FRIGA NGA LIRIA E PRESIDENTIT
Presidenti Rugova asnjehere nuk ka folur publikisht per familjen e tij. Por me miqte e tij nderkombetare, jo rralle, kishte shpalosur dhimbjen e tij per familjen dhe ishte ndier shume keq kur kishte treguar rrefim trondites per ate qe perjetonin familja e tij per faktin se ai ishte president i Kosoves. Atij me se shumti, me kishte thene nje mik diplomat, i dhimbseshin djemte e tij qe shumicen e kohes e kalonin mbyllur per shkak se babai i tyre ishte president i izoluar dhe frikohej nga liria e tij. Kjo ishte arsyeja, me thoshte miku im, pse ai nuk lejonte qe dy djemte e tij, Mendimi dhe Uka te leviznin lire si te gjithe te tjeret e qytetit. Ata qendronin peng te nje pasigurie qe e kishin imponuar njerezit e sigurimit te tij. Kjo dhimbje e presidentit tone, natyrisht qe ka mundur te keqperdoret per shkak te personave qe informatat e tyre i kane jo per ta liruar presidentin nga frika, por per ta shkaterruar idene e lirise per te dhe familjen e tij. Per nje fakt te vetem. Qe manipulimi te jete me i lehte dhe me i bindshem. Nuk e kisha besuar se deri ne cfare mase ka shkuar kjo frike. Por e kisha perceptuar se si mund te manipulohet njeriu qe jeton ne kullen e tij te izoluar. Eshte per te ardhur keq, qe ne si shoqeri nuk kemi bere asgje, edhe pse nuk e kemi ditur saktesisht, qe presidentin tone ta lirojme nga te qenurit penge e njerezve manipulatore.
Kur e kisha shkruar shkrimin per atentatin ndaj presidentit Rugova, kisha cituar nje batute te nje nderkombetari, i cili pat thene si ne shaka se "kjo bombe eshte jo kunder presidentit, por kunder koalicionit gjitheperfshires". Atebote e kisha marrur si dashakeqje dhe cinike. Por po del se ka dicka te vertete ne gjithe cinizmin e tij. Sepse, ata te cilet bejne gjera te tilla, sot po e udheheqin Kosoven dhe neve.
Pse e thashe kete?
E lexova transkriptin prej tridhjete faqeve te perfolur aq shume diteve te fundit. Lexova shume emra ne te. Shumicen prej tyre as qe i njihja dhe as qe thoshin ndonje gje per mua. Por kishte emra ne mesin e atyre 200 emrave, sa gjendeshin ne dokumentin tashme te dorezuar ne UNMIK dhe ne Parlamentin e Kosoves, qe i njihja. Disa nga emrat i kisha takuar, kam pire kafe dhe kam biseduar, me ta, ne rrethana krejt te qeta. Kam pasur bindjen se ata jane njerez qe shikojne punen e tyre dhe nuk bejne asgje te keqe per shoqerine kosovare. Larg asaj qe kisha menduar, dhe as qe me kishte shkuar mendja se ata mund t'i takojne nje organizate te tille me emrin "Sigurimi i Atdheut". Normalisht, edhe tash le rezerven time per listen derisa te perfundojne hetimet per ngjarjet e apostrofuara.
Por kur kthej kujtesen ne pese vitet e kaluara, dhe momentet e takimit per kafe mengjesi, mozaiku i ngjarjes me perputhej shkarazi me materialin e prezantuar. Jane ato detajet qe jane te parendesishme per momentin kur i bisedon dhe i degjon ne rrethana qetesie, por reflektojne ndryshe ne situaten qe gjendemi, kur lexon nje material me plot ngjarje dhe emra.
Atebote personazhet e apostrofuar me dukeshin njerez qe merren me punet e tyre, me biznes dhe me ceshtje te ndershme. Dhe ende besoj, derisa te vertetohen faktet, se njerezit e tille qe une i kisha takuar nuk mund te manipulohen dhe te rekrutohen nga nje njeri me emrin Rame Maraj, per te cilin deri ne diten e sotme kisha degjuar vetem perciptazi. Ky emer nuk me thoshte asgje pervec kur degjoja te lakuar emrin e tij nga ndonje mik i LDK-se.
Shpeshhere e kam marre si te shpifur perfoljen e emrit te tij dhe rendesine qe ai ka ne ndertimin e politikave kadrovike ne LDK. Isha i bindur se disa nga anetaret e LDK-se e stermadhonin fuqine e tij dhe ndikimin ne zyren e presidentit. Bile, i konsideroja shume artifice perpjekjet per ta bartur pafuqine e tyre ne nje argument jodomethenes qe lidhej me kete emer.
E thoja kete, jo per faktin se ai njeri nuk mund te jete i mire ose i keq, por per faktin se ai s'kishte domethenie per Kosoven dhe procesin politik te saj.
Derisa ne njeren prej diteve, ish-kolegu im i profesionit Ramush Tahiri, ma terhoqi verejtjen per joseriozitetin e qasjes, dhe lehtesine e shperfilljes qe i beja funksionit dhe emrit Rame Maraj, qe per te, meqe tashme ishte ne pjesen e strukturave te Qeverise, ishte nder personat qe duhet marre seriozisht.
Tash e tutje kete emer duhet degjuar dhe respektuar. Jo per faktin se na duhet, por per faktin se nga ai eshte krijuar nje mit medial. Cfare turpi per kete shoqeri. Cfare turpi per njerezit e medhenj te LDK-se.
__________________
Pa asnjė mėdyshje mund tė konstatohet, se pėr popullin shqiptar interesi mė parėsor nė kėtė etapė tė historisė sė tij, ėshtė ēlirimi i plotė e ribashkimi i Atėmėmdheut si dhe ndėrtimi i njė shoqėrie plotėsisht sovrane e demokratike
|