Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-07-07, 02:53   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Publikimet kryesore:

• Pellazgėt-ilirėt-shqiptarėt, interpretime epigrafike e komente historiko-gjuhėsore, Romė 1984.

• Gjuha etruske gjuhė e gjallė, interpretime tė mėtejshme epigrafike e komente historiko-gjuhėsore, Romė 1989.

• Lashtėsia e gjuhės shqipe, pėrmbledhje e mbi 50 programesh historiko-gjuhėsore tė transmetuar nga Radio Vatikani mė 1988-89, Romė 1991.

• Shqipja ēelėsi i gjuhės shqipe, interpretime epigrafike e komente historiko-gjuhėsore, Romė 1992.

• Paleografia tregon njė vazhdimėsi gjuhėsore nga pellazgėt, ilirėt, trakėt dhe etruskėt tek shqiptarėt, relacion i paraqitur mė 1989 nė Universitetin e Warwick (GB).

• Shkrimet proto-italike njė gjuhė e pėrbashkėt nė tė dy brigjet e Adriatikut, konferencė e mbajtur mė 1986 nė Fondacionin Corsi nė Fermo, Itali dhe e publikuar po atė vit nė Firence.
• Pellazgėt, trakėt, etruskėt nė paleografinė euro-mesdhetare, relacion i mbajtur nė Simpoziumin e V-tė ndėrkombėtar tė studimeve trake, Spoleto, Itali 1987, i publikuar nė Milano 1990.

• Pellazgjikja-ilirishte mesdhetare, relacion i mbajtur nė Simpoziumin e VII-tė ndėrkombėtar tė studimeve trake mė 1990 nė Palma de Mallorca, Spanjė, e publikuar nė Milano mė 1992.
• L'Idiome Pelasgien dans l'Europe Mediterranenne, dokumente epigrafike tė Portugalisė, relacion i mbajtur mė 1988 nė Universitetin e Ri tė Lisbonės dhe kėtu e publikuar mė 1990.
• Trashėgimia gjuhėsore dhe gjenetike - mundėsia e monogjenezės embrionale tė fjalėve, relacion i mbajtur mė 1997 nė Universitetin e Mainzit, Gjermani dhe i publikuar nė Tiranė nė tė njėjtin vit.

• Rėndėsia e gruas nė Iliri, ese (bazuar dhe nė dokumente epigrafike nga Dodona dhe Butrinti), Romė 1985.

• Ismail Qemal Vlora - njiqindepesėdhjetė vjetori i lindjes, konferencė e mbajtur nė Vlorė mė 24/1/1994 dhe kėtu e publikuar po atė vit.

• Pellazgjikja-ilirishte mesdhetare, kontribut studimor pėr nder tė Federico Curato nė Universitetin e Pavias, Itali, vėll. II, Milano 1996.

• Vera, kujtime pėr nder tė piktores Vera Blloshmi-Mellett, Romė 1998.

• Profil i grave shqiptare nė histori, ese mbi mbretėreshėn Teuta, Nora Kelmendin, Laskarina Bubulinėn, Miro Tėrbaēin dhe Elena Gjikėn (Dora d’Istrian) referuar nė Reggio Calabria mė 27 shkurt 1999 me rastin e Simpoziumit mbi tė drejtat e gruas, i publikuar po atė vit nė Romė.

• Ismail Qemal Vlora - Kujtime, Romė 1978, ripublikuar po nė Romė mė 1992, rishikuar e plotėsuar me materiale historike nga Renzo Falaschi.

• Studime mbi gjuhėn shqiptare, konferencė e mbajtur mė 16 qershor 1984 nė Universitetin Boston College dhe atje e publikuar po atė vit.

• Etruskėt dhe toskėt, konferencė e organizuar mė 31 janar 1986 nga Shoqėria e kėrkimeve arkeologjike tė Sienės, Itali.

• Palaeoscriptures of Mediterranean Europe, konferencė e mbajtur nė shtator 1986 nė World University, Tucson (Arizona, ShBA) me rastin e marrjes sė Laurea honoris causa nė gjuhėsinė e krahasuar.

• Idioma e pellazgėve (ose e euro-mesdhetarėve), konferencė e mbajtur mė 1989 nė Akademinė e Mesdheut nė Romė.

• Pellazgėt, ilirėt, etruskėt, shqiptarėt, konferencė mbi shkrimet e Homerit, Herodotit, Tuqididit e deri tek opinionet e studiuesve modernė, e organizuar nga “Noi Pubblicisti”, Romė dhjetor 1993.

• Illiria dhe idioma etruske, konferencė e mbajtur mė 15 korrik 1981 nė Akademinė e gjuhės, Bogota, Kolumbi.

• Gjuha e popujve - arkivi mė i vlefshėm dokumentar, ese e publikuar nga Bulletin Europeen i Fondacionit Europian Dragan, Milano, nėntor 1985.

• Problemet aktuale tė kulturės shqiptare, konferencė e mbajtur nė New York mė 1977.
• Kongresi i Prizrenit i vitit 1878, konferencė e mbajtur sė pari nė New York mė 1978 dhe e pėrsėritur nė qershor 1998 nė Columbus University, New York.

• Georges Kastrioti Skenderbey, Heros Europeen du XV siecle, konferencė e mbajtur nė Paris mė 1980 dhe Gjenevė mė 1998.

• Humanistėt shqiptarė dhe kontributi i tyre nė Rilindjen dhe poezinė bashkėkohore, konferencė e mbajtur nė klubin Besa nė Romė nė dhjetor 1986, e publikuar tek gazeta L’Osservatore Romano e datės 13-14 dhjetor 1982 dhe gazeta Dielli e Bostonit mė 16 maj 1986.

• Gjuha amė e Ismail Qemalit, konferencė e mbajtur mė 2001 nė Universitetin e Vlorės.

• Protogjuhėt dhe pellazgo-iliro-etruskishtja, konferencė e mbajtur mė 2002 nė klubin kulturor Iliria, Romė.


legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-07-07, 04:25   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Marie Shllaku (1922 - 1946)


Marie Shllaku ėshtė lindur nė Shkodėr, mė 22 tetor 1922.
Babai i Maries quhej Mark, kurse nėna Dila. Prindėrit i kishin kushtuar kujdes tė madh shkollimit tė Maries. Nė saje tė pėrkujdesjes tė atdhetarit At Gjergj Fishta,i njohur si shkrimtar me orientime patriotike, Maria kishte mėsuar mjaft mirė historinė shqiptare, gjuhėn frėnge, gjermane,latine, si dhe gjuhėn e
vjeter greke. Mė me vėshtirėsi, Maria e fliste gjuhen serbokroate.
Fjala ėshtė, pra, pėr njė studente tė pasionuar, tė aftė dhe deri nė ekstreme tė vendosur t'i realizojė idealet e veta.


Marie Shllaku,njė vajzė e re shqiptare,pati fatin tė gjindet midis burrash tė mėdhenjė tė kombit shqiptarė dhe veēanėrisht midis burrash dhe luftėtarėsh tė njohur shkodran,ndėr tė cilėt ishte edhe i madhi At Gjergj Fishta, Bernard Llupi etj.

Marie Shllaku,ndonėse shumė e re nė moshė, vetėm 20 vjeēare, ishte studente, gjė qė ishte rastė i rrallė pėr femrat shqiptare tė asaj kohe,dhe qė u angazhua me tėrė qenien e vet, me tė gjitha forcat dhe me tėrė potencialin qė kishte pėr ta vėnė nė jetė idealin e lartė tė bashkimit kombėtarė tė tė gjitha trojeve etnike, pavarėsisht se nė ē’kushte apo rrethana do tė arrihej ajo sepse kryesorja mbeti, arritja e kėtij qėllimi tė shenjtė kombėtar, pėr ēka u derdh kaq shumė gjak, bile edhe gjaku i Marie Shllakut.
Ajo vazhdoi rrugėn madhėshtore tė luftės pėr vatan dhe pėr ēlirimin kombėtar, rrugėn e atyre burrave shkodran,siē ishte Hamzė Kazazi qė luftoi kundėr pashallarėve tė Turqisė dhe Oso Kuka qė luftoi nė trojet e Vraninės kundėr cubave tė Cvetinės.
Nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavokomunist, Marie Shllaku u gjend edhe nė Drenicė, ku dy dekada mė parė, luftoi dhe qėndroi pėr 12 vite me rradhė heroina e popullit-Shotė Galica. Po kėshtu, edhe pse ishin kohė tė turbullta ato kur Shaban Polluzha doli kundėr tradhėtisė serbosllave, Maria pa kurrėfarė hamendje, qė nė ditėt e para doli nė anėn e tij dhe pėrkrahu deri ne fund me gjithė ē’pati, duke ju bėrė krah pėrpjekjeve vigane tė fundit tė luftės antifashiste, qė tė hiqej qafesh njė herė e pėrgjithmonė zgjedha sllave.
Marie Shllaku i rrėmbeu armėt nė ditėt mė tė vėshtira; nė ato ditė kur e tėr ėKosova digjej flakė nga zjarri i ri i tradhėtisė.
Ata qė nuk i njohin rrethanat e formimit tė kėsaj atdhetare, mund tė pyesin me habi, se pėrse e bėri kėtė njė trimėreshė qė nuk ishte nga viset e Kosovės-njė trimėreshė shkodrane?!
-Marie Shllaku, si paraardhėsit e saj pati dhimbje tė madhe pėr fatin tragjik tė shqiptarėve tė Kosovės. Ajo ndjeu atė dhimbjku po shpėrnguleshin me dhunė qindra e mijėra shqiptarė jashtė trojeve tė tyre etnike. Prandaj, ajo, pa mėdyshjen mė tė vogėl, doli nė anėn e luftės pėr ēlirimin e Kosovės martire.
Marie Shllaku edhe nė momentet mė vendimtare, nė kohėn mė tragjike tė luftės iu bshkangjit krahut me atdhetarė tė asaj kohe-rreth 100 intelektualėve qė u angazhuan nė rezistencėn shqiptare tė fundit tė luftės antifashiste. Ndėr kėto figura mė tė ndrituar ishin: Bernard Llupi,Shaban Polluzha,Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi,Metė Dina,Ukė Sadik Lutani... tė cilėt qėndruan deri nė fund tė pa mposhtur dhe u vranė nė luftė, ose u pushkatuan nga pushtusi serbo-malazez.
Makinerija propaganduse serbosllave,duke parė rolin aktiv dhe tė rėndėsishėm tė Maries nė rezistencėn shqiptare, pėr ta njollosur fetarisht Marien dhe pėr tė shkaktuar pėrēarej mbi baza fetare,nisi tė shpif kundėr saj, gjoja se Maria po angazhohet kryesisht me shqiptarėt e besimit mysliman.
Ishte e vėrtetė se Maria qe lidhur krysisht me shqiptarėt mysliman, natyrisht, jo pėr shkak tė fesė apo tė ndonje shkaku tjetėr, po pikėrisht se ishte njė atdhetare e shquar,e cila dinte se shpėtimin i kombit mund tė vijė vetem po qe se do bashkohen tė gjithė shqiptareė, pavarėsisht nga feja dhe ndarja krahinore.Ajo, natyrisht, i kishte tė qarta edhe qėllimet pėrqarėse tė serbosllavėve dhe e dinte mirė se po kėta ishin edhe burim i tė gjitha shpifjeve kundėr saj. Prandaj,ajo nuk i pėrfillte ato.
Nė luftėn pėr pavarsinė kombėtare dhe bashkim tė trojeve tė pushtuara Maria u angazhua nė mėnyrė tė gjithanshme..
Ajo, poashtu luajti njė rol aktiv nė frymėzimin e luftėtarėve: nė shumė takime e kuvende, mbante fjalime tė zjarrta,sipas nevojės dhe tė gjata, me qėllim qė ta mbante tė gjallė dhe t’i jepte flakė zjarrit ēlirimtar nė shpirtin e ēdo luftėtari, duke i shėrbyer kėshtu rezistencės shqiptare.

Atė nuk arritėn qė kurrėn e kurrės ta dorėzojnė, e para aktit tė pushkatimit, nė vend tė shprehjes sė dėshirės sė fundit, ajo nisi dhe kėndon Hymnin Kombėtar.

Para gjykatės kriminale tė Prizrenit, ajo tha:
-"Ne luftuam qė pjesėt mė tė dhimbshme tė atdheut t’ia ktheni nėnės sė vet,
por e kuptoj se kjo gjė s’do tė bėhet sot. Megjithatė, edhe pas vdekjes sonė, djemtė dhe vajzat shqiptare do ta vazhdojnė luftėn derisa Kosovėn tė ia bashkoni Shqipėrisė."
Historia, ende ka pėr tė thėnė e shkruar, pėr kėtė pėrsonalitet historik nė tė ardhmen, mbasi ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme, nė vetėdijen e popullit tonė dhe si e tillė pėrkujtohet me krenari dhe respekt tė veēantė, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 01-07-07 nė 04:29
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-07, 18:30   #3
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

"Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lirė dhe po ndėrton demokracinė"


Nuk e dija kete fraze te shprehur nga Clinton dhe teksa e lexova me kaplloi nje angushti mallengjimi ne shpirt, duke me bere te leshoj lot. Thone se burri eshte turp te qaje, por me kete qe lexova... nuk eshte burre nese s'qan.

Nje amanet i saj ( NENES TEREZE ) ishte "urdher" hyjnor per kete burre te shquar me emrin Clinton, "urdher" memesor, liri per nje komb te tere, drite shpirtrash te vuajtur shqiptaresh.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 14-12-07 nė 18:43
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-04-08, 22:35   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Edlira Dedja, gruaja shqiptare qė kandidon pėr deputete nė Zvicėr

Albert Zholi
Edlira Dedja, gruaja shqiptare qė kandidon pėr deputete nė Zvicėr

Edlira Dedja
Pianiste dhe profesoreshė e pianos Master nė psikologji e pedagogji

Presidente e shoqatės “Opera pa kufij”, anėtare e Kiėanis (Zvicėr), bashkėpunėtore aktive e ASED-it zviceran (Action de Soutien ą l’Enfance Démunie), ProInfirmis-it dhe Zyrės sė tė deleguarit pėr tė huaj, qė prej vitit 1997.

Motivacioni pėr t’u kandiduar si deputete e PS.
Tė punoj pėr integrimin sa mė tė gjėrė tė fėmijėve dhe rinisė nė jetėn sociale dhe kulturore tė Kantonit ; edukimin e tyre nėpėrmjet projekteve tė reja artistike, me qėllim qė t’i kuptojmė sa mė mire kėrkesat dhe nevojat e gjeneratave tė reja e t’i mbėshtesim ato, mbasi buzėqeshja ngazėlluese e fėmijėve dhe gėzimi i tė rriturve duhet tė jenė mirėnjohja jonė!


Dėshirat :

Tė bashkėpunojmė pėr ruajtjen e njė psikologjie sociale sa mė tė shėndetshme, duke kontribuar nė ngritjen e idealizmit tek gjeneratat mė tė reja, duke mundėsuar zhvillimin dhe kuptimin e tė drejtave dhe detyrave tė tyre, nocionin e drejtėsisė, patriotizmit dhe vullnetit tė mirė. Tė sigurojmė prioritetin e vlerave humane dhe shpirtėrore mbi ato materiale. Tė promovojmė adoptimin dhe aplikimin e kėtyre principeve nė jetėn sociale, shkollore dhe profesionale.

Edlira Dedja, Neuchātel, 10 mars 2008

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-09, 23:48   #5
Sushi
 
Anėtarėsuar: 12-07-09
Postime: 3
Sushi i vlerėsuar jo keq
Gabim Roli i gruas

Si ka ndryshu roli i gruas para kohes se komunizmit, gjate komunizmit dhe deri sot?

Sa i perket emancipimit, raportet mes gruas dhe burrit, edukates, punet e shtepise etj. etj...

p.sh. thojne qe ne veri te shqiperise, dhe aty me duket situata e gruas identik si ne disa vende ne kosove,,, atje femren nuk e kan pyet per martese, por ka qene e shtypn nga burri etj. etj. si eshte sot situata e gruas atje? dhe ne qytete tjera?

Mendoni qe komunizmi ja ka hape gruas rrugen drejte emancipimit?
Apo mendoni qe mbas komunizmit ja ka fillur prap patriarkalizmi?
Sushi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-09, 03:26   #6
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

me fal, a...! pertoj me fol per kete issue...!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-09, 07:47   #7
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

Me demek, komunizmi paska qen ēelsi apo "issue-eja" e shpetimit te gruas shqiptare ?

Rrofsh o Sushi ! E vdekje komun-izmit nje here e pergjithmon.
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-09, 11:15   #8
Sushi
 
Anėtarėsuar: 12-07-09
Postime: 3
Sushi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Roli i gruas

Keto informacione me nevoiten per temen e diplomes qe jam duke shkruar per rolin e gruas ne shqiperi. Per kete te lutem mos pertoni me fol rreth kesaj teme ;)

Thjeshte me intereson se ne cilat aspekte ka ndryshu roli i gruas dhe emancipimi...

Makresh, nuk e dij a ka qene komunizmi celsi e shpetimit te gruas, por ndoshta eshte e sakt.

Une nuk jam nga shqiperia, jam nga kosova dhe per kete gje ndoshta mund te pergjigjen edhe antaret qe jan nga shqiperia, sepse une dije vetem ate cka kam lexu ne libra, dhe librat qe jan shkru gjate kohes se komunizmit nuk jane ndoshta edhe 100 % te besueshme?!?!?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Sushi : 13-07-09 nė 11:21
Sushi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-09, 17:20   #9
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

Nese don t'kuptosh kontekstualizimin majtist/socialist te institucionit te familjes lexo vepren "mbi FAMILJEN" , te FRIDRIH ENGELSIT ... (shko ne biblotek te Fakultetit Filozofik e gjene aty) .... Nese don t'kuptosh me shume mbi ROLET GJINORE dhe POZITEN E GRUAS pergjate historise socializmit ne ish Jugosllavine kerko arkiven qofte legjislative apo shkencore (historike)... e njejet eddhe ate te komunizmit ne Shqiperi ...

Disa nga veprat

Engels. Fridrih "Origjina e Familjes, e Prones Private dhe e Shtetit - Prishtinė, Rilindja

S.d. Beauvoir, - "Seksi Dyte"

Rrapi, Gj. "Familjet e medha shqiptare"



__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 13-07-09 nė 17:22
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-09, 22:25   #10
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Urata
me fal, a...! pertoj me fol per kete issue...!
kallxo cfare rroli po luen moje dade
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-09, 22:26   #11
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Roli i gruas

Lune rrol te rendsishem femra(grueja) ,po aty ku ske qka luane a mi lane kta musteqe dredhet te luajne kta me kobure
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 10:00   #12
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Heroinė po.
Ama asnjėri deri sot s'gėzoj atė vetėbesim qė t'i thotė njėherė FALEMNDERIT femrės shqiptare qė rriti kėtė komb, gjithėmonė vlerė ka pasė, por askush s'ia ka ditė femrės.
Nėnat e gjyshet tona, ēka kanė pėrjetu nė jetėn e tyre, falė modernizimit edhe vetėdijesimit minimal tė shqiptarėve, ne sot s'do pėrjetojmė. Kemi krijuar pak mė tepėr vetėbesim, jemi larguar nga mendimet e prapambetura por akoma jemi nė hapat e parė tė pėrmirėsimit.
Gruaja shqiptare meriton mė tepėr respekt dhe dashuri dhe mirėnjohje pėr atė qė bėn, jo si heroinė si Shote Galica (nė fakt kjo gjysmė heroinė se edhe kjo ėshtė pėrdorė si armė e Azemit - cili ia mori shokut gruan) apo Nėna Tereze e shumė tjera, por si heroinė tė pėrditshmėrisė, si ajo qė pėrkundi djepin e kėtij populli...

__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-11, 21:14   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Pėr njė monument lirie


As lapsi hyjnor e as kjo tastaturė e bekuar kompjuteri nuk mund ta shpreh madhėshtinė e heroinave pėr tė cilat dua tė flas. Ndoshta do tė mendoni se po flas pėr heroinat e kombit tonė ndėr shekuj. Pėr ato trimėresha qė me jetėn dhe veprat e tyre i kanė dhėnė nder kombit dhe kanė hyrė nė pėrjetėsi. Ato vajza e gra qė na kujtohen nga emrat e rrugėve, monumentet e ndryshme apo nga emrat e shkollave dhe institucioneve tjera. Mirėpo, kėsaj radhe, dua tė kujtoj njė grup tė madh femrash shqiptare qė kanė ardhur dhe po shkojnė nga kjo jetė duke mos kėrkuar nga ne asnjė favor, asnjė ēmim, asnjė shpėrblim. Janė gra anonime, pa emra, pa nishan, qė ngadalė po bėhėn “specie nė zhdukje”. E pikėrisht ato, mendoj unė, duhet tė trajtohen si monumente tė gjalla lirie dhe identiteti.

Nė kėtė grup, afėrsisht dhe duke mos tentuar tė caktoj kufij artificialė nė mes moshave, janė gratė shqiptare qė kanė lindur nė mes viteve 1910 dhe 1960. Afėrsisht, janė gjyshet dhe nėnat e gjeneratės qė tashmė e ka barrėn kryesore nė shtetbėrjen dhe nė jetėsimin e lirisė sonė. Ato gjyshe tė mrekullueshme, shumica nga tė cilat kanė shkuar nga kjo botė, pa e parė njė ditė lirie, dhe ato nėna tė mrekullueshme, qė po plaken tashmė dhe nuk janė tė sigurta se a ka ardhur liria e vėrtetė apo jo (ky dyshim vjen nga ndjenja e hollė qė ato kanė pėr tė lexuar fytyrat tona, pėr tė kuptuar brengat tona, pėr tė cilat ato kanė jetuar dhe ende jetojnė).

Ato gra qė vajzėrinė e tyre e kanė filluar me njė zi tė tmershme buke (tė parat me urinė e luftės sė parė botėrore dhe tė dytat me urinė e “vishakut”) dhe qė kanė ėndėrruar nusėrinė nė njė kohė mė tė mirė, ato janė heroinat tona. Me gėrshetat e pastra sikur shpirtėrat e tyre, tė kėrrusura nė vekun e tyre, ato kanė ēėndisur, pėrveē artit, edhe lirinė. Lirinė e shpirtit tė tyre dhe lirinė e atyre, pėr tė cilat kėto kanė jetuar. Kanė filluar nusėrinė nė kohė tė egra dhe pa marrė parasysh nga gjuha e huaj, qė i ka ngulfatur burrat e tyre, kėto u kanė kėnduar djepave ninanana nė gjuhėn e ėmbėl shqipe.

Tė pandikuara nga shkretėtira komuniste, gjyshet dhe nėnat tona janė shėndėrruar nė “fjalorė” ku janė ruajtur mijėra fjalė e shprehje tė gjuhės shqipe, qė as profesorėt e gjuhės shqipe nuk i dinė tashmė. Burrat e tyre kanė shkuar nė burg pėr shqipen dykrenare, por ky shpend ka vazhduar tė qėndrojė krenar nė qilarėt e kėtyre heroinave, ku ėshtė ruajtur qejzi i tyre artistik. Ngjyrat e saj dhe tė sfondit ku rrin krenare shqiponja, kanė qenė ngjyrat e para qė fėmijėt kanė mėsuar. Edhepse i tėrė kombi ka qenė i zėnė nė kurthėn e njė “hapėsire pėr jetė tė zhveshur”, kėto gra kanė dhėnė shumė dashuri. Ato na kanė mėsuar dhe vazhdojnė tė na mėsojnė se ēfarė ėshtė dashuria e vėrtetė pėr babain, pėr vėllain, pėr burrin, pėr fėmijėn, pėr tė afėrmin…

Kur kohėt ndryshonin dhe meshkujt detyroheshin tė vishnin uniforma e rroba tė tė tjerėve, kėto gra vazhdonin tė ruanin me xhelozi veshjen mė madhėshtore qė njė femėr mund tė ketė. Ato vazhdonin tė ruanin traditėn dhe atyre u ishte besuar shumė nga ruajtja e zingjirit qė na bėn sot krenar para botės. Ato janė qė kanė ruajtur zakonet e vjetra dhe fisnike, kanė ruajtur forcėn e lidhjeve horizontale, tė cilat lidhje na veēojnė ende dhe na japin vlerė nė kėtė kohė tė stuhishme asimilimi dhe globalizmi. Si do tė ruheshin kėngėt e ėmbla pėr tė porsalindurin, kėngėt e bukura pėr trimin e ri, kėngėt e papėrsėritshme tė fejesės e martesės dhe vajet e madhėrishme pėr shqiptarin qė po kalonte nė njė tjetėr jetė…pa zėrin e ėmbėl dhe gjithmonė tė qetė tė kėtij grupi anonim tė grave shqiptare?!

Dhe kur meshkujt shtrėngoheshin tė anashkalonin tradita shekullore, ishin gjyshet dhe nėnat tona qė merrni primatin e konzervimit dhe “ajrosjes” sė kėtyre visareve. Nipave e mbesave, bijave e bijve, nė netėt e gjata tė dimrit, kėto gra fisnike u pėshpėritnin nė vesh pėr vlerat njerėzore, etike, kombėtare e fetare qė duhet t’i ketė njeriu. Derisa burri i saj ishte jashtė duke luftuar t’i mbijetojė stuhisė asimiluese, kjo grua dhe kjo nėnė vazhdonte luftėn e saj brenda shtėpisė. Derisa burri i saj ishte i detyruar tė mos pėrcillte rite fetare dhe shpirtėrore, jashtė “fesė” sė re qė kishte pllakosur gjithēka; derisa (paramendoni) burrat punonin pėr Bajram dhe Kėrshėndella e Pashkė, duke u shtirur se nuk po u dhemb kjo fare, gjyshet dhe nėnat shqiptare, me kėmbėngulje ua mėsonin duatė (shqiptarėve myslimanė) dhe uratat (shqiptarėve tė krishterė) pėr Krijuesin, duke e mbushur shpirt njė epokė tė zezė e tė zbrazėt komunizmi. Me njė sakrificė titanike, ato vazhdonin tė agjėronin dhe tė falenderonin pėr jetėn, tė cilėn e falnin pėr tė tjerėt, pa kėrkuar asnjė kompenzim pėr vete.

Janė kėto gra qė kanė pritur nė shtėpi burrat e tyre tė vrarė, pa nxjerrė njė zė dėshpėrimi. Janė kėto gra qė nuk kanė vėnė kujėn edhe kur shtėpitė kanė mbetur pa bukė e fėmijėt e tyre s’kanė pasur gjė pėr tė veshur nė mungesė tė baballarėve qė dergjeshin nė burgje. Janė kėto heroina qė kanė qėndruar burrėrisht (nuk e di se a tregon kjo ndajfolje atė qė dua ta them) kur djemtė e tyre janė kthyer nė arkivole tė gozhduara. Janė kėto gjyshe dhe kėto nėna qė kanė varrosur vajzat e djemtė, nipat e mbesat dhe kanė vazhduar tė luftojnė dhe tė pėrpiqen qė zingjiri i kėtij kombi tė mos kėputet. Janė kėto amazona qė nė ditėn e fundit tė shtatzanisė dhe nė ditėn e parė tė lehonisė, kanė punuar tėrė ditėn pėrkrah burrit. Duke rrezikuar veten dhe pa asnjė kujdes mjekėsor, kėto trimėresha kanė bėrė luftėn mė tė madhe: kanė shtuar shqiptarėt nė kėto troje.

Krejt kėto, dhe shumė tė tjera qė s’i zė letra, i kanė bėrė, dhe gjyshet e nėnat tona nuk kanė kėrkuar asgjė si kompenzim. Tė mėsuar nė kėtė shekull tė vėshtirė, me heronj tė shumtė, sidomos tė gjallė, dhe tė mėsuar t’u japim nderin e respektin e pakushtėzuar, shpeshherė duke u penduar pastaj, ne mund tė ndjejmė ēudi nga kjo. Mirėpo njė gjė ėshtė e sigurt: gjyshet dhe nėnat tona qė meritojnė respektin tonė mė tė madh si heroina tė kėtij kombi, po perėndojnė dhe ato nuk kanė kėrkuar dhe vazhdojnė tė mos kėrkojnė asgjė nga ne. Asgjė!

Nė varrin e gjysheve po rritet bari. Nė fytyrėn e nėnave tona po shtohen rrudha mė tė thella! Nuk e di se a janė tė qeta gjyshet nė varre dhe nuk e di nėse nėnat tona janė tė kėnaqura me ne. Rrugė tė reja po shtrohen dhe monumente tė reja po ngriten pėr tė gjithė ata qė kanė dhėnė diēka nga vetja pėr kėto ditė. Jam i bindur se monumenti mė i madh i lirisė dhe identitetit shqiptar u takon pikėrisht kėtyre grave shqiptare. Nėse, pėr shkak tė numrit tė madh tė tyre, ėshtė e pamundshme njė permendore fizike, le t’ua ndėrtojmė nga njė monument nė zemrat tona! Ato e meritojnė t’i ruajmė pėrjetė aty!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-12, 08:25   #14
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

gRUJA sHQIPTARE mozamakeq per ta,me 40 vjet rrudhet e bahet kepurdhe,krejt jeta i shkone ka rune nderin e ne fund prap se prap fjalt i ka permas,kan ike ato vakth,kohna,gruja shqiptare nuk duhet me jetu per medalje e cmime e lavde,ajo duhet me jetu separi jeten e saj,mi jap rendsi vetes,masnej familjes e me shiju diqka nga jeta,mi lan anash qto heroina e mendje te mdhaja,se tybe kshtutne shumica heroina jan,po shku dam kan ka kalojne jeten per gazepi,e ka jetojne per qta emna e (nagrada) se gjithkushe ne ate mnyren e vet sakrifikone ne jete,qofte edhe kineze,me vete thote une heroin jam ,,,,,,
grueja shqiptare a njeri,dhe sduhet em harru me ndi veten edhe gru...
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-14, 03:05   #15
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Gruaja shqiptare gjithenje ka qen nene, edukatore dhe shok perkrah burrit te saj, trimereshe dhe perendeshe
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.