Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-06-06, 21:20   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nga e ka prejadhjen pasuria e komandantėve tė UĒK-sė...?!

“Me shku nė Besianė (ish Podujevė) pa pi ēaj rusi e pa hagėr pasul llapi, pa shėtitė qendrės pėrgjatė rrugės Zahir Pajaziti dhe pa i marrė njerėzit pėrgoje, kurgjo s’ke ba”, mė tha tek stacioni i kombibusėve miku im Agroni me njė buzėqeshje tė lehtė. Ishte fillimi i qershorit dhe rrugės kishte aq shumė njerėz e vetura sa Goni nuk diti si ta shpjegojė ndryshe, pėrveē me ironinė e tij prej artisti. “Shoku jem, kėtu ka me bollėk tė papunė qė shėtiten e pėrflasin, ka fukarallėk dhe pėrgojime sa tė duash, por ka njerėz tė mirė dhe ekstreme tė skajshme, tė mesėm ka pak ose hiq”, tha Goni derisa po i tregoja qė kisha detyrė me ba njė reportazh dhe unė kisha vendosur pėr ta kaluar tėrė ditėn e gjatė nė kėtė qytet verilindor tė Kosovės qė ėshtė larg nga kufiri me Serbinė vetėm 10 minuta ngasje me veturė.
Duke shkuar rrugės kryesore tė Besianės, Goni tregonte pėr disa rrugė tė shtruara nė asfalt pas luftės, pėr objekte infrastrukturore dhe pas 5 minuta rrugė mė ndali para njė ndėrtese tė madhe ku u takua me dy miqt e tij Afrimin e Zamirin. “Kjo ndėrtesė qė ėshtė nisur nga pushteti komunist para 20 a 30 vjetėsh kurr nuk u ndėrtua dhe sot duket si njė mamuth”, tha Goni, kurse u ndalėm pak mė tutje nė njė qethtore. Njė burrė i moshės mesatare dhe njė djalė i ri na pritėn ngrohtėsisht e me buzėqeshje. Goni u ul menjėherė pėr t’i shkurtuar flokėt, derisa nė karrigen tjetėr po rruhej njė burrė rreth tė 40-tave.


Nga e ka prejardhjen pasuria e komandantėve tė UĒK-sė...?!
“Ju kom thonė qė nuk po ju shkojnė punėt mirė, po k’tyne funkcionerėve s’po jau nin hiq. Qe ju shkoi ai deputeti i kuvendit nė PDK e k’ta prap shkun pėr vikend nė Ulqin, si me i pas pasė krejt punt n’terezi ”, thoshte ai burri tek po rruhej. Ndėrsa Afrimi, shoku i Agronit, qė ishte ulur prapa tij e nė pasqyrė dukej pėrballė, pa ngurrim ndėrhyri.
- Po ai far Qunaku nga Lluzhani s’asht hiq ma i mirė se ai qė ja dorėzoi librezėn, bile nuk asht kurrfarė qudie, tha Afrimi pėr tė cilin e kuptova se ishte, siē po thoshin nė Besianė, “me ledekenė (LDK)”.
- Kokshe i ri ti bre djalė, po ai qė ja ka dhonė librezėn asht, hej, komandant Remi qė e shliroi kit ven, reagoi burri qė po rruhej.
Djali i ri qė po qethte Gonin, ndali makinėn e rrymės dhe e lėshoi njė fjali jo krejt tė artikuluar, pastaj tha troq:
“Ēka ka lidhje qė u konė komandant, a paska ai tė drejtė me ja vjedhė LDK-sė njerėzit a? Po unė jom konė nė sallė atė ditė kur ai majke ders pėr politikė dhe a e din ēka i tha njani qė kish luftu bashkė me tė nė UĒK? E veti qysh dhe me ēka i ka mbaru shtėpiat nė Llap e Prishtinė, kah i vjedh paret, kush ja mledh hala haraqin, qysh e bani gjithė at pasuni se para lufte o konė fukara e kėt krejt llapi e din, bile marka kanė shitė nė mes tė qytetit...e nuk e di ēka s’i tha se... e komandanti nuk diti hiq me ja kthy ni fjalė tė meqme...qe qiky asht komandanti qė ti po e mbronė”, fliste ky djali me nervozė, kurse Goni e luti miqėsisht ta kryente qethjen ma shpejt sepse kishte punė.
- Edhe ti kokshe ledeke, a?
- Jo valla, unė kom shku te Behxhet Pacolli se po jepke pare, e k’ta tė PDKsė, paret pi dojshin veē pėr veti...Ky Pacolli po e financon edhe Albin Kurtin e pse mos ma ja mjelė edhe na do pare?!
- Pse a keq e kan lonė edhe k’ta qė jan ulė nė fotele a, valla edhe k’ta u myten tuj vjedhė, tha me nervozizėm ai burri qė sigurisht ishte i “pedekesė” (PDK).
- Jo more, po qiky Pacolli e la pa e ndėrtu varrezėn e dėshmorėve nė Penuh se kish pa mendu qė fiton PDKja e e merr naj tender...ti veq n’kofsh qorr se tash boll mirė po dihet qė Pacolli asht i lidhun me Rusinė, PDK-ja me Rusinė e Greqinė dhe Albin Kurti me Serbinė...e krejt bashkė po i shėrbejn shkaut...
- Mos fol bre djalė se del kush e ta bon naj t’keqe, i tha ky burri qė mbronte PDK-nė
- Mos po menon qė po mė tutė, boll kanė vra e kanė plagosė maskat e zeza tė Hashim Thaēit. Hala s’ju ka ardhė dakiku me ju zbulu krejt se goxha me bisht kemi me ju dalė...


Shtėpia e komandant Remit nė Prishtinė



vazhdon


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.