|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
04-03-08, 19:59
|
#256
|
Anėtarėsuar: 01-03-08
Postime: 11
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Puthmё i dashur, gjersa tё arrish
Nё shpirtin qё thellё mё rreh.
Ajo ёshtё vera qё pi, ta dish,
Dhe ti je malli qё mё deh !
Puthmё, tё fle nё ёndёrrime,
Ankthet e jetёs hiē mos dёgjo
Nёse lё ca gjurmё kafshimesh,
Diell do tbёhem, tё shuhem nёn to...
|
|
|
04-03-08, 20:00
|
#257
|
Anėtarėsuar: 01-03-08
Postime: 11
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Dy qirinj tё ndezur, pranё,
Pranё, thuajse ngjitur.
Ah, dy flakёt drithёruese,
Puthen, puthen, pёr tё ndritur.
Mё pёlqen kjo puthje flakёsh,
Si dy shpirtra tё uritur,
ēkёnaqёsi, me shpirt tё japёsh,
dashuri, si i parritur...
|
|
|
04-03-08, 20:10
|
#258
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Pershendetje i nderuar ,te falenderoj per pruprjen qe ke bere me Poezi ,mirepo duhet te cekesh se nga kush
autore jane ,apo jane poezi tuaja personale.
Me respekt Linka_Pz
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
07-03-08, 17:25
|
#259
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
. . .
Gjysma - mashkull.
Gjysma - femėr.
Lind,
rron,
vdes ndėr sy.
Hapėsire dhe kohė e matur me zemėr,
Dashuri
. . .
Pėshpėritmė ėmbėl nė gojė.
Se rrugės zėri, ftohet.
Dashuria ėshtė drithėrimė,
Nga fjalėt tona ngrohet.
Dhe,mua tretet nė ty.
I ndez buzėt nė zemėr,
Digjet heshturazi nė sy
Suzana Zisi
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
07-03-08, 22:33
|
#260
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Qenie
Thyesė e pėrkryer e natyrės.
Numėrues e jotja fytyrė .
Emėrues ajo qė mendon se je.
Pa lidhje...
Pa zgjidhje
Pse?
A mundet njė shifror,
..tė mbartė mbi shpinė kėrmillin
........
..qė sillet si deve?
Suzana Zisi
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
07-03-08, 22:35
|
#261
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Mėngjes i ēmendur me(pa) ty
Si njė tymnajė hipnotike,
Ti tret shikimin mėngjesor mbi botė,
Nė shtratin e reve tė dashurisė sime/tėnde
Derdhen rėnkimesh dhe ca pika lotė
Tė sotmet,
Do ia nis me krahė ėndrrash Hėnės,
Netėve tė gjata tė pritjes pėrvėluese
Shuaje etjen nė burimet e mia tė buzėve,
Qė dhembin nga uria jote e mėndafshtė gjarpėruese.
Ma jep gjuhėn e nxehtė ta gėlltis brenda vetes
E shpirtin tė ta thith gjer nė pafundėsi.
Flokėt qė mu lagėn buzėve nga puthjet
Do ia thur pelena bebes dashuri,
Foshnjės qė po ēmend e dhemb tek unė
E dhemb e klith pashmangshmėrisht tek ti
Dorėn e bardhė , tė brishtė mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj tė padurimit,
Lermė tė largohem udhės sė pasosur,
Ti rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytė mos i ēel pasi shpinėn mua,
ma kthen me njė: Dua tė pa thenė,
Rrugės ku gjėmojnė, e mbyten dashuritė,
trete atė lot ende tė parėnė
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtė
Qė tė lashė mbi faqe kur thamė: Paēim shpirt
Suzana Zisi
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
08-03-08, 15:34
|
#262
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Nenat
Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.
E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!
Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo ėshtė mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..
Lekė Gjoka
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
09-03-08, 17:14
|
#263
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Diellin kapa pėr veshesh !...
Diellin kapa pėr veshesh naten njė dite
dhe ai me pa me inat
nė trup e kapluan ca tė dridhura si mornice
e njė tė zbehtė fytyres i trokiti nė prag !..
Ah !- shfryu dielli - kur ia lėshova veshet
e tonėlata vransire i shpėrthyen sytė
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e nė pellgjet e trishtimit notonin merzite !..
Me shikonte dielli si i turrullosur
- ēfarė ke me mua ? - mė tha
ta dish unė Shqipėrinė nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..
- Mė fal !- i thashe me njė shikim
dhe desha prap pėr veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipėrinė
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontė tere merak !...
Lekė Gjoka
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
10-03-08, 16:47
|
#264
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Askush, askund, asnjehere
Vetem ti
(fragment)
Shkula njė copėz nga shpirti.
Me pelenėn qė u formėsua prej saj ,
Tė mbulova
Deshifrova pafajėsinė e syve tė tu trembur
Klitha pa zė
Qielli,
Mes errėsirės sė virgjėr,
Po pikturon njė tė errėt vrimė,
E cila,
Herė me duket si Ferri
qė mė pjek me tė nxehtin zeher,
E herė ylber qė ngjason me njė N.
Njė shkronjė asgjėprurėse,
Na largon skajesh, ty dhe mua.
Hepohet, pėrplaset
Humbet dhe
sna nxė
Kafshova gjuhėn.
Me buzė tė perpiva.
(Mbase tė helmova)
I trembur,
U lėshove rrugėve qė si dije.
Sot,
Kėrkoj njė fjalė prej teje
Njė fjalė tė pa shkruar nė asnjė plazh tė lagur,
Zodiak,
Alfabet tė mykur,
Apo gjuhė tė shuar
E ke harruar
?
Nesėr,
Nė mėngjes,
Do pres kėmbė e duar
Sokakėve tė askundit pa dyer, pa emra
..
Pyllit tim tė errėt me gjemba,
Iu largove Ti
dhe Zemra
Suzana Zisi
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
12-03-08, 20:58
|
#265
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
. . .
Me flasin shumė,
Kaq shumė, sytė e tu.
Mė dridhet zemra,
Digjem nė mendje
Thellė i dashur, thellė mė shih.
Genjeshtra ėshte si me qenė vdekje.
Nėse mė do, ma belbėzo puthjesh,
Nėse smė do,
Flakmė nė heshtje
Njollat e trupit lahen me ujė
Njollat e e shpirtit janė tė pėrjetshme
Suzana Zisi
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
13-03-08, 18:05
|
#266
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Fjala e urtė
Fjala i takon kohės.
Heshtja - pėrjetėsisė
Nė pafundėsi,
shekuj,
ditė e netė
Mėsoje veten tė heshtė,
Tė kafshojė gjuhėn e mėrisė
Pėr tė folur do ketė kohė njė jetė.
Gjuha e lėvizjeve tė trupit tėnd,
Ėshtė po aq e bukur sa fjala e pathėnė,
E vetme ēan shtigjesh
Ėshtė njė lloj pėrgjigjeje
kur ti nuk pėrgjigjesh.
Mbetem tėrė jetėn me kryet nga pas,
Duke mbledhur gjuhė,
Duke krehur fjalė.
Kush nuk di tė heshtė,
Nuk di as tė flasė
E lehtė tė flasėsh
kur ke ēfarė tė thuash.
Me metrin e mendjes ta masėsh,
humnerėn qė tė jep asgjėprurja,
Ētė thuash, kur duhet tė flasėsh
?
Fjala e pa nxjerrė nga buzėt, ende,
Ėshtė robinja jote,
..ruaje si sytė.
Ajo qė nga goja, ka shkarė si padashur,
Tė tėrheq prej hunde,
Ėshtė Zoti yt.
Fjala e gjatė, ka kuptim tė shkurtėr.
Thuaje pra shkurt,
..tek unė tė arrijė.
Fjala e keqe, ėshtė si qymyri,
Edhe kur nuk djeg, arrin tė tė nxijė
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
15-03-08, 20:46
|
#267
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Puna
***************
Le tė flasin tė tjerėt bukur nė kafene.
Ti asgjė mos duartrokit
se fjalėt e bukura ndodh qė shpesh
tė ngjajnė me femrat qė shikojnė dinakėrisht.
Ne dhomėn tėnde ėshtė tavolina
atje nė gjysmerrėsirė.
Le tė flasin tė tjerėt bukur nė kafene
se dielli ėshtė kaq shumė i mirė.
Kerrusu,
nė dhomėn tende tė punės
le tė nxihen gishtėrinjte deri nė dhembje:
pastaj do kujtohesh se fjalėt e bukura
kanė mbetur diku pas teje.
Dhe ti s'do ndihėsh asnjė trishtim
pėr fjalėt e bukura nė kafene,
se njerėzit qė folėn dikur aq bukur
do heshtin para tavolinės tėnde.
Rudolf Marku
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
18-03-08, 01:21
|
#268
|
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Pershendetje per ju Linka_pz,faleminderit qe na emoncionon me poezi te zgjedhura,po nga poet te shquar...respekt
Ja dhe nga une nje poezi shtes,
po nga poet i shquar....
Lasgush Poradeci
Malli
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.
Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.
E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me cmend
Do me lere-a shpejt a von.
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.
Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?
* *
me-nderime
Natyra
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 18-03-08 nė 01:28
|
|
|
18-03-08, 01:26
|
#269
|
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Lasgush Poradeci
Dimer
Shpirtit tim qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje
Mbi katundin e shkretuar.
Duke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar.
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikon si fleta,
Pa me qit as pipellim,
Tere filli tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi,
Psheretin me ze te ti
Jet e trembur se mos vdesi...
* *
me-nderime
Natyra
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 18-03-08 nė 01:29
|
|
|
19-03-08, 12:32
|
#270
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Poezi shume te mira , te falenderoj qe zgjodhe kete teme dhe shkrove ato qe te pelqejne ,,,je e mire se ardhur ēdo here
ketu .
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Linka_pz : 19-03-08 nė 12:33
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:30.
|
|