Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-06-05, 06:38   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim ''RIKTHIMI I BERISHES ESHTE I RREZIKSHEM''?

Deklarata e kryetarit tė komitetit amerikan pėr zgjerimin e NATO-s dje nė Tiranė

"Rikthimi i Berishės ėshtė i rrezikshėm"
Brus Xhekson: Dėmton integrimin e Shqipėrisė




Edlira Prenga

Brus Xhekson, lėshoi dje mesazhin e mos ndryshimit tė qeverisjes nė vendin tonė. kryetari i komitetit amerikan pėr zgjerimin e NATO-s ndodhej dje nė Tiranė. Kėtė herė, pėr tė sjellė njė tjetėr mesazh amerikan pėr Shqipėrinė. Deklarata e bėrė dje se rikthimi i njė qeverisje si ajo e viti `92-`96, do tė pėrbėnte njė rrezik serioz pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, ėshtė njė paralajmėrim i qartė se ndryshimi nuk duhet tė ndodhė.

LAJMI

Zgjedhjet qė do tė bėjnė votuesit shqiptarė do tė ndikojnė jo vetėm nė tė ardhmen e vendit tė tyre, por edhe nė stabilitetin e Ballkanit Perėndimor dhe indirekt nė Europė e SHBA", theksoi Xhekson, sipas tė cilit, "pa patur njė udhėheqje tė moderuar nė Tiranė shpresat qė kemi pėr zgjidhjen e njė tė ardhmeje demokratike pėr Kosovėn, do tė jenė mė tė varfra". Ai shton se: pa njė Shqipėri bashkėpunuese, sfida e Maqedonisė pėr tė integruar popullsinė maqedonase dhe etnike shqiptare do tė jetė akoma dhe mė e vėshtirė. Pa modernizur dhe zhvilluar Shqipėrinė, perspektiva e zhvillimit ekonomik nė Ballkanin Perendimor do tė zvogėlohet dhe pa njė Shqipėri liberale nė rrugėn drejt Europės, projektit tė ndėrtimit tė njė paqeje tė qėndrueshme nė Ballkan do t'i duhen vite mė tepėr", shtoi ai. Xhekson deklaroi se: Duhet tė afirmohet dėshira e Shqipėrisė pėr NATO-n dhe BE-nė. Kėshtu u shpreh dje Brus Xhekson, Kryetari i Komitetit Amerikan pėr Zgjerimin e NATO-s, duke sjellė nė Tiranė njė mesazh tė qartė nga SHBA. Xhekson, njė nga pėrfaqėsuesit e lobit republikan nė Kongresin amerikan, por edhe i njohur si mbėshtetės i revolucionit portokalli nė Ukrainė, ndodhej dje nė kryeqytet pėr tė bėrė publik shqetėsimin e organizatės sė drejtuar prej tij pėr problemet e fushatės zgjedhore nė Shqipėri.
"Jemi tė shqetėsuar qė tė mos ketė asnjė shfaqje tė idesė sė kthimit tė formės sė qeverisjes tė vitit `92-`97, pasi kjo do tė jetė shkatėrruese pėr integrimin e Shqipėrisė dhe ecjes drejt demokracisė", vuri nė dukje Xhekson nė konferencėn e tij pėr shtyp, duke cituar se nė Amerikė do tė botohet njė shkrim mbi kėto ēėshtje shqetėsuese. Kryetari i Komitetit Amerikan, Brus Xhekson dha dje paralajmėrimin e qartė nė emėr tė grupit qė pėrfaqėson, se duhet njė udhėheqje e moderuar qė tė mos kėtė rrezik pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė Ballkanit Perėndimor. Duke bėrė tė qartė se ishte republikan nė SHBA, por qė sillte dhe mesazhin e demokratėve, qė sipas tij i shohin me tė njėjtin shqetėsim mundėsinė e kthimit tė situatave tė tetė viteve mė parė. Xhekson nė deklaratat e tij ka mbajtur njė qėndrim kritik ndaj opozitės aktuale dhe e pėrqėndruar mendimin e tij nė deklaratėn se rikthimi i qeverisjes sė viteve 1992-1997 ėshtė shumė i rrezikshėm pėr vendin. Xhekson nė drejtimin e komitetit pranė NATO-s ka bėrė vazhdimisht lobing pro anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė kėtė organizatė tė rėndėsishme. Ky kontribut i tij i vazhdueshėm ėshtė vlerėsuar vazhdimisht nga ana e qeverisė Shqiptare. Xhekson ėshtė pėrfaqėsues republikan, (qė janė nė pushtet me Presidentin Bush nė SHBA). Ai e ka pohuar vetė kėtė dje nė Tiranė gjatė konferencės pėr shtyp qė ka dhėnė.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.