Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jEtA_1
I nderuar Penesti edhe une jame per instalimin e odes shqiptare dhe lirisht mund te bashkpunojm ne kete drejtim , per ate dhe intuita ime ndaj shkrimeve tua nuk me ka zhgenjyer duke te vlersuar njerin nder postuesit e ralle qe besoj shkrimet tua do te ken lexues te shumt qe do ti lexojn keto rreshta me vemendje mbes me shpres se do te na postosh edhe shume shkrime tjera .......
|
E nderuar Jeta1
E pata lehte te lexoj qellimin e juaj qe ne fillim. Perkrahjen e pa rezerve per idene time ju e ofroni jo rastesisht. Tere kohen verej se ndermjet disa antareve te forumit po zhvillohen polemika qe sjane gje tjeter veqse harxhim energjie dhe shfrenim emocionesh ( ne rastet kur ju mungon teksti e banalizojne polemiken). Jam i bindur thellesisht se tek cdonjeri prej tyre egziston energjia pozitive te cilen ndoshta edhe pa vetedije e ngulfasin per gjera te kota dhe si e tille ajo i sherben si harxh mullijte jasht gardhit. Se kendejmi jam i mendimit se kendveshtrimet tona edhe duhet te jene te ndryshme sepse polemikes apo debatit do i humbej kuptimi por ama kam pershtypjen se i tere opusi i falje-lutjeve tona vetem sa i shmanget objektivit qe kemi, andaj ndaj mendjen se disa temat qe hapen, apriori paracaktojne barikadimet e panevojshme.
E gjeta rastin ne kete shkembim fjalesh dhe idesh me ju qe te inicoj tema qe dosido jan te diskutueshme dhe qe kerkojne angazhime serioze per te menjanuar sa eshte e mundur anomalite qe shfaqen brenda sojit tone. Nuk pretendoj verje pike kesaj dukurie aq me teper tani kur vrullshem mbi qiellin shqiptare hijezohen mjegullinat e akredituara nga kuzhinat me te sofistikuara per ndalrritjen e nje populli te cilit i shfaqet fati historik si shkendijedrite pas ndonje tuneli te stergjatur shekullor.Cdo race e menqur tani si kurdohere me pare tere potencialin do e shigjetonte ne nje cak. E kemi per borxh qe ne momente te ketilla te sillemi pergjegjshem dhe historikisht. Brazat qe vijne nuk do e pranojne kerkimfaljen tone. Te tilla momente perseriten ne cepet e qindvjeqareve.
Pra, jam ithtar i temave qe ngerthejn kendveshtrime te ndryshme dhe te cilat ne asnje variante te mundshme nuk nxisin ndasite berlinase brenda nesh sepse e tere kjo se fundi do rezultoje epilogjet vetshkateruese paraprakisht te sajuara nga soji qe i gjason hijenave.
Ja disa prej temave qe i kisha propozuar per nje trajtese polemizuese:
Roli i femres ne edukimin e shoqerise sone
Arsimi i politizuar apo politika e arsimuar
Quo Vadis brezi 21
Prespektiva e njerezve pa percaktime politike
Mediat ne shoqerine shqiptare
Historia ne funcion te edukimit patriotik
Shkaqet e devijimeve morale
Varferia dhe solidarizimi me to
Diaspora shqiptare dhe prespektiva e saj
Bashkeshortesia dhe peripecite e saja
Gjuha dhe shtremberimet e saja
Dialektet pasuri apo ndasi
Festat Kombtare si duhet festuar ato
Arsimi , anomalte dhe prespektiva
Vlerat dhe pseudovlerat
Titujt shkencor dhe vlerat
Shkollat private-perparsi?
Feja embleme e tolerances
......
Ju bezdisa Jeta por ju lutem me kuptoni esht nje reagim krejt i natyrshem.
Dliresia e juaj e trazon gjenin shqiptarisht