|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
20-04-04, 15:17
|
#16
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Puthja e duarve te rrudhura..
(Gjyshes time)
Me ler te ti puth duart
qe jane rrudhur,
si kodrat e ketyre aneve,
ato duar,qe dikur
buke u dhane ushtarėve.
Dhe te ve koken,
ne preherin tend,
te me tregosh si dikur perralla,
nga ato qe s'gjenden ne asnje vend,
dhe te ma kete ziline gjithe mehalla.
gjumi te me munde,
ne ritmin e ninullave
qe ti kendon per mua,
te me lemosh ballin,
aty ku fati im u shkrua.
te me mbulosh pastaj,
kur te zbulohem naten,
kur te kollitem...
te shqetesohesh kur me humb,
se mos ujrave mbytem.
me ler te ta puth ballin,
ate te rrudhurin,
mbushur me brazda hallesh,
mua te paudhin,
te perkedhelurin tend
djegur mallesh.
kam malli per ty ketu ne shpirt,
qe ushtaon
si mijera zera tellallesh...
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
20-04-04, 15:25
|
#17
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
PĖR NĖNĖN
Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur, zemra do te me behej mal.
Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.
Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.
Te kam ne zemer o zemer qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
20-04-04, 18:14
|
#18
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Dy poezit e fundit Gjyshes Time,dhe Per Nenen Me kane Fascionuar .
Keni respektin tim i nderuar dr .Leone
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
20-04-04, 20:24
|
#19
|
Anėtarėsuar: 28-02-04
Postime: 2,480
|
pershendetje dhe urimet e mia me te sinqerta , poezit tuaja jan me te vertet te bukura.
__________________
dashuri fruti i jetes se burgosurit te perjetshem .
|
|
|
22-04-04, 15:30
|
#20
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
florian dhe naki ju falenderoj shum per pershendetjet qe mi keni bere deshiroj qe te jeni mir kudo qe te gjindeni.
me respekt
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
22-04-04, 15:54
|
#21
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Letra e Nenes"
1
Biri im, kjo ėshtė njė letėr,
nga nėna jote, njė plakė e gjorė.
Mbas kohės qė na largoi, si askėnd tjetėr,
mė nė fund lapsin mora nė dorė!
2.
Sa herė loti rrugėn ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrtė acarin theu,
zemėr e nėnės tutje stė hodhi!
3
O biri im, shoh qė je rritur,
je bėrė i madh, nė trup e mendje
Veē mos harro, gjykim i ndritur,
tkeqen flak nga shpirti, pa fjalė, me endje!
4.
Si tė gjithė nėnat, ashtu dhe unė,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja
Kurrė mos harro, tė dua shumė,
e drejta e nėnės ėshtė mė e madhja!
5.
Tė paktėn kėtė letėr, ti bir, lexoje,
aty, veē dhembjes, ka plot urime.
Mė pas, nė do, grise, coptoje,
siē ke coptuar dhe zemrėn time!
6.
Para 40 vitesh, kur njė doktoreshė,
pėr shtatzėninė mė lajmėroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshė,
krah i gėzimit botėn pushtoi!
7.
Tė gjitha nėnat e dinė se e mira,
merr tjetėr vlerė kur pret njė fėmijė.
Bashkė me agimet mė tė bukura, mė tė dlira
dhe det i trazuar i shqetėsimeve do tė vijė!
8
Nė trup tė mbajta jo pak, nėntė muaj,
flija e ngrihesha me vėshtirėsi.
Si mund tė mendoja qė do tbėhesha e huaj,
kur vuajtjet mė shtonin veē dashuri!?
9.
Asgjė sma zvogėlonte dashurinė pėr ty,
dita-ditės mezi prisja tė tė shihja.
E ku kish mė tė lumtur se ne tė dy,
pėr tė varrosur djallin rrėmihja, rrėmihja!
10.
Gėzohesha tek ndjeja tėmblat lėvizje,
pėr peshėn tėnde, qė shtohej ēdo ditė.
Tė ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh tė mbushura plot shpresa e frikė!
11.
Mė nė fund erdh ēasti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qė as lapsi, as gjuha smund ti shprehė.
Mbas shumė mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuratėn qė ta jep Zoti askush smund ta bjerrė!
12.
E qara jote u pėrzie me lotėt e mi,
tė shihja e sngopesha nga gėzimi, mrekullia
Pėr vite tė tėra tė mbajta nė gji,
tė lava, tė shplava me duart e mia!
13
Prehrin e bėra shtrat pėr ty, o bir,
qumėshtin tim ushqimin mė tė preferuar.
Nė netėt e gjata ti ndrisje si xhevahir,
unė vigjėloja e qetė, e lumturuar!
14.
Lodhesha aq shumė, qė ti tė gėzoje,
mirėsitė e mėsimit prisja tė shijoja.
Prisja me padurim diē tė mė kėrkoje
e me gjithė shpirt, bir, tė ta dhuroja!
15.
Kaluan mjaft vite e unė me kėtė gjendje,
mėndeshė e gėzuar, durimtare e mirė.
Pėr ty sndjeja lodhje, mėdyshje e hamendje,
shėrbėtore e papėrtuar, pa sqimė, pa smirė!
16.
Dhe nuk tė vonuan shenjat e burrėrisė,
kish ardhur koha pėr tė tė martuar.
Mė nė fund po ndaheshe nga krahėt e djalėrisė,
njė agim i ri tė ishte afruar!
17.
Martesa svonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qė nditėn e dasmės zemra mu thėrmua.
Lotė gėzimi me dhembje rridhnin ngatėrruar,
njė re e ēuditshme pranė mu afrua!
18
Dhe sot, sa keq qė sje mė ai qė njoh,
mė braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojnė vite tė tėra e unė nuk tė shoh,
zėrin sta dėgjoj e kridhem nė trishtim!
19.
O bir i dashur, stė kėrkoj shumė, veē pak,
kėtė sjellje nėnėmira kurrė nuk e priti.
Tashmė jam e lodhur, e dobėsuar, plakė,
si e mohove atė qė tė rriti!?
20.
Nėse njė e huaj diē do tė dhuronte,
do ti ishit mirėnjohės, si ti dhe fėmija.
Vallė, si mundi djali kaq shpejt tė harronte,
mirėsitė e nėnės, nga zemėrligėsia!?
21.
Sa herė qė zemra ime pėr ty mirė dėgjon,
sa shumė qė gėzohet, aq shtang e hutuar.
اfarė gjynahu kam bėrė qė nuk mė viziton,
mos vallė hakun tėnd se kam plotėsuar?!
22.
O biri im i shtrenjtė, dua tė tė shoh,
nė mes besimtarėsh e jo me qafirėt.
Mė jep shpėrblimin e mos mė moho,
mėshira e All-llahut ėshtė pėr tė mirėt!
23.
A ska ardhur koha qė zemra tė tė zbutet,
pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nėnėn e ka flakur porsi njė gur zalli!?
24.
Jo bir, jo, sdo ankohem e lutem kundėr teje,
sdo e shfaq zemėrimin, do e bluaj nė vetvete.
Asgjė ska fuqi tė tė ndajė prej meje,
paēka se pikėllimi po mė tret ndėr vete!
25.
Dyert e qiellit do tė hapeshin shpejt,
sdo tė kish pengesė pėr lutjet e mia.
All-llahu do ti pėrgjigjej kėsaj nėne tė shkretė,
mbi ty e familjen tėnde do zbriste fatkeqėsia!
26.
Oh, jo, nuk do ta bėj, se ti je im bir,
ke qenė dhe do tė mbetesh pranverė e jetės sime.
Ke ndritur e mė ndrit porsi xhevahir,
paēka se mė ke lėnė mes detit plot gulēime!
27.
Kthe rrugė, biri im, thinjat po tė dalin,
vitet kalojnė shpejt e do tė bėhesh plak.
Me lot tė mėrzisė ke pėr ta lutur dhe ti djalin,
e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe haku ėshtė hak!
28
Ki frikė tė madhin Zot ndaj nėnės qė tė pret,
besimi i vėrtetė di ti mposhtė pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqertė,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!
29.
Kushdo qė bėn mirė, qoftė sa njė thėrrmijė,
do ta shohė atė, pa mė tė voglin dyshim.
Por dhe dėnimi shpejt do ta arrijė,
atė qė bėn keq e sngutet nė pendim!
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
22-04-04, 16:34
|
#22
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Nena ime
Rridhni o lot tė vajit dhe o plagė tė zemres..
Mos pyet cilat shpėrthime tė torturave qetsuan shpirtin tim
Tashmė humba tė dashuren e parė dhe ēdo tė nesėrme tė bukur
Dhe nga gota piva pikat e fundit tė barrės sė rėndė
* * *
Nėna ime!! Duart tuaja dridheshin e unė shkoja nė pakthim
Piskata: Ah.. Prit mos shko ti pa shkuar unė
Ende vazhdon brenda nesh dashuria pėr ty
Ja ku ne po i shtrijmė gabimet tona mbi varrė
Nuk ka mbet nga rruga jonė pėrveēse nderit tė arritjes
* * *
Nėna ime!! Kush ėshtė tani qė mė udhėzon mua nėse humbi rrugėn
Kush ėshtė qė mė flet mua pėr ullishtat e atdheun e vrarė
Kush ėshtė qė mė uron mua pėr tė mė ndihmuar Zoti!!
O nėna ime
Mė thuaj ngase unė jamė i vetmuari i shtėpisė qė pret
Ngase nuk ka gjė qė mė ngroh.. se dielli im ka pėrenduar
* * *
Nėna ime!! Mos qaj!! Dhe kush qan pėr jetėn e pėrdhosur?!
Kjo ėshtė kohė pėr ata qė ballin e kan mbėshtjellė me pambuk
Kjo ėshtė kohė pėr ata qė rrinė ulur afėr flamujve e kolltuqeve
Sa bėrtita: O frikacak, pėrse tėrhjekja dhe rrahja e tupanave?!
Mos pastroni turpin e humbjes por pastroni lėshimet nga truni
* * *
Nėna ime!! Po ndėgjoj nga mbrapa nė mungesė vringėllimėn e kuajve
Dhe po shoh pas tyre njė gjeneratė qė u pėrpoq tė bėnte tė pamunduren
I dhanė qiellit hieshinė e tij dhe tokės ngjyrat e stinėve
Mos u ēudit, ngase kaloi koha e vajtimeve pėr shekujt e shkuar!!
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
22-04-04, 16:42
|
#23
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
letėr nėnės...
shkruajta shume fjale per njerez " te panjohur" qe me dhuruan fjale momente, iluzione, por nuk munda te shkruaj asgje me vlere per Ate qe nuk u lodh kurre se me dashuri, per Ate qe vetem me dha pa kerkuar asgje...
per fat te mire dikush tjeter shkruajti ato vargje qe une aq shume kerkova...
moj nenokja ime, a je gjalle?
edhe une rroj. te pershendes!
le te ndrite mbremja si perralle,
mbi kasollen tende qe veē hesht.
mora vesh qe je shqetesuar,
dhe per mua brenga po te ha
del ne rruge duke veshtruar,
me xhupin e hedhur permbi krah.
dhe ne mbremje shpesh te fanitet,
endrr'e keqe syte ty t'i mbush
sikur ja, dikush po me avitet,
dhe ne ije thiken po me ngul.
qetesohu, moj e shtrenjta nene,
fshije qe nga syte ate kllapi.
pijanec i tille nuk jam bere,
sa te vdes pa u kthyer ne shpi.
jam i bute ashtu si kam qene,
dhe mendoj, mendoj vetem per nje gje,
qe me mall'e madh qe me ka zene,
koken mbi prehrin tend ta ve.
do te vij te kopshti yne i blerte,
lule plot te jete zbukuruar,
vetem mos me zgjo me ashtu heret,
siē me zgjoje tete vjet shkuar.
mos mi zgjo ti endrrat qe u shuan,
ēfare nuk arrita, mos me ngacmo,
jeta shum'e eger qe me mua,
m'u desh humbje, lodhje ti provoj
mos m'u lut te falem si me pare,
s'mund te kthehem me ne ato vite.
ti per mua je mbeshtetje e pare,
ti per mua je gezim e drite.
e harro, nenoke, shqetesimin,
ti per mua me, mos u cfilit,
mos e tret ashtu ti larg shikimin,
me xhupin kraheve mos dil.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
22-04-04, 16:48
|
#24
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Zoti.
Kush e Krijoi boten me gjithe kete bukuri?
Kush ja dha natyres, gjithe kete hijeshi?
Kush Krijoi njeriun, veshet edhe syte?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka te dyte.
Ngjyren trendafilit, valle e kush ja dha?
me arome kaq t'kendshme valle e kush e mba?
Kush veēoi njeriun, permbi ēdo gje tjeter?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka shok tjeter.
Natyrėn e vdekur, valle e kush e ngjalle?
Pranveren pas dimrit, kush e ben me ardhe?
Kush e ringjall njeriun, pasi eshte bere toke?
Kush? Vetem Nje Zot, qe s'ka tjeter shok.
Kush na e jep shiun qe token gjelberon?
Kush e krijoi henen qe motet i nderron?
Zogjte qe fluturojne qiellit, valle e kush i mba?
Kush? Vetem Nje Zot qe shok tjeter s'ka.
Njeriut qe mendon, me dyshim s'i mbete,
Zoti i ka dhene mendjen, le te gjykoje vete,
Parajsa dhe ferri na presin ne ate jete
Cfare te besh ketu, atje ke me gjete.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
22-04-04, 16:54
|
#25
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
SHPIRTI
Kur tė dalė shpirti, prej trupit tė mjerė
Ah unė po ndahem, do tė thotė njė herė
Tre herė do thėrrasė, i vdekuri i mjerė
Por ne se dėgjojmė, atė zė tė prerė
Lutet dhe thotė, pėr Zotin e vėrtetė
Ujin qė tė mė lani tė mos jetė i nxehtė
Se unė e kam trupin tash tė dėrrmuar
Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpėtuar
Kam dhimbje nė trup, lehtė tė mė fėrkoni
Shumė ju lutem, tė mos mė dėrrmoni
Sikur ta dėgjonte, zėrin njerėzia
Shpirt nuk do tė mbetej, do vdiste gjithėsia
Trupin e atij shpirti sikur ta vėshtrojė
Njė melek i vjen, e do ta kuvendojė
Trupin tėnd tė vdekur, a e sheh i thotė
Vallė si jetove ti nė atė botė
Obligimet qė duheshin vallė a i praktikove
Apo me gjynahe, jetėn ti e cove
Ia falim namazin pasi e ngrejmė
Nė varr e mbulojmė, ikim dhe e lėmė vetėm
Ah njeriun e shkretė, me dhe e mbulojmė
Pa dyshim tė gjithė atje do tė shkojmė
Vėllezėr tė dashur, tė gjithė u po shkoni
Tė gjithė ju po ikni, por mua mos mė harroni
Ku ėshtė dashuria, qė mė parė kishit
Ku janė fjalėt e ėmbla qė ju flisnit
Babai im ku ėshtė, sa fort qė mė donte
Ku ėshtė dhe nėna qė pa mua sduronte
Njė fėmijė tė mos ishte, nė derė do tė dilte
Njė natė tė mos ishte, gjumė gjithė natėn ajo skishte
Sa isha i gjallė, nė jetėn e shkuar
Me njerėz tė mirė, rrija i nderuar
Nė varrin e errėt, ah ēu futa unė
Trupin e kam tė zhveshur, qefina kan unė
Asnjėri nga shokėt si di hallet e mia
Si qenka kjo vdekja, se di njerėzia
Nga tė gjithė tė ligat na shpėto Ti Vetė
Nė xhenetet e Tua na ndero pėrjetė.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
23-04-04, 19:05
|
#26
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Kanceri
Ne qielli pishat
prape grisn enderrat
dhe shelgjet prape
zgjaten krahet nen shi
dhe floket e gjate i shkulen dhimbjet
perseri perseri..
Koridoret e erret me priten ne heshtje
pllakat i ndjejne hapat bute mbi shpine
mes qindra hapash mes mijera hapash
njohen te mite
Erdhe prape ? Te prisnim
Batanijet gri , kartelat , xhamat
rrugicat shtruar me asfalt
globet e bardhe e sallat e medha
shiringet, aget
Erdhe? Te pritem gjate.
Nje njolle e vogel
per ti keputur enderrat ne mes
per ta bere mamane te cmendet
dhe te ike prej meje e trembur
Nje njolle vogel
per te humbur cdo shprese..
per ti lene te gjitha te gjitha
E perse mister i shekullit
nga thellesia kohrash valle erdhe gjer tek ne
Nje njolle vogel metastaze
cfjale dhimbje cfjale e frikshme
sa pa kuptim te te kthej ne hic
sa pa kuptim ti lesh te gjitha
e perbindshme
Po une do te jetoj
pishat ne re
qielli,shelgjet te gjithe me thone
si do ikesh nga ne,
pse do ikesh nga ne
po une do te jetoj
Zeri i nenes,ajo qan
Alo: alo: sflet dot :Alo degjon
jam nena jote
Babai ne letrat e gjata plot mall..
po une do te jetoj
Jam i ri
po ceshte jeta
As per ti then po dashurise nuk mjafton
dhe ajo kerkon dhe ajo pret
si ta quash jete kete
E di kancer i zi
qendron i zi ne lotet e mi
doktor pse ma fsheh nuk kam frike
e di doktor e di
po une duroj
se dhimbjen e kam njohur qe ne femijeri
por une do te jetoj me shpirtin tim
afer Zotit me dashuri
ne jeten e cila nuk ka vuatje
ne jeten kur cdo dhimbje
eshte larguar tutje
O Zot forcoji zemrat prinderve te mi
ata me rriten ne femijeri
qan nena me lotet e saj
dhe babai i djek faqet me vaj
Mos u merzisni o prinder te mi
Une me ju do jem ne amshim
ne lendinat e jetes se bukur pa kthim
Atje ku Zoti do na jape dashuri
Lotojne syte e zemra preket
nena e gjore si hiri tretet
babi nis e vajton
per djalin qe me mall e kujton.
jam ketu prane jush mos me harroni
dhimbjen nga zemra gjithmone largoni
do vi nje dite dhe do takohemi
prane jush o prinder do qendroj,
dhe lotet derdhen si burim dhimbjesh
qajne zemrat dhe shpirtat
Por asnjeher shpresen se humben
se djalin e tyre nje dite do takojne
lot lot..............
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
23-04-04, 19:49
|
#27
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Tė dua nėnė tė dua shumė.
1.
Shpirti im ėshtė pėrmalluar
ثshtė tretur bėrė shkumė
Ka shumė kohė stė kam takuar
Tė dua nėnė tė dua shumė.
2.
Syri im ėshtė duke qarė
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumė kohė qė stė kam parė
ka kohė nėnė qė srri me ty.
3.
Veshi im ėshtė shurdhuar
ėshtė bėrė porsi bori,
zėrin tend mė ska dėgjuar
shėrohet nėnė po tdėgjoi ty.
4.
Goja ime rri e heshtur
ska dėshirė tė nxjerr mė fjalė
shpirti im ėshtė shumė i etur
e dogji malli pėr ty o nėnė.
5.
Zemra ime digjet flakė
nga malli u bė hi e shkrumb,
tė kujtoj unė ditė e natė
tė dua nėnė tė dua shumė.
6.
Dora ime mė nuk shkruan
rri e ngrirė porsi njė shkėmb,
zemra ime pėr ty vuan
shpirti nėnė pėr ty mė dhėmb.
7.
Kėmba ime sdo tė ecė
si njė lis qėndron nė vėnd,
sdi ētė bėjė kėmba e shkretė
do tė vij nė drejtimin tėnd.
8.
Ti je yll qė shumė ndriēon
mėshira e Zotit mbi tokė,
ti je ajo qė mė gėzon
pa ty ska kuptim kjo botė.
9.
Ti je hėna qė dritė bėn
me kėtė dritė gjej rrugėn unė
ti ēdo dhembje ma shėron
tė dua nėnė tė dua shumė.
10.
Me pėrgjėrim zemra ime
tė lutet ēdo ditė o Zot
mėshiro Ti nėnėn time
dhe tė gjitha nėnat nė botė.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
25-04-04, 09:41
|
#28
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
TEK NENA
Ja ku erdha, nėna ime. Erdha
Por dora mė dridhet e zilia nuk bie
tek porta
ndaj rri nė prag si kėrcu i harruar
i sjellė nga larg, nga lumi i mallit
qė uturon nėpėr dhera tė huaj
e tundon zemren e mėrgimtarit.
Erdha pėr tė ndarė dhėmbjen me ty
pėr tė bashkuar lotėt
qė rrodhėn larg njėri-tjetrit
kaq vjet.
Tani s'na ndajnė kufijt e shteteve
veē kjo portė druri, e vjetėr...
S'kam fuqi ta shtyj
s'kam fuqi ta hap
prandaj te lutem, hapma nėna ime
merrmė nė krahė se ngriva
nga era, shiu e acari i huaj
qė edhe kėtu me ndjek pas si hije!
Qaj unė
qan ti nėna ime
e lotėt mblidhen kruspull nė futen e zezė
nga tmerri se unė, mėkatari i shpirtit
neser do tė marr udhėt prap nga kjo portė.
Shkodėr 22 Mars 1992
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
25-04-04, 09:53
|
#29
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
POEZI HUMORISTIKE
P O E Z I H U M O R I S T I K E
PLAKU I PALLATIT
Plaku i pallatit per karshi
Me nje plake, ka ra n'dashni
Dite e nate per te mendon
Pa e pare dot s'duron.
Kur del plaka ne dritare
Plaku i shkret luan fare
Do qe t'ia bej me sy
Por i mbyllen qe te dy.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
25-04-04, 10:00
|
#30
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
XHAXHI MINATORI!
Xhaxhi minatori,
gjoksin ke me lesh,
po edhe sikur te mos e kesh,
prap minator
do jesh.
CUPAT NE LENDINE.
Dalin ēupat ne lendine,
Lule ato mbledhin,
mbledhin ato mbledhin,
po ka dhe qe nuk mbledhin.
Moj Balen
Moj Balen moj shtaz shpiake,
** noborr han kallamoq,
a e ke pa Flutren Bajrake,
me nendetse neper llaē?
A e mban mend kur ishim nFrance,
lakuriq me duar nder xhepa,
na ēoi era ne Breg te Ranes,
zaganjoret na xun me grepa?
Ka hyp pleshti nkompanjel
e tan forcen i bjen kumones,
nget Frati me mantel:
- Mos ma hiq buken e gojes...
Mbi nje shkurre ulet lopa,
Mbi nje shkurre ulet lopa,
i dhemb brinja, i dhemb koka,
i dhemb koka, i dhemb brinja,
koke e lopes plot me thinja.
Une nje jete tulle,
ti nje jete llac
dashuria jone
pallat 15-kac.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:48.
|
|