo zemra jote.
Si ky zog i druajtur qė nga ėndrrat tulatet,
Do ta linte me gjėmė
Ēerdhen ku trupi ynė me dy kokė zgjatet
E sos me katėr kėmbė?
Njė gėzim kaq tė madh qė meh nė agullim,
Kur mos mbaroftė
Dhe engjėlli mbrojtės qė nė rrugė mė prin,
Fatin ma lehtėsoftė!
Pupėl i lehtė jam nėn kėtė kokė qė ngjan
Si pjesė e trupit tim,
Qė, ndonėse kėndoi gjeli, mbyllur sytė i mban
S`dėgjon e s`pipėtin.
Nėn kėtė kokė qė nė botė tė tjera bredhėrin,
Ku ka tjetėr ligj jete,
Qė nė gjumin e saj rrėnjė tė thella shtrin
Larg meje, afėr meje.
Ah, do tė doja, me gushėn pėrbri fytyrės sate,
Pėrmes gojės plot vesk,
Tė dėgjoj nga gjiri yt kėtė fark delikate
Tė fryjė gjer tė vdes.
Jean Cocteau (1889 1963)
 ah sa e bukur!!
|
hej spo mundem me me i lexu hahahah normal qe te bukura jane
|
|
|
03-12-10, 07:09
|
#219
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Leonard Cohen - Atje pėr ty
Kur gjithēka u pėrmbys,
Dhe dhimbja shndėrrohej nė tė vėrtet
Tashmė e kuptova,
Isha atje pėr ty, pėrjetė.
Mos mė pyet "si ka mundėsi"
E di qė tashmė ėshtė realitet
Kuptova se ekzistoja
Veē atje pėr ty, plot njė jetė.
Planifikoja tė ardhmen time
Si bėj gjithmonė
Por kur tashmė mbas shoh
Kuptoj se koha veē pėr ty shkon.
Ecja nėpėr rrugėt dimrore
Sikurse edhe sot eci
Dhe jam i ngrirė me padrejtėsi
Nga fakti qe atje shpirti im ngeci.
E shoh tė shkuarėn e jetės time
Tashmė nė tė ekranit vetmi
Isha asnjėherė unė
Ishe gjithmonė, veē ti.
Ti mė dėrgoje atje,ti mė risillje kėtu
Si objekt tė thyer qė nuk mundem
Dot ta ngjisė
Dhe krijoja forma , objektesh tė tjera
Jashtė ndėrgjegjes - dėshirės time
Duke e bėrė llogjikėn e
Tė menduarit thėrrime.
Haja dhe pija verė, brenda atij trupi
Qė mendoja se i imi ishte, por
I transformuar gjithmonė ishte aty
I veshur si arab, i veshur si ēifut
Gjithmonė kam mbajtur mask
E kam mbajtur pėrherė pėr ty.
Gjėndje triumfante , shpesh i revoltuar
Bota zbret drejt sė vėrtetės njė ditė,
Me gjak e nerv tė shkumėzuar
Dhe vdekja ėshtė njė stil i vjetėr
Dhe vdekja ėshtė njė stil i ri
Gjithmonė kam qenė atje pėr ty
Gjithmonė i ngrirė nė padrejtėsi.
E shoh tė qartė, kahera e di,
Isha asnjėherė unė
Ishe gjithmonė ti.
Dhe isha atje pėr ty,
Pėr ty e dashura ime
Nė momentin e sė vėrtetės,
Ku sipas rregullave tė lojės tėnde
Gjithēka kishte pėrfunduar.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
05-01-11, 11:19
|
#220
|
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Me zuri nata rruges
Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish Janar
C“do porte ish kycur, s“dilte kush
Dhe s“gjeja vend te ndizja zjarr.
Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.
Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s“ngriva akull e kallkan;
I thashe :-shtrome nje jatagan
I thashe :-hidhme nje jorgan.
Ajo me gjeti nje carcaf.
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt.
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .
Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qeka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .
Me solli ne ode nje jastek ,
ma vuri me kujdes nen vesh .
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .
Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.
Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.
E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.
E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.
Ajo me mua nuk u sha
dhe nuk i hapi syt e zez.
Mes meje dhe mes murat ra
dhe s“fjeti dot gjer ne mengjes.
Dhe kur u zgjua prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.
Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte : mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
sa here shtratin do ma shtrosh?
Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.
Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan.
__________________
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!
..sidoqoftė,mirėdita jetė!
|
|
|
05-01-11, 11:23
|
#221
|
SuperAdmunininistratore
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Kukulla
nėse Zoti pėr njė moment do tė harronte
qė jam kukull lecke
dhe tė mė jipte njė copėz jetė
ndoshta nuk do tė thoja gjithcka qė mendoj,
por definitivisht do tė mendoja gjithcka qė do e thoja.
Do t`i vlersoja gjėrat
jo pėr vlerėn qė kanė
por pėr domethėnien e tyre.
Do tė flija pak, ėndėrroja mė shumė,
e di se pėr cdo minutė qė i mbyllim sytė,
humbasim 60 sekonda drite.
Do tė shetisja kur tė tjerėt sillen kot,
do zgjohesha kur tė tjerėt janė nė gjumė
Do t`i dėgjoja kur tė tjerėt flasin
oh si do e shijoja njė akullore tė cokollates.
Nėse Zoti do mė dhuronte njė copėz jetė,
unė do vishesha thjeshtė,
do tė hudhja veten barkas nėn diell
ekspozuar jo vetėm trupin tim
por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nėse do kisha zemer,
do tė shkruaja urrejtjen time nė akull
dhe do prisja tė dal dielli..
Me ėndrrėn e Van Gogh do tė shkruaja ne yje
njė poemė tė Benedetti-t
dhe njė kėngė e Serrat-it do tė ishte
serenatė e hėnės.
Me lotėt e mia do i ujisja lulet
tė ndiej dhimbjen e gjembave tė tyre
dhe puthjen mishėrore tė petaleve tė tyre
Zoti im, sikur tė kisha njė copė jetė..
Nuk do lejoja tė kaloj njė ditė e vetme
pa ua thėnė njerzve qė dua;
iu dua
Do tė bindja cdo burrė ose grua
qė ata janė tė preferuarit e mi
dhe se unė do jetoj
nė dashuri
me dashuri.
Do ia vėrtetoja njerėzimit
se sa shumė gabojnė kur mendojnė
qė ata nuk dashurojnė mbas mplakjes
duke mos e ditur
se ata mplaken kur ndalojnė sė dashuruari
Femijėve do u jipja krahė
por do i lejoja tė mėsojnė tė fluturojnė vet.
Tė moshuarve do u tregoja se
vdekja nuk vjen me moshėn
por me harresėn.
Kam mėsuar aq shumė nga ju njerėz..
Kam mėsuar se tė gjithė dėshirojnė tė jetojnė
ne majė te malit
duke mos e kuptuar qė
lumturia e vėrtetė
qėndron gjatė ngjitjes sė shpatit..
Kam mėsuar se kur njė i posalindur
shtrėngon gishtin e babit
nė grushtin e tij tė vogėl,
ai e ka bėrė atė pėr vete pergjithmonė.
Kam mėsuar se njeriu ka tė drejtė
tė shikojė poshtė nė tjetrin
vetėm atėherė kur do i ndihmojė tė ngritet lart pėrsėri.
Kam mėsuar aq shumė nga ju
por sė fundmi
pjesė e madhe e diturisė
do mbetet e pashfrytėzuar
sepse kur ata tė mė fusin
brenda nė valixhe
fatkeqėsisht do tė vdes.
Leter lamtumirese shkruar nga Gabriel Garcia Marques kur kuptoi se kishte kancerin..
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 05-01-11 nė 11:31
|
|
|
08-01-11, 23:29
|
#222
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Sa me pelqen kjo poezia Marquez lovely :)
~
Gjithmonė do gjendet njė dorė gruaje
Qė vjen tė dhel me ėmbėlsi,
Me dashurinė e butė tė vėllait
Tė qetėson kur ske dashuri.
Gjithmonė do gjendet njė sup gruaje
Ku ti mbėshtet kokėn mendjelehtė,
Dhe, duke marrė frymė me zjarr,
Ajo tė beson ėndrrėn e vet.
Gjithmonė do gjenden dy sy gruaje
Qė mbysin gjithkund dhembjen tėnde
Dhe, nėse tė mbetet pakėz vuajtje,
Ata, tė paktėn, tė shohin me dhembje.
Por ka dhe tė tilla duar gruaje
Qė tė sjellin mrekullinė
Dhe kur tė prekin ballin e lodhur,
Ke gjetur fatin, pėrjetėsinė.
Por ka dhe tė tilla supe gruaje
Qė do tė duheshin pėrgjithmonė,
Po ti nė to veē njė natė u mbėshtete,
Gabimin e kuptove shumė vonė.
Por ka dhe tė tillė sy gruaje
Qė tė shohin me pikėllim gjithnjė
Dhe mbeten pėr ty sytė e shpirtit
Deri nė ēastin kur ti sje mė
Po ty, kundėr dėshirės sate,
Tė duken pak ato duar dhelėse
Tė duken pak supet dhe sytė.
Dhe i tradhton nė ndjenja dehėse.
Dhe ja, ato hakmarrėse ngrihen kundėr teje:
-Tradhtar! tė thotė shiu nėpėr lotė
-Tradhtar! era tė pėrplaset nė fytyrė
-Tradhtar! pylli tė thotė.
Dhe ti, me shpirt tė penduar,
Ndjen turp dhe vetes kurrė sia fal;
Vetėm ato duar qė ke tradhtuar,
T¬ė falin gjithēka, thjesht pa fjalė.
Dhe vetėm ato supe tė lodhura
Tė falin dhe janė gati tė falin gjithmonė,
Dhe vetėm ata sy tė trishtuar
Tė falin atė qė as vetes sia lejon.
Evgeni Jevtushenko
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
08-01-11, 23:41
|
#223
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Ti qė mė lexon
nėse guxon
eja me mua
Lakuriq...
dhe eja tė tė gėnjej...
Gėnjeshtra ėshtė mė fisnike
se sa i hidhur zhgėnjimi...
guxo tė tė gėnjej veē njė herė unė
siē guxove tėrė jetės tė tė zhgėnjejnė ata...
ato...
nderi...
morali...
besa dhe premtimi...
Gėnjeshtra ime gjithnjė ėshtė mė e bukur
se gjithnjė ndodhet pėrtej...
eja pra...
pa tė zhgėnjyer guxo tė tė gėnjej...
Eja tė tė marr nė njė udhėtim tė gjatė...
tė gjatė...
shumė tė gjatė...
pėrtej Tri Pikave nė fund tė vargjeve tė mia
atje larg
atje poshtė
atje lart
Atje pėrtej
por kurrė kėtu
Tri Pikat
trinia ime humnerė...
ēast
pėrjetėsi
asnjėherė
Tri Pikat
trinia ime djegėse
e nesėrme
e sotme
e djeshme
Tri Pikat
trinia ime e trishtė
muzg
natė
ditė...
Tri Pikat
trinia ime magji
bordell
kishė
xhami
Tri Pikat
trinia ime pa altar
ėngjėj
djajė
transeksualė
Tri Pikat
trinia ime gri
ne
unė
ti
Tri Pikat...
trinia ime pa shenjtorė
i dashur
bashkėshort
dashnor
Tri Pikat
trinia ime mėkatare
orale
anale
vaginale...
Tri Pikat
trinia ime rrėnjėdalė
rėnkim
heshtje
fjalė
Nėse guxon eja
tė tė marr nė njė udhėtim tė gjatė
si kurrė ndonjėherė
alfabetėve tė pėrmbysur
ndėrgjegjes sė cakėrdisur
moraleve tė dhjerė...
Pėrtej Tri Pikave nė fund tė vargjeve tė mia
pėrtej ēfarė shkruajta e ēfarė thashė
pėrtej ēfarė mund tė lexohet e mund tė shkruhet
pėrtej gjithshkaje qė mund tė thuhet
pėrtej ēfarė njerėzit lexuan e mund tė lexojnė
pėrtej ēfarė njerėzit harruan e mė s'kujtojnė...
pėrtej ēfarė ti kėrkove dhe s'ta dhanė...
pėrtej ēfarė nuk doje dhe ta dhuruan...
pėrtej ēfarė besove dhe ta vranė...
pėrtej ēfarė bekove dhe ta mallkuan...
Nėse guxon eja pra atje ku pak shkojnė...
eja dhe guxo tė tė gėnjej...
tė tė gėnjej pa tė zhgėnjyer...
nė Arratinė e Madhe Pėrtej Tri Pikave
ku retė pa qiej
azil poetik kėrkojnė...
(2010)
©Artan Gjyzel Hasani
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
08-01-11, 23:42
|
#224
|
tipi engjellor
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
uaaaaaaaa hej bre qysh me rrejt jaaaaaa nuk vij
hahahahahhaah
|
|
|
08-01-11, 23:51
|
#225
|
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
|
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga tipi engjellor
uaaaaaaaa hej bre qysh me rrejt jaaaaaa nuk vij
hahahahahhaah
|
Hahahahahah ndac 
~
SY TE RREJSHEM - MAN POGA
Kot fshihesh neper hije lisesh
tė zgjatuna pėr qiell nga ujtė e iluzionit.
Dil,
se tė k'qyra tek kqyrje!
Pandehe se etja e thatė
pejte e arsyes
do t'mi griste...
nga njė vėshtrim tinėzar?!
O dil,
skam nevojė
pėr sy tė rrejshėm
Tė pashė!
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:49.
|
|