Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-01-06, 16:47   #256
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I gjithe ky nder qe ju be Presidentit,nga e mbar bota u sillen ne kete forum,u cituan gati te gjitha fjalimet kryesore.
Une deshta te ceki edhe nje nder qe i bane disa me mosepjesmarrje!!
Nder me mospjesmarrje (Refuzim nga Familja Rugova)na bene:Tadic Shkina,Rexhep Mjekrra,Adem Plemetini,Jakup Gerzholja&company,dhe disa Hiena tjere,une i falenderoje qe s'erdhen me ju pa surati ne ate dite pikllimi.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-01-06, 17:05   #257
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

New York Times: Tė gjitha nderimet qė mund t'i jep njė shtet presidentit tė vet

Data e Publikimit: 27/01/2006

Autori i Lajmit:
24 ore
Shqiptarėt e Kosovės, tė mbledhur nė dhjetėra mijėra i dhanė lamtumirėn e fundit presidenti tė tyre Ibrahim Rugova, nė njė ceremoni qė kishte tė gjitha atributet e njė funerali shtetėror, shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja amerikane the New York Times.

Pėr 16 vjet Rugova ishte njė pacifist dhe lideri kryesor qė luftoi pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė vdekje, populli i tij i dha tė gjitha nderimet qė mund t'i jepė njė shtet presidentit tė vet. Kryeqyteti I Kosovės u ndal i tėri pėr gjashtė orė nė njė ceremoni nė tė cilėn morėn pjesė katėr presidentė dhe mbi 40 delegacione tė vendeve tė ndryshme. Kortezhi i funeralit tė presidentit u bartė nga Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, tė cilėt shqiptarėt i konsiderojnė si ushtri mbrojtėse e Kosovės. Shqiptarėt nga e gjithė Kosova nė temperatura tė acarit tė madh erdhėn pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit pas mbi katėr ditė tė njė zie zyrtare. Nė ceremoninė e varrimit kishin ardhur edhe pjesėtarė tė diasporės shqiptare edhe nga vendet e largėta si Australia dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Fjala e kryeamdinistratorit tė Kosovės nė nderimin e fundit qė i bėri presidentit sugjeronte se dėshira e Rugovės pėr njė Kosovė tė pavarur nuk ishte largė bėrjes realitet, thekson the New York Times. "Presidenti Rugova la njė boshllėk, por ai la edhe njė vizion qė do ta cojė Kosovėn pėrpara. Ky ėshtė njė vizion tė cilin ai nuk jetoi ta shihte, mirėpo realizimi i tij do tė arrihet pėrmes unitetit dhe zotimit tė atyre qė do ta ndjekin rrugėn e tij", citon The New York Times, fjalėn e kryeadministratorit Soren Jesen Petersen. Pamje filmike nga ceremonia e varrimit tė presidentit dhanė edhe kanalet televizive amerikane, duke theksuar njė pjesėmarrje masive tė rreth njė milion shqiptarėve tė Kosovės nė pėrcjelljen e pėrmotshme tė presidentit tė parė tė tyre.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 18:45   #258
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Befasia e fundit e Ibrahim Rugovės


Shkruan: Mero Baze

Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pak para se tė bėnte realitet ėndrrėn e tij pėr pavarėsi, u gabuan. Dita e fundit mbi dhé e Ibrahim Rugovės, u bė nė mėnyrė tė pabesueshme, dita e ėndrrės sė tij pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė njė kryeqytet ende tė pashėnuar nė asnjė hartė tė botės si kryeqytet shteti, u ulėn brenda njė dite, 40 burra shteti nga vendet mė tė fuqishme tė botės, pėr tė nderuar kujtimin e Presidentit. Nė asnjė rrethanė tjetėr, nė asnjė vend tjetėr tė botės, nė asnjė shtet tė njohur ndėrkombėtarisht, vdekja e njė presidenti nuk mund tė pėrcillej me njė ceremoni tė tillė. Ceremonia e pėrcjelljes sė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, jo vetėm qė ėshtė nga mė madhėshtoret nė historinė e Europės, por ėshtė, mbi tė gjitha, njė ceremoni qė mė shumė se sa pėrcolli Ibrahim Rugovėn, pėruroi shtetėsinė e Kosovės. Njė vend i cili aspiron pavarėsi dhe nderohet nė ditėn e ikjes sė presidentit me delegacione tė nivelit tė lartė, qė nga SHBA deri nė vendet skandinave, ėshtė njė vend qė praktikisht ka gėzuar brenda ditės njohjen ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė tij.
Ajo qė ndodhi dje nė Kosovė ishte njė njohje e pavarėsisė sė Kosovės, njohja e shtetėsisė dhe vizionit tė Presidentit Ibrahim Rugova pėr njė Kosovė tė pavarur.
Do tė shkruhet gjatė nė ditėt qė vijnė pėr atė ceremoni. Do tė shkruhet dhe pėrshkruhet dinjiteti i shoqėrisė sė Kosovės dhe serioziteti i saj pėr t’u sjellė me dinjitet ndaj presidentit tė vet. Do tė pėrshkruhet pėrkushtimi i qytetarėve, tė cilėt nė temperatura dhjetėra gradė nėn zero, qėndruan pėr orė tė tėra pėr tė pėrcjellė simbolin e tyre. Por ata qė e njohin Kosovėn, pak a shumė e prisnin njė reagim tė tillė dinjitoz. Ajo qė pak ishte llogaritur ishte legjitimiteti ndėrkombėtar qė iu dha vizionit tė Presidentit tė Kosovės pėr pavarėsi. Prezenca e personaliteteve mė tė larta tė Europės dhe SHBA-sė, prezenca e thuajse e gjithė ministrave tė Jashtėm tė Europės dhe Bashkimit Europian, prezenca e anėtarit tė Qeverisė amerikane, qė solli mesazhin e Presidentit Bush dhe, mbi tė gjitha, solemniteti me tė cilin ata mbėshtetėn vizionin e Ibrahim Rugovės, ėshtė legjitimimi de facto i pavarėsisė sė Kosovės.
Pėr ēdo qytetar tė botės qė ka parė dje nė ekran atė ceremoni, i ėshtė krijuar ideja se kemi tė bėjmė me njė shtet tė respektuar, me njė shoqėri tė emancipuar, me njė polici dhe forca tė armatosura solemne dhe dinjitoze dhe, mbi tė gjitha, me njė respekt ndėrkombėtar ndaj njė presidenti qė po pėrcillet. Asnjė shtet nė botė nuk ka mė shumė detaje pėr shtetėsinė e tij se Kosova dje.
Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pa e realizuar ėndrrėn e tij, dje e panė se kishin gabuar. Ai na befasoi dhe ditėn e fundit tė tij mbi tokė. Na dėshmoi se ē‘fuqi kishte edhe i vdekur, pėr t’i dhėnė Kosovės gjithė elementėt e shtetėsisė sė saj.

(Marrė nga gazeta Tema)
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 19:13   #259
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E ardhmja, qė buzėqesh me portretin e Tij

Shkruan: Sabit Rrustemi

Kosova, qė nga dita e djeshme, figurėn e madhėrishme tė Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e shenjtėroi pėrjetshėm. Ky shenjtėrim ndodhi nė pikė dite dhe para gjithė botės, midis Prishtinės. As nuk ishte sheshi Shėn Pjetėr, as sheshi i Gurit tė Shenjtė nė Mekė. Ishte epiqendra e Kosovės, tempulli ku populli ka lidhur besimin, Kuvendi i Kosovės, prej nga doli Njeriu i Shenjtė i Kohės Moderne, Emblema e demokracisė qė mbylli njė shekull dhe hapi tjetrin, me njė emėr tė vjetėr sa njerėzimi, Ibrahim dhe njė mbiemėr tė moēėm sa bota vetė, Rugovė. Ky Shenjt i Ri, me emrin Ibrahim Rugovė, i besuar dhe i bekuar nga krejt populli, me uratėn e Biblės dhe K’uranit, doli nė Sheshin Skėnderbeu. Kėrkoi leje prej Tij, si atė ditė kur u pėrkul pėr herė tė mbramė para pėrkrenares nė Mauzoleun e Lezhės dhe, u nis drejt bulevardit me emrin e
Nėnės Sonė, Nėnė Terezės.
Mbėshtjellur me flamurin e Dardanisė Antike, Ai edhe pėrmes Arkėmorit ku i
kishte fshehur gjithė dhembjet tona, i jepte mesazhe tė reja botės, pėr rrėnjėt tona tė hershme, pėr qėndrimet tona tė dinjiteshme, pėr krenaritė e dhembshme e tė pandalshme, pėr sfidat e reja nė udhėn qė ka hapur me dekada, i bindur se ky popull – si publiku mė i mrekullueshėm i botės, nuk do ta nderonte vetėm duke u lutur dhe duke i hedhur lule pėr flijimin e tij tė fundit (pas njė mal flijimesh tė deritashme), apo vetėm duke i shkuar pas, po, do ta ēmonte dhe mė shumė duke ecur pandalshėm nė vizionin e tij prej misionari, me emrin e Tij dhe Bekimin e tij, edhe mė tutje, drejtė
Ardhmėrisė, asaj tė ardhme qė buzėqesh kudo tashmė me portretin e Tij –Kosova shtet Sovran dhe i Pavarur.
Pėrmes njė celebrimi popullor, Ai do tė vazhdojė tutje kah Bregu i Diellit, kah ai Diell i Lashtė i besimit ilir, duke nderuar me prehjen e tij tė pėrkohshme prej Shenjti, Tempullin e Rinisė, atė rini qė e deshi aq shumė, qė e ēmoi dhe, ia besoi vizionin e Tij, duke marrė botėrisht, jo vetėm prej popullit tė Tij, po edhe prej gjithė botės dhe miqėve pėrmes tė cilėve e kish bėrė tė njohur vendin e tij, nderimet, falėnderimet, dhe betimet mė tė reja pėr vazhdimin e rrugės sė trasuar nga Ai. Ai do tė prehej aty pėr pak orė, pėr ta nderuar pėr herė tė mbramė, ashtu i shtrirė dhe i mbėshtjellur me flamurin dardan dhe rrethuar me lulet e kėtij populli, Pranverėn Studentore ‘81, prej gjirit tė sė cilės u brumos dhe mė pas u shpall Republika e Kosovės, kryetar i sė cilės u zgjodh po nga ky popull.
Mė pastaj, pas gjithė atij pėrkushtimi pikėllues e tė madhėrishėm, Shenjti i Ri i kėtij Shekulli, do tė lėvizė rrugės sė heroit qė bashkoi tokėn e tij tė ndarė, duke shembur ata gurė tė mallkuar kufijsh, Agim Ramadanit, pėr ta nderuar dhe njėherė me praninė e tij tė pėrbotshme me krejt popullin qė i rendte pas, me krejt atė popull qė i shpiente atje nė Majė, nė Rrafshnaltė, atje ku prjenė pėrjetėsisht vetėm tė Shenjtit. Rrafshnalta, atje mu nė Majė, po e priste me bardhėsine e ftohtė tė shtėpisė sė amshueshme. Njė shtėpi e bardhė, shtėpi ku pushojnė vetėm tė shenjtit. Prej asaj Maje dhe pėrmes asaj Shtėpie, njė pikė e bardhė bore e parė prej qielli, Ai do tė lėshohej ngadalshėm thellėsisė sė tokės dardane, asaj thellėsie qė e njihte edhe symbyllur, nė ēdo kohė.
Populli nuk po i thoshte lamtumirėn. As miqtė. As bashkėpunėtorėt. As edhe
gjaku i tij mė i afėrt, Familja.
Populli nuk po ndahej nga Ai dhe nuk po ia thoshte kėtė fjalė, sa e ėmbėl
nganjėherė e, e hidhur pėrherė.
I gjithė ai publik si nė atė rrafshnaltė si nė ēdo cep tė etnisė dhe kėsaj bote tė pėrkohshme, ishte dėshmitar i njė shenjtėrimi tė ri, nė njė mėnyrė krejt tė re, shqiptarēe.
Ishin tė gjithė aty. Edhe ata qė u nisėn rrugės sė tij prej fillimit, edhe ata qė ndėrkohė u ngjeshėn radhėve tė tij, edhe ata qė nė ecje e sipėr, thyen udhė pėr pak, edhe ata qė mėtuan udhė tė tjera…ishin aty, edhe ata qė nga larg e admiruar, edhe ata qė e pėrkrahėn e miq iu bėnė…aty ishin. Dhe, mbetėn tė mrekulluar prej dhembjes sė dinjitetshme tė kėtij populli, prej dhembjes rrezatuese tė njė Shenjti qė doli nga gjiri i tij.
Kosova nga dita e 26 janarit 2006 ėshtė Kosova e Ibrahim Rugovės. Edhe Rugova ėshtė njėkohėsisht Ibrahim Rugova. Apo nuk e tha kėshtu, njė Motėr Jona, Faqja e pėrlotur e saj qė shetiti botėn pėrmes ekranit. Epo, Shenjti, tash vetėm lakmohet, admirohet. Shenjti nuk preket. Vetėm shijohet e pėrjetėsohet fjala e tij, vepra e tij.
Shenjtėrishtė Shenjt, nuk mund tė bėjė jetėn e tė gjallėve. Tė gjallėt vetėm mund tė luten pėr Shenjtin e Vet.
Shenjtėt i fitojnė vetėm popujt martir. Sepse dikush duhet t’ua ndriēojė rrugėn. Dikush duhet t’u bėj dritė. Dhe, nė dhėnien e kėsaj drite pėr popullin e vet, dikush duhet tė digjet, si qiriri. Duke u djegur pėr dritė, fjalėve mė lehtė iu besohet, profecive. A s’ishte martire Kosova? A s’e nxorri nga dhembja e saj e pėrgjakshme birin e saj qė tashmė iu shėndrrua nė Shenjt. E po kush nuk i beson kėtij shenjtėrimi, ai nuk ėshtė i besuari i kėtij populli, kurrė. Ai ėshtė i mallkuari i tij. Populli ish ai qė e zgjodhi. Populli ish ai qė e ngriti nė piedestal. Populli ish ai qė e barti deri nė rrafshnaltė.
Populli ish ai qė e pėrjetėsoi nė shenjt tė ri. Urime populli im. Shenjėtorhu pėrjetėsisht me birin tėnd, me Shenjtin tėnd. Ai tė nderoi edhe me shkuarjen nė amshim. Tash, pėrkulu para tij dhe ec rrugės sė tij si popull i qėndrueshėm, si popull i pavdekshėm.
Tė lumtė!

Gjilan, 27 kallnor 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 20:56   #260
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

http://www.heute.de/ZDFmediathek/inh...9698-5,00.html

TV - Gjerman ZDF
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 21:50   #261
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Varrosja e iluzioneve




27 janar 2007 /TN

Virion Graēi

Megjithėse e vjetėr bota ku jetojmė, pėrsėri ne vazhdojmė ta ēudisim, ta befasojmė, madje dhe nė ditė solemne, edhe nė ditė zie mbarėkombėtare.

Ēudia vjen nga njė pjesė e atyre qė prezantohen dėshpėrimisht si ēlirimtarė tė Kosovės. Kėto trupa tė Gardės Kombėtare refuzojnė tė kryejnė, qoftė dhe formalisht, detyrėn e tyre prej ushtarakėsh-roje nderi nė njė ceremoni shtetėrore. Argumenti ėshtė sa banal aq dhe primitiv - kanė inat ish-presidentin.

E para ēėshtje qė mund tė nėnvizohet lidhet me personat e anatemuar nga ish-presidenti: E dimė, qysh nė kohėn e deklaratave se me “pjella tė UDB-sė”, dr.Rugova ka shenjuar atė pjesė tė guerileve shqiptare qė me veprimet e saj ju jepte argumente antikosovare makinerisė gjenocidiste serbe dhe aleatėve tė tyre tė shumtė nė botė.

Nėse kėta ushtarakė karriere qė shėrbejnė sot nė strukturat mbrojtėse tė Kosovės e identifikojnė veten me personat e etiketuar si “pjella tė UDB-sė”, se ky ėshtė autodemaskim i madh pėr ata, ėshtė ekzagjerim i dhimbshėm dhe fat i keq pėr ne qė shpresojmė diēka mė tė mirė pėr bashkėkombėsit tanė.

E dyta ēėshtje qė del lidhet me detyrimet e ushtarakut. Edhe nė rast lufte tė armatosur, njė ushtarak normal e ka pėr detyrė qė tė respektojė edhe armikun nėse e ka rob, ta ruajė e ta dorėzojė nėse ka tė plagosur - duhet tė kujdeset pėr atė ushtarin armik -derisa organe pėrgjegjėse tė gjykojnė pėr tė.

Edhe i vrarė, ushtari armik respektohet, nuk luan kush me kufomėn e tij, nuk pėrēudnohet, nuk nxirret nga varri etj...etj... Kurse ushtarakėt shqiptarė tė Kosovės, nė kohė paqeje, thyejnė urdhrin ushtarak, nuk pėrmbushin detyrimet e tyre profesionale nė njė ceremoni zyrtare ku merr pjesė gjithė populli shqiptar, e krahas tij, si kurrė ndonjėherė tjetėr nė historinė tonė - ndodhet pėr tė na ngushėlluar elita politike evropiane e botėrore.

E treta ēėshtje lidhet me personin qė ata refuzojnė. Ėshtė e tepėrt tė vlerėsojmė pėr kėtė rast portretin e dr. Rugovės. Po qėndrojmė te njė fakt, qė as vetė pseudoēlirimtarėt kosovarė nuk e fshehin dot, tė paktėn 60 pėr qind e kosovarėve e duan dhe e kanė votuar rregullisht presidentin Rugova.

Kėshtu, asnjė president nė botė nuk ėshtė kaq i votuar sa ishte ai, por ėshtė ndėrkaq i respektuar nga ēdo hallkė e shtetit. Njė qytetar amerikan bėhet president kur e votojnė vetėm 51 pėr qind e atyre qė shkojnė nė votime, po ashtu njė francez, njė grek, njė italian, megjithatė, detyrimet ndaj tij dhe figurės sė tij i pėrkasin jo vetėm asaj shoqėrie me tė gjithė strukturėn dhe superstrukturėn e saj, por tė gjithė brezat pasardhės kanė detyrime ndaj presidentėve e ish-presidentėve. Kėshtu ndodh nė botėn e qytetėruar.

E katėrta ēėshtje ka tė bėjė me zgjidhjen e plotė tė statusit tė Kosovės.

Imazhi shembullor qė krijoi populli shqiptar, andej e kėndej kufirit me nderimet e qytetėruara e njerėzore kushtuar dr. Rugovės, hidhet pėrtokė botėrisht nga Garda Kombėtare dhe nga njė lider politik. Ky lider, i madh pėr nga ambiciet, shkon gjer te trupi pa jetė i presidentit, pėrulet para tij, bėn thirrje televizive pėr unitet e durim dhe nė zyrat e tij demonstrativisht nuk i vendos shenjat e zisė, madje, patetiken e orėve tė para e zėvendėson me “keqardhje pėr presidentin e vdekur”.

Sidoqoftė, shėrbimin mė tė keq ēėshtjes sė pavarėsisė ja kanė bėrė ushtarakėt shqiptarė tė Kosovės. Me tė drejtė ndėrkombėtarėt dhe serbėt mund tė pyesin, kėta qė nuk respektojnė, qoftė dhe formalisht presidentin e tyre, vallė kėta do t’i mbrojnė pakicat etnike, kėta do t’i mbrojnė tė drejtat e njeriut, kėta do garantojnė kthimin normal tė tė shpėrngulurve nga lufta, kėta do tė jenė garantuesit e rendit publik dhe aleatėt strategjikė tė perėndimit nė Kosovė?

Druhem se me Rugovėn vėllezėrit tanė matanė kufirit do tė varrosin edhe shumė iluzione. Qofsha i gabuar!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 21:57   #262
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I Zgjedhuri



--------------------------------------------------------------------------------

27 janar 2006 /TN

Mustafė MAXHUNI


Thuhet se njerėzit e mėdhenj nuk janė rastėsi nė kėtė botė.
Si duket ata me kohė krijohen pėr tė qenė tė mėdhenj. Pajisen ata me tipare pėr tė qenė tė mėdhenj.
Shkurt thėnė ata zgjedhėn nga diēka e fuqishme pėr tu bėrė tė tillė. Ata janė tė zgjedhur tė perėndisė.
Dr. Ibrahim Rugova ishte I tillė
.

Pastaj me sjelljet, punėn, veprimet, kontributin e tyre bėhen pėr tu zgjedhur edhe nga ata qė i rrethojnė.

Nė rrethanat ēfarė ishim si komb Dr. Ibrahim Rugova u paraqit nė skenėn politike Kosovare ne momentin mė tė pikrishėm.

Atėherė kur ai ishte mė se i pjekur nė aspektin burrėror dhe intelektual. Nė kėtė gjendje ai nuk mund tė ishte i rrėmbyeshėm. Guximin e pati tė lindur e po ashtu edhe durimin gjerė sa tė jetė arsyeja.

Ai ishte njeri i shtigjeve tė gjata. Zaten pėr kėtė ishte edhe i pėrgatitur me kohė, sepse sigurisht e ka ditur se i tillė duhet tė ishte si udhėheqės i njė populli tė pamiq siē ishim ne.

Shqiptarėt historikisht kanė luftuar gjithmonė por fatkeqėsisht pa pėrkrahje dhe shumė herė tė rreshtuar gabimisht. Tė luftosh pėr ēlirim tė vendit tendė e tė copėtohet ai nga tė tjerėt si pre lufte mė duket se ėshtė e pakuptimtė.

Fishta do tė thoshte “Mjaft luftove pėr tė tjerėt o fatkeq”

Kjo i ka ndodhur kėtij populli nė tė kaluarėn. Kjo pėr arsye se pėrpjekjet pėr ēlirim kanė qenė tė mbuluara me propagandė tė paparė antishqiptare duke na quajtur rebel apo bandit.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova e zhveshi deri nė lakuriqėsi politiken e kamotshme serbe kundėr-shqiptare e cila ishte ēimentuar nė qendrat botėrore tė vendosjes.

Janė tė njohura atributet nė kuptimin negativ qė iu kishin veshur kėtij populli tė pėrvuajtur me shekuj.

Pėr ta kthyer disponimin e tė tjerėve nė tė mirėn tonė duhej bėrė punė e madhe. Duhej takuar shumė personalitete me peshė. Duhej qenė i pėrgatitur intelektualisht dhe duhej pasur arsye dhe durim.

Dr. Rugova kėto I kishte dhe kėrkesat e tija I pėrsėriti deri nė pafundėsi, pėr dikė deri nė bezdi.

E bėri tė njohur botėn pse shqiptarėt ishin “rebel” nė troje tė veta dhe po tė rebeloheshin prapė do tė kishin arsye. E pėrshtati trenin.

Pastaj kėrkoi ndihmė dhe pėrkrahje.
-
-
Dhe tė dyja pasuan, edhe lufta e UĒK-sė deri nė sakrifikimin mė sublim dhe e njohur ndėrkombėtarisht e edhe pėrkrahja ndėrkombėtare.
-
-
Forcat serbe u ndoqėn nga Kosova.

Kjo ishte mrekullia atėherė.
-
-
Tani Ai iku nė pėrjetėsi. Mbeti PRESIDENTI I PARĖ I Kosovės sė lire.

Lamtumirė zoti President

Prishtinė 27Janar 2006
Mustafė MAXHUNI
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-06, 22:47   #263
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kolonta e njerzve ecnin pa nderpre, lotet nuk dinin tė ndalur nga fytyra, e dhimbaj ishte aq e madhe , ishte dhimbje qe me kohen do tė rritet edhe me shumė si dhimbje , ishte ndjenjė mungese , e me kohen do tė rritet mė shumė kjo mungesė.
Te menqurit dhe puntoret pushojnė cdo here pas vdekjes, dhe vdesin vetem njė here, per tė mos vdekur kurrė, pėr tė jetuar ne cdo vend e faqe libre e shembulli.
Bota beri nderin e nderimin dhe u tregoj atyre , tė cilet edhe aromen e trandofilit ia ndakuan , tė cilet edhe rrezet e diellit ia ndaluan , bota ju tregoj edhe atyre qė fizikishtė i benė nderė , por jo me zemer , e kjo botė u tregoj kjartė se :
Si ore se keni ditur qė ne mesin e juaj e kishit proftin e kombit , tė cilin , si cdo profet tjeter tė historis njerzore u munduat ta pėrbuzni, ta shkelni e vrisni edhe ta nenqmoni.
Me kohen rritet dhimbja , mungesa e te madhit tonė.
Femijet jatim pyesin sot:
Ku ėshtė baba i kombit tonė , qe edhe botes i dha shembullė e ehsmbelltyrė, pyesin te rriturit ;
Ku eshte kolosi i jonė , qe cdo here kishte buzqeshjen ne fytyr , e cdo here kishte fjalen e mirė edhe pėr ata qe nuk e deshten.
Po, profeti i jonė , kolosi , dijetari, prehet sot ne token e Dardanis sė bekuar , qė aq shumė e deshti dhe ju pėrkushtua.

Pushoftė nė paqe dhe i qoftė dheu i lehtė i Dardanisė.

Lavdi
Lavdi
Cdo here vetem Lavdi

Lavdi vepres dhe jetes tė tė madhit dr :Ibrahim Rugova
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-06, 00:24   #264
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I PAVDEKSHMI RUGOVA





--------------------------------------------------------------------------------

27 janar 2006 /TN

Hajro HAJRA (Arizonė, ShBA)

Deri dje shqiptarėt kishin njė Skėnderbe, bėmat e tė cilit krahasohen me veprat heroike legjendare tė heronjve antikė. Ndonėse Selia e Shenjtė s’e ka shpallur ndonjėherė tė shenjtė kėtė mburojė tė Evropės, tė asaj pjese nga lind Dielli, shqiptarėt prej kohėsh e konsiderojnė shenjt tė tyre.

Shqiptarėt kishin njė Nėnė Tereze, humanisten me trup tė vogėl e me shpirt vigan, e cila nesėr do tė shpallet e shenjtė, sepse e shenjtė ishte vepra qė bėri gjatė gjithė jetės sė saj.

Sot, veē Skėnderbeut e Nėnės Tereze, shqiptarėt kanė dhe Ibrahim Rugovėn, legjendėn e pavdekshme tė Dardanisė, tė Dėrguarin e Zotit, siē e quajti njė gazetar. Pėr afro dy dhjetėvjetėsha ky parathėnės i sė ardhmes nuk i reshti pėrpjekjet titanike qė ėndrra shekullore e shqiptarėve tė Dardanisė tė bėhet realitet...

Tė tillė janė tė dėrguarit e Zotit: vijnė nė kėtė botė tė heshtur, bėjnė njė vepėr tė madhe nė heshtje dhe po nė heshtje ikin nga kjo botė...

Nė katedralen qė do tė ngrihet nė Dardani me bekimin e Profetit Rugova, do tė duhej tė preheshin trupi i Nėnės Tereze dhe trupi i Ibrahim Rugovės. Ajo Katedrale nuk do tė jetė katedrale e krishterė, por do tė jetė Katedrale Shqiptare. Aty do tė bėjnė pelegrinazh jo vetėm shqiptarėt e tė tri besimeve, por edhe njerėz nga mbarė bota.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-06, 15:08   #265
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lamtumirė, President i Dardanisė

Shkruan: Ali Podrimja

I. Rugovės


Pa na kallėzuar ėndrrėn deri nė fund
pėr Dardanin
ike mik i dashur

Ja vjen koha jote
dhiareve ballkanike dėgjon
frymėmarrjen e marathonomakut

E zeza nuk ėshtė krejt e zezė
ka diēka tė bardhė ku njė popull
kėrkon fatin

Nė thue shpesh zura nė Ty
mė tmerronte qetėsia jote
ku fshhej Kepi i Pikėllimės

Lamtumirė President i Dardanisė
perėnditė tek bredhin tokave tė zjarrta
do takohemi njėherė

Yll i kėputur nga Grigja

Ulpianė, 24. 1. 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-06, 15:39   #266
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Flamurtarit tė Bardhyllnisė


Shkruan: Qazim Rrushaj



~ Dr Ibrahim Rugovės ~


Kėngė pėr Burrin - Elegji pėr Trimin!

Unė isha kėtu qė nga ēasti i fillimit
Epokat e Para;
Dhe kėtu ende jam; do tė rri kėtu... i palėkundur
Nė vendin e lashtė e tė bekuar tė Dardanisė -
Bardhyllnisė
Pėr derisa tė pėrmbytet e gjithė bota!

Vallė,
A do tė ketė pėrmbytje tė tjera -
Kėtu nuk do tė pėrfundojnė tė gjitha;
Nėse pikėllimet s'do tė mbarojnė pėr ne -
Qė qenien tonė keq e ka mbėrthyer!
Unė do tė rri me ju -
Po tė mbetemi havadis tė burgosur pėr jetė!

Unė bredh nėpėr qiellin e pakufishėm - i ngjitem botės ideale
Ku po shkes pėrmes kupės qiellore - po kėtu jam pėrgjithmonė
Unė i burgosuri nė pėrmasa tė shtrėngatave tė botės mjerane!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Unė sapo kthehem nga Bjeshkėt e Sharrit -
Shpirtin e Nėnės Terezė e gjej tė shoqėruar
Me mrekullitė e Dardanisė - Bardhyllnisė!

Isha kudo nėpėr botė pėr lutje -
Mirėsinė s'e gjeta lehtė;
Unė vajta kudo, dhe i pashė tė gjithė
Kėtu jam - njė i burgosur i vendit tim!
Pastaj, synova Madhinė e Gjithėsisė -
Priamin e Dardanisė!
Mėsova shumė nga mitologjitė mbi vendin tim
tė Dardanisė - Bardhyllnisė;
Unė vrojta ndėrluftuesit e kreshnikėve tė mėdhenj
tė Bacėve Bardhyllash
Me pikėsynime tė hershme qė shfaqėn gjallėri -
mė shtuan bindjet dhe forcėn time
Pėr pikėllime s'do tė kemi nevojė -
janė bėrė realizime qenėsore, o populli im!

Unė bisedova me zanat e shqipeve tė bardha
U bashkėfjalosa me hirėsitė Bardhyllniane
Unė qėmtoj pak nga pak me profecitė e shekullit
Edhe mė, Unė jam ende duke lypur - idealen!

Unė mblodha urtėsinė qė nga Hindia e qetė;
Unė provova lashtėsinė e Bardhyllnisė pėr jetė
Unė dėgjova tė gjithė atė qė mund tė dėgjohet
Nė mėnden time: digjem si flakadan i pavarėsisė!

Unė vuajta tek duart e sunduesve despotik;
Unė vuajta skllavėrinė nga pushtuesit e pashpirt
Unė vuajta unshinė - imponuar nga tiranėt
Por kurrė s'mujtėn tė mposhtin Kullėn Dardane!

Vėlla!

Pavarėsinė e Bardhyllnisė e pėrpjesėtoj me ty;
Pavarėsinė e saj tė shenjt ta gėzoni edhe pa mu'!
Zemra do tė pėrtėrihet nga ēastet madhėshtore
Po ta vendosni Flamurin Dykrenor Bardhyllian tė valėvitet
Qė valon ndėr kohėra me lashtėsinė katėrmijė vjeēare
Vetėm atėherė, zemra dhe shpirti do t'mė pėrmbushen!

Unė isha kėtu qė nga ēasti i fillimit -
Epokat e Para
Dhe kėtu ende jam
Unė do tė rri kėtu...i palėkundur
Derisa tė fundoset krejtėsisht bota!

Ndoshta pikėllimet do tė kenė mbaruar
Qė qenien tonė kaq rreptė e ka mbėrthyer!

Unė do tė rri kėtu... kėtu...!
Pėr tė mos mbetur tė burgosur pėr jetė!

Kalifornia (ShBA), 24 janar 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 11:54   #267
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NUK PAGUHET T“IA FILLOJMĖ LUFTĖS

Nė shtojcėn e sė shtunave nga e pėrditshmja DELO e Lubjanės lidhur me vdekjen e Rugovės shkruan Ervin Hladnik Milharēiq, (gazetar i Dellos sė Lubjanės dhe ish gazetar i Mlladinės sė famshme sllovene)




--------------------------------------------------------------------------------

29 janar 2006 /TN


IBRAHIM RUGOVA
1944 – 2006

»Nuk do ta marrė pėr sipėr pėrgjegjėsinė pėr dy milionė njerėz, pėr tė cilėt do mė vrajė ndėrgjegjja. Jo, nuk dua« i patė thėnė Blerim Shalės dhe Veton Surrojit, tė cilėt bėnin presion mbi tė, qė ti thėrret Shqiptarėt nė kryengritje nacionale.

Nė janar tė viti 1990 Ibrahim Rugova ishte ulur nė banesėn e tij prej pesėdhjetė metrash katrore nė Prishtinė. »Nuk do ta marrė pėr sipėr pėrgjegjėsinė pėr dy milionė njerėz, pėr tė cilėt do mė vrajė ndėrgjegjja.

Jo, nuk dua« i patė thėnė Blerim Shalės dhe Veton Surrojit, tė cilėt bėnin presion mbi tė, qė ti thėrret Shqiptarėt nė kryengritje nacionale.

Disa muaj mė parė kishin themeluar bashkė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe krahinėn e kishin futur nė rrugėn e demokracisė pluraliste drejtė shtetit tė pavarur.

Rugova, nga njė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės derdhet nė kryetar partiak.

Midis ndėrtesave gri nga ēimentoja, nga tė cilėt dhembnin sytė, dhe milicisė popullore jugosllave e cila krahinėn e shihte si njė arenė tė krimit, ideja e sapolindur dukej bizare (e ēuditshme).

Politikisht jorealiste. Dhe nga terminologjia i fundit tė viteve tė tetėdhjeta madje edhe e rrezikshme pėr shoqėrinė.

Nė ato ēaste Rugova kishte rastin qė tė bėhej njė politikan modern i Ballkanit dhe tė fillonte luftėn. Nė vend tė kėsaj ai zgjodhi qė nė njė copė tė vogėl toke, e cila nuk do tė guxonte tė jetė e rėndėsishme, tė bėhet politikan i madh.

Disa ditė mė parė nė rrugėt e Prishtinės kishin dalė dyqind mijė demonstrues dhe kėrkonin Republikė. Sikur tė kėrkonte qė nė demonstratat e ardhme tė vinin tė gjithė, nė Prishtinė do vinin dy milion njerėz.

Arsyet pėr kryengritje ishin tė shumta.

Kosova e kishte humbur autonominė, qė e kishte si krahinė e Jugosllavisė socialiste. Nė shėnjestėr ishte vėnė sistemi i shkollimit nė gjuhėn shqipe, i cili nė vitet qė po vijonin ishte reduktuar vetėm se nė shkollimin fillor dhe institucionet nacionale po zhdukeshin njėra pas tjetrės.

Nė vend tė kėtyre nėpėr rrugėt e Kosovės po dilnin tanket e Armatės popullore Jugosllave. Shqiptarėt tė cilėt nė vitet e shtatėdhjeta dhe tė tetėdhjeta po shihnin para vetes sė tyre mundėsinė e njė zhvillimi nė popull shtet-formues, e vėrejtėn rrugėn e cila sėrish po i shpjete nė njė ruralizėm tė qytetarėve tė dorės tė dytė.

Rugovės i ndanė statusin e udhėheqėsit nacional dhe nga ai po kėrkonin qė nga skllavėria t“i shpjete diku tjetėr.

Ishte njė kandidat jo i rėndomtė pėr njė rol kėsisoj. Nė politikė kishte ardhur nga letėrsia. Besonte nė fuqinė e fjalės. Ishte i bindur, se fjala e arsyes do ta mundi nacionalizmin e ēmendur. Nė vitin 1989 Sllobodan Millosheviqi nė Gazimestan iuu kishte folur dy milion Serbėve.

Rugova nė kėtė kohė po bisedonte me njė gazetare tė revistės “Der Spiegel”. Ai thoshte se nė Kosovė do vij deri tek njė luftė e llahtarshme, nėse pėrendemi nuk do tė intervenojė. Por ishte vėshtirė t’i besohej.

Nė te po shihnin vetėm se njė ekzistencialist me shallin e tij karakteristik dhe cigare, i cili fliste me forcėn e fjalės.

Kur e kishte themeluar partinė nuk e dinte mirėfilli se kujt do t’i shėrbente ajo. Nuk po besonte se partia duhet tė veproi si forcė politike, dhe jo si njė institucion i cili vetėm se artikulon fjalėt.

Nė fillim tė karrierės sė tij politika ishte vetėm se diēka, lidhur me tė cilėn flitet. Ishte njė diletant i menēur. Tė bėnte pėrshtypjen se nuk e kuptonte se pikėrisht mbi supet e tija kishte rėnė pėrgjegjėsia pėr ta ndryshuar botėn dhe jo qė vetėm se tė flitej pėr te.

Nė ēastin kur nga ai prisnin vetėm se qė tė gjejė fjalėn e pėrshtatshme pėr kryengritje, sė pari heshtej. Dhe pastaj ftoj Shqiptarėt qė tė heqin dorė nga demonstratat, pėrkundėr faktit se demonstratat ishin mėnyra e vetme qė nė Kosovė tė ndodhin ndryshimet.

Mirėpo, demonstratat masive, tė tėrė popullit, do tė thoshte se mbi trupat e popullit do tė vozisnin tanket dhe se do tė fillonte lufta.

Njerėzve, tė cilėt e shikonin me ēudi dhe me njė zhgėnjim tė madh ia tėrhiqnin vėrejtjen, se mbase ėshtė ky shansi i fundit pėr njė kryengritje tė cilėn do ta shihte ndokush, ju thoshte se: pėrpos konfliktit tė hapur ka edhe rrugė tė tjera dhe se nuk paguhet tė futemi nė luftė.

Nė njė tubim me pleqnarė tė fiseve tė ndryshme tė Kosovės po shpjegonte se kryengritja do tė thoshte njė anihilacion i tė gjitha ambicieve nacionale dhe se nė vend tė saj duhet tė pėrgatitemi nė njė periudhė tė gjatė tė rezistencės sė qetė. Njerėzit, tė cilėt ishin tė mėsuar tė komandojnė, dhe jo tė dėgjojnė, e dėgjuan. “Ne jemi tė vjetėr dhe mendojmė me tė vjetėn” i kishin thėnė nė fund. “Ti je njeri i ri dhe ti na udhėheq”.

I udhėhoqi nėpėr rrugėn e cila dukej rrugė e katastrofave. Represioni po rritej pėr njė dhjetėvjetėsh tė tėrė. U zhdukėn tė drejtat dhe dukej se Shqiptarėt e kishin humbur edhe aftėsinė e tė folurit. Ngritėn botėn e tyre paralele tė institucioneve nacionale qė po i gjasonte shumė aparteidit.

Midis ēasteve mė tė tmerrshme Rugova fliste, se nga ky vend do tė lind njė shtet i ri dhe i pavarur. Fliste me bindjen e njė njeriu, i cili i din punėt e veta. Edhe pse jo rrallė dukej se ai mbase ishte i vetmi njeri i cili besonte nė kėtė ēėshtje.

Me njė shkathtėsi tė politikanit tė kalibrit shumė mė tė madh se vet ia kishte kurdisur kurthin Sllobodan Millosheviqit. Kur ishte pėrcaktuar se nuk do ta fillonte masakrėn masive, por po pėrsiatej si pacifist tė cilin dhuna e bėn tė vjell. Fjalimet e tija lidhur me tė drejtat e njeriut nuk na qenė njė retorikė mondane. Barabarėsia dhe solidariteti ishin vlera, tė cilat i respektonte me njė seriozitet skajor.

Njėkohėsisht i bėnte edhe llogaritė e politikanit i cili kishte arritur deri te konkluzioni se pavarėsinė e Kosovės mund ta garantojnė vetėm se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kosova ishte njė vend zotit pas shpinės dhe jo aq atraktiv pėr botėn.

Rugova kishte bėrė llogarinė se ky vend mund tė bėhet qendėr e interesit pasi qė pėr shkak tė lojės bizare tė rastėsive kėtu kryqėzoheshin interesa fatale. Shkatėrrimi i dhunshėm i Jugosllavisė ishte nė harmoni me frustracionet e Bashkimit Evropian i cili luftėn nė kontinentin e vet dinte vetėm se ta vėzhgonte.

Pėr krye Kosovės pėrshkonin frikat nga pėrhapja e fundamentalizmit islam dhe shpresat e Turqisė pėr njė identitet evropian. Stabilizimi i lindjes dhe ēėshtja e zhvillimit tė shpejtė demokratik tė shoqėrive tė prapambetura kėtu po theksoheshin nė mėnyrėn mė agresive. George Bush plaku pėr Krishtlindje tė vitit 1992, pasi qė i kishte humbur zgjedhjet kishte thėnė, se ky ėshtė territor amerikan.
Serbėve dhe Shqiptarėve ua kishte tėrhequr vėrejtjen se konflikti eventual do tė kishte pasoja tė rėnda.

Shqiptarėt i porositi se SHBA-tė nuk do tė bėnin asgjė, nėse ata do ta fillonin luftėn. Serbėve ju kishte thėnė se do t’i sulmonte, nėse ata e fillojnė luftėn.

Nuk ishte krejt e qartė, nėse mendonte seriozisht dhe se a kanė ndonjė peshė fjalėt e kryetarit i cili sapo kishte humbur zgjedhjet. Mirėpo Rugova e kishte marrė me seriozitet dhe po i qetėsonte kryengritėsit pėr plotė tetė vjet rresht.

Luftėn e filloj Millosheviqi dhe e humbi krahinėn, e cila tanimė ishte e tija.

Rugova vdiq nė ēastin kur po duhej tė fillonin bisedimet se ēfarė shteti do jetė Kosova e pavarur.

Zgjati mė se pesėmbėdhjetė vite por megjithatė nė fund e fitoj lojėn. Pas veti la sė paku njė argument, se nuk ka leverdi tė fillosh luftėn. Nuk ėshtė keq pėr letrarin, i cili nė politikė hyri vetėm se pėrkohėsisht, pėr derisa tė mos paraqitet kush, i cili merret vesh nė kėto punė.

Shqipėroi:
Abedin Maliqi

Lubjanė 28.01.2006
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 12:10   #268
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Surroi: Presidentin Rugova nuk mund ta zėvendėsojė askush

Prishtinė, 28 janar- Sipas Veton Surroit, lider i partisė Ora dhe anėtar i Ekipi Negociator, formėn e veprimtarisė politike tė Presidentit Rugova nuk mund ta zėvendėsojė askush. "Nuk mund tė ketė tė atillė brenda LDK-sė dhe jo vetėm brenda LDK-sė, por as brenda partive tė tjera, prandaj as mos tė pretendohet njė ēėshtje e tillė", tha Surroi pėr gazetėn "Koha ditore".
Por megjitatė, sipas Surroit, i takon LDK-sė si obligim kushtetues qė ta propozojė nga radhėt e saj njė kandidat pėr president tė vendit, ndėrkohė qė ai kėrkon qė ky kandidat tė jetė i pranueshėm edhe pėr tė tjerėt.
Nė kėtė rast tė pėrcaktimit tė LDK-sė pėr njeriun e saj, thotė Suerroi, do tė ishte mirė tė konsultohet edhe opozita qė tė ketė ketė pėrkrahjen e plotė tė saj.
Mė tej Surroi thotė se nuk mund tė ketė delegacion tė Kosovės nėse nuk zgjidhet Presidenti i vendit, edhe pse, sipas tij, me vdekjen e Presidentit Rugova, fati i delegacionit ka marrė fund.
"Pėr Grupin Negociator vdekja e kryetarit Rugova do tė thotė edhe fund i grupit ose i delegacionit, ēfarė ka qenė, sepse delegacioni kosovar ėshtė ndėrtuar mbi mundėsinė e rolit prijės tė Dr. Rugovės".
Ndėrkaq duke folur edhe pėr zgjedhjen e kreut partiak tė LDK-sė, Surroi tha pėr gazetėn "Express", se udhėheqja e saj duhet "tė marrė pėrgjegjėsinė historike nė kėto momente" dhe tė vendosė se kush do tė jetė kryetari i saj deri nė zgjedhjet partiake. Ndėrsa, shton "kėtu ne nuk mund tė pėrzihemi". Po nė kėtė intervistė, sipas Surroit, "brenda LDK-sė ka struktura prodemokratike, por edhe struktura jodemokratike".
Ai tėrheq vėrejtjen se Kryesia e LDK-sė gjatė propozimit tė kandidatit tė saj "ta ketė parasysh edhe njė dimension historik, tė reflektojė pėr atė qė ndodhi gjatė ditės sė varrimit dhe gjithė kėto ditė. Kjo vdekje ka treguar nevojėn e popullit tė Kosovės qė tė jetė i unifikuar, tė ndajė edhe pikėllimin edhe ambicien pėr tė ardhmen", ėshtė shprehur Surroi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 12:12   #269
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shtypi i Prishtinės pėr personalitetin e Presidentit Rugova, veprimtaritė pėr nder tė tij dhe reagimet e mediave botėrore

Prishtinė, 28 janar - Edhe sot shtypi i Prishtinės i shkruan pėr personalitetin e Presidentit Ibrahim Rugova, veprimtaritė qė janė zhvilluar pėr nder tė tij dhe reagimet e mediave botėrore pėr ceremonitė mortore nė Prishtinė nė ditėn e varrimit.
Kėshtu gazeta "Bota sot", nė numrin e sotėm mbi gjysmėn e faqeve tė saja ia kushton Presidentit Rugova.
Nė faqen e parė ka kėta tituj: "Kodra e lotėve", njė fotoreportazh nga Varrezat e Dėshmorėve, pastaj vlerėsimin i Kėshillit tė Varrimit dhe tituj e dy komenteve: "Stina e luleve tė ftohta" dhe "Askush nuk mund tė bėjė ēka t'i teket me institucionin".
Ndėrkaq nė brendėsi tė saj boton edhe disa komente tė tjera, si: "Vetėm besnikėria jonė e plotėson mungesėn e Presidentit Ibrahim Rugova", "Kosova bėri edhe njė memorandum pėr shtetėsinė e saj", "Shenjtėrimi i pėrjetshėm", si dhe reportazhe e shkrime tė tjera nga qytetet e tjera tė Kosovės dhe diaspora.
Gazeta tjetėr - "Koha ditore" nė faqen e parė ka kėtė titull: "Qytetarė tė shumėt vizitojnė varrin e Presidentit". Nė faqet e mesme kjo gazetė boton njė shkrm tė gazetės britanike "Ekonomist", me titull "Ibrahim Rugova", si dhe njė tjetėr marrė nga gazeta "Shekulli" - "Varrosja e iluzioneve" lidhur me refuzimin e Gardės sė sė Kosovės qė tė marrė pjesė nė ceromoninė e varrimit tė Presidentit Rugova. Ndėrkaq nė shtojcėn e saj tė kulturės kjo gazetė boton njė portret prej shkrimtari tė Presidentit me titull "Rugova, portret shkrimtari", shkruar nga Mehmet Kraja dhe njė tjetėr tė shkruar nga Ali Aliu me titull "Prijės dhe krijuesi" dhe njė shkrim autorial tė Ibrahim Rugovės me titull "Pse e shkrova librin pėr Pjetėr Bobgdanin", si dhe nė poezi tė Ali Podrimjes: "Lamtumirė, President i Dardanisė".
Gazeta "Zėri" nė faqen e parė ka si titull: "Qytetarėt bėjnė homazhe para varrit tė Presidentit Rugova" tė shoqėruar me njė fotografi. Ndėrkaq nė faqen e tretė boton njė editorial redaksional me titull "Ecja e shpejtė ėe drejtim tė bėrjes sė shtetit tė Kosovės" dhe me mbititll "Dita e parė politike e Kosovės pas vdekjes sė Presidentit Rugova. Kjo gazetė nė faqet e mesme boton reagimet e mediave botėrore pėr Presidentin Rugova.
Gazeta "Lajm ekskluziv" nė faqen e parė shkruan se si ėshtė vlerėsuar ceremonia e varrimit tė Presidentit Rugova dhe njė shkrim me titll "Kujt i pėrgjigjet Garda e Kosovės?", nė tė cilin
flitet pėr atė sesi Nuredin Lushtaku nuk lejoi qė Garda e Kosovės ta varrosė Presidentin Rugova.
Edhe gazetat e tjera botojnė shkrime tė ndryshme rreth Presidentit Rugova, reagime tė ndryshme nė kėtė temė, por edhe pėr spekulimet e ndryshme pėr tė zėnė postin qė mbante Presdenti Rugova.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-06, 12:23   #270
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mediat mė tė rėndėsishme botėrore i kushtuan vend tė posaēėm varrimit tė Presidentit Rugova

Prishtinė, 28 janar - Mediat mė tė rėndėsishme botėrore i kushtuan vend tė posaēėm varrimit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova. Ato potencojnė pjesėmarrjen nė ceremoninė mortore tė personaliteteve tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe rolin e madh qė kishte Presidenti Rugova nė politikėn dhe historinė e Kosovės.
Gazetat e huaja e cilėsuan Presidentin Rugova patriot pacifist dhe thanė se njerėzit e Kosovės i bėnė tė gjitha nderimet qė mund t'i bėhen njė presidenti tė shtetit.
Skaj Njuz: Pa njė pasaardhės tė qartė, vdekja e Presidentit Rugova e lė politiken kosovare nė rrėmujė:
"Presidenti Rugova ishte njeriu qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi nga Serbia. Pa njė pasaardhės tė qartė vdekja e tij e lė politiken kosovare nė rrėmujė", thotė rrjeti televiziv Skaj Njuz. Ndėrkaq, Agjencia Frans Press ka njoftuar se vdekja e Rugovės ka krijuar zbrazėti dhe qė tė detyrojė Kombet e Bashkuara tė shtyjnė bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Gazeta "Guardian" thotė se kėto bisedime duhet tė zgjidhin situatėn nė Kosovė me siguri duke konfirmuar pavarėsinė e kushtėzuar qė duket se do tė kundėrshtohet nga serbėt. Kjo gazetė citon zyrtarėt ndėrkombėtarė tė kenė thėnė se mungesa e Presidentit Rugova do tė ndihet shumė veēanėrisht tash kur ai ka qenė mėse i nevojshėm pėr tė udhėhequr negociatat qė pritet tė jenė tė rėnda rreth tė ardhmes sė Kosovės.
Gazeta greke "Katimerini" shkruan se pavarėsia e Kosovės ėshtė vetėm ēėshtje kohe.
Nė Zvicėr, diplomacia e tė cilit ėshtė shprehur pro-pavarėsisė sė Kosovės, mediat thonė se shumėkush Rugova shihet si "baba i kombit". Ai simbolizonte rezistencėn paqėsore dhe duhej tė drejtonte shumicėn shqiptare drejt kompromisit nė bisedimet pėr statusin final, thotė Suis Info.
Mediat kryesore franceze dhe ato tė Zvicrės po japin raporte dhe komente rreth ceremonisė sė varrimit tė Presidentit tė Kosovės.
E pėrditshmja e Lozanės "Mate" me shkrimin e titulluar: "Pėrshėndetja e fundit", shkruan se Ibrahim Rugova simbolizonte vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi dhe se varrimi i tij ishte i denj pėr njė burrėsheti. Prishtina gjatė pėrcjelljes sė trupit tė shoqėruar nga garda e TMK-sė ishte hedhur totalisht e nė heshtje, ndėrkohė qė nga tė dyja anėt e rrugės mbi shtratin e topit ku gjendej arkivoli i Presidentit tė tyre Ibrahim Rugova vendoseshin lule.
"Le Mond": Ceremonia e varrimit tė Presidentit Rugova nuk kishte asnjė karakter religjioz
E pėrditshmja gjenevase "Tribynė de Zhenevė" nė tekstin e saj nė faqen e dytė me titullin: "Lamtumira e fundit e kosovarėve pėr Rugovėn", shkruan se Presidenti Rugova u varros nė varrezat e dėshmorėve dhe u pėrcoll nga TMK-ja. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin tė cilin ai vetė e kishte disenjuar, njė blu e rrethuar me tė kyqe dhe njė shqiponjė dykrerėshe shqiptare nė mes. Nė varrim morėn pjesė delegacione tė numėrta nga jashtė.
Nė njė shkrim autorial nga bashkėpunėtori special nė Prishtinė, gazeta e njohur parisiene "Mond" nė shkrimin e saj tė gjatė tė paralajmuar nė faqen e parė me titull: "Varrimi i Ibrahim Rugovės midis islamizmit e katolicizmit", ėshtė marrė lidhur me spekulimet qė kanė tė bėjnė me konvertimin eventual tė tij nė besimin e krishterė. Nė kėtė shkrim thuhet se ceremonia e varrimit tė Presidentit Rugova nuk kishte asnjė karakter religjioz.
"Mond", shkruan se mijėra kosovarė u ndanė nga Presidenti i tyre duke i dhėnė pėrshėndetjen e fundit me dorė nė zemėr.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 43 (0 Anėtarėt dhe 43 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.