Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
Re: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Pjesė tė shkėputura nga romani: "NUSE NĖ DERĖN E HASMIT"
- Unė sot, pas kėsaj qė mėsova nga ti, duhet tė ndihem i lumtur. Mė lejo ta pėrsėris edhe njėherė: unė sot duhet tė ndihem djali mė i lumtur, mė fatlumi,
ashtu siē ndihet ēdo mashkull pėr krijesėn e tij tė parė... U mendua njė ēast nėse ishte e pėrshtatshme dita e sotme pėr t’i treguar atė plagėn e rėndė qė e kishte ruajtur sekret prej saj. Vendosi t’i hapej, nuk mund tė priste mė.
- Mua mė ka dėnuar fati pa ardhur akoma nė kėtė jetė, e dashur Lea! Nuk dua qė krijesa ime e parė, nėse ėshtė djalė, tė dėnohet nga fati, ashtu siē jam dėnuar unė. Mbase tė duken marrėzira tė ēuditshme kėto qė po t’i them tani. Ke dėgjuar ndonjė mashkull qė fėmijėn e parė nuk e do tė jetė djalė?... Ja, unė jam njė i tillė. Ndoshta nuk i kushtove shumė rėndėsi bisedės sime nė fillim. Tė kėrkova falje. Po, po, falje tė kėrkova....
- Lea! Lea e dashur! Qetėsohu! Ndihesh mirė? - Zėri i doli i shurdhėt. “O Zot! Tė lutem mė ndihmo!” - foli me vete ankueshėm dhe dhimbshėm.
- Lea... - bėrtiti fort. I preku mjekrėn duke i tundur lehtė kokėn. I fėrkoi supet dhe damarėt e qafės.
Ajo po e vėshtronte pėrhumbshėm.
- Liridon, tė lutem mė ndihmo tė ulem nė stol... - mezi i foli. Zėri i doli i ējerrė dhe i pėrvajshėm.
Ai psherėtiu i lehtėsuar; e kapi nga krahėt dhe e tėrhoqi lart. U ulėn nė stol. I hodhi dorėn nė qafė. I preku flokėt, ia mikloi kokėn dhe ia mbėshteti nė kraharorin e tij.
Midis dėnesės dhe dhimbjes nga ajo e papritur, me zė pikėllues dhe tė trishtuar, regėtiu vetėm fjalėt: “Pse Liridon?”.
- E dashura ime! Kėtė pyetje ia bėjmė edhe ne shpesh vetes. Pse ky fat pėr ne? Pse duhet tė dėnoheshim edhe ne, unė dhe motra ime, pa dalė akoma nė kėtė jetė?! - Zėri i tij dilte i dėshpėruar. Fytyra i rrezatonte dhimbje.
- Si ndihesh? ... Tė pėrgjėrohem, e dashur!... Tė dua shumė, shumė!
- Ah, more Liridon! Po mė rėndojnė si plumb nė zemėr fjalėt qė po dėgjoj. Nuk dua ta besoj. Mė thuaj, tė lutem, se nuk janė tė vėrteta tė gjitha ato qė mė the. Mė thuaj, i dashur, se e gjitha kjo ėshtė njė shaka e hidhur, mizore... - Fytyra e saj kishte marrė ngjyrėn e dheut.
- Besomė nė ēdo fjalė, e dashur!... Besomė! ... Kjo ėshtė e vėrteta, njė e vėrtetė e hidhur, e kobshme.
Nė kulmin e dėshpėrimit, ajo foli me zė tė ulėt dhe vajtues, por ai e dėgjoi
...............................
Nuk ia falim as Liridonit, as juve qė e keni ruajtur tė fshehtėn deri tani, kur djali juaj e la shtatzėnė Lean! Ndoshta mendonit se kėshtu do tė na futnit nė ēark!...Gaboheni!
Liridoni shtrėngoi fort dhėmbėt. Nė fytyrė iu dallua lėvizja e nofullave. I gėlltiti mundimshėm ato fjalė tė Vjolės. Donte pėrsėri tė fliste, por respektoi prapė tė atin tė vazhdonte bisedėn.
- Vjola, je me shkollė tė lartė, moj bijė, je intelektuale dhe mos fol me gjuhėn e ēarqeve. Nuk kemi ardhur sot kėtu tė nxjerrim viktimėn nga ēarku, sepse askush nuk ėshtė viktimė, as Lea. Ajo ėshtė nusja e djalit tonė.
- Nėse do bėhet nusja e djalit tuaj... Ata tani janė akoma tė fejuar, - ndėrhyri Vjola, pėrsėri e prerė nė ato qė mendonte.
- Lea ėshtė nusja e djalit tonė, - vazhdoi pėrsėri Fuati. - Unė jam akoma gjallė dhe kėta tė dy do tė martohen dhe do tė trashėgohen me jetė tė gjatė e tė lumtur. Fėmija qė ėshtė ngjizur nė barkun e Leas, do zhvillohet e do rritet i mbarė. Nuk jemi pėr abortim, siē mendoni ju.
- Abortimin as ne nuk e dėshirojmė, kurrsesi! Besojmė nė Zot, por nė rastin tuaj, tė familjes suaj, pra, abortimi ėshtė i pranueshėm dhe… - Kėtu Vjola e ndėrpreu bisedėn. Ajo donte tė thoshte: “Fejesa duhet tė prishet sa mė parė”.
.................................................. .................................................. ..............
- Vėrtet do na vritet babi, Liridon?!... Oh, Zot i madh! Mė beso vėlla, ēdo ditė, kur kthehem nė shtėpi, njė mendim i dhimbshėm mė ngacmon e s’'mė lė tė qetė, ma godet trurin si me ēekiē, njė pyetje dyshuese i bėj vetes: do ta gjej babin brenda vallė, apo... do tė
ketė shkuar nė Shqipėri... pėr tė ikur nga kjo jetė? - Zėri i doli i dridhur, i dhimbshėm dhe fjalėt tė shkėputura. - Oh, unė e mjera, sa mė dhimbset babai! Oh, sa shumė e dua, Liridon! Ėshtė babai mė i mirė nė botė...
Liridoni nuk po gjente dot fjalėt e pėrshtatshme qė t’i pėrgjigjej tė motrės, pastaj me zė tė dridhur tha: - Pse nuk po na lėnka edhe neve fati i mbrapshtė ta gėzojmė jetėn, moj motėr! Tė gjithė e duam babin tonė tė mirė, tė shtrenjtin tonė. Mė duket sikur jam unė fajtor, Xhilda, sikur dhe Lea e djali im janė fajtor, qė babi ka marrė atė vendim tė dhimbshėm. Vdekja, pėr ēdo njeri ėshtė e paparashikueshme dhe askush nuk e di se kur dhe nga i vjen. Por, tė nisesh me dėshirė, ose mė mirė tė them, i detyruar me dėshirė nė udhėn e hidhur tė vdekjes, t’i shkosh asaj vetė me kėmbėt e tua e t’i dorėzohesh, ky ėshtė, ndoshta, i vetmi rast qė po ndodh me babanė tonė...
- Liridon, po mė kėputet shpirti. Mė beso, vėlla! Edhe nga fjalėt e tua qė po dėgjoj tani, mė vijnė tė dridhura. Por Arbrin, ama, nuk duhet ta zėsh asnjėherė me gojė. Ai ėshtė krijesa e re e Zotit. Ai ėshtė shpirti, jeta, gėzimi, lumturia i tė gjithė familjes sonė. Ai ėshtė njė engjėll. Njė engjėll i pafajshėm, si mundet tė jetė fajtor?!... Ē’po flet, vėlla i dashur?
- Sepse, pikėrisht motėr, duart vrastare duan tė vrasin edhe engjėj tė pafajshėm. Xhilda, ti kėtė e di prej kohėsh. A nuk isha edhe unė atėherė njė engjėll i tillė qė duhet tė vritesha? Madje edhe sot kėrkojnė tė mė vrasin!
- Liridon, tė lutem, mjaft! Mjaft, vėlla! Por edhe pėr Lean mė vjen shumė keq. Unė jam vetė vajzė dhe e kuptoj shumė mirė gjendjen e saj shpirtėrore...
.................................................. ...............................................
“Dora njerėzore, thua ti vėlla! Ashtu ėshtė, vėrtet. Veē, ajo dorė njerėzore bėn tė mira e tė liga. Shkon nė kishė njeriu, zgjat dorėn dhe me tė merr dhe ndez qiriun. Me dorė, me gishtat e dorės njeriu bėn kryqin, i falet Zotit pėr shėndetin e tij dhe tė familjes, pėr faljet e mėkateve... Faljen! Faljen e mėkateve! Me dorė prek ikonat e shenjtorėve si pėr tė marrė bekimin e tyre. Por, ėshtė po e njėjta dorė njerėzore qė shkrep armėn vrastare pėr tė marrė jetė njerėzish tė pafajshėm...” Ashtu po i ndodhte edhe nė atė ēast, ndėrsa mbante
nė dorė qirinjtė. Dora po i dridhej. Afroi qiriun e parė pėr ta ndezur te njė tjetėr. Nuk po e kuptonte se pse dylli i lėngėsht qė i derdhej poshtė iu duk si rrjedhė loti. Ēuditėrisht, ndoshta nga dridhja e dorės, ndoshta nga flladi i lehtė qė po frynte nė atė ēast, qiriu i tij u fik sapo e vendosi nė mbajtėse. I trokitėn pėrsėri nė vesh fjalėt e Evelinės duke ia goditur ndėrgjegjen. Tundi kokėn trishtueshėm... Hapi pėllėmbėn e dorės tjetėr me gishta tė bashkuar pėr tė penguar erėn dhe e ndezi pėrsėri. Mė nė fund ndezi edhe qirinjtė e tjerė dhe i vendosi me radhė nė mbajtėse. Ndėrkaq, e shoqja i kishte ndezur tė sajat dhe po e priste pak hapa mė tutje...
|