|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
04-01-06, 21:19
|
#16
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Re: N'a mungon kultura njerezore!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Domira
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Me nderime Guri Sylaj
|
I nderuar GURI SYLAJ keni hapur teme shume me peshe. Me vie keq qe nuk e kam pa me heret.
U kyqa ne kete teme sepse ndaj brengen e njejte per te cilen behet fjale.
I nderuar GURI, kuptimet,kulture njerezore dhe moral njerezor nga nje pjese e diskutuesve ketu po edhe ne forume tjera c'vleresohen dhe tentohet ti ipen konotacione shume negative dhe te demshme.
Me fjale tjera, me ane te shkrimeve destruktive tentohet qe morali njerezor te paraqitet si dicka e parendesishme, qesharake ose demodé.
Une mendoj se aresyja eshte e thjeshte. Te jetosh me moral njerezor te kesh kulture njerezore don te thote ta zgjedhesh rrugen e drejte jetsore por njekohesisht edhe rrugen me te veshtire.
Ata te cilet kane zgjedhur rrugen me te lehte per te jetuar, kane zgjedhur te bejne cmos vetem per interesin personal, pa zgedh mjete. Per keta kthim nuk ka. Kta vazhdojne me besnikeri rrugen e tyre te lehte duke kundershtuar cdo gje njerezore, si moralin ashtu edhe kulturen njerezore te komunikimit.
Kta e kane humbur kredibilitetin per ta mbrojtur moralin njerzor ose vlerat. Meqe jane ne ate rruge, ata vazhdojne qe gjithe energjine e vet ta lansojne ne betejen per te fituar pushtet, kudo qe gjinden, vetem e vetem per ti menjanu ata qe kane zgjedhur rrugen e veshtire por te drejte, e cila nuk shpie tjeter kah pos ne fitore te se mires, ne fitore te demokracise.
Ai/ajo qe ka zgjedh fjalen e keqe, mendimin e keq per ta be tjetrin te ndihet keq, per ti dekuraju njerzit e mire ne rrugen e tyre, ai/ajo ka zgjedh te ballafaqohet deri ne vdekje me te miren dhe te perfundoje si humbes i mjere.
I nderuar GURI SYLAJ keso lloj temash kerkojne trajtim dhe disutime te pashterrshme, ani me mujt e me dhan nji pik kontributi per vendosjen e vlerave dhe moralit njerzor.
Me nderime
Domira
|
Lexova me vėmendje edhe njė herė tė gjithė reagimet qė ka zgjuar kjo temė e qėlluar e Guri Sylajt por nuk vura re asgjėkundi "...se kulture njerezore dhe moral njerezor nga nje pjese e diskutuesve ketu po edhe ne forume tjera c'vleresohen dhe tentohet ti ipen konotacione shume negative dhe te demshme.
Me fjale tjera, me ane te shkrimeve destruktive tentohet qe morali njerezor te paraqitet si dicka e parendesishme, qesharake ose demodé...".
Vazhdon banaliteti tjetėr :"Te jetosh me moral njerezor te kesh kulture njerezore don te thote ta zgjedhesh rrugen e drejte jetsore por njekohesisht edhe rrugen me te veshtire".
Epiteti "njerzor" qė cilėson emrin "moral" ėshtė "redondent", i tepėrt, nė planin semantik : morali ėshtė vetėm njerzor dhe kurr "shtazarak" : ėshtė konventė e thjesht mes qenjeve dykėmbshe qė ecin vertikalisht dhe njihen me emrin "qenje njerzore". Shprehja "N'a mungon morali njerzor" ėshtė hiē mė pak se sinonim i plot i "amoralitetit"! Kjo nuk ėshtė e sakėt. Cdokush ka "moralitetin" e vetė qė e karakterizon dhe e dallon nga tė tjerėt!
Nė kė vallė aludon Domira kur shkruan se disa paskanė "zgjedhur rrugėn e drejtė e tė vėshtirė jetėsore (demokratėt=tė moralshėm)" kurse tė tjerėt na qenkanė tė pamoralshėm ( e ēfarė duhet nėnkuptuar mė kėtė, ēfarė kuptimi anėsor « connotation » fsheh kjo shprehje) dhe si tė tillė nuk paskanė as tė drejtėn e pėrgjigjes (kjo ėshtė shumė pak demokratike, madje as e moralshme) : rruga e zgjedhur apo , nė tė shumtėn e rasteve e imponuar nga rrethanat jetėsore, ėshtė edhe e drejtė edhe e vėshtirė pėr secilin prej nesh. Pra nuk ka « shkrime destruktive » : nuk e ka fajin shkrimi por lexuesi qė nuk e kupton dhe nuk ka aftėsi tė mjaftueshme intelektuale ti pėrgjigjet
nuk ėshtė nė pyetje pra morali !
« Ata te cilet kane zgjedhur rrugen me te lehte per te jetuar, kane zgjedhur te bejne cmos vetem per interesin personal, pa zgedh mjete » : Nė politikė , pra, nuk ka hiē moral. E ata qė kanė zgjedhur kėtė rrugė « tė lehtė
pėr interesin personal » ndodhen nė krye tė shtetit qe 15 vjet : mos tė gabohet askush : kjo nuk quhet « demokraci » ; i gjason shumė autokracisė, mbase edhe « diktatorisė » !
Pra ata qė kandidojnė pėr poste ministrore, pėr vende nė parlament, pėr postin e kryetarit tė shtetit, ushtrojnė tė drejtėn e tyre themelore demokratike : tė votosh pėr dikė tjetėr ose tė kandidosh vetė kundėr kandidatve tjerė. Kujt i duket kjo vallė e « pamoralshme » ? ! Vetėm mosveprimi, pasiviteti ėshtė i pamoralshėm.
Demokracia dhe morali nuk janė sinonime, madje shpeshėherė rezultojnė si antonime.
Si pėrfundim : » Ai/ajo qe ka zgjedh fjalen e keqe, mendimin e keq per ta be tjetrin te ndihet keq, per ti dekuraju njerzit e mire ne rrugen e tyre, ai/ajo ka zgjedh te ballafaqohet deri ne vdekje me te miren dhe te perfundoje si humbes i mjere ». Kėto shprehje pėrdori edhe unė vetė nė adresėn e fėmijve tė moshės tė mitur. Domira ka harruar tė na thot se njerėz tė tillė « nė ferr (gjehnem) » do qendrojnė pėrmotshėm ! Shqiptarėt nuk janė as ēiliminj as debil : tė fillohet me fjalė aq tė rralla tė kritikės poetike si psh « konotacione » dhe tė pėrfundohet me njė lekcion morali aq tė ulėt e prozaik : e pakuptueshme pėr fshatarin qė di tė lėrojė tokėn dhe tź ruaj bagėtinė !
Kaq pėr sonte !
Harrova edhe diēka : tė gjithėve njė vit tė ri tė mrekullueshėm, me plot moral e demokraci, e veēanėrisht me njė pavarėsi e sovranitet absolut pėr tokėn ku kam lindur e « ku mė ka rrėnuar koka » : Kosova e pastėr, e pėrjetshme shqiptare !
|
Na mungojne aftesit komunikuese ...
Na mungojne aftesit konceptuale(analizuar dhe diagnostifikuar/akceptuar nje situate/shkrim/mendim te caktuar,qartesine midis shkakut dhe pasojes...
Na mungojne aftesit humane(kuptuar/ndryshuar/kontrolluar sjelljen e individeve/grupeve)...
Na mungon toleranca dhe pranimi i te vertetes
POR JO MORALI NJEREZOR...!!!!!!!!
Te gjitha keto mesohen...
Arsimimi/edukim ndihmon ne NJOHJEN E VETEVETES mandej edhe tjeret...! Nuk jemi te pamoral,jo!!! vetem...
jemi viktima te kohes/vete njeriut o njerez...
na kane munguar shume "paketime" ....!!!!!!!!!!!!!!!
Sa i perket forumit dhe shkrimeve nuk do lodhesha shume ne vleresime ...
"state quo" shkruajm si t'shohim afishimin dhe na teket ...
tjetra, konfliktet grupore(grupimet/komplotet) qofte politike qofte fetare qofte interesa tjera t'imta nuk t'lejojne te qendrosh brenda "kornizes- ata qe jemi..."
pastaj diversiteti...!!!!!!
Fola pergjithesisht/forumi nuk eshte e tera qe frymoj/shoh.
A e dini perse shkrova?...
Vegeza niset ne Programet e vitit te ri dhe kengetaret/prezentuesit tane...
intervistoheshin, o per zotin m'plaken me mosaftesit komunikuese te tyre(nuk jane vetem forumet tona)...
GURI SYLAJ, ēdo lule e re ka eren e mire(nuk thuhet kot a?!!) ...!
Edhe forumet dikur mirreshin/konsideroheshin me tjeter ...
ik dhe shfleto qe nga SHPIRTISHQIPTARE e deri ne ca forume te voēkla e sheh se jane zbehur si ne kualitet ashtu edhe ne kuantitet...
Viganica...
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
04-01-06, 21:25
|
#17
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
ps: tek: Na mungojne aftesit humane do te duhej te ishte -(vije) shoqerore...
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|
|
|
04-01-06, 22:48
|
#18
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Une edhe mund te pajtohem me ate se ndoshta ne kapjen dhe sheshimin e problemit kam perdore edhe terme te gabuara dhe me vije mire qe ketu gjej mundesin te permiresohem por une nuk mund te pajtohem me ate se .......nuk n'a mungon morali njerezore.Ose ndoshta edhe keni te drejte , me mire te themi se jemi njerez te pa moralshem.
Nese une i gezohem nje te keqeje qe i ndodhe ati tjetrit, nje morti qe nuk ka te beje me mua , nje deshtimi te atij -me te cilin edhe nese dua te ndahem ,nuk mundem se rruga qe n'a pret duhet t'a bejme se bashku... me ndihmoni , ju lutem , si t'a quaj?
Dikush ishte ngute te me tregoj se kulture kan vetem njerezit , i falenderohem shume ,por me sa dij une njeriu eshte nje -zoo politikon-, apo si i thone latinisht nuk e dij.Kishte harru se ne asnje "kulture"tjeter perpos asaj njerezore nuk pergaditet dhe nuk behet shkatrrimi i llojt te vet me plan dhe ne plan.
Pa dasht me hy ne zberthimin e -kultures njerezore-, sepse edhe nuk kam kaqik ndoshta , krejt cka une kam desht me than eshte qe te jemi me te matur , me te afert , me te ndieshem per njeri tjetrin sepse gjerat qe na ndajn jan shume pak ne krahasim me ato qe n'a bashkojn.
Me ju thene te drejten , une e shtrova si teme por bukur shume kam mesuar nga shkrimet e juaja te nderuar debatues dhe pajtohem plotesisht me menyren se si dhe nga cili kand i caseni problemit.
Megjitheate une nuk mund te heq dore nga qendrimi se mungesa e moralit, mungesa e njerezores po n'a kushton dhe shpesh po krijon hendeqe qe ndoshta edhe mund te kalohen por me veshtersi te mdha.
P.S.
Ju lutem , kete mos e merrni si nje pergjithesim , si nje gjitheperfshirje por thjesht si nje shtrim ne nje rrafsh ku secili zgjedhe rrugen dhe kahjen qe i pelqen.
Me nderime Guri Sylaj
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
05-01-06, 00:21
|
#19
|
Anėtarėsuar: 11-01-04
Postime: 577
|
Une nuk e kam njet me i tjerr keto terme fort se fort mire e kam kuptuar autorin e temes.
Ne diskutimet qe i bejm ne kohen e fundit aqe jemi varfruar ne shpiert ,sa knaqemi ne fatekeqesi te tjereve dhe vertet edhe une ndiej shqetesim si autori i kesaj teme .
Ku mundet njeriu ti perbij gjithe ket mllef te krijuar qe derdhet ketu e edhe ate ne emer te patriotizmit ne emer te vlerave kombtare e tash se fundi ne emer te vetdijes dhe pregaditjeve intelektuale.
Andej shpesh here heqim dore vullnetarisht nga nje diskutim i till vullgare qe se paku te mos jemi pjese e asaj fjale aqe sa mundemi te durohemi.
Dalim ketu ne emer te heronjeve etiketojm shpifim mallkojm lider e instutucione ,them valle a eshte ashtu ?????????
Dhe falem zotit qe perpos virutales eshte edhe realja sikur ne ket boten reale njeriu
e i thot vetes
-ndal ,ndale se i kemi dy gishte fetyre
p.s.
E kam fjalen tek nenforumi i politikes ,se te ai i nenforumi per fen ase qe hy fare
|
|
|
06-01-06, 12:49
|
#20
|
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Lexova me vėmendje edhe njė herė tė gjithė reagimet qė ka zgjuar kjo temė e qėlluar e Guri Sylajt por nuk vura re asgjėkundi "...se kulture njerezore dhe moral njerezor nga nje pjese e diskutuesve ketu po edhe ne forume tjera c'vleresohen dhe tentohet ti ipen konotacione shume negative dhe te demshme.
|
E para keto mendime nuk i kam dhane per temen ne te cilen po shkruajme por ne pergjithsi per diskutimet ne forme, po edhe ne publikime ne disa media te cilat jo vetem qe jane destruktive por nuk kane as kulture njerzore e as moral njerzor. Ne debatet politike qe behen ne forume nuk ka teme ne te cilen nuk fyhen Presidenti i Kosoves, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, LDKja anetaret dhe simpatizantet e LDKs.
Shkohet aq large saqe shahen e perbuzen edhe njerzit te cilet jane vra vetem e vetem kane qene me LDKne.
Nuk kane lidhje diskutimet destruktive me demokraci e as me fjalen e lire, ne cka thirren ata qe fyejne e shajne,por jane pikerrisht mungesa e kultures dhe moralit njerezor. Ka pase dhe ka perpjekje per ti kthyer ato diskutime tejet jonjerzore ne diskutime konstruktive nga shume diskutues qe kane moral dhe kulture njerzore, por mungesa e kultures njerzore dhe moralit gjithashtu, nuk lejon qe diskutimet te marrin rrjedhe normale me shprehje mendimesh, pa sharje e fyerje.
Keto sharje e fyerje, jane banalitete, e jo zberthimi i temes rreth kultures njerzore te cilen e ka hapur GURI SYLAJ.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Me fjale tjera, me ane te shkrimeve destruktive tentohet qe morali njerezor te paraqitet si dicka e parendesishme, qesharake ose demodé...".
|
Po pikerisht, sepse kur diskutuesit bejne thirrje per nderprerje te fyerjeve, shpifjeve e sharjeve, ata qe i shkaktojne keto arsyetim e kane se gjithkush mund te thoje lirisht cfare te doje (lexo te shaje e fyeje) sepse simbas tyre morali njerzor per shprehjen e mendimit te lire eshte i parendesishem dhe demode, dmth ka dale prej mode. kete e arsyetojne kinse si te drejte demokratike.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Vazhdon banaliteti tjetėr :"Te jetosh me moral njerezor te kesh kulture njerezore don te thote ta zgjedhesh rrugen e drejte jetsore por njekohesisht edhe rrugen me te veshtire".
|
Rrugen te cilen e kane zgjedhur ata te cilet nuk zgjedhin mjete per t'ja arritur qellimit (per qellimi marrje te pushtetit ose permbushjes se interesit personal ne menyre te pandershme), eshte rruge e lehte, eshte rruge e padrejte dhe e pandershme. Aresyeja eshte se per te ketillet, morali njerzor dhe kultura njerzore jane te pavlefshme kur eshte ne pytje lufta per pushtet dhe perfitim personal.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Epiteti "njerzor" qė cilėson emrin "moral" ėshtė "redondent", i tepėrt, nė planin semantik : morali ėshtė vetėm njerzor dhe kurr "shtazarak" : ėshtė konventė e thjesht mes qenjeve dykėmbshe qė ecin vertikalisht dhe njihen me emrin "qenje njerzore".
|
Fshatari, kishe ba mire n'mujsh me na i shkrue shqip "redonent" dhe "semantik" sepse nuk po bahesh as ma qytetar e as ma internacional me kto shprehje dhe mos te vie keq me na shkrujt shqip se nuk na vjen marre prej gjuhes tone. Megjithate qe nje pergjigje edhe per kete pjese te shkrimit.
Mos e paqe dite, gje te cilen nuk e besoj, atehere dije se, morali njerzor per dukurite per te cilat po flasim pra ne lidhje me kulturen e komunikimit tone, eshte humanizem eshte drejtesi, miresi shpirterore qe shprehet me mirsjellje dhe respekt per tjeret. Nuk po flasim ketu per teorema a hipoteza shkencore por thjeshte po flasim per dukurine e moralit njerzor dhe kultures njerzore.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Shprehja "N'a mungon morali njerzor" ėshtė hiē mė pak se sinonim i plot i "amoralitetit"! Kjo nuk ėshtė e sakėt. Cdokush ka "moralitetin" e vetė qė e karakterizon dhe e dallon nga tė tjerėt!
|
Na fal ketu Fshatar e ke shum gabim sepse "moraliteti" siq thua per moralin, ai nuk eshte i shumllojshem. Njeriu ose ka moral ose ska! Morali nuk eshte llastik ta terheqesh nga te duash dhe te thuash une kam moralin tim e ti ke moralin tend. Jo. Njeriu o eshte i moralshem o eshte i pamoralshem.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Nė kė vallė aludon Domira kur shkruan se disa paskanė "zgjedhur rrugėn e drejtė e tė vėshtirė jetėsore (demokratėt=tė moralshėm)" kurse tė tjerėt na qenkanė tė pamoralshėm ( e ēfarė duhet nėnkuptuar mė kėtė, ēfarė kuptimi anėsor « connotation » fsheh kjo shprehje) dhe si tė tillė nuk paskanė as tė drejtėn e pėrgjigjes (kjo ėshtė shumė pak demokratike, madje as e moralshme) : rruga e zgjedhur apo , nė tė shumtėn e rasteve e imponuar nga rrethanat jetėsore, ėshtė edhe e drejtė edhe e vėshtirė pėr secilin prej nesh. Pra nuk ka « shkrime destruktive » : nuk e ka fajin shkrimi por lexuesi qė nuk e kupton dhe nuk ka aftėsi tė mjaftueshme intelektuale ti pėrgjigjet
nuk ėshtė nė pyetje pra morali !
|
A di ne ken po aludoj? Po aludoj ne ata qe jane te padrejte, ne ata qe e demtojne njeriun vetem per piken e qefit ose per inat. P.sh. ti Fshatari e zgjedhe ne kete shkrim tanin ta quajsh banalitet thenjen time se, moral njerezor eshte ta zgjedhesh rrugen me te veshtire por te drejte.
Me kete per ty eshte banalitet, qe njerzit qe fyhen e shahen, permbahen qe ti kthjene sharjet e fyerjet! Ose, njerzit me moral njerzor dhunes nuk i pergjigjen me dhune por me permbajtje dhe urtesi! Kjo per ty qenka banalitet apo..
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
« Ata te cilet kane zgjedhur rrugen me te lehte per te jetuar, kane zgjedhur te bejne cmos vetem per interesin personal, pa zgedh mjete » : Nė politikė , pra, nuk ka hiē moral. E ata qė kanė zgjedhur kėtė rrugė « tė lehtė
pėr interesin personal » ndodhen nė krye tė shtetit qe 15 vjet : mos tė gabohet askush : kjo nuk quhet « demokraci » ; i gjason shumė autokracisė, mbase edhe « diktatorisė » !
|
Njeriu i moralshem eshte i moralshem gjithmone ne daq ne politike apo jasht saj. Secila loje ka rregullat e veta pra edhe ne politike ka rregulla.
Te thuash per Kryetarin e Kosoves dr.Ibrahim Rugova qe paska zgjedhur rrugen e lehte eshte njisoj si te thuash Kosova qe 15 vjet paska pase rruge te lehte dhe Kryetari Rugova paska privilegjin qe te jet Kryetar i Kosoves te cilen me strategjine dhe vizionin e tij e nxorri nga kthetrat e Serbise para 15 viteve duke i thene jo regjimit serb, sistemit serb dhe okupimit serb. Kete e arriti duke vetedijsuar popullin e vet per jete demokratike ne kushte okupimi, nen dhume te papare. Dr.Ibrahim Rugova krijoi vetedije demokratike duke zgjuar dhe inkuraju mendjen dhe shpirtin e qytetareve te Kosoves, per Liri dhe Pamvaresi. Kete vullnet Kryetari Rugova nuk ia imponoi qytetareve te Kosoves, por me strategjine e tij prej largpamesi dhe me dashurine e paskajshme qe ka per njerezit e vet para se gjithash, Kryetari Rugova u be udherrefyes i urte, i dashur dhe shume i besnik shpirteror i popullit te vet. Rezultatin e kemi para nesh, sepse se shpejti po e finalizon projektin e tij vizionar per njohjen e Pamvaresise se Kosoves.
Fshatari nje po ta them, nese Kryetari Rugova ka qendruar i pathyeshem qe 15 vite, nuk don te thote se kete e ka arrijtur pa sakrifica, perkundrazi eshte sakrifikuar sa njeriut mendja smundet me ia marr...Vetem dashuria e madhe per popullin, njerzit e vendit vet qe i kane dhane force te qendroje ne kete rrugetim teper te veshtire.
E ti thua per interesin personal paska sakrifikuar Kryetari Rugova. Nese ti mendon keshtu atehere ti o Fshatari po e shifshe Kosoven shtet te krijuar moti dhe ia paske krise sefase kahere ti mbasi po mendojshe se Kryetari Rugova qenka kryetar shteti qe 15vite. Po cfare shteti allahile o Fshatar. Kryetar shteti me emerin e Zotit kena me zgjedh ne zgjedhjet e ardhshme kur ta bajm shtetin tamamile :D
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Pra ata qė kandidojnė pėr poste ministrore, pėr vende nė parlament, pėr postin e kryetarit tė shtetit, ushtrojnė tė drejtėn e tyre themelore demokratike : tė votosh pėr dikė tjetėr ose tė kandidosh vetė kundėr kandidatve tjerė. Kujt i duket kjo vallė e « pamoralshme » ? ! Vetėm mosveprimi, pasiviteti ėshtė i pamoralshėm.
Demokracia dhe morali nuk janė sinonime, madje shpeshėherė rezultojnė si antonime.
|
Jo po ishalla, bash demokracia dhe morali sinonime jane. Demokracia synon respektin per njeriun, vlerat gjithmone duke pase pergjegjesi per veprat dhe duke respektuar ligjin.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Si pėrfundim : » Ai/ajo qe ka zgjedh fjalen e keqe, mendimin e keq per ta be tjetrin te ndihet keq, per ti dekuraju njerzit e mire ne rrugen e tyre, ai/ajo ka zgjedh te ballafaqohet deri ne vdekje me te miren dhe te perfundoje si humbes i mjere ». Kėto shprehje pėrdori edhe unė vetė nė adresėn e fėmijve tė moshės tė mitur. Domira ka harruar tė na thot se njerėz tė tillė « nė ferr (gjehnem) » do qendrojnė pėrmotshėm ! Shqiptarėt nuk janė as ēiliminj as debil : tė fillohet me fjalė aq tė rralla tė kritikės poetike si psh « konotacione » dhe tė pėrfundohet me njė lekcion morali aq tė ulėt e prozaik : e pakuptueshme pėr fshatarin qė di tė lėrojė tokėn dhe tź ruaj bagėtinė !
|
Vallahi more Fshatar kontravers ishe boll vec nejse, po mjer ai qe demton tjetrin, te drejtin dhe mjer ai qe i shpall lufte te mires.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Kaq pėr sonte !
Harrova edhe diēka : tė gjithėve njė vit tė ri tė mrekullueshėm, me plot moral e demokraci, e veēanėrisht me njė pavarėsi e sovranitet absolut pėr tokėn ku kam lindur e « ku mė ka rrėnuar koka » : Kosova e pastėr, e pėrjetshme shqiptare !
|
Urime edhe ty Vjeti i Ri.
|
|
|
06-01-06, 15:08
|
#21
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Pėrgjigjia ime modeste pėr Domiren
Domira shkruajti :
« Fshatari, kishe ba mire n'mujsh me na i shkrue shqip "redonent" dhe "semantik" sepse nuk po bahesh as ma qytetar e as ma internacional me kto shprehje dhe mos te vie keq me na shkrujt shqip se nuk na vjen marre prej gjuhes tone. Megjithate qe nje pergjigje edhe per kete pjese te shkrimit.
Mos e paqe dite, gje te cilen nuk e besoj, atehere dije se, morali njerzor per dukurite per te cilat po flasim pra ne lidhje me kulturen e komunikimit tone, eshte humanizem eshte drejtesi, miresi shpirterore qe shprehet me mirsjellje dhe respekt per tjeret. Nuk po flasim ketu per teorema a hipoteza shkencore por thjeshte po flasim per dukurine e moralit njerzor dhe kultures njerzore ».
Ja pėrgjigja e fshatarit tė qytetėruar :
Vetėm fjala « redondent » kėrkon njė shpjegim tė shkurtėr : ėshtė fjalė e huaj (nė frėngjishten e ka kuptimin : « diēka qė pėrseritet »)
E dyta, semantikė, ėshtė e qartė pėr tė gjithė ata qė kanė kryer studime gjuhėsore (nė shqipen ose nė gjuhė tė huaja). Semantika ėshtė thjesht kuptimi i fjalve, fjalive, i tekstit tė tėrė dhe i kundėrvihet « absurdit », tė « pakuptimshmės ».
Kėrkoj ndjesė pėr pėrdorimin e njė fjale tė huaj qė u pėrpoqa ta shpjegoj kėtu ( « redondent »).
Pasi u tregova i qytetruar dhe denjova tė pėrgjigjem nė pyetjen e Domiras, e lus kėtė tė fundit tė na i shkruaj shqip fjalėt nė vazhdim :
- « internacional » ;
- « moral » ;
- « komunikim » ;
- « humanizėm » ;
- « respekt » ;
- « teoremė » ;
- « hipotezė ».
Nuk ėshtė marre tė pėrdoren kėto fjalė nė gjuhėn shqipe, janė kuptimplote pėr ne dhe nuk nėnkuptojnė ndonjė « origjinė »(fshatare ose qytetare) tė atij /asaj qė pėrdor !
Eshtė shumė e vėshtirė tė shkruhet njė tekst sado i shkurtėr qoftė pa pėrdorimin e fjalėve, siē thuhet, tė huaja !
Hasim nė 7-tė tilla brėnda dy fjalive tė Domiras.
Asnjėra ga fjalėt e nėnvizuara mė lart nuk ka prejardhje shqiptare.
Domira ma bani 7 me 2 : duel ma qytetare dhe ma internacionale se unė.
Sa pėr « zili » « xhelozi », inati, etj., tė gjithė kėta « terma » bėjnė pjesė nė fjalorin e psikologjisė. Psikologu i forumit mund tė na ndihėmojė nė kėtė plan dhepse psikologjia nuk e ka arrirė dot statusin e njė shkence…ashtu siē i pėrpoqa tė shpjegojė nė planin « formal »(gjuhėsor) disa terma tė pėrdorur kėtu.
Cdo kush « zanatin » e vetė !
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:56.
|
|