|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
13-02-06, 23:17
|
#16
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
Si zakonisht perseri merresh me gjera formale; kot qe ke bojkotuar 'oret'...liegjeruesit e marksizmit i ke fort per qejfi :lol: !!!
perndryshe Tema eshte eshte Demaqi :arrow: mos i bej vetes lajka; e komentet e mia shkurt kane te bejne me dobesite e tezave tua :twisted:[/quote]
Do tė pėrgjigjem me njė anekdotė;
"Gjatė njė darke Diogjeni u grind me njė Aristokrat athinas,
i cili injoronte konceptet e drejta filozofike, duke u nisur nga
Teoritė (tezat) abstrakte tė Platonit.
- Flisni si i marrė! - i thotė aristokrati.
- Ju po mė detyroni tė flas nė kėtė mėnyrė, sepse po t'ju
flisja ndryshe nuk do tė mė kuptonit!- iu pėrgjigj Diogjeni.
"liegjeruesit e marksizmit i ke fort per qejfi"
... e vėrtetė, prandaj ligjėro mė mirė, tė lutem!!!
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
14-02-06, 09:30
|
#17
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
6. I LIRUARI NE "LIRI"
Nena ishte gezuar shume dqe ishte kthyer djali i vetum. Edhe Ademi i ishte gezuar shume takimit me nen-loken e tij te Dashur. Por ky gezim kishte zgjatur shume pake sepse tani pas Burgut , ne "Liri", per te , kishte filluar nje burg tjeter edhe me i rende, izolimi nga te tjeret.
Ademi rrefen: "erdha ne shtepi dhe verejta se gjithkund ishte nje nje frike e madhe. Vetem ata me te guximshit kishin kurajo te vinin e te me benin ndonje vizit. Edhe kusherinjet nuk guxonin te me vinin. Ne rruge disa "shoke" kur me shihnin e kthenin kokat anash edhe kishin frige te flisnin me muar. Isha ne at situat qe kerkoja qfaredo pune , por askush nuk me jipte. Isha ne gjendje edhe kanale te qilja... Praktikisht isha i denuar me vdekje ! Nena perpiqej diqka te punonte , mundohej... Te vjedh nuk mundja, te lypi (lemosh)nuk doja! Kurre ne jeten time nuk kam shkuar te ndonjeri dhe i kam thene: a ke te holla te me gjesh se- Ti kthej ma vone!? Ishte e qart se pa pune do te thoshte se nuk do te mundja te kthehesha ne jete normale.
Kudo qe shkoja per te kerkuar pune me thoshnin: "Eja neser"!
Kur shkoja te nesermen me prisnin me fjalet: "s'ka gje per Ty"!
Kishte edhe te atille qe haptas me thonin: Adem ne e dime qe Ti je i afte por nuk guxojme te te punesojme".
Me se shumti ku falenderohesha ketyre sepse nuk me shetisnin. Por ne menyr te ndershme me thonin se, nese me punesonin ather do ti largonin ata nga Puna...
|
|
|
14-02-06, 10:05
|
#18
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
7. Martesa
Edhe pse jetonte ne kushte tmerresisht te veshtira, Ademi vendos te martohet. Ai ne ate kohe veq e dinte se cila do te jete rruga e tij jetesore e cila do te jete e veshtir, me katrahur , e kazmatur dhe e pervuajtur; jete me shume rreziqe! Kjo do te thote , se martesa ne keso kushte, kurrsesi nuk perputhej. Por megjithate nga dashuria qe ai ndjente per nenen, e qe ishte deshira e saj, Ademi qendron para ofiqarit me 1962 marotohet.
-Nena gjithmon me thoshte , -flet Ademi, - "do te vdes pa te pare me djal."
Ateher i kam thene Vetes:"ajo ter jeten esht munduar e rropatur per mua , keshtu qe tani eshte rendi, qe edhe une, te beje diqk aper te. E martova te paren qe me deshi dhe kjo isht Xhemailja e cila ishte e mir dhe kujdesej per mua, per sa kishte mundes. Me lindi vajza ABETARJA.
Pak kohe pas lindjes se Abetares, Xhemaailia po thuajse si ne panik i thote serish Ademit se eshte shatzen:
-"Qka te bjeme"?-e pyeti e gruaja.
-"Le te linde edhe fija i dyt", -ia kthen Ademi.
Po por a nuk po e shef se si po jetojme - ankohet shoqja.
-Hesht!Nuk pyeta gje... femijen do ta lindesh...
Ademi deshironte t'ia plotesonte deshiren e nenes, qe ta shihte me djale. Dhe , ajo deshur iu kishte plotesuar me vone kur i lindi djali: Te cilin e emroi me emrin : SHQIPTAR !
8. DETAJ NGA JETA NE LIRI
Ademi thote: Me kujtohet kur ne Kosove u mbajt mbledhja e lunguisteve dhe diskutohej per gjuhen letrare. Me e keqja ishte se mbledhjen e udhehiqte nje fare KOL SHIROKA i cili pak dinte te fliste shqip dhe me mir e fliste serbishten. Dhe ne nje moment ky KOL SHIROKA ishte ngritur dhe kishte thene:
-"Ne nuk do te fusim ketu gjuhen e Enver Hogjes dhe te Mehmet Shehut"!.
"Isha futur ne nje qoshe dhe po degjoja ; te flisja s'kisha te drejte. Kishte aty Student , Profesor , Intelektual... Dhe aty na doli se gjuhen standarde e paskan folur vetum aty te dy... Askush nga intelektualet nuk pati guximin te ngrihet dhe ti thoshte: "Ngo mor Ti ktu! Po si ka folur ai popull para se te linde Enver Hoxha a"?
Ne qfar gjuhe a? Po kur te vdesin keta te dy ne qfare gjuhe do te flet prape ai popull e? Te gjith heshtnin . Un veq sa kisha dalur nga burgu dhe mendova q; he per he te rri.
Ne fillim te viteve te 60.ta sistuata ne Kosove ishte shume e rende. Mbrojtja ime ne gjyq e kishte pas efektin e vet edhe nuk ishte harruar leht. Ne ato vite, Prishtina i ngjante ne nje Vullkan qe ishte gati te shperthente. Policia dhe Gjygji nga une kishin krijuar nje Hero te vogel. Ne vitin 1964 Shqiperia per shkake se Jugosllavia shkilte te dretat e Shqiptarve e kishte sulmuar rende ate... Dhe ateher Tanjugu kishte botuar nje artikull , se sikur , aspak nuk eshte e vertet, ajo se qfar thote Shqiperia dhe se Shqipetaret , jane te knaqur me jeten e tyre ne Jugosllav...
" E, tani thote Ademi , do t'i tregojme Tanjugut dhe te gjitheve se sa jemi te "knaqun" me jeten e robit... Vendos qe te mos rrij dhe te leviz diqka... Por se pari deshiron te bisedoj me ate qe i kishte dhene sy e zemer , me nenloken e tij...
9.BISEDA NEN E BIR
Ademi. Nene une e di qe ti ke hjek shume per mua!
Un kam marre nje vendim, por pa lejen tende dhe pa bekimin tend nuk dot te bje Asgje...
Dhe ajo i thte:
Nena : Bir ,puno per Popull, dhe jo per Nenen!
Nena nje dit do te vdes, A Populli kure nuk Vdese!
|
|
|
14-02-06, 15:50
|
#19
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
10. FILLIMI I JETES ILEGALE
Ne nje kohe shume te shkurter , pasi e merr bekimin e Nenes ,- Levizja Revolucionare per Bashikimin e Shqiptarve numeron jo mé pak se 300 antare.
"Frike ne nuk kishim por pervoje jo edhe aq. Sikur kishim , do te punonim ngadale menqurisht dhe me shkathte.
Programin dhe statutin e kesaj organizate e kishte shkruar dhe ideuar vet Adem Demaqi.
Une as qe e dija se organizata e jone ishte rritur dhe kishte me shume se 300 veta une njihja mezi dikund nja 25 veta.
Qellimi yne kryesor dhe primar ishte: BASHKIMI I KOSOVES ME NENEN SHQIPERI ! Ne statut e kishimn shkruar :"se kete BASHKIMIN do te tentojm ta realizojm me mjete paqesore dhe nese kete nuk do ta arrijme ather do te perdorim edhe ato "JO-PAQESORE". Kur vendosem te shperndajme flamujt njeri nga antaret e organizates tha se "kjo nuk esht kurrgje".
-"Pritni, u thashe -do te shihni qe : me te vertet eshte diqka!
Me vona na kishin akuzuar se kemi punuar sipas te "Tresheve" po nuk ishte keshtu sepse ne takoheshim edhe nga dhjete pernjeher...
11. BURGOSJA E DYTE DHE NDARJA NGA VAJZA ABETARJA
Ne mengjez te 8 qershorit te vitit 1964 burgoset dhe arrestohet Adem Demaqi . Nga liria ishin privuar edhe anetaret e tjere te Organizates. Perpos nenes dhe motres , kesaj radhe Simboli i zezistences kombetare, ne shtepi le edhe vajzen Abetaren dhe gruan Xhemailien . Ajo, vajza ishte ne gjume ,kur kishin ardhe , per te ber arrestimin e babait. Ishte shate muajshe dhe akoma nuk dinte se ; bota ne te cilen do t'i duhej te jetonte ishte plot me hipokrizi.
Ademi tregon:
"Kur pata vendosur te formoj organizaten ilegale qeshe pershendetur nga te gjitha sentimentalizmat. Kur te vendosish njeher, qe ti nuk je me ateher te gjitha ato qe munden te gjejne i pranon ne menyre te qete. Ishte veshtir te marresh nje vendim te till- por ather kisha shume me heret se te me burgosnin dhe thell ne vete isha i pergaditur qe te ndahem edhe nga nena, gruaja, femijet...
"Keshtu qe arrestimim dhe vet burgosja nuk me jan dukur si diqka e rende"
Nje udbash me emrin Bodanoviq, te cilin Ademi e cileson si me dinaku qe e kishte takuar ndonjeher kishte urdheruar ai kesaj radhe ne vend burgut te Prishtines te dergohej ne Podujeve...
Por Ademi kesaj radhe e kishte pervojen e burgosjes se pare.
11. NE HETUSI
-Kur ke pas guxim me punuar kunder nesh ateher duhet te kesh guxim te flasesh edhe para nesh dhe te tregosh se cilet jan bashkpuntoret e tuaj...
Kerkonin qe ai te fliste...
- Kur eshte njeriu jashte lokaleve te burgut , u thote Ademi- ju kerkoni qe Ai te mos flase. E, kur e fusni ketu mbrenda ju i thoni qe te flase: interesat eshte kjo puna e juaj...
-Ffole apo nuk fole ne kemi mjaft fakte qe ty te te shkatrrojme!- i thote udbashi
-A mendoni ti per vete per nenen per familjne? - i thote udbashi tjeter.
-Jo ! -pergjigjet Ademi si prej Pushkes.-Une mendoj vetum per shkatrrimin tuaj!
|
|
|
14-02-06, 16:09
|
#20
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
13. GJYKIMI I DYTE
Seanca gjyqesore mbahet ne Prishtine. Adem Demaqi ne gjyq e pranon se ai e ka formuar Organizaten Ilegale. Por , kesaj radhe nuk i kishn lejuar qe gjyqit ta shfrytezonte qe edhe nje here te peshtynte xhelatet ne fytyr.
Gjyqtare ishte TAHIR DIBRANI -"shqiptare". Nuk e lejonte te burgosurin te fliste duke e nderpre. Ne funde ky fare tradhtari e shqipton Adem Demaqit 15 vite burg. Pra gjyqtari Thir (D)Ibrani e denoi maksimalisht. Ne kete proces ishin denuar edhe : Ramadan Shala , Rexhep Elmazi, Zeqir Gervalla, Hilmi Rakovica. Te thithe kishin marre nga 12 vite e me pak. Kishte gjyqtari Tahir Ibrani , nje serbofil i perbetuar plotesonte deshirat e padroneve te tij.
Fazli Grajqevcin dhe Shaban Shalen (te dy mesues ) i kishin mbytur gjate torturave...
14. TMERRET E NISHIT
Ne Nish ishte tmerr. Te gjith ishin pergaditur; udheheqja, gardianet per te na "pritur" :sharje , kercenime, pune te rende rahje! perditshmeri burgu! isha ne "17-ten" dhe aty ishin me shume se 80 veta. Shtreterit ishin deri ne kater kate , ishte veshtir. Si gjithkund qe shqiptaret ishin te diskriminuar edhe ketu, ani pse kishte te burgosur te tjere shqiptaret ishin me te diskriminumit. Ndjehej nje diskriminim i madhe ndaje shqiptareve. Per gabimin me te vogel i burgosuri- shqiptar dergohej ne vetmi. Nese ndonjeri nga ne nuk i kishte feshir mire si duhet kepucet menjeher e dergonin ne vetmi...
Shqiptaret ishin ne fund te durimit . Me thonin duhet te nderrmarrim diqka: U thoja: prisni, ngadal ,do te qendrojme! do ta perballojm edhe kete!
Nje dite po qelnim kanale, Din Spahia ishte i semur nga Sarilleku. Ishte nisur me shkue te mjeku i burgut. Ai mjeku as qe kishte dashur ta ndegjoje bile. E kishte hurdhur jashte dhe ate me arroganc. Ather filluam te bejme greve urie. Pas tri dite greve urie erdhen na morren dhe na shperndan neper burgje tjera...
|
|
|
15-02-06, 09:40
|
#21
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
15. DESHIRA DHE INATI
Adem Demaqin e dergojne ne burgune e Pozharevcit. Ai atje fillon nje jete te re burgu. Plot 13 muaj i kalon ne vetmi ne burgun e pozharevcit.
Ademi tregon:
"Kisha filluar te ha. Nuk merzitesha dhe pes pare si jepja qe isha ne vetmi... nje dit vjen mbikqyersi dhe kur me pa me tha:
-pa shiko te keta , ky edhe qenka permiresuar ... qenka trashur...
-Pse qka ke menduar , i thote Ademi .
-se une do te merzitem a?
Mbikqyrsi kishte ikur. Ne burg ishte ligj qe i burgosuri mun te hargjoje aq para sa mundet me i pas . Pra aq sa mund ti dergonin familjaret. Ne kantin mund te blenim: peme dhe perime, qumesht.
Ne qe ishim ne izolim,pra ne vetmi ,nuk kishte nevoje te prisnim ne rende sepse ishte nje i denuar qe e kishin caktuar per ne te vetmise, te cilit i jepnin nje liste me gjera per te cilat ne kishim nevoje... Pas disa ditesh vjen prap ai mbikyqresi qe me kisht thene: shiko ti shiko ky qenka "trash" dhe me thote:
- Ti prej sotit nuk ke te drejte me shume se 2000 dinar te hargjosh ne muaje.
-E ne qofte se ka ardhur puna gjer aty ateher nuk do t'i hargjoje 2000 por vetum nje mije, sa me ta be Ty qejfin. -i tote Ademi me sarkazem.
Dhe per inat te tij, thot baca Adem , aq i kam hargjuar nje mij dina.
16.VIZITA E NDALUAR
ME 28 JANAR TE VITIT 1965 NJE DITE TE FTOHTE DIMRI , NENA E ADEM DEMAQIT NISET PER TE SHKUAR PER TE VIZITUAR TE BIRIN.
kur kishte merritur me shume kiamete para dyerve te burgut rojat i kishin then: "qe tin nuk mund ta shohesh te birin". I kishin thene : ose te flasesh serbisht me te ose nuk do ta takosh.
PO nena e shkrete nuk dinte serbisht.
I kishte thene te bijes Aishes , motres se vetme te Ademit: bija ime , une s'kam perse te jetoj me. Ata nuk po me lene ta shh Ademin tim! Driten e syve te mi! Birin tim te vetum!
17. Ne vetmi, ne izolim, Adem Demaqi sheh nje enderr te quditshme. Ne enderr kishte degjuar zerin e motres qe po e therriste:
-ZGJOHU ADEM , VLLAI I MOTRES SE NENA E JONE KA VDEKUR ! ZGJOHU !
Ai ishte dridhur dhe kishte brof nga shtrati. Ishte nje nate e veshtir plot ankth e makth per te . Ishte nata e 3 marsit te vitit 1966 . Pas kesaj nate njezet didte me vone ademit i vie ne vizite motra Aishe... ajo i dha lajmin. Ishte e vertet " e njeta dit kur ai e kishte pas makthe nate, motra i tregoi sq : NENA PIKERISHT I KISHTE VDEKUR ME 3 MARS TE VITIT 1966.
Pa e par te birin dhe i biri pa e par te emen!
|
|
|
15-02-06, 10:11
|
#22
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
18. DITA ME E PIKLLUAR
Ademi rrefen: " dita ime me e pikelluar edhe sot ka qene kur kam degjuar qe nena me kishte vdekur. Ajo nuk ishte nje nene qfardo, por ishte nje nene-shok, nje nene-mike! Ajo ishte ma shume se nene! Edhe babe edhe nene! kur ajo vdiq une isha ne izolim . Shume -shume rende e kisha perjetuar vdekjen e saj.
Por disi e ngushlloja veten kur e dija se ajo ne nuk do te hiqte dhe nuk dote te ropatej me. E dija qe ajo tani nuk dot te kete mundime nga jeta! Ne nje fare menyre e kisha me lehte qe nuk e kisha pare te vdekur! Mua edhe sot me duket sijur ajo e gjalle eshte dhe te cilen do ta shohe. Kete ndjen e kam.
Ateher ne intermecot e pikellimeve te medhaja e gjeja edhe prehjen se ajo nuk do te mundohet me.
Kisha qar sa kisha mundur. Kur ata qe na komandonin na mbyllnin dyert e qelise, ather filloja dhe qaja pe nenen. Kur vinte koha te me jepnin buken une shpejt e shpejt i fshija lotet dhe ndalesha pak. Asnjeher nuk e u kam dhene rast te me shohin me sy te perlotur. Dhe keshtu , kur ata i mbylllnin dyert une ia filloja.
Kur nena me vdiq e kuptova qe kisha mbet nje fukara. deri sa njeriu e ka nenen nuk eshte fukara, por i ka te gjitha...
18. SHKURORZIMI
Kohet megjithese kishin ndryshuar dhe nuk ishte me koha sikur perpara kur "pushtetaret " kerkonin nga familjaret e te denuareve politik qe te distancoheshin prej tyre dhe nese nje gje te till nu e benin edhe ata pesonin megjithate metodat kishin mbetur te njeta. presioni qe u bente UDB -a familjareve te burgosurve kur ata nuk liheshin te punesoheshin por as edhe te shkolloheshin.
Pas burbosjes se dyte te Adem Demaqit , gruan e tij Xhemalijen qe ishte mesuese ne nje fshat te Vushterris, kishin filluar ta pengonin ne punen e saje.
Sy kqinjet , dhe zemerzinjet se bashku me dretorin e shkolles, nje njeri i fikesuar dhe sipas direktivave te pushtetareve, fruan e Ademit e kishin larguar nga puna si mesuese duke dergraduar dhe per ta poshteruar edhe me shume e kishin ber pastruese te shkolles. Ajo duke pas dy femije ne shtepi dhe pa burre iu kishte dashur te pranoje.
Te gjitha keto i merr vesh Ademi nepermjet motres Ajshe...
Ademi tregon:
"Kam menduar dhe e kam pyetur veten sepse do te duhej grauja per shkak timin dhe femijet te pesonin . Burgimi dhe denimi te gjat ishin dhe per vete e dija qe kurr nuk do te leshoja pe... Kisha vendosur te ndahem nga Xhemalija...
Motres i thashe:
Moterer une do te ndahem nga ajo.
Ajo me thote: mos te lutem vella , ne mos per tjeter per hater te femijeve...
Motra nuk e dinte se mu per shkak te atyre femijeve une doja te ndahesha.
I thashe . do te ndahem dhe pike!
Dhe , motra e dinte se une kur te them ndonje gje ashtu duhet edhe te jete dhe pike. I shkrova nje leter Xhemalies ne vitin 1967 . Kerkova nga ajo qe te shkoje dhe te kerkoj shkurorezim nga une. Ajo nuk donte te pranonte nje gje te till. Ajo refuzonte, refuzonte ne fillim por si duket me vone edhe ajo e kuptoje qe ne pyetje ishte ekzistenca e femijeve.
Reperesioni ne familje dhe mbi familjen ishte i temrrshem!
Ajo ka shkuar ne gjyq dhe ka then se deshiron te ndahet nga uen. Me derguan nje leter ku me pyesnin " ne pranoja une te ndahesha!? menjeher pa u menduar e kam nenshkruar letren e ndarjes sone.
Menjeher pas ndarjes se Xhemalies nga une , at e kane kthyer ne shkoll qe te punoje serish si mesuese.
Me kete pate fituar mjaft...
Gruaja dhe femijet me nuk ishin te maltretuar, a edhe une psiqikisht isha i shlodhur tani. Me gruan i kisha nderpret kontaktet.
Ajo nuk kishte me nevoje te merzitej per mua.
E saj ishte te kujdesej per femijet. Te gjitha obligimet ndaj meje i kishte marre mbi vete: mota ime Ajshja!
Xhemalija isht me femijet dhe mjaft ka hequr per t'u kkujdesur per ta...
Tani isha edhe me i rehatshem sepse e dija ; rruga ime e veteflijimit tani ishte e hapur edh se ne ket rruge s'kisha asnje penges!
|
|
|
15-02-06, 14:27
|
#23
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
19. TAKIMI ME TE BIRIN
Deri sa ishte ne burgun hetues ne Prishtine , Ademit i kishte lindur djalii tij SHQIPTARI (keshtu quhet i biri i tije). Kur ka degjuar per lindjen e tij me qka plotesohej deshira e nenes se tij ai ishte ne vetmi dhe ne burge hetues nen presion te tmerrshem.
Ademi rrefen:
"Pak para se te dal nga burgu ne vitin 1974 i kisha tirrurr femijet tte me vinin dhe te me vizitonin . Doja t'i shifja ! Me erdhen dhe ateher per her te pare e pashe birin tim. Dukej i qudishem . Per her te pare e shihja dhe ai tani me ;"edhe luante edhe fliste".
-"Ne Prishtine e kemi pas nje fqinje tane dhe ai mbante pellumba. Djali me thote:
-Bebushi ka vdeke!
Dhe une per here te pare e degjoi se ai flet me mua. Gjithashtu edhe vajza , sepse edhe ate e kisha lene 7 muajshe. Por, une tani nuk isha nje baba norma. Une isha nga "ajo ana tjeter" keshtu qe ne menyre te ftohte i shikoja . Aso kohe kisha vendosur ti leja te gjitha : kisha zgjedhur rrugen e veteflijimit !
Ai takim kishte zgjatur shume shkurte. Femijet si femije: nuk kishin reaguar me ndonje interes te veqante ; shikonin anash, shetisnin dhe luanin . Dhe, une shikoja pa guxuar qe ti marr dhe t'u dhuroj nje puthje balli.
20."MESHIRA PER KONTRAREVOLUCIONARET "
Kur kishte ra nga pushteti Rankoviqi , Adem Demaqi ishte ne izolim dhe i vetmuar por megjithat ju kishte gezuar nje gjeje te tille.Ai as qe kishte enderruar qe denimi i tij do te zbritej prej 15 viteve ne 10-te. Edhe , pse asnje nga pushtetaret e atehershem nuk ishin pajtuar qe ; desidenti numer nje ne Jugosllavi Adem Demaqit ti zbriteshin vitet e denimit, prape se prape , kishin vendosur pasi qe me kete mendoin se do te mashtronin popullaten dhe do te thonin; se ja hoqem Rankoviqin dhe se ai ishte fajtor per te gjitha sepse ne nuk kemi ditur gje!
Por e veteta qendronte krejt ndryshe : Ata Jugosllavet ne plenumin e Brioneve kishin ber qerimin e hesapeve ne mes veti dhe nga keto qerime hesapesh si fitimtar kishte dale klani i Titos i perkrahur edhe nga sllovenet dhe kroatet kunder klanit unitarist Serbe...
Por nese ka te atill qe mendojne se Shqiptareve pas kesaj iu dhurua ndonje gje mashtrohen lehte. Shqiptaret me vite te tera i kishin ber balle terrorrit Serbo-Jugosllave, kishir organizuar per aq sa mundnin rezistencesn e tyre karshi nje terrorri kanibalist qe ushtronin serbet si dhe domonstratat qe ne popull dhe ne Histori njihen si; demonstratat e vitit 1968...
Pra shqiptaret pas ketij Plenumi te Brioneve qdo te drejt qe e fituan; me pare ke kishin paguar me gjake!
|
|
|
15-02-06, 15:00
|
#24
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
21. ME SAKO TE PUNETORIT
"Para se te lirohesha nga burgu i Pozharevcit kisha kerkuar qe nga shtepia te me sillnin nje sako te punetorit (aso kohe i kan tene "nje pallt "radniqki") . Nuk kam dasht qe motra te hargjohej per te me blere nje sako pak me te mire, rrefen Baca Adem dhe vazhdon. E dija qe ajo nuk kishte para. Prej nga ti merrte ?
Per kete arsye e kisha kerkuar ate sakon e kalter qe ishte me e lira ndersa kepucet i kisha bler ne burge...
Pas dhjete vjetesh pritje me ne fund Ademi lirohet. Nata e fundit e burgut thote ai , ishte shume e gjate. Nuk munde kurrsesi te flija. Ishte sikur te ishe ne frigorifer dhe tani pas kaq vitesh te dalish prape. Kur jam ngritur e kam pire nje gote qumeshte sikur qdo mendgjes qe beja.
Dola nga burgu. akoma pa e leshuar qytetin e policise kur nga ndalen policija. Kerkuan te kontrollonin qantat (nje qante e kishe)...
Kjo per Ademin ishte sinjale qe; ai do ta kishte me veshtire jashte burgut se gjate kohers qe ishte ne burge...
Fatkeqesishte ngjarjet e mevoneshme e dokumentojne nje gje te tille...!
22. "MERITAT E REJA "TE RANKOVIQISTEVE TE VJETRE
Ademi erdhei ne shtepi. Ne Prishtinen e tije. Gjat kohes se vuajtjes se denimit e qe ishte shume i gjate Kosova per shume qka e kishte ndrruar gjendjen e saj si ekonomike po ashtue edhe politike. Si ajo kryesorja Rankoviqi dhe politika e tij tni me ishin te kaluara. Ishin be ndrrime te Amandamenteve Kushtetuese , Kosova kishte nje statut tani me te Autonomis si dhe Universitetin.
Natyrisht , prapambeturia eknomike,papunesia,mjerimi dhe vareferia e benin kete pasqyre me komplete.
Eshte e vertet , thote Demaqi - "Se klasa byrokratike e shqipetareve i kishin fituar do te drejta por ne esence nuk kishte nderruar asgje. Absolutisht asgje s'kish ndryshuar dhe qdo gje ishte si me pare. Serish ne pushtet ishin klasa byrokratike - parazite vetum dallimi ishte se ata tani flisnin shqip. Ne pushtet kishin ardhe Fadil Hogja dhe Xhavit Nimani me kompanin e tyre. Ata kishin vazhduar te punoni sipas direktivave te Beogradit. Rezultatet qe i kishin arritur gjate kesaj kohe nuk ishin merit e kesaj klase sherbetorish por e studenteve , punetoreve ,intelektualeve . Ata qe tani ishin ne pushtet te arriturat e kosoves mundoheshin tia lenin vetes si merita por ata ishin nerzit e njejet te cilet si sahanlepires i kishin sherbyer Rankoviqit. Tani na u kishin be si "do fare luftetaresh " te drejtave ..e ata ishin njerzit e njejet qe me kishin derguar ne burge...
23.ANATEMAT E VJETRA
Flet Ademi:
"Serish posa dola nga burgu isha vene nepercjellje te policise dhe perseri isha ne nje izolim te "lire".
Nuk me lejonin as te shkrauj dhe te botoje ndonje gje por as edhe te punesohem. Trgimi po prseritej serish. Vetum ne kohe te re dhe me fytra te reja. Per mua te gjitha dyert serish ishin te mbyllura.
Menjeher e kisha kuptuar se makineria shtetrore po punonte edhe me tutje me saktesi dhe se fjalen kryesore e kishte policija...
Me tutje Simbli i yne i Rezistences vazhdon:
"E dija se po me perciellin hap pas hapi. Po se dija nga shtepia vereja njerzit e njejet te cilet vinin pas meje. Dhe ateher vendosja te mos dilja nga shepia per dy a tri dite.
Ateher gjithmon vinte nje "magjupe" afer dritares sime , e gjaste koken per te shikuar , as kerkonte gje as pyeste por vetum shikonte dhe ikte. Po ashtu gjithmn vinin njerz te cilet gjoja po kerkonin dike ose vinin e pyesnin se ne mos e di se ku e ka shtpin filani e filani. Ne te vertet me percillnin vazhdimisht. Nes shkoja dikund me makin ose edhe kur hipja ne autobuset urban ateher me percillnin dy "fifqa" te bardha te cilat me kujtohet qe te dyjat ne fund i kishn numerin 49 . Edhe ashtu kur me percillnin edhe kur vinin se gjoja po lypnin shtepin e filanit etj ,une behesha gjoja se kishe nuk po e di se po me percillnin. Kontaktet me njerez dhe me te aferm i kisha reduktuar ne minimum. Nuk doja qe ata per shkak njohejes me mua te pesonin per ndonje gje... Shkoja vetum te motra!
Pra ne ato momente as qe isha i prgaditur per ndonje pune serioze apo edhe per ndonje jete ilegale .Edhe po te doja nuk do te mundja sepse UDM-a nge qdo hap me percillte. Policia as edhe per nje qaste nuk me leshonte nga syte...
|
|
|
16-02-06, 01:39
|
#25
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri
Do tė pėrgjigjem me njė anekdotė;
"Gjatė njė darke Diogjeni u grind me njė Aristokrat athinas,
i cili injoronte konceptet e drejta filozofike, duke u nisur nga
Teoritė (tezat) abstrakte tė Platonit.
- Flisni si i marrė! - i thotė aristokrati.
- Ju po mė detyroni tė flas nė kėtė mėnyrė, sepse po t'ju
flisja ndryshe nuk do tė mė kuptonit!- iu pėrgjigj Diogjeni.
"liegjeruesit e marksizmit i ke fort per qejfi"
... e vėrtetė, prandaj ligjėro mė mirė, tė lutem!!!
|
Fatekeqesisht,
...edhe po ti citosh gjithe CINIKET e Greqise antike nuk mund ta shperlash demagogjine proletare te Demaqit!!! :?
Por ti mund te vazhdosh me anekdotat :lol: !!!
Une ta kisha thene ate qe ia ka thene Diogjeni, Aleksandrit: gjeja me e mire qe mund te besh per momentin eshte te shkosh ne qoshen tende  :twisted:
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
|
|
|
16-02-06, 09:33
|
#26
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
24.DESHIROJA TE GJITHE TE ME URREJNE;KESHTU NUK DO TE PESONIN !
Ndoshta ne shikim te pare do te duket e quditshme e papritur apo edhe per shumicen e pakuptueshme por pas daljes se burgut 10 vjeqar baca Adem nuk kishte shkuar per te vizituar se pari femijet e tij. Ai se pari kishte shkuar per te vizituar nenen e nje shokut te tij te burgut, mandej motren e tij Aijshen , pastaj po ashtu nenen e nje shoku te tij i cili nderkohe kishte vdekur (Fazli Grajqevcit dhe Shaban Shales) (mesuesin nga Llapi) edhe pas te gjitha ketyr ateher kishte shkuar te femijet e tij.
Ademi rrefen:
"Nuk e kisha ndermend te rrija ne shepi me ta sepse e dija qe perseri pe shkak timin do te pesonin. Pasi per t'ju ndimuar nuk kisha mundesi sepse pune nuk me jipnin ateher nuk doja qe t'ju behesha barre; Per dallim nga takimi i yne i pare ne burge, tani takimi im me femijet ishte shume me i veshtir dhe me i dhimbshem. Disi ne mes nesh sikur mardhenjet ishin ftohur. Per 16 muaj sa me lane ne liri pa me burgosur edhe per here te trete i kisha pare femijet gjithsejt; pes a gjashte here...
Kjejt bashke me llogarit aq bejne: Ata femijet kishin ardeh nja dy a tri here te me vizitonin ne ate kasollen time ( nje dhme kishte hiq me shme). Ata , femijet pra nuk kuptonin se qfare po ngjet. Ata nuk e dinin se une keshtu me sjelljen time po i mbroja Ata: isha be mbrojtjesi i tyre ne heshtje, pa e ditur. Nuk doja qe per shkak timin te pesonte njeri e aq ma pak femijet e mij.
Une per vete kisha vendosur dhe tani me ish ane rugen e vet-flijimit !
Nese do ta takoja bie fjala rastesisht ne qytet birin tim, i flisja pak , i jepja ndonje monedhe te cilat me par mua mi kishin dhene njerzit (aso kohe Ademin e kan mbajte te tjeret sepse pushtetaret nuk e lejonin fare te punoje as edh epunet me te renda. Ata donin ta shkatrronin moralisht- ate qe koha tregoje qe ky i shkatroje- vrejtaj ime).
Deshiroja qe femijet te mos me donin , te me urrenin dhe te mos perjetonin mandej rede ate qe do te ndodhte me vone. Por , ne thellesi teshpirtit ndjeja ate qe ndjejne qdo prine: dashuri pa kufij! Ne fakte une i doja shume femijet dhe i dua femijet por e keqja ishte se ndaje femijeve te mij duhej te shtrihesha i ftohet dhe i larget. Duhej te permbahesha ... veshtir e ndrydhja kete dashuri ne vete por duhej. Me priste rruga e pakthim dhe ne ket rruge doja te isha i vetum !
25. UDHEHEQESIT KOSOVARE
Te gjithe udheheqesit kosovar kishin nje te perbashket: qe ata kurre dhe asnjiher nuk ishin zgjedhur nga populli dhe po ashtu kurre dhe asnjeher nuk kishin pnuar per kete popull!
Ata thjesht ishin perques te zerit te Beogradit ne Kosove. Ata kishin po ashtu edhe nje emblem tjeter te perbashket: ata pa dallim asnjeri prej tyre asnjeher dhe ne asnje menyre nuk ishte idolizuar nga pjsesa e shendosh e popullsise...
26. ALIBI PER ATE "SE NA IKU KOSOVA"
Flet Ademi:
"Pasi qe na e "pergaditen okupimin e ri "nepermjet kushtetutes se vitit 1974 shihej qarte qe kishte forca te cilat nuk ishin te kenaqura me kete mashtrim dhe okupim te ri pavaresisht se ishin arritur ca "rezultate".
Por po ashtu nga ana tjete as Beogradi nuk ishti pajtuar qe Kosova tani me te frymonte pak me lire keshtu qe edha ata, kishin filluar pegaditjet e tyre qe te mundnin serish kontrollonin Kosoven sikurse edhe me pare...
27. BURGOSJA E TRETE
Pushtetaret ishin ne rruge te mire qe te venin rrjeten mbi koken e Aemit, rrjete per te cilen ishin duke punuar qe nje kohe te gjate . Demaqi ,"irredentist", "Nacionalist,""intelektual kombetar"ishte pengese per te gjithe e me se shumti per sherbetoret e klikes se Fadil Hoxhes.
Rrjeta e marimanges ishte ndertuar vetum pritej koha dhe momenti per ta hudhur ate...
|
|
|
16-02-06, 10:05
|
#27
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
28. SIMBOLI I REZISTENCES KOMBETAR RREFEN.
"Ne vitin 1974 ne Konviktat e studenteve qene hedhur parolla me permbjatje "armiqesore" . Dhe une degjoje per ato trakte qe ishin hudhur. E dija pushtetaret kete gje do te mundoheshin ta shfrytezonin per qellimet e tyre te njohura anti-shqiptare. Mirpo , megjithate doli se akteret e ketij aksioni i kishin zbuluar dhe se ne krye kishte qen Adem Rukiqi. Pra udheheqes i grupit ishte ai. Por rexhisoret e burgosjes sime te serishme , donin qe me qdo kushte aty t'i perzinin edhe ish anetaret e organizates sime te cilet ne nderkohe te gjithe ishin te lire sepse e kishin mbajtur burgun. Siq duket UDB-a pregaditjet i kishte filluar qysh sa kemi qene ne burgune e Pozharevcit qe ; me daljen tone te ken mundesi serish te na burgosin. Ne te vertet disa anetar te grupit te Kadri Osmanit (ky me ca te tjere veq ishin arrestuar), te cilin grup policia kishte arritur ta zbuloje dhe asgjesoje, me qellim i kishin lane te dire disa (nuk ishin arrestuar), qe po sa te dalim ne , te kene mundesi pastaj te na lidhnin me ta, se gjoja kemi veprue se bashku... UDB -a si duket e kishte ditur qe; kur te dale prej burgut disa prej tyre do te vinin te me vizitonin dhe keshtu pastaj me vone keto vizita ti lidhnin sikur kan pas per qellim bashkimin tone te serishem ne nje organizate tjeter ilegale.
Po ashtu me vone ne vere e burgosen Adem Rukiqin . Pas kesaj burgosjeje me percillnin edhe me shume. Pak me vone e burgosin edhe Skender Kastratin (ishte edhe ne LDK-e ne Kryesi ne vitet e para te 90 -es por per shkak se isht i burgosur politi e kishin larguar me pretekst se "po kompromitohet LDK -ja ne syte e policis- verejtaj ime) i cili kishte qen vetum njeher te me vizitoje ne shtepi. Une Skender Kastratin (Skenderin ,shoket e tij e pershkruajn si te pathyeshem gjate torturave te hetuesis- verejtaj ime) e njihja si Organizator te Demonstratave te vitit 1968. Pas tij burgoseshin njerez te njohur dhe te panjohur me rende... Ishte terrorr i papare policor.
Dhe ne fund gjoja se kishin mbledhur mjaft material- vijne edhe te une dhe me burgosin.
Propaganda , shtypi , televizioni dhe mjetet tjera me te madhe kishin lajmeruar se u nxu grupi i Adem Demaqit e cila kur edhe nuk ishte emeruar se cila isht ajo: Pra ,ishte nje kurthe i pergaditur mire nga pushtetaret e kohes. E, pata lexuar Rilindjen se fjale eshte per nje grupe irredentist prej 19 vetave. une nga keta njihja vetum dy a tre veta te Grupit te dikurshem te Kadri Osmanit. Te tjeret kure nuk i kisha pare. Po "ashtu u as ata mua nuk me njihnin".
Per here te pare ishin takuar ne sallen e gjygjit.
"Ata me kete burgosje "time" mua me kishin ber sherbim.
Po perseris , une nuk isha ne gjendje asgje te beje sepse Ata me percillnin panderpre.
Isha i blokuar te beja diqka edhe sikur te doja te beja kete gje. E dija se do teme zinin menjeher , Duke i ditur te gjitha keto kjo burgosje per mua ne nje fare menyre ishte edhe si e mireseardhur: Ata nga une po krijonin Heroin!
Isha isigurt qe denimi i imi do te ishte nxitje dhe qe te tjeret te rebeloheshin dhe te vazhdonin edhe me intenzitet punen tone. Por nuk kishin logaritur se me burgosjne time ata do te nxisnin rinine te merr persiper organizimin e jetes dhe te shoqeris me ide edhe me te avansuara se ato qe i kishim ne ... Kosova pas burgosjes sone ishte zgjuar ne nje mengjesh nga gjumi me mijra traktate te shperndara anekend saj...
Qdo gje kishte shkuar ndryshe se siq e kishin planifikuar pushtetaret: "Me burgosjen time me shume kishin humbur se qe ksihn fituar".
|
|
|
16-02-06, 16:53
|
#28
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
29. NDERGJEGJEJA IME E PASTER
Rrefen Baca Adem:
"Po sa me burgosen me thane:
-Ke te drejte te mos flasesh!
-Ju, u tashe ,
-do te flase valla edhe mire.
Me kishin burgosur pa faje keshtu qe deshiroja qe me kete rast ti laj borgjet me te gjitha ate te cilet e kishin pergaditur skenarin e burgosjes sime.
Ne menyr te hapur ju pata thene:
SE JUGOSLLAVIA DO TE DUHEJ TE HIQT DORE NGA KOSOV A DHE SE AJO -KOSOVA PRA DO TE DUHEJ T'I BASHKANGJITEJ SHQIPERISE!
Akuza se kisha formuar nje grupe ilegal prej 19 vetave ishte e rrejshme keshtu qe kisha vendosur me mbrojtjen time para burgut ta fitoj diqysh burgun bile te di se per qka... Keshtu qe 15 vitet e ardhshme do te mundesha i qete te shkoj adhe t'i mbaja...
E dija se 15 do te mi jepnin.
30. Akuza
Akuza ishte e tmerrshme. Te gjitha na i kishin mveshur. Pa a edhe nje argument na e kishin lan ne fajin per traktet te cilat i kishin hudhur ata te grupit te Kadri Osmanit.
Por edhe ne kerkesen tone qe te na i tregojn se cilat ishin ato parolla: kurr nuk na i kan treguar. E kshin shfrytezuar disa nga grupi i Adem Rukiqit qe te deshmonin kunder nesh... I kishin maltretuar aq shume sa qe i kishin detyruar qe te shmonin ne menyr te rrejshme...
I kishin detyruarqe gjat hehetuesis ; te akuzonin vetveten , te akuzonin te tjeret... natyrisht ne gjyq te gjith aata i kishin demantuar ato qe kishin then gjat hetuesis. Por Gjykatesi Dumish Koqinaj lexonte vetum ato te cilat ia kishin pergaditur.
Duhet te ceket edhe kjo gje:
ASNJERI NGA GJYKATESIT E GJYGJIT TE RRETHIT TE PRISHTINES- aso kohe nuk kishin pranuar te jen gjykates te ketij procesi.
Keshtu qe Mahmut Bakalli gjykatesin Durmish Koqina e kishte sjell nga Prizren special per kete gjyqe,
Bile kishin shkuar aq large sa qe edhe daktilografen nga prizreni e kishin sjelle. Ne gjyq i kishin sakatosur nuk u kishin dhena ne dore as per ta lexuar dhe as per ta shikuar aktakuzen...
Qdo gje ishte e montuar:
Por nuk pyeste njeri:Pushteti s'pyeste njeri!
Procesi Gjyqesor ishte i mbyllur e dinin qe Ademi qdo paraqitje publike do ta shfrytezonte per te paraqitur pikpamjet e tija politike...
Por dikush kujtohet se nuk eshte mir dhe ateher shpallet se procesi do te ishte i hapur dhe publik...
Po kush guxonte e te vinte se...
As mizat nuk guxonin te hynin e lere me te kete publik...
Nuk na gjykonin ne gjykate por e kishin improvizue nje gjyq ne lokalet e hetuesis. Ne njeren ane i kishim xhembat ne anen tjeter muret. Faktkeqesisht denoheshim ne lokale te Burgut-Gjyq!
Flet Ademi:
"Avokati im, Xhafer Kasemi ne te vertet mundohet te me ndimonte por gjykatesi Koqinaj nuk lejonte qe procesi te zhvillohej normalisht. Bile nuk na kishte lejuar as fjalen perfundimtare te thonim veq na kishte thane:a parnoni mbrojtjen e avokateve tuaj po ose jo!
Ishte e qart se qdo gje ishte e montuar. Ne krahasim me heren e dyt kesaj me denonin pa pik faji.
Ne funde Gjykatesi lexon:
-Adme Demaqi denohet me 15 vjet burge...
Ne burgun e Prishtines ishte nje qeli betoni dhe aty i vendosnin te gjithe ata te papermisushmit , keshtu qe Ademin pa nje pa dy e kishin vendosur aty. Pas kesaj nate ne ate qeli betoni i burgosuri Demaqi i kishte plot nente muaj...
|
|
|
16-02-06, 17:30
|
#29
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
31.ASFIKSIMI
E kishin futur ne nej "maric" te vogel vet i treti ne te te cilen nuk kishte se ka te depertonte ajri dhe e kishin nisur per ne vuajtje te denimit. Pak ajer , a ishte vape e madhe. Kishin filluar te villnin. Shoferi as qe kishte dashte te degjonte per ndaljen e automjetit dhe as rojat qe ishin me te...
Ne mbremje e kishin sjellur serish ne burgun Qendror te Beogradit. Te nesermen ne mengjes e kishin nisur per ne Zagreb dhe aty per ne Stara -Gradishke...
32.STARA GRADISHKA
ky burg pas Golli Otokut numerohet si burgu me i tmerreshem ne ish-Jugosllavi. Me 30 korrik te vitit 1976 e kishin derguar Simbolin dhe tani me Mendelen e Evropes ne ate burge.
"asnjehere nuk kam qene i smure , -tregon baca Adem.
-Dy here me kishin derguar ne spital per te me kotrolluar. Me iguri me dergonin per te pare ne isha shendoshe apo edhe per te pare se a e kam afer vdekjen. Me shikuan internistet dhe me derguan ne rentgen per te shikuar mushkerit... Dhe ,kur e kishin vrejte se nuk e kisha ndermend te vdese me siguri kihsin thene. "leshoje budallen"... ky kurre s'ka me vdeke... (Dhe, me te vertet e kan dite Ata se Adem demaqi kurre nuk do te vdese!- vrejtja ime)... dhe pas kesaj kurre me nuk paten ardhe per te me marre dhe per mem que ne kontroll"...
33. THASHETHEMET PER ADEM DEMAQIN
Rreth Ademit thureshin aso kohe lloj-lloj thashetheme... Nga disa degjohej se ai eshte ne gjendje qe edhe grupe terrorriste te angazhohej ,dhe mund me ta te degjonte njeri e sikur ai qendornte pas grupit te Ismail Krasiqit te cilet ne vitin 1983/1984 kishin hedhur ca bomba ne disa vende te Prishtines...
Pra , edhe pse Adem Demaqi ne burge ishte ai edhe nga aty u fuste tmerrin armiqeve. Natyrisht qe Ademi as edhe ma te voglin haber se ka pas per kete grupe por pushtetaret aq shume ia kishin figen sa qe ngado qe shkonin vetum Adema shihnin!
34.PAS 15 VITESH TE VESHTIRA VIJME TE VITI 1990
LAJMI I DHENE NE MEDIA
Sot u lirua nga burgu Adem Demaqi!
Por Ademi ne fakte nuk ishte liruar, ai akoma ishte ne burge...
Baca tregon : "ne fakte lajmin per lirimin tim e kisha degjuar ne rdio! kishte ndodhur nje tragjedi- komedi... te burgosurit e rinje filluar te brohorisin:
-Baca Adem po ti qenke liruar-me thone.
-Po si me kane liruar!, -i pyes une ta...- a po me shifnin qe ketu me jua jam...
Dhe , ateher filluam te qeshnim te gjithe me njeri -tjetrin.
Baca Adem kishte pervoj te hidhur nga e kaluara por tani ai ishte liruar me te vertet...
Ligji famekeq 114 per Kotrarevolucion ishte hjekur dhe te gjith te burgosurit nen ket nen liroheshin, kushe me heret e kushe me vone..
Bacen Adem ky ligj e rroku me ne ate kohe kur edhe po i mbushte plot 15 vite vuajtje-qe do te thoshte aspak... por kesaj radhe nuk i duhej sako nga motra sepse ishin perkujdes autoritetet qe t'i blinin nje pale rroba...
I madh e i vogel kishin dale ne Merdare per te pritur ardhejen e simbolit te Rezistences ne Kosovee. Njeriun i cili i kishte mesuar Kosovaret se; si flitet shqip, se si ecet shqip, se si hahet shqip, se si frmohet shqip!
Ne fshatin e tij ne Lupqe hidhej vallja: Kosova ishte ne feste!
Kosova po e priste birin e saj te vetem dhe te paperseritshem: Simbolin e Rezistences i cili i dha gjithshka asaj e pa kerkuar asgje prej saj!
Por Ademi nuk erdhe ate dite! Nuk e lane! Por ai erdhi pak dite me vone!
Adem Demaqi qe nga kjo dite nuk u nda me nga Kosova: E kemi akoma ne mesin tone! dhe , pasi e kemi ta nderojm e ta dojme veq nji grime per aq sa e deshi ai Kosoven...
(Autori ,Tarasi Kapitulli 1-34 marrur nga Kosova.de)
|
|
|
08-03-06, 12:22
|
#30
|
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
|
Te pershendes shpati per temen dhe me te vertet Baci Adem eshte simbol i rezistences dhe kete nuk mund askush te ja mohon, por kur ai vihet ne kundershtim, te kushtetutes se 74 edhe une pajtohem me te, por ai eshte dashur qe te na ofron diqka ma te mire se ajo kushtetut, ateher kritika do te kishte pasur arsye, por sa e dije une "simboli i rezistences", i ofroj popullit shqipetar nje opcion, i cili sipas meje eshte edhe ma degradues se ajo e vitit 74, opcioni i Ballkanis, pse ma degradues? sepse ne te perfshihej edhe serbija, pra prap nje komandues por ma e keqja eshte se ne ate ballkani ai futke eshe shqiperin dhe greqin, pra kjo te len te kuptojsh, se riokupim i kosoves dhe okupim i shqiperise tani nga dy okupues serbija dhe greqija dhe kjo ide ka ngjajshmeri me iden e titos ku tentoj ta fut shqiperin nen federaten e atehershme, prandaj cdo lidhje sa ma e vogel me serbin eshte njesoj (okupim) pa marr parasysh se si do te quhej ky far shteti i ri, edhe neqofte se do te quhej ballkani apo serbi shqiperi prap do te jete serbija dominuse ne ballkan se pakti une keshtu mendoj.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:25.
|
|