Flet Astrit HARAQIA
Pjese nga Intervista e Astrit Haraqise, anetar i Kryesise se LDK-se, dhe Minister i MKRSCJ-se
Hashim Thaci te tregoj ku jane mjetet e Fondit "Vendlindja Therret"
Akuzat e Hashim Thacit e Jakup Krasniqit per mua nuk qojne peshe. Dhe as qe merzitem me keto akuza. Me kete rast me duhet te citoj gjyshin tim, i cili shpesh thoshte: Mos u merzit kush cka te thote, por shihe kush te thote. Hashim Thaci dhe Jakup Krasniqi te me akuzojne mua eshte turp per ata.
Hashim Thaci i ka humbur kater pale zgjedhje ne Kosove. Ai me akuzon mua per korrupsion, per krijimin e dofare strukturash parapolitike, per shfrytezim te fondeve publike! Ani kush, Hashim Thaci!? Ai duhet te jap llogari para popullit per shfrytezimin e Fondit "Vendlindja Therret." Ku jane parate e ketij fondi, sa para jane mbledhur per kete fond, sa jane shfrytezuar per nevoja te luftes, sa kane mbetur, ku jane tretur?
|